MZ - Aforizma nga Zambia - Afrikë:

1. Në qoftë se nuk i ble gruas cohë për fustan aq sa duhet, atëhere dije, ajo do t'i nxjerrë kofshët sheshit.

2. Në qoftë se kërkon të shpëtosh nga mizat, atëhere, hidhe tutje mishin e qelbur që ke me vete.

 

 

Me Vangjush Mion (1891 – 1957) jemi farefis, ndërsa me Vangjush Tushin ( 1914 – 1982) banonim (I.V.B.) në të njëjtën rrugicë.  Kur isha i ri, shumë dekada më parë, e mbaj mënd Tushin vitet e fundit para se të zhdukej njëherë e përgjithmonë  pas hekurave të burgut, sesi kalonte para shtëpisë sonë i sëmurë rëndë prej parkinsonit, tek ngjitej a zbriste prej malit, i heshtur në luftën e tij për të fituar qoftë edhe sadopak shëndet dhe pastaj, sesi  e zhdukën një herë e përgjithmonë, duke lënë pas fëmijët, vëllanë dhe gruan e vet e cila mbështjellë me shall, kokëulur dhe e paepur për të mbijetuar, edhe ajo kalonte e kalonte aty tek rrugica jonë, duke hequr mbi supe një të vërtetë Golgotha. Duket se Vangjush Tushi ruante një respekt të veçantë për Vangjush Mion dhe se pati njohje  dhe lidhje të ngushtë me të, mbasi menjëherë pas vdekjes së piktorit tonë të madh, Tushi ishte i vetmi që i kushtoi atij një monografi me pak faqe (Vangjush Mio, 1891 – 1957, Tiranë 1960), prej së cilës unë po veçoj copëzat e mëposhtme:
 

Vangjush Mio për dyzet vjet punoi pikturë. Prodhimtaria e tij është e larmishme: portrete, natyra të qeta, brendi, skica, vizatime, peizazhe, … Megjithë atë, në veprën e tij, mbizotëron peizazhi. Rrugët e qytetit të Korçës me shtëpitë e stilit lokal, fushat dhe malet përqark, pamjet nga fshatrat Dishnicë, Drenovë, Boboshticë, Vithkuq, përshkrimet dhe pamjet e liqenit të Pogradecit, …
 

Nga treqind e shtadhjet e gjashtë vepra që ndodhen sot në studion e piktorit, treqind e njëzet e nëntë janë peizazhe. Mëse njëqind piktura të blera nga ministritë, galeria e artit dhe privatë, përshkruajnë natyrën e vëndit tonë. Treqind vizatime paraqesin më të shumtat rrugë dhe monumente karakteristike të qyteteve të ndryshme. Ai është nga të parët që e pikturoi natyrën shqiptare me penelin e një artisti të talentuar…
 

Nga viti 1919 deri në fund të vitit 1957, ai organizoi 9 ekspozita vetiake: të parën në Bukuresht, gjashtë në Korçë dhe dy në Tiranë…

 


Në studion e piktorit në Korçë ndodhen d
y albume, të cilat janë ngjitur dhe rregulluar me kujdes, sipas rendit kronologjik, shtatëdhjet e shtatë skica  e vizatime të ndryshme. Ato janë punuar brenda viteve 1917 – 1919. Një numër i mirë prej tyre janë vizatuar me penë ngjyrë kine e të tjera me laps. Këto paraqitin trupa njerëzish, studime fëmijësh, skica të njerëzve të njohur. …


Të kësaj kohe janë edhe mjaft piktura, një pjesë e mirë e të cilave ruhen edhe sot (v. 1960) në studio: Pamje të Bukureshtit, të kopshteve të tij të bukur, të natyrës, të fshatrave rrotull tij… Në këto punime të para ndihen kërkimet që bën piktori për të lexuar natyrën. Në disa prej tyre duken përpjekjet e para të piktorit për të gjetur rrugën e vet. Ka piktura tek të cilat nuk mungojnë mënyra të reja dhe të guximshme. Në to shohim një thellim të mirë të formës dhe të ngjyrës. Penelata të lira, pastë të trasha me variacion të pasur kromatik. Në këto piktura duket influenca e ambjentit të shkollës [së Bukureshtit] dhe më tepër ajo e mjeshtrit të artit rumun Nikolla Grigoreskut i cili me personalitetin e stilit të tij linte gjurmë të shëndosha në shkollën e artit rumun. ...

 
“[Mio thesh se në Rumani] nuk linim muze arti dhe ekspozitë pa vizituar. Atje gjenim shpresën dhe ngushëllimin tonë. … s’na bënte asgjë përshtypje përpara artit, s’na bënte përshtypje të mveshurit keq. …


Gjatë vizitave të galerive [në Itali V. Mi
o], studionte kryeveprat e pikturës botërore dhe shkruante përshtypjet e veta kështu: “Rafaelo Daorbino”, “Ritrato di Ignoto”, frymëzim sipas Leonardos, ngjyra e zverdhur si në të gjitha tablotë e tij, pak e thatë, pa gjak, duart pikturuar shumë bukur, ekspresion pak fotografik. ... 


[Në Fraskati diku afër Romës, më 1923 tek shihte çeljen e natyrës Mio thesh:] “Kjo pranverë kaq e begatshme me ngjyrat e saj kaq të pastra, me erën e ëmbël, më frymëzon dhe më dëshpëron [njëkohësisht] kur shikoj veten të pa zot që të përdor forcat time për punë. Më mundon mendimi kur kujtoj, se do të jap 33 lireta për një copë pëlhurë dhe kur mendoj se do të jap edhe për ngjyrat, që edhe ato janë shumë të shtrenjta; nga do të dalin këto të holla?” ... 


“Pusi i Penços” emërohet vizatimi që paraqet një pus të vjetër të ndërtuar me drasa, karakteristikë e ndërtimeve urbane të asaj kohe [në Korçë]. Puse të tilla me vështirësi përballonin nevojat e lagjeve të vjetra të qytetit. Mbi pus qëndron i përkulur një djalë, i cili pasi ka vendosur gjymin dhe bardhakun në anën e pusit po nxjerr ujë me kovë. Rrotull pusit një pulë, së largu disa fëmijë dhe një plakë që kalon me stomna në duar. …


[Vangjush Mio] u sëmur me paletë dhe penela në duar duke pikturuar Beratin. Në ditët e fundit të jetës së tij kur lëngonte nga sëmundja e rëndë dhe e gjatë në spital, në një shikim që i hedh natyrës, duke ndjerë dobësinë e trupit pëshpërit këto fjalë: ”Duart e mia janë të pafuqishme dhe nuk mbajnë dot penelat, që të vazhdoj të të pikturoj ty o natyrë e bukur që kaq shumë të adhuroja.” Këto janë fjalët e fundit që shqiptoi mjeshtri i madh i peizazhit shqiptar Vangjush Mio, ... 

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» BK/LA - Piktura - Rrugicë korçare, V. Mio.

Rrugica korçare është një vepër e preferuar e piktorit. Ajo edhe sot (viti. 1960) ndodhet në studion e tij: Nga e djathta një portë ngjyrë blë në të erët. Streha e saj lëshon hijen mbi rrugë. Drita e djellit që ndriçon shtëpitë e bardha bie në një pjesë të rrugës dhe të shtëpive dhe i mvesh ato me ngrohtësi. Dy plaka të...

» KE4/3 - Manat e zeza të Drenovës dhe të Boboshticës

Manat e zeza (Lat. Morus nigra) janë veçanërisht shumë të përhapura në dy fshatra Drenovë dhe Boboshticë. Nuk ka vënd tjetër në Shqipëri që të jetë aq i lidhur me manin e zi, sa janë banorët e Drenovës dhe të Boboshticës dhe kjo është një gjë interesante. Pse, si, qysh dhe kur, ky lloj mani është aq i dashur për këto...

» BK/LA - Piktura - Malet e Moravës, V. Mio

Vangjush Tushi, për Vangjush Mion, viti 1960.Vangjush Mioja punoi për gjithë jetën duke ndjekur vokacionin e vet (frymëzimin e brëndshëm). Ai kishte bindjen se duke qëndruar përpara natyrës, artisti i vërtetë e përshkruan atë me ndjenjat e tij. Nëpërmjet punës gjen rrugën e vet. Prandaj dhe mësuesi më i mirë për të ka qënë...

» BK/LA - Piktura - Vjeshtë në Drenovë, Vangjush Mio.

Peizazhi që paraqitet në krah, i Vangjush Mios, është punuar më 1934 dhe titullohet, Vjeshtë në Drenovë. Në vitin 1956 kësaj vepre ju dha çmimi i Republikës.Në të paraqiten, me gjithë koloritetet e veta, manat e Drenovës në vjeshtë, qielli i anëve tona, një tufë shqerrash tek kullosin, baresha e vogël, gardhi i fshatit, me...

Share