MZ - Aforizma: Nga filozofia romake

 

Lënia për një çast pezull dhe mosmarrja e vendimit, për një çështje të dhënë, është e lodhëshme dhe shqetësuese por kjo gjë, është njëkohësisht edhe burim dhe mundësi, për të vepruar me mënçuri.

*
Padrejtësinë e urrejnë edhe vetë të padrejtët.

*
Akoma edhe një qime, edhe ajo ka hijen e vet.

*
Ai që mbrohet edhe atëhere kur është i mbrojtur, nuk rrezikohet lehtë.

*
Lënia e një emri të mirë, është edhe ajo një pasuri më vete, që u lihet trashëgimtarëve.

*
Përbuzja më e madhe për dikë, është ta quash mosmirënjohës apo, bukëshkelur.

*
Një tru i fortë, nuk nguron të marrë vendime.

*
Është e trishtueshme, të ta kthejnë me të keqe, atë ç'ka ti ua dhurove me kënaqësi.

*
Dështimi që na le mbresa më tepër, është dështimi i parë.

*
Gjatë një gjyqi, gjykatësi gjykon si proçesin ashtu edhe veten e vet.

*
Pasi kanë zgjedhur rrugën mirë, akoma edhe të verbërit, ecin të sigurtë. 

*
Gënjeshtra që thuhet për një qëllim të mirë, është dhe ajo një veprim i drejtë.

*
Fundi i një të varfëri është atëhere kur ai, imiton të pasurin.
 
*
Kur ngul këmbë tek padrejtësitë, krijon padrejtësi të tjera.

 

Nxjerrë prej: Sententiae, Publili Syri, shek 1-rë, para Kr.

pjavica3 (Latn. Hirudo medicinalis), janë shushunja që pijnë gjakun (hematophagous). Nga ana zoologjike, janë krimba annelide (unazore), hermaphrodite (dyseksore), me 34 segmente.
Piavicat që pijnë gjakun kapen pas prehës së tyre dhe me gojën si venduzë që përbëhet prej gjashtë segmenteve, kryejnë thithjen e gjakut. Studimet tregojnë se, piavica lëshon edhe një farë lëngu anestezik me qëllim që veprimi dhe prania e saj, mos  ndjehet prej prehës. Piavicat realizojnë gjithashtu edhe lëshimin  e një enzime antikoaguluese në rrymën e gjakut, enzimë kjo që quhet hirudini, me qëllim që gjaku të mos mpikset dhe të mos ntrashet dhe të thithet lehtë prej tyre. Gjithë këto veti të piavicave njihen nga mjekësia popullore dhe pranohen prej asaj shkencore, sidomos për rastet kur nevojitet largim i gjakut prej pjesëve apo gjymtyrëve të trupit.
Në Korçë, piavicat dikur janë përdorur gjërësisht për largimin e gjakut dhe lehtësimin e  trupit. Në sokakët e qytetit tonë dëgjohej vazhdimisht, thirja, ‘Aj, pjavica, pjavica’ prej atyre që i njihnin dhe i mblidhnin këto dhe që i shisnin pastaj në popull. Shitja bëhej duke i ruajtur këto në shishe me ujët prej pellgut nga ishin marrë.



 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE5/22 - Pëllumbat dekorativë në qëndër të Korçës, gjatë viteve, 1957 - 1964.

 Dikur në qëndër të qytetit, përpara katedrales së sotme, aty ku është monumenti i “Ushtarit të panjohur”, përpara godinës së njohur si, ish komiteti i vjetër i partisë, ashtu si ka sot edhe në një sërë qytetesh të njohura të botës, kish pëllumba në një masë të madhe, të cilët rriteshin aty për t’i dhënë...

» BK/Fauna - Cironkat e Prespës

 Të tre vëndet që ndajnë mes tyre liqenet e Prespës, këtë lloj peshku e quajnë:shqip. Gjucaose Cironka e Prespës,sllv. Преспанската белвица,grq. Το τσιρόνι των Πρεσπών,(angl. Prespa bleak). Bazuar tek monografia: “Fish of Prespa,- Рибите на Преспа, - Peshqit e Prespes, - Τα...

» BK/SHJT - Tregtia: Qershor 1697 - Voskopojë

 Shumë është folur dhe shkrojtur për aktivitetn tregtar të voskopojarëve. Zakonisht përmenden tregtarë të mëdhenj, të suksesshëm dhe për ta përshkruhet se ç’përmasa kapitalesh arritën të venë duke sjellë këtu si shëmbull të padiskutuar shpesh, familjen e Sinave.Flitet dhe shkruhet gjithashtu, se ata punonin anë e kënd...

» BK/SHJT - Pazari i dikurshëm i plaçkave në Korçë.

 “Pazari i plaçkave”Skicë.Ka qënë dikur, në vitet ’40, ’50, dhe ’60, një pazar tepër i veçantë në Korçë (që ndofta mund të ketë qënë edhe gjetkë) që thirrej a quhej, prej popullit ashtu thjesht, “Pazari i plaçkave” dhe që zhvillohej ditën e shtunë.Ky pazar që shtrohej rrugicave të pazarit të vjetër të...

» MZ - Aforizmë: Nektar Tërpo - Voskopojari

Vjedhës është edhe ai, që gjykon pa të drejtë, falë dhuratave që merr.

Share