MZ - Aforizmë: H. A. Korça

Pasurinë mund ta vjedhin, por diturinë jo.
Ai që ta ruan të fshehtën të do me shpirt.

 

Qershia është një nga mrekullitë e botës së bimëve.
Bukuria e kësaj peme qëndron tek të gjitha, tek fruti, tek lëngu, tek lulja, tek aroma, tek shija, tek ngjyra, tek druri i saj i çmuar, tek lëvorja e saj e argjëndtë, madje edhe fjala qershi është një ndër fjalët më të bukura që ka gjuha shqipe (mendoj unë). Për qershinë është shkruajtur vazhdimisht dhe në të gjitha kohërat. Japonezët mendojnë se qershitë e tyre (lat. Prunus serrulata) që ata i quajnë sakura, lulëzojnë më bukur se gjthçka mbi dhè. Ata magjepsen, dehen, nga lulëzimi i bekuar i kësaj peme, madje kopshte qershish që lulëzojnë në gjthë bukurinë e vet, diaspora japoneze ka ndërtuar gjithandej nëpër botë, në Australi, në Amerikë, në Brazil, në Gjermani, në Kanada madje edhe në Turqi.

R._Graves Për qershinë është shkruar shumë në shekuj dhe kudo, megjithatë një ndër poezitë më të bukura për këtë pemë të veçantë, është ajo e Robert Graves, e titulluar Cherry – Time. Robert Graves (1895 – 1985), poet, novelist, përkthyes, studiues, klasicist, një ndër helenistët dhe mitologët më të shuqar të të gjitha kohërave, me një jetë krijuese shumë të pasur, i njohur si poet i përkryer veçanërisht për periudhën e luftës së parë botërore, na ka dhënë më 1918, edhe poezinë e bukur Cherry – Time, që në kohë pastaj u shoqërua me melodi dhe sot këndohet me dëshirë gjithandej.
Më poshtë kam sjellë një shqipërimin tim të lirë (I.V.B.), bazuar tek vargjet e R. Graves.


Koha e Vjeljes së Qershisë

I
Qershitë e mbrëmjes jan’ më të pjekura,
se të mesditës në diell’ të mbledhura,
paçka se këto janë grumbulluar,
me fyell dhe duke kënduar.
Gëzuar të gjithëve gëzuar,
merrni qershi për t’i provuar,
jan’ gjith tul qershitë e mia,
t’i bëjnë buzët e mavia.
Por,
kush i ha kur hëna del,
çmëndesh thua: ky si s’u vel!
Aroma e qershisë të deh,
si në përrallë ndjehesh shpejt.

II
Qershitë që mblidhen natën,
mbushur vesë, kur s’ka vapë,
kanë një lëng që të mrekullon,
ëmbëlsi që të freskon.
Gëzuar të gjithëve gëzuar,
merrni qershi për t’i provuar,
jan’ gjith tul qershitë e mia,
t’i bëjnë buzët e mavia.
Por,
kush i ha kur hëna ndriçon,
çmëndesh thua: ky si s’pushon!
Aroma e qershisë të deh,
Si në përrallë ndodhesh krejt.

III
Tani,
kur t’iu thërres që t’iu kënaq,
mblidhuni të gjithë sa kaq,
mureve të kopshtit hipur,
lagur vesës,
për qershi si të uritur.
Gëzuar të gjithëve gëzuar,
merrni qershi për t’i provuar,
jan’ gjith tul qershitë e mia,
t’i bëjnë buzët e mavia.
Por,
po t’i hash kur janë gjith’ vesë,
çmëndesh thua, le të ha,
pa le të vdes!
Aroma e qershisë të deh,
je në përrallë dhe më s’sheh.

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» MZ - Filozofia e lashtë kineze: Për të varfërit edhe era bën dallim vepron e sillet e pamëshirshme.

 Dikur në Korçë kam dëgjuar një të vërtetë, sesi shumë kohë më parë, një i varfër, i pa ngrënë, tek endej rrugëve, veç të tjerash edhe prej erës së marrë i rrahur dhe i munduar, të ketë thënë:“Fry moj erë fry! Shpirtin e një fukaraj do të marrësh!”Thuhet gjithashtu se në anën tjetër të qytetit tonë, një i...

» MZ - Poezia: Molusku i shtëpise sime.

 Pasi prej magmës, brëndësisë më të parë, qindra miliona vjet më parë, shkëmbinjtë e murrmë, ultrabazikë, shpërthyen në sipërfaqe për të dalë, për të krijuar male, si mali që qyteti ynë mban mbi krahë, këtu, rrëzë sipërfaqeve të tyre, “lëkurë elefanti”, siç i cilëson, nobelisti poet, pati det.Jeta që brenda...

» BK/LA - Poezia - Vargje platonike dashurie, të recituara dhe të shoqëruara me muzikë.

                                                  Platoni, filozofi і madh, jetoi në kapërxim të dy shekujve, V-të dhe të IV-të para Kr. Lindi dhe vdiq në Athinë (428-347). Që në vogëli ai mori një edukim...

» KE10/8 - Apotropizmi në librat e shtypura në Tipografinë e Voskopojës më 1744

Medusa sipas mitologjisë ish një përbindësh deti, femër, që kush e shihte atë, ngurosej dhe kthehej menjëherë në shkëmb. Kësaj gorgone-përbindësh, ju pre koka prej Perseut. Mithi thotë se Perseu ish dërguar për të vrarë Medusën, dhe në këtë detyrë ai u ndihmua prej perëndeshes Athina. Kjo e pajisi heroin me sandale me...

» MZ- Vargje te lashta kineze: "Duke recituar maleve si i marrë." Bai Ju, shek. 8-të.

 Bai Ju Yi ose Po Chu-yi, (v. 772-846), ishte burrë shteti dhe poet kinez, i “periudhës së artë” Tang, anëtar i Akademisë Hanlin. Shkrojti rreth 2800 poezi lirike por edhe erotike, të cilat i kopjonte dhe i shpërndante gjithandej vetë me qëllim që të mbeteshin të gjalla në kohë. Thuhet se ai i mbante mënd gjithë poezitë e...

Share