Dëgjoni ç’ka dëftejnë të moshuarit, kushtojini vëmëndje asaj ç’ka ju rrethon, nuk kemi shumë kohë. Në jetë ndodh që dhe këto t’i humbasim brenda një nate. Informacioni kështu humbën, … Dëgjoni ç’ka ju dëften një fqinj i moshuar, apo të afërmit të cilëve ju ka kaluar mosha, … Ç’dimë ne për kohërat e shkuara, për të kaluarën, në qoftë se nuk dëgjojmë ata që jetuan në ato kohëra? Dhe si mund të përballojmë të ardhmen, kur nuk njohim të shkuarën?
Barbara Sizemore (1927 – 2004), afro-ameikane, e cilësuar si “brillant educator”.
(Hulumtuesit e jetës së tij, ndër të tjera shkruajnë edhe këto.) … Thoma Nasi apo Nashi, siç e njohin bashkëfshatarët mbiemrin e tij, lindi në fshatin Dardhë të Korçës më 2 mars 1892. Në moshën dymbëdhjetë vjeçare si shumë të rinj të tjerë të krahinës së tij, Nasi emigroi fillimisht në Greqi dhe më vonë në Shtetet e Bashkuara. Në moshën 26 vjeçare kreu konservatorin e New England-it në Boston për kompozim dhe drejtues orkestre dhe punoi si flautist jo definitiv me orkestrën simfonike të Bostonit. … (Eno Koço, Kënga Karakteristike Korçare) … Një kapitull më vete në jetëshkrimin e Thoma Nashit përbën formimi dhe dirigjimi i Bandës kombëtare “Vatra”, që nga 11 dhjetori i vitit 1916 dhe deri në vitin 1925… Ai dirigjoi orkestra të ndryshme frymore, dha koncerte, konkuroi në festivale dhe për shumë vite u muar me punë si mësues muzike duke punuar në qytete të ndryshme të Amerikës. (Kristaq Ll. Jorgji, Tempulli, nr 1.) …Thoma Nasi mbërriti në Shqipëri nga Amerika, tok me 120 vullnetarët e lirisë dhe bandën e tij muzikore më 1920. Ai qëndroi dhe punoi në Korçë deri më 1925, më pas ai u transferua në Tiranë ku themeloi Bandën Presidenciale Shqiptare. Në kryeqytet ai qëndroi vetëm një vit për tu larguar përfundimisht në Amerikë më 1926. Kontributi i tij për jetën muzikore të Korçës është i pashoq. … (Eno Koço, Kënga Karakteristike Korçare) … Profesor Nasi me shpirtin e vet plot dashuri për muzikën dhe shumë vullnet, nxiti dhe ndihmoi në formimin e koreve, të mandolinatave, si dhe në formimin e një orkestre të përsosur. … (Vasil A. Ballauri, Një Dritare në Histrorinë e Muzikës së Korçës, 1800 – 1940)
Kënga karakteristike korçare. Ky libër me 72 faqe + dokumenta, shënime muzikore, partitura, tekste, afishe koncertesh, çfaqjesh etj. flet për:
Muzikën në Korçë gjatë shekujve të 19-të, dhe të 20-të, Thoma Nassin (1892 - 1964) dhe bandën Vatra, Këngën karakteristike korçare, Këngët e Th. Nassit dhe kënga karakteristike korçare, etj.
Eno Koço, librin e vet të mrekullueshëm e fillon me këto fjalë; "Dëshiroj të vë në dukje që në krye, që ky punim, "Kënga Karakteristike Korçare", ka qënë pjesë e doktoraturës sime me titull, "Kënga Lirike Qytetare Shqiptare në vitet 30", shkruar në anglisht dhe mbrojtur në Universitetin e Leeds - it. Kur botova, vitin e kaluar (2002) në Tiranë "Këng. Lirk. Qytet. Shqiptare në vitet 30", gjykova që kënga karakteristike korçare të mos përfshihej në të por të paraqitej si punim më vete, edhe pse fillimisht ishte menduar si pjesë integrale e disertacionit, Kështu disa nga personazhet, ..." etj, etj.
Për rreth 25 vjet (a më tepër), në dekadat e vështira të viteve '60 e '70, në botën e vërtetë shpirtërore të rinisë së asaj kohe në Korçë, botë kjo që shfaqej fshehurazi e trazuar prej melodive e këngëve gjatë mbrëmjeve të dikurshme të vallëzimit, një rol qendror në qytetin e Korçës luajti fizarmonika e papërsëritëshme, rrëqethëse, vajtuese dhe sidomos virtuoze e Abaz Hajros.
Vasil A. Ballauri (Pregatitur Ilia V. Ballauri.) Libër - monografi, botuar me 2003, 106 fq. me foto, figura dhe dokumente. Shenim: Materialet e ketij libri i pat lene si doreshkrim Vasil A. Ballauri qysh, para 50 vjetësh. Puna ime (I.V.B.) qëndron vetëm në publikimin e tyre dhe në shtimin e disa komenteve. Tregon në formë kronologjike, historinë e muzikës së Korçës nga fillimet, deri në prag të luftës së dytë botërore. Këngët dhe kompozimet e para, ç’ishin sazet, mandolinatat, kantadat korçare, krijimi і bandës së qytetit dhe një përshkrim të hollësishëm të ngritjes dhe funksionimit të korit, “Lira”. Trajton përpjekjet dhe vështirësitë e përhapjes dhe zhvillimit të muzikës në Korçë, aktivistët, intelektualët, kontribuesit e apasionuar të muzikës në këtë qytet, botkuptimin dhe shijet artistike të tyre, etj.
…Mund të themi se në tërë Turqinë Evropiane të asaj kohe, Korça zinte një nga vendet më të shquara në drejtim të lëvrimit të muzikës. … Nëpër sokakët e Korçës së bukur, mbrëmjeve këndoheshin serenatat prej zërave më të zgjedhur... Këngë dashurie e trimërie, kurbeti e atdhedashurie, historie e melankolie, dëgjoheshin deri në orët e vona të mbrëmjes. Të tilla mbrëmje si ato të asaj periudhe, qyteti і Korçës nuk ka për të jetuar më. Ç'do gojë belbëzonte, nanuriste në vetvehte këngët korçare, një qytet і gjithi që këndonte, një qytet rini, një qytet і dashuruar, një qytet krenar për vetvehten.Të gjitha këto shkuan e vanë, po vallë a do të përsëriten më në historinë e këtij qyteti këto ndjenja kaq të bukura e fisnike?…. (Nxjerrë nga përmbajtja e librit)
Vangjush Mioja punoi për gjithë jetën duke ndjekur vokacionin e vet (frymëzimin e brëndshëm). Ai kishte bindjen se duke qëndruar përpara natyrës, artisti i vërtetë e përshkruan atë me ndjenjat e tij. Nëpërmjet punës gjen rrugën e vet. Prandaj dhe mësuesi më i mirë për të ka qënë natyra.
[Ja dhe mendimi i vetë Mios, lidhur me këtë gjë]: "Kur je përpara natyrës shprehe me sinqeritet atë që ti ndjen, dhe pastaj, me siguri piktura ka për të dalë e bukur."
Me Vangjush Mion (1891 – 1957) jemi farefis, ndërsa me Vangjush Tushin ( 1914 – 1982) banonim (I.V.B.) në të njëjtën rrugicë. Kur isha i ri, shumë dekada më parë, e mbaj mënd Tushin vitet e fundit para se të zhdukej njëherë e përgjithmonëpas hekurave të burgut, sesi kalonte para shtëpisë sonë i sëmurë rëndë prej parkinsonit, tek ngjitej a zbriste prej malit, i heshtur në luftën e tij për të fituar qoftë edhe sadopak shëndet dhe pastaj, sesie zhdukën një herë e përgjithmonë, duke lënë pas fëmijët, vëllanë dhe gruan e vet e cila mbështjellë me shall, kokëulur dhe e paepur për të mbijetuar, edhe ajo kalonte e kalonte aty tek rrugica jonë, duke hequr mbi supe një të vërtetë Golgotha. Duket se Vangjush Tushi ruante një respekt të veçantë për Vangjush Mion dhe se pati njohjedhe lidhje të ngushtë me të, mbasi menjëherë pas vdekjes së piktorit tonë të madh, Tushi ishte i vetmi që i kushtoi atij një monografi me pak faqe (Vangjush Mio, 1891 – 1957, Tiranë 1960), prej së cilës unë po veçoj copëzat e mëposhtme:
Vangjush Mio për dyzet vjet punoi pikturë. Prodhimtaria e tij është e larmishme: portrete, natyra të qeta, brendi, skica, vizatime, peizazhe, … Megjithë atë, në veprën e tij, mbizotëron peizazhi. Rrugët e qytetit të Korçës me shtëpitë e stilit lokal, fushat dhe malet përqark, pamjet nga fshatrat Dishnicë, Drenovë, Boboshticë, Vithkuq, përshkrimet dhe pamjet e liqenit të Pogradecit, …
Nga treqind e shtadhjet e gjashtë vepra që ndodhen sot në studion e piktorit, treqind e njëzet e nëntë janë peizazhe. Mëse njëqind piktura të blera nga ministritë, galeria e artit dhe privatë, përshkruajnë natyrën e vëndit tonë. Treqind vizatime paraqesin më të shumtat rrugë dhe monumente karakteristike të qyteteve të ndryshme. Ai është nga të parët që e pikturoi natyrën shqiptare me penelin e një artisti të talentuar…
Nga viti 1919 deri në fund të vitit 1957, ai organizoi 9 ekspozita vetiake: të parën në Bukuresht, gjashtë në Korçë dhe dy në Tiranë…
Ndeshja e gjelave. "Një gjel i mirë për ndeshje, është krenar, i bukur dhe i egër në mësymje." Foto e vitit 1939, karakteristike për fiskimin e lëvizjeve. Shënim: Për fotografin e madh amerikan me origjinë nga Korça Gj. Mili, fiksimi i lëvizjeve në celuloid ishte një pasion i veçantë dhe për këtë zhanrë fotografike ai konsiderohet si një prej specialistëve më të mirë në gjithë botën.
Rrugica korçare është një vepër e preferuar e piktorit. Ajo edhe sot (viti. 1960) ndodhet në studion e tij: Nga e djathta një portë ngjyrë blë në të erët. Streha e saj lëshon hijen mbi rrugë. Drita e djellit që ndriçon shtëpitë e bardha bie në një pjesë të rrugës dhe të shtëpive dhe i mvesh ato me ngrohtësi. Dy plaka të ulura, mbi trotuarin e shtruar me gurë, me furkat në krah dhe drugën në dorë, tjerrin duke kuvënduar. Këtu atje ka njerëz, që ecin në rrugë. Nëpërmjet strehëve të shtëpisë duket qielli i kaltërt.
Koment për pikturën në fjalë, të V. Mios, bërë prej Vangjush Tushit në vitin 1960.
Peizazhi që paraqitet në krah, i Vangjush Mios, është punuar më 1934 dhe titullohet, Vjeshtë në Drenovë. Në vitin 1956 kësaj vepre ju dha çmimi i Republikës. Në të paraqiten, me gjithë koloritetet e veta, manat e Drenovës në vjeshtë, qielli i anëve tona, një tufë shqerrash tek kullosin, baresha e vogël, gardhi i fshatit, me një fjalë, bukuritë që i nostalgojmë që të gjithë.
“Dikur në një fshat ishte bërë sebep і ligu. Ai ishte një njeri і dhënë shumë pas parasë e intrigave, shumë і zgjuar dhe shumë і lig …” Kështu e filloi tregimin e tij, një bostanxhi prej Korçe të cilit ja pat treguar і jati edhe ai bostanxhi, e që tani po ma tregonte mua. Bostanxhiu, djalë bostanxhiu e ndoshta edhe brez pas brezi bostanxhi, m’і tregonte këto diku aty fushave të Korçës, tek çezma e pusit të Gllavës ndërmjet Turanit e Çіfligut, aty anës shelgjishteve ku dikur, patën qënë bostanet e famshme të fusharakëve të Korçës. “… Nuk bëri asnjë të mirë kurrë, për vendin e tij por vetëm përpiqej të mblidhte para e të thurte intriga”, vazhdoi bostanxhiu, “duke ngatëruar me ligësitë e tij gjithë fshatin. Fshatarët e gjorë të gjitha і duronin por ajo që u rëndonte më tepër ishte nami і keq që po merrte fshati prej të ligut. Dikur fshati pat qënë і dëgjuar deri në mbretëritë e tjera për zarzavatet por tani, me namin e të ligut njeri nuk afrohej e për të, të gjithë theshin: - Larg të ligut!” Por erdhi koha dhe і ligu u mplak si të gjithë, zuri shtratin dhe po lëngonte dhe ai çastet e fundit. “U mblodhën fshatarët”, vazhdoi të më tregonte bostanxhiu, “dhe thanë: ç’të bëjmë, і mirë і keq fshatar e kishim, njeri është dhe ai, të vemë ta pyesim sipas zakonit, ç’dëshirë të fundit ka e ta përcjellim si njeri në botën e hijeve.” “Dy më të moshuarit, kur dolën nga shtëpia e të ligut me kapellat në dorë dhe kokat jashtë që u zbardhnin, nuk folën shumë por thanë: - Eh dha shpirt, na falenderoi e na tha që ndofta edhe belara ju kam sjellë se jeni njerëz të mirë por dëshira time e fundit është që kur të më varrosni, të më vini një litar në qafë dhe fillin e litarit ta nxirrni mbi varr se dua të kem lidhje me botën e të gjallëve, vdekja nuk më pëlqen. “Pa u menduar shumë të mirët njerëz, pasi hodhën edhe lopatat e fundit me dhè të freskët mbi varr, nxorën me kujdes jashtë fillin e litarit dhe kështu tashmë të qetë, filluan jetën e përditshme me punë e nder, me fjalë të ëmbla e gojën mjaltë, rropateshin për bukën e fëmijëve por luftën më të madhe e bënin për të rregulluar namin e fshatit. Punonin të varfrit njerëz e nuk ndiheshin”, më thesh bostanxhiu, “edhe fëmijët e djepit e ndjenin barrën e përbuzjes e të namit të keq por të gjithë theshin: - S'ka gjë, me punë e nder e me faqe të bardhë, në mos sot nesër, të gjithë rreth e rrotull do ta kuptojnë se ne nuk jemi fajtorë. Fshatar e kishim…
Skica e mëposhtme i dedikohet S.T.I. dhe neteve me aromë bliri të Korçës, në qershor, sidomos atyre, të shumë e shumë viteve më parë.
Sytë plot rrudha të plakës që shkëlqenin prej ngazëllimit u mbushën me lot teksa këndonte me zë të ulët, këngën e njohur gjermane “Unter dem Linden” me muzikë të Shubertit. Me shaminë e bardhë të qëndisur nëpër cepat sipas stilit “mani di fata” (1) , fshiu lotët pastaj e palosi atë në formë trekëndëshi plot kujdes dhe e futi në xhepin e bluzës gri të cilën e kishte punuar vetë me një gusto të veçantë. Ngriti sytë lart duke rrezatuar fisnikëri dhe psherëtiu. Jashtë binte shi. Ula kokën dhe vështroja duart pa ditur se ku t’і ve ato. Fytyra e saj me flokët e bardha dhe buzët që і dridheshin e që rrethoheshin prej rrudhash më këmbëngulëse se ato të syve, dergjej e përmalluar për Vjenën aq të largët.
Tashmë ajo ndodhet larg, diku, larg Sardit ÂÂÂ në mërgim, Të sjell nër mend ty dhe lodhet, eh kujtim, eh, dëshpërim, Të mendon ty, më mendon mua bashkë me ty, të gjitha në vegim, Se si kaluam bashkë, unë, ajo, dhe ti o shpirti im.
Ç’ka bashk’ kaluam, gjithçka ish magjike, një ëndër vërtet,
Ti ishe hyjni, perëndi, lumtëri, piksynim, ishe jet,
Tek ty në ligjrim, në këngë, në prehr, ajo veç qetsi gjet,
Ti për të ishe bota, gjithësia, dashuria që vret,
Tani ësht’larg, por spikat, ajo prap’, dallon mes vashave t’Lidisë,
Dallon ashtu, siç ndodh, siç ngjet, në muzgun kuqarak,
Siç ndodh në perëndim, kur shkon dielli, і lodhur drejt vetmisë,
Kur trëndafilja hënë del, e kurorzjarrtë, mes hyjeve përflak.
Getulikos, është një poet krejt і pa njohur dhe plot pika të errëta. Mund të ketë jetuar në shek. I-rë pas lindjes së Kr. pra në kapërxim të mijëvjeçarëve. Prej studiuesve mendohet se ai mund të jetë latini, Gaio Kornelius Lentulio Getulikos, që u ekzekutua më 39 pas lindjes së Kr. si kundërshtar і Kaligulës, perandorit romak.
Ka shkrojtur mjaft poezi të bukura prej të cilave sot njhen vetëm 9 dhe prej tyre, vetëm një erotike.
Teksti i këngës me këtë titull, i kësaj kënge të njohur prej të gjithëve ne, është shkruajtur rreth një shekull më parë nga Mihal Gramenoja.
Duke e lexuar atë me kujdes, nuk mund të mos admirosh, romantizmin, lirizmin dhe erotizmin e këtij korçari të nderuar, që shumëkush e njeh më tepër, për përdorimin e pushkës dhe për veprat e tij të shkruajtura në prozë, sesa për vargje lirike.
Arkiloku, ishte nga ishulli і Parios-it që ndodhet në Cikladet dhe ndonëse nuk dihet e qartë sesa vjet jetoi, mendohet se ai ka jetuar në atë periudhë kur, në Azinë e Vogël në shek. VII-të para Kr., nën sundimin e mbretit të famshëm Giga lulëzonte mbretëria e lashtë e Lidisë. Për këtë periudhë të kësaj mbretërie, flet edhe vetë Herodoti.
I ati ishte udhëheqës і kolonistëve të ishullit Parios që u vendosën në ishullin Thasos të Egjeut verior ku kish edhe miniera të dëgjuara ari. Më pas u vendos këtu si ushtarak edhe vetë Arkiloku dhe të dhënat tregojnë që ai duhet të ketë vdekur, pasi është kthyer përsëri në Parios.
Theognis, konsiderohet si një ndër poetët më të rëndësishëm të poezisë elegjike të Greqisë së lashtë. Ai ish fisnik nga Megara dhe mendohet se ka jetuar në mes të shek. 6-të para Kr. Fridrich Nietzche, punimin e parë shkencor që shkruajti, qysh kur ishte student në Laipsig, ia dedikoi vargjeve të Theognisit, botuar tek revista periodike, Rheinische Museum.
Eros, і tmerrshëm je.
Eros, і tmerrshëm je, Ti Trojën e shkatërrove, Theseun e thërrmove, Ean e gjorë, e coptove, Kudo ku vure dorë, Fundin u nxore, і mbarove.
*
Tek tjetra dashuri do t’hidhesh.
Pasi t’i marrësh kënaqësinë, Me fund kësaj dashurie, Tek tjetra dashuri do t’hidhesh, Plot ngjyra mjeshtërie.
Safo: "Të lutem Zonjë ... ", Shqipëroi: Ilia V. Ballauri Reciton: Nonda Kajno
Ti hyjni e përjetshme, ti fronpurpurt, Afërditë, Ti bija rjetgrackë e Perëndisë, më çliro, më zgjidh, Të lutem Zonjë, m’і largo hidhërimet, brengat, kllapitë, Në gji të trishtimit, mos më ler, mos më hidh.
Eja pra, si dikur, më kujto nuk besoj t’më kesh harruar, Ti thirrjen time kur’ dëgjoje, ti m’vije në të zemrës fole, Oh, më vije, më qëndronje, prej pallatit tënd duke flutruar, Me të artën karrocë, ti notoje nëpër re.
Përveç disa fotografive, nga të paktat kujtime të nënës që më kanë mbetur, janë disa shënime llogarie të shkrojtura duket rastësisht, pas përmbajtjes së lëndës, në fund, tek libri i Sergej Eseninit, Lirika, botuar në vitin 1961. Nuk e di por, ndonëse qysh në fëmijëri librat i kam dashur, i kam mbajtur pastër, nuk i kam përthyer, madje edhe sot ndoshta mund të jem ndër të vetmit që një libër të porsablerë e mbështjell, ky libër i Eseninit, ku në të janë edhe këto shënime të nënës, më sjell një ngazëllim të veçantë.
Besoj se kur nëna i shkruajti ato shënime llogarie në fund të atij libri, ka qënë një çast kur ajo duhet të ketë patur nevojë për diçka ku të shkruajë dhe në ngutje e sipër, e pat gjetur atë për kollaj dhe kështu bëri në të llogaritë e veta, të shpenzimeve familjare të atyre ditëve tepër të largëta, kur unë isha i ri dhe ndiqja ende gjimanzin. Ja pra një rast kur, shpërdorimi i librit ndodh që të jetë tepër i dashur. Unë e kam të qartë pse ai libër i Eseninit u gjend për kollaj.
Theognis, konsiderohet si një ndër poetët më të rëndësishëm të poezisë elegjike të Greqisë së lashtë. Ai ishte fisnik nga Megara dhe mendohet se ka jetuar në mes të shek. VI-të para Kr. Me emrin e Theognis sot na kanë mbritur 1389 vargje poetike, ndër të cilat edhe shumë erotike. Meqënëse poeti jetoi në periudhat e trazirave shoqërore kur, kasta e aristokracisë së lashtë greke po privohej prej pushtetit, ai si shumë të tjerë ndoqi rrugën e mërgimit duke bredhur në Siceli, Spartë, Vioti, Evia, etj. Thuhet se kudo u prit mirë dhe si njeri і nderuar, por dëshira e tij ishte që ai të jetonte në atdheun e vet në Megara që me sa duket u rikthye aty pas rivendosjes të pushtetit të aristokratëve. Për kohën e vdekjes së tij ekzistojnë dy data; 506 ose 492 para Kr.