Piperka (Capsicum anum) Korça është, ndër zonat që ka numrin më të madh të llojeve autoktone të specit, macrocarpa. Së pari përmëndim sojin Gogozhare, që në një përshkrim të vitit 1958 thuhej se fruti kish formën e domates, të shtypur, tul të trashë, të fortë, të shijshëm dhe se gjatë pjekjes kalonte ngjyrat nga jeshil në të kuqe. Një përshkrim tjetër i vitit 1971 shton se, bima ka trup të ulët 40 cm, të trashë me shumë degëzime, gjethe eliptike, fruti ka 6-8 segmente dhe 3 fole ose rrallë 4, pjekja është gj/vonëshme deri në e vonëshme. Një lloj tjetër piperke që gjendej dikur në Korçë (1958) ka qënë edhe e quajtura Skobuskë, me fruta të vegjël, të ëmbël, me lëkurë të fortë, të verdhë që kur piqej përskuqeshin, rezistent ndaj sëmundjeve. Përmëndet gjithashtu edhe e quajtura, Piperka e gjatë, e cila kish frut mesatarisht të gjatë konik, të verdhë dhe ekzistonte në dy lloje, djegëse dhe jo djegëse, me tul të hollë dhe bisht të shkurtër, si dhe një lloj tjetër për të cilën nuk thuhet asgjë veçse emri, Topçja.
Read more...
Dardha (Pyrus communus). Në Shqipëri duke u nisur vetëm nga fakti se ka shumë fshatra që quhen Dardhë, mendohet se kjo pemë tek ne duhet të jetë shumë e vjetër dhe në këtë kuadër kuptohet se edhe në zonën e Korçës, dardha duhet të jetë shumë e vjetër. Tek ne, janë të evidentuara, qysh prej kohësh të quajturat, Dardha të egra të vëndit, ndërsa në Gorë dhe në Opar njihen gjërësisht të quajturat, Dardhushka dhe Gorica.
Read more...
Fara! Ky pra ish qëllimi i gjethes, për të rrënja punoi, Ky pra ish qëllimi i lulëzimit, për të lulja flërtoi, Kjo farëzë pra, është fruti i fundmë, jeta vetë, Kjo bucelëzë e çuditshme e forcës, enigmë përjetë!
Për të rrënja thithi, për të burbuqi çeli dlirë, Botë, brenda botës, brenda botës, përfshirë. Kjo pra është fara, mbrujtja e Perëndisë, Misteri i jetës, parabola e pafundësisë.
G. S. Galbraith.
Shqipëroi: Ilia V. Ballauri.
Në vitin 1981 nga ana e Akademisë së Shkencave, Institutit hidrometeorologjik, me autorë R. Naçi dhe I. Kreste, është kryer një studim tepër i dobishëm dhe i plotë (133 fq. A4) për klimën e Fushës së Korçës.
“… Në studim vëmëndja i është kushtuar pothuajse të gjithë elementëve të ndryshëm klimatikë, duke vënë theksin shpesh herë ndër më të rëndësishmet. Studimi përbëhet nga dy pjesë. Në të parën jepen kushtet fiziko – gjeografike të territorit në studim dhe faktorët që ndikojnë në klimën e vëndit. Në pjesën e dytë jepet regjimi i elementëve të ndryshëm të klimatikë, ndryshimi i tyre nëpër territor si dhe shkaqet e këtyre ndryshimeve….” (pjesë e nxjerrë nga, hyrja)
Studimi në fjalë për klimën e Fushës së Korçës, trajton çështje që lidhen me:
Read more...
Të dhënat për klimën e 50 vjetëve më parë, tregojnë gjëndjen e mëposhtme të reshjeve për qarkun e Korçës. Qarku i Korçës është më i thati në gjithë Shqipërinë. Sasia mesatare vjetore e reshjeve për zonën e Korçës është 722 mm, të Pogradecit është 765 mm dhe të Ersekës është 900 mm, ndërkohë kur, zona e Kuçit ka 2760 mm dhe ajo e Thethit 2747 mm reshje në vit. Pra, në këto vënde bien rreth katër apo tre, herë reshje më tepër sesa në anët tona.
Read more...
(Shënim: me qënë se gjuha në origjinal përmban arkaizma, ajo pjesërisht është sjellë në të folmen e sotme.)
…Kur retë në qiell janë të holla dhe si push (xhufkë në origj.), kjo parashikon kohë të mirë. Kur këto janë te dendura dhe lëvizin shpejt, kjo gjë paralajmëron, furtunë. Kur retë janë të bardha dhe si tufë pambuk, kjo gjë tregon se do të kemi kohë të mirë. Kur shohim se mjegulla i afërohet sipërfaqes së tokës, kjo tregon se moti do të bëjë i mirë, kur kjo (mjegulla) ngjitet përpjetë tregon se do të bjerë shi. Në mëngjes, po të kenë bimët shumë vesë, kjo tregon se do të kemi kohë të mirë. Hëna ka të bëjë (lidhet) shumë me motin. Së pari forca thithse e saj e tërheq dhenë (tