Tashmë ajo ndodhet larg, diku, larg Sardit ÂÂÂ në mërgim, Të sjell nër mend ty dhe lodhet, eh kujtim, eh, dëshpërim, Të mendon ty, më mendon mua bashkë me ty, të gjitha në vegim, Se si kaluam bashkë, unë, ajo, dhe ti o shpirti im.
Ç’ka bashk’ kaluam, gjithçka ish magjike, një ëndër vërtet,
Ti ishe hyjni, perëndi, lumtëri, piksynim, ishe jet,
Tek ty në ligjrim, në këngë, në prehr, ajo veç qetsi gjet,
Ti për të ishe bota, gjithësia, dashuria që vret,
Tani ësht’larg, por spikat, ajo prap’, dallon mes vashave t’Lidisë,
Dallon ashtu, siç ndodh, siç ngjet, në muzgun kuqarak,
Siç ndodh në perëndim, kur shkon dielli, і lodhur drejt vetmisë,
Kur trëndafilja hënë del, e kurorzjarrtë, mes hyjeve përflak.
Getulikos, është një poet krejt і pa njohur dhe plot pika të errëta. Mund të ketë jetuar në shek. I-rë pas lindjes së Kr. pra në kapërxim të mijëvjeçarëve. Prej studiuesve mendohet se ai mund të jetë latini, Gaio Kornelius Lentulio Getulikos, që u ekzekutua më 39 pas lindjes së Kr. si kundërshtar і Kaligulës, perandorit romak.
Ka shkrojtur mjaft poezi të bukura prej të cilave sot njhen vetëm 9 dhe prej tyre, vetëm një erotike.
Teksti i këngës me këtë titull, i kësaj kënge të njohur prej të gjithëve ne, është shkruajtur rreth një shekull më parë nga Mihal Gramenoja.
Duke e lexuar atë me kujdes, nuk mund të mos admirosh, romantizmin, lirizmin dhe erotizmin e këtij korçari të nderuar, që shumëkush e njeh më tepër, për përdorimin e pushkës dhe për veprat e tij të shkruajtura në prozë, sesa për vargje lirike.
Arkiloku, ishte nga ishulli і Parios-it që ndodhet në Cikladet dhe ndonëse nuk dihet e qartë sesa vjet jetoi, mendohet se ai ka jetuar në atë periudhë kur, në Azinë e Vogël në shek. VII-të para Kr., nën sundimin e mbretit të famshëm Giga lulëzonte mbretëria e lashtë e Lidisë. Për këtë periudhë të kësaj mbretërie, flet edhe vetë Herodoti.
I ati ishte udhëheqës і kolonistëve të ishullit Parios që u vendosën në ishullin Thasos të Egjeut verior ku kish edhe miniera të dëgjuara ari. Më pas u vendos këtu si ushtarak edhe vetë Arkiloku dhe të dhënat tregojnë që ai duhet të ketë vdekur, pasi është kthyer përsëri në Parios.
Theognis, konsiderohet si një ndër poetët më të rëndësishëm të poezisë elegjike të Greqisë së lashtë. Ai ish fisnik nga Megara dhe mendohet se ka jetuar në mes të shek. 6-të para Kr. Fridrich Nietzche, punimin e parë shkencor që shkruajti, qysh kur ishte student në Laipsig, ia dedikoi vargjeve të Theognisit, botuar tek revista periodike, Rheinische Museum.
Eros, і tmerrshëm je.
Eros, і tmerrshëm je, Ti Trojën e shkatërrove, Theseun e thërrmove, Ean e gjorë, e coptove, Kudo ku vure dorë, Fundin u nxore, і mbarove.
*
Tek tjetra dashuri do t’hidhesh.
Pasi t’i marrësh kënaqësinë, Me fund kësaj dashurie, Tek tjetra dashuri do t’hidhesh, Plot ngjyra mjeshtërie.
Ndeshja e gjelave. "Një gjel i mirë për ndeshje, është krenar, i bukur dhe i egër në mësymje." Foto e vitit 1939, karakteristike për fiskimin e lëvizjeve. Shënim: Për fotografin e madh amerikan me origjinë nga Korça Gj. Mili, fiksimi i lëvizjeve në celuloid ishte një pasion i veçantë dhe për këtë zhanrë fotografike ai konsiderohet si një prej specialistëve më të mirë në gjithë botën.
