Aforizma: Nga filozofia e lashtë, për shkrimin dhe leximin.

 

Shfrytëzoje kohën, duke përmirësuar vetveten, nëpërmjet atyre ç’ka të tjerët kanë shkruajtur. Kjo do të thotë që të mbërrish lehtë, atje ku të të tjerët, kanë mbërritur duke punuar shumë.
Sokrati
*
Quhet se një shkrim të pëlqen, atëhere kur të pëlqen edhe pasi e ke lexuar dhjetë herë.
Horaci
*
Për të shkruajtur mirë, shprehe vetveten si një njeri i zakonshëm dhe mendo si një njeri i zgjuar.
Aristoteli
*
Mëndjen duhet ta përformojmë, duke lexuar në thellësi dhe jo në gjërësi.
Quintilian
*
Ai që nuk lexohet, konsiderohet sikur nuk ka shkruar gjë.
Marciali
*
Krehjet e shumta të një shkrimi,  e dobësojnë më tepër atë, sesa e përmirësojnë.
Plini (i Ri)
KE11/12 - Arkeologji: Mbi pitoset e lashtë të gjetur në anët tona.
Nr.11

 

pitoset

Pitose, quheshin në kohë të lashta, hambaret ose enët ku ruheshin apo konservoheshin produktet e ndryshme bujqësore, kryesisht drithrat, si gruri, elbi, meli, thekri, etj, por edhe farërat e bimëve të tjera bujqësore si, thjerrëzat, qiqrat, etj. Në këto enë ruheshin madje edhe uji,  vera, vaji apo edhe produkte të tjera ushqimore, të përgatitura ose gjysmë të përgatitura, që dilte në atë kohë, e nevojshme për t’i mbajtur gjatë.
Pitoset ishin enë të mëdha qeramike, pra prej balte të pjekur. Kishin volum të përmasave të ndryshme, me trajtë vezore ose gati sferike. Nga sipër pitoset kishin grykën, ndërsa poshtë kishin fundin, i cili mund të ish në formë konike si majë duke shërbyer kështu më mirë për tu ngulur dhe futur brenda në tokë ose më thjesht, për tu groposur aty.
Disa pitose nuk groposeshin në tokë ndaj dhe fundin e kishin në formë trung koni. Këta mbaheshin nëpër banesat, në pjesët më të freskëta dhe më të thella të tyre.
Sot rudimente të pitoseve janë qypet që kemi patur të gjithë, nëpër shtëpitë tona. Qypet janë një lloj pitosi që nuk groposet.
Read more...
 
KE7/6 - Mbi kalanë e Korçës
Nr.7
Të thuash sot se, Korça ka patur dikur kala, duket si diçka e çuditshme, por të dhënat historike dëshmojnë se edhe Korça ka patur dikur të tillë.
Sipas arshivave turke, defter-i icmal vilayet-i Goriçe ve, … maliyden mudevver, nr 231 fq.92, etj. përmëndur nga, S. Pulaha tek punimi i tij me titull, Pronësia feudale në tokat shqiptare, fq. 412 thuhet:
… Popullsia myslimane dhe e krishterë e Kalasë së Korçës sipas regjistrimit të vitit 1431, ishte ngarkuar të meremetonte (riparonte) dhe të mirëmbante kalanë dhe pajisjet e saj.…
 
KE8/13 - Mbi themelimin e Korçës : Dy objektet më të rëndësishme, të zanafillës së qytetit.
Nr.8

 

Sipas hulumtimeve të fundit të ing. A. Gjata, të përmbledhura në një libërth me titull, “Mbi themelimin e Korçës”, dy objektet më të rëndësishme që lidhen me themelimin e qytetit tonë janë, Kisha  e Shën Mërisë dhe kalaja e dikurshme, citojmë:

… Padyshim që objekti më i vjetër në qytetin e Korçës, është kisha e Shën Mërisë. Kjo kishë e ka zanafillën qysh nga Mesjeta e hershme. Më vonë, në kohën e carëve të Bullgarisë kjo kishë do të bëhej manastir shumë i madh dhe i famshëm, me mure rrethuese në formë kështjelle dhe me sipërfaqe të madhe, që fillonte nga kombinati i trikotazhit, deri tek banka, ku ka qënë edhe porta kryesore e këtij manastiri. Mbeturinat me kolona të kësaj porte, ishin më këmbë deri në fillim të shek. XX-të.
Read more...