MZ - Aforizma: Johann Wolfgang von Goethe

 

Njeriu çdo ditë duhet të dëgjojë pak muzikë, të lexojë pak poezi, të shohë një pikturë të bukur,  në mënyrë që rutina e përditëshme, mos bëjë që të lihet në harresë, ndjenja për të bukurën, ndjenjë kjo të cilën Zoti e ka mbrujtur në shpirtin e njeriut.

*
Njësoj si në Romën e lashtë, ku në qytet, përveç romakëve kish edhe një mori bustesh dhe statujash mes të cilave rronin njerëz, ashtu edhe sot, përveç realitetit, ekziston edhe një botë e fortë me fantazi dhe imagjinata, ku edhe në të jetojnë njerëz.

*
Thonë: Njih vetveten! Po si mund dikush të njohë vetveten? Kjo gjë nuk mund të bëhet, nëpërmjet survejimit të vetes, por vetëm nëpërmjet praktikës dhe ja sesi: përpiqu të kryesh detyrën që të takon dhe do të shohësh, se ke për të kuptuar menjëherë, karakterin tënd. 


*
Çdo moshe të njeriut, mund  t'i vihet në korrespondencë një filozofi e caktuar.
Fëmija paraqitet realist. Ai është aq i bindur për ekzistencën e dardhës dhe të mollës sa edhe për ekzistencën e vet.
I riu, i përfshirë siç është në furtunat e veta të brëndëshme është i detyruar që ta kthejë vëmendjen, të rrëmojë dhe të kërkojë brenda vetes, pra të bëhet idealist.
Një burrë i pjekur, ka një sërë arsyesh që të jetë skeptik. Ai dyshon sipas mënyrës së vet, nëse janë të sakta mjetet që ai ka zgjedhur për të kryer një veprim. Gjithashtu përpara se të veprojë dhe në çastin që vepron, e ka të nevojshme që të jetë vigjilent, me qëllim që në të ardhmen, mos pendohet hidhshëm për zgjedhje të gabuar.
I moshuari, ndërkaq është mistik. Mjaft gjëra i shikon të varen prej fatit, një diçka që s'ka logjikë të ecë dhe, logjiken të pengohet e të shkojë shtrembër, fati dhe pafatësia pra, të ndërrojnë vënd papritur dhe papandehur.

Zgjodhi dhe perkth: I.V.B.

 

Për rreth 25 vjet (a më tepër), në dekadat e vështira të viteve '60 e '70, në botën e vërtetë shpirtërore të rinisë së asaj kohe në Korçë, botë kjo që shfaqej fshehurazi e trazuar prej melodive e këngëve gjatë mbrëmjeve të dikurshme të vallëzimit, një rol qendror në qytetin e Korçës luajti fizarmonika e papërsëritëshme, rrëqethëse, vajtuese dhe sidomos virtuoze e Abaz Hajros. Abazi me ballin e gjerë që e mbante të ngritur lart, me sytë bajame gjysmë të mbyllura, me buzët fisnike që diçka belbëzonin, me fizarmonikën e hapur e trupin paksa të përkulur për prapa, duke nxjerrë afshet e gjithë rinisë së atyre viteve nëpërmjet tingujve të melodive, "Moj e pabesë", "Jetën nuk e dua", "Tango noturno", "Kazaçok", "Valët e Danubit", etj, etj, do të mbetet і veçantë, të paktën për ata që do ta kujtojnë.
Abazi іshte intelektual, ishte artist, ishte fisnik. Ai kish një botë shpirtërore me thellësi të tillë që mund të matej vetëm kur kompozonte meloditë e tij me vargje të Alfred de Musesë, kish shpirtin e revoltës shpirtërore të heshtur, dufin e së cilës e nxori gjithë jetën ose duke lëshuar lot anës syve kur pushtonte gjithë pasion fizarmonikën ose duke pirë.
Unë të paktën personalisht, Abazin nuk do ta harroj lehtë.

Ilia V. Ballauri
Nxjerrë nga libri,
Një dritare, mbi historinë e muzikës në Korçë, 1800 -1940.


 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE11/3 - Voskopojarë në Poloni, në shek. e 18 - të.

Nikola Jorga tek, Note Polone, Academia Romana, Memoriile Sectiunii, Seria III, Tomi II, nxjerr në dritë prej dokumentave, këto emra voskopojarësh të polonizuara, të cilët ndodheshin dikur në zonën e Poznanit.

» BK/SHJT - Sheshi Varosrmarty në Budapest dhe familja Lika prej Voskopoje.

Sheshi Varosmarty i Pestit ka një histori të veçantë që lidhet edhe me punën e një tregtari voskopojar.Kështu, zona në veri të murit rrethues mesjetar verior të qytetit të Pestit, jashtë Portës së Vaçit ku shtrihet sot ky shesh, për një kohë të gjatë ishte e pa banuar. Deri aty nga gjysma e dytë e viteve ‘700, aty nuk kish...

» BK/LA - Muzika - Histori - Një dritare në historinë e muzikës së Korçës, 1800 – 1940

Vasil A. Ballauri(Pregatitur Ilia V. Ballauri.)Libër - monografi, botuar me 2003, 106 fq. me foto, figura dhe dokumente.Shenim: Materialet e ketij libri i pat lene si doreshkrim Vasil A. Ballauri qysh, para 50 vjetësh. Puna ime (I.V.B.) qëndron vetëm në publikimin e tyre dhe në shtimin e disa komenteve.Tregon në formë kronologjike,...

» KE1/10 - Niko E. Çipi dhe libri i parë i shkruajtur ndonjëherë për tregtinë në shqip.

N. Çipi ishte një intektual i talentuar, i viteve ‘20, jetoi vetëm 23 vjet (1905 – 1928), ishte profesor i kontabilitetit në liceun francez, për më tepër, edhe zëvëndës drejtor i Aneksit të Liceut. Me një jetë kaq të shkurtër dhe plot aktivitet, rrallë se gjen të dytë në vëndin tonë. Mësimet e pra i mori në Korçë,...

» BK/LA - Muzikë - Histori - Program Muzikor i Shoq. Lyra, 1929

Nxjerrë nga, Një dritare, mbi historinë e muzikës në Korçës, 1800 -1940, etj. 

Share