Safo: "Të lutem Zonjë ... ", Shqipëroi: Ilia V. Ballauri Reciton: Nonda Kajno
Ti hyjni e përjetshme, ti fronpurpurt, Afërditë, Ti bija rjetgrackë e Perëndisë, më çliro, më zgjidh, Të lutem Zonjë, m’і largo hidhërimet, brengat, kllapitë, Në gji të trishtimit, mos më ler, mos më hidh.
Eja pra, si dikur, më kujto nuk besoj t’më kesh harruar, Ti thirrjen time kur’ dëgjoje, ti m’vije në të zemrës fole, Oh, më vije, më qëndronje, prej pallatit tënd duke flutruar, Me të artën karrocë, ti notoje nëpër re.
Përveç disa fotografive, nga të paktat kujtime të nënës që më kanë mbetur, janë disa shënime llogarie të shkrojtura duket rastësisht, pas përmbajtjes së lëndës, në fund, tek libri i Sergej Eseninit, Lirika, botuar në vitin 1961. Nuk e di por, ndonëse qysh në fëmijëri librat i kam dashur, i kam mbajtur pastër, nuk i kam përthyer, madje edhe sot ndoshta mund të jem ndër të vetmit që një libër të porsablerë e mbështjell, ky libër i Eseninit, ku në të janë edhe këto shënime të nënës, më sjell një ngazëllim të veçantë.
Besoj se kur nëna i shkruajti ato shënime llogarie në fund të atij libri, ka qënë një çast kur ajo duhet të ketë patur nevojë për diçka ku të shkruajë dhe në ngutje e sipër, e pat gjetur atë për kollaj dhe kështu bëri në të llogaritë e veta, të shpenzimeve familjare të atyre ditëve tepër të largëta, kur unë isha i ri dhe ndiqja ende gjimanzin. Ja pra një rast kur, shpërdorimi i librit ndodh që të jetë tepër i dashur. Unë e kam të qartë pse ai libër i Eseninit u gjend për kollaj.
Me Vangjush Mion (1891 – 1957) jemi farefis, ndërsa me Vangjush Tushin ( 1914 – 1982) banonim (I.V.B.) në të njëjtën rrugicë. Kur isha i ri, shumë dekada më parë, e mbaj mënd Tushin vitet e fundit para se të zhdukej njëherë e përgjithmonëpas hekurave të burgut, sesi kalonte para shtëpisë sonë i sëmurë rëndë prej parkinsonit, tek ngjitej a zbriste prej malit, i heshtur në luftën e tij për të fituar qoftë edhe sadopak shëndet dhe pastaj, sesie zhdukën një herë e përgjithmonë, duke lënë pas fëmijët, vëllanë dhe gruan e vet e cila mbështjellë me shall, kokëulur dhe e paepur për të mbijetuar, edhe ajo kalonte e kalonte aty tek rrugica jonë, duke hequr mbi supe një të vërtetë Golgotha. Duket se Vangjush Tushi ruante një respekt të veçantë për Vangjush Mion dhe se pati njohjedhe lidhje të ngushtë me të, mbasi menjëherë pas vdekjes së piktorit tonë të madh, Tushi ishte i vetmi që i kushtoi atij një monografi me pak faqe (Vangjush Mio, 1891 – 1957, Tiranë 1960), prej së cilës unë po veçoj copëzat e mëposhtme:
Vangjush Mio për dyzet vjet punoi pikturë. Prodhimtaria e tij është e larmishme: portrete, natyra të qeta, brendi, skica, vizatime, peizazhe, … Megjithë atë, në veprën e tij, mbizotëron peizazhi. Rrugët e qytetit të Korçës me shtëpitë e stilit lokal, fushat dhe malet përqark, pamjet nga fshatrat Dishnicë, Drenovë, Boboshticë, Vithkuq, përshkrimet dhe pamjet e liqenit të Pogradecit, …
Nga treqind e shtadhjet e gjashtë vepra që ndodhen sot në studion e piktorit, treqind e njëzet e nëntë janë peizazhe. Mëse njëqind piktura të blera nga ministritë, galeria e artit dhe privatë, përshkruajnë natyrën e vëndit tonë. Treqind vizatime paraqesin më të shumtat rrugë dhe monumente karakteristike të qyteteve të ndryshme. Ai është nga të parët që e pikturoi natyrën shqiptare me penelin e një artisti të talentuar…
Nga viti 1919 deri në fund të vitit 1957, ai organizoi 9 ekspozita vetiake: të parën në Bukuresht, gjashtë në Korçë dhe dy në Tiranë…
Theognis, konsiderohet si një ndër poetët më të rëndësishëm të poezisë elegjike të Greqisë së lashtë. Ai ishte fisnik nga Megara dhe mendohet se ka jetuar në mes të shek. VI-të para Kr. Me emrin e Theognis sot na kanë mbritur 1389 vargje poetike, ndër të cilat edhe shumë erotike. Meqënëse poeti jetoi në periudhat e trazirave shoqërore kur, kasta e aristokracisë së lashtë greke po privohej prej pushtetit, ai si shumë të tjerë ndoqi rrugën e mërgimit duke bredhur në Siceli, Spartë, Vioti, Evia, etj. Thuhet se kudo u prit mirë dhe si njeri і nderuar, por dëshira e tij ishte që ai të jetonte në atdheun e vet në Megara që me sa duket u rikthye aty pas rivendosjes të pushtetit të aristokratëve. Për kohën e vdekjes së tij ekzistojnë dy data; 506 ose 492 para Kr.
Lindi në Korçë më 1904 me prindër, Vasil Milin dhe Viktori Çekanin dhe vdiq më 1984 në Stamford, Amerikë. Familja e tij fillimisht emigroi në Rumani e më pas në Amerikë, ku ai mbaroi studimet për inxhinier elektrik më 1927 në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts (Institute of Technology).
Megjithatë, ai u bë i njohur në botë në fotografi, fushë kjo në të cilën ai ishte autodidakt. Nga viti 1928 deri në vitin 1938, punoi në kompaninë e njohur elektrike amerikane WE dhe duke filluar nga viti 1939 e deri në fund të jetës së vet, punoi si fotograf profesionist në revistën e njohur, “Life Magazine“.
Gj. Mili ishte i pari që përdori për fotografim flashin dhe dritën stroboskopike. Kjo e fundit është drita që emetohet prej një paisjeje speciale që jep flashe të njëpasnjëshme.
Duke filluar nga vitet ’30, fotografitë e tij sidomos ato që kanë të bëjnë me performancat koreografike, teatrale, sportive dhe muzikore, që lidhen me bukurinë, kompleksitetin dhe sekretet e sekuencave apo dinamizmit dhe rrjedhshmërisë së lëvizjes, elemente këto tepër të vështira për tu kapur prej syrit të lirë, janë admiruar nga mijëra e mijëra lexues të revistës, “Life“ apo edhe të botimeve të tjera. Për thuajse pesëdhjetë vjet, falë një pune krijuese intensive, ai është autori i mijëra fotografive. Gjithë punën e vet gjysmëshekullore ai e pasqyroi tek vepra Photographs and Recollections (Fotografi dhe Kujtime).
Platoni, filozofi і madh, jetoi në kapërxim të dy shekujve, V-të dhe të IV-të para Kr. Lindi dhe vdiq në Athinë (428-347). Që në vogëli ai mori një edukim tepër të kompletuar dhe fillimisht, në krijimtarinë e tij, ai u ushtrua në tragjedi dhe poezi. Me sa duket edhe disa poezi erotike që kanë arritur t’і mbijetojnë kohës dhe t’і kemi deri në ditët e sotme, janë të kësaj periudhe të jetës së tij mbasi, me sa dihet, ai në moshën njëzet vjet u lidh me Sokratin dhe meqënëse u dha me një pasion të zjarrtë ndaj filozofisë ai і dogji gjithë shkrimet e tij të mëparshme. Platoni jetoi pranë Sokratit deri në vdekjen e këtij të fundit. Ka jetuar gjithashtu pranë Euklidit. Udhëtoi mjaft dhe më 387 ai filloi të japë në Athinë mësime filozofike në kopshtet e Akademisë. Platoni konsiderohet bashkë me Sokratin dhe Aristotelin si një treshe që përfaqëson thellësitë më sublime të mendimit filozofik të lashtë evropian.
K’të moll’ dhuratë po ta dërgoj ...
K’të moll’ dhuratë po ta dërgoj, T’ shoh në me gjith’ zemër ti m’ do, E merr atë dhe si këmbim le të provoj, Le të shijoj, diçka nga virgjëria jote.
(Vazhdon: shih dhe pjesën 1-rë e cila flet për mendimet e L. Poradecit për kulturën botërore)
Ja tani dhe disa mendime të Lasgushit, për shkrimtarin dhe teknikat e shkrimit, të kapura dhe të shënuara duket me plot mprehtësi, prej P. Kolevicës gjatë orëve që të dy kalonin bashkë duke diskutuar për letrat.
* Vetëm sakrifica, kushtimi total, devotamenti total, veç sakrifikimi i jetës materiale, e mposht kohën, e fiton kohën, duke na drejtuar, duke na shpënë prej mizeries pragmatike, prej makulaturës dhe elukubracionit të jetës materiale, të interesit material, duke na drejtuar dhe shpënë prej afirmacionit të ashpër e të turbullt utilitarist, në purifikimin spiritual, në ëndjen e vetme, në të vetmen ëndje, në uniken ëndje - spirituale.
* Gjeniu i beson përhumbësisht asaj që krijon nëpërkëmb interesat, të gjitha, e sidomos interesat materiale.
* Të tërë do të ikim nga kjo botë, por ne intelektualët, kemi për detyrë të lemë veprën që do të na përfaqësojë. Ein Lebenswerk (Vepër jete)! Kjo duhet. Mund të bësh shumë gjëra, mund të shkruash shumë, por s’ka rëndësi. Rëndësi ka të arrish veprën që do të përfaqësojë. Kur sjellim ndërmënd artistin duhet të sjellim menjëherë ndërmënd veprën që e përfaqëson. …
* Asnjë poezi popullore, e çdo populli qoftë, nuk është e përsosur. Gjenden kur e kur vargje ose strofa të përsosura, por asnjëherë s’gjen një poezi të tërën të përsosur. Poezia popullore kështu është, po asnjë poet s’mund të krijojë pa studiuar poezinë popullore, të paktën të vëndit të vet. Bërnsi ka marë nga poezia popullore jo fjalë, jo vargje, po stanse të tëra dhe i ka shkrirë në poezinë e vet. Nga poezia jonë popullore më të mira janë, “Kënga e Gjergj Elez Alisë” dhe një variant i këngës së, “Dhosi Zados Korçarit” botuar nga Thimi Mitko.
* Poezinë e bën Toni Der Ton macht die Musik! (Toni e bën muzikën) Ky e bën edhe poezinë. P.sh. në poezinë time: Fryn veriu në mal të thatë, Thotë vasha lele ngriva, …
Vargu i parë i jep menjëherë tonin tërë poezisë, por ai që e ka përkthyer në frëngisht ia ka prishur tamam këtë ton kësaj poezie. Ja si thotë: Le vent soufle sur la montagne seche, …
* Poezia ka mundësira shprehëse më të mëdha nga ç’ka muzika.
* Rimën ne nuk vëmë për formë, por e vemë, sepse potencializon vargun; dhe që të bëhet e tillë, duhet në harmoni me zhvillimin e brëndshëm spiritual të vargut.
* Unë jam, Bucherwum (krimb librash) që ri ditë e natë mbi libra.
Një ndër librat e veçantë të Petraq Kolevicës, i cili një pjesë të mirë të tyre, m'i ka dhënë me autograf, është dhe, “Lasgushi më ka thënë … (Shënime nga bisedat me Lasgush Poradecin)”, v. 1992. Për P. Kolevicën nga Korça, ndonëse jemi breza të ndryshëm, ai më i vjetër dhe unë më i ri, ruaj një vlerësim timin. Për mua, Kolevica është modeli i intelektualit të vëndeve të Evropës Lindore, të cilët e paguan sistemin kur jetuan, me djegien e tyre intelektuale. Ata i dogji sistemi, ata i humbi vetja e tyre, i humbi familja, ne dhe gjithë vëndi. Sikur këtyre njerëzve tu ishin dhënë mundësira, besoj se shumë gjëra do të ishin tani shumë më ndryshe. Megjithatë, jeta vazhdon dhe Kolevica e të tjerë si ai, bënë e bëjnë aq sa mundin dhe ne nuk na mbetet vetëm se të mësojmë prej tyre. Sa herë që shkoj në Korçë gjithmonë pyes të afërmit e tij aty, me të cilët një rrugë na ndan. Më vjen keq që për shëndetin e tij dëgjoj herë pas here probleme. I uroj nga shpirti shëndet, me ata akoma në jetë, edhe ne të tjerëve na duket jeta më e pasur shpirtërisht. Pavarësisht, duke ju kthyer librit të tij, “Lasgushi më ka thënë, …” , ai në hyrje shprehet kështu: “Kam bërë një gabim që letërsia dhe kultura shqiptare s’duhet të ma falin. Pata miqësi pothuaj dhjetëvjeçare me Mitrush Kutelin. … Kam kaluar plot orë të bukura e të vlefshme në dhomën e tij, … Vija shpesh. … Ai njeri i lodhur nga jeta, i plakur pa kohë, i ngarkuar pa masë me punë e i sëmurë, ku e gjente tërë atë forcë për t’i frymëzuar të tjerët me idealin e madh të punës krijuese? Pa le sa madhështore dhe e shndritshme bëhej ajo dhomë e vogël kur rastiste të vinte aty, plaku i urtë, patriarku i pedagogëve, profesor S. Papakristo, që sillte me vete të gjallë, tërë botën e bukur dhe heroike të lashtësisë greke!... Ato biseda ishin vetë bota e artit por, nga gjithë sa kam dëgjuar prej gojës së tij, nga shprehjet tregimet e larmishme ku dilte në pah kultura e gjërë, thellësia e mendimit, humori i hollë, atdhedashuria e madhe, zëmërbutësia e tij e pashoqe, nga të gjitha këto, s’kam mbajtur asnjë shënim Ja! Këtë gabim kam bërë. Isha i ri, kisha kujtesë të patronditur, ... Me Lasgushin ndodhi ndryshe. …”
Skica e mëposhtme i dedikohet S.T.I. dhe neteve me aromë bliri të Korçës, në qershor, sidomos atyre, të shumë e shumë viteve më parë.
Sytë plot rrudha të plakës që shkëlqenin prej ngazëllimit u mbushën me lot teksa këndonte me zë të ulët, këngën e njohur gjermane “Unter dem Linden” me muzikë të Shubertit. Me shaminë e bardhë të qëndisur nëpër cepat sipas stilit “mani di fata” (1) , fshiu lotët pastaj e palosi atë në formë trekëndëshi plot kujdes dhe e futi në xhepin e bluzës gri të cilën e kishte punuar vetë me një gusto të veçantë. Ngriti sytë lart duke rrezatuar fisnikëri dhe psherëtiu. Jashtë binte shi. Ula kokën dhe vështroja duart pa ditur se ku t’і ve ato. Fytyra e saj me flokët e bardha dhe buzët që і dridheshin e që rrethoheshin prej rrudhash më këmbëngulëse se ato të syve, dergjej e përmalluar për Vjenën aq të largët.
Ësht’ hero, ësht’ perëndi, kush përball’ të qëndron,
Safo, shek. 6-të para Kr. Shqipëroi: Ilia V. Ballauri
Ësht’ hero, ësht’ perëndi, kush përball’të qëndron, Ai burr’, ai trim që me etje dëgjon, Zërin tënd që gulçon, cicëron, belbëzon, Ai burr’ që në sy të shikon, kur ti me shigjeta e shpon.
Oh mua, e jotja buzqeshje, më vret, më shkatërron, Me trokitje k’të zemër, e shtrydh, e copton, Një çast vetëm, një çast, kur të shoh, më dërmon, S’mund të flas, s’më del zë, më mungon.
Perëndesha Hera bën tualetin e saj. Homeri, Iliada, rapsodia XIV, 166 etj. Shqipëroi: Ilia V. Ballauri
(Shënim : Në luftën e Trojës morën pjesë edhe perënditë duke simpatizuar dhe antipatizuar njërën apo tjerën palë. Perëndesha Hera dhe Athina morën anën e Akejve meqënëse Paridi, mollën e bukurisë apo të sherrit іa dha Afërditës.ÂÂ Akejtë mbështeteshin prej, Poseidonit, Hermesit dhe Hefestit, ndërsa trojanët mbështeteshin prej perëndive, Apollon, Aris (Mars) dhe sigurisht, edhe prej perëndeshës Afërditë. Akejtë kishin nëntë vjet që kishin rrethuar Trojën por pa rezultat, madje në një çast dukej sikur fitorja po u buzëqeshte trojanëve. Perëndesha Hera për të tërhequr interesin e Zeusit me qëllim që ky, të ndihmonte akejtë, vendosi që t’i paraqitet atij me një bukuri të tillë, që t'i joshë dhe t’і ndezë atij ndjenjat erotike. Për këtë arsye bën edhe tualetin në fjalë që na e përshkruan kaq bukur Homeri.)
Kështu pra, perëndesha Hera.ÂÂ Hyri në dhomën e fshehtë, të jetës intime të saj, Mbylli portën, me një kllapë sekrete e pastaj, Zbukurimin e trupit filloi.
“Dikur në një fshat ishte bërë sebep і ligu. Ai ishte një njeri і dhënë shumë pas parasë e intrigave, shumë і zgjuar dhe shumë і lig …” Kështu e filloi tregimin e tij, një bostanxhi prej Korçe të cilit ja pat treguar і jati edhe ai bostanxhi, e që tani po ma tregonte mua. Bostanxhiu, djalë bostanxhiu e ndoshta edhe brez pas brezi bostanxhi, m’і tregonte këto diku aty fushave të Korçës, tek çezma e pusit të Gllavës ndërmjet Turanit e Çіfligut, aty anës shelgjishteve ku dikur, patën qënë bostanet e famshme të fusharakëve të Korçës. “… Nuk bëri asnjë të mirë kurrë, për vendin e tij por vetëm përpiqej të mblidhte para e të thurte intriga”, vazhdoi bostanxhiu, “duke ngatëruar me ligësitë e tij gjithë fshatin. Fshatarët e gjorë të gjitha і duronin por ajo që u rëndonte më tepër ishte nami і keq që po merrte fshati prej të ligut. Dikur fshati pat qënë і dëgjuar deri në mbretëritë e tjera për zarzavatet por tani, me namin e të ligut njeri nuk afrohej e për të, të gjithë theshin: - Larg të ligut!” Por erdhi koha dhe і ligu u mplak si të gjithë, zuri shtratin dhe po lëngonte dhe ai çastet e fundit. “U mblodhën fshatarët”, vazhdoi të më tregonte bostanxhiu, “dhe thanë: ç’të bëjmë, і mirë і keq fshatar e kishim, njeri është dhe ai, të vemë ta pyesim sipas zakonit, ç’dëshirë të fundit ka e ta përcjellim si njeri në botën e hijeve.” “Dy më të moshuarit, kur dolën nga shtëpia e të ligut me kapellat në dorë dhe kokat jashtë që u zbardhnin, nuk folën shumë por thanë: - Eh dha shpirt, na falenderoi e na tha që ndofta edhe belara ju kam sjellë se jeni njerëz të mirë por dëshira time e fundit është që kur të më varrosni, të më vini një litar në qafë dhe fillin e litarit ta nxirrni mbi varr se dua të kem lidhje me botën e të gjallëve, vdekja nuk më pëlqen. “Pa u menduar shumë të mirët njerëz, pasi hodhën edhe lopatat e fundit me dhè të freskët mbi varr, nxorën me kujdes jashtë fillin e litarit dhe kështu tashmë të qetë, filluan jetën e përditshme me punë e nder, me fjalë të ëmbla e gojën mjaltë, rropateshin për bukën e fëmijëve por luftën më të madhe e bënin për të rregulluar namin e fshatit. Punonin të varfrit njerëz e nuk ndiheshin”, më thesh bostanxhiu, “edhe fëmijët e djepit e ndjenin barrën e përbuzjes e të namit të keq por të gjithë theshin: - S'ka gjë, me punë e nder e me faqe të bardhë, në mos sot nesër, të gjithë rreth e rrotull do ta kuptojnë se ne nuk jemi fajtorë. Fshatar e kishim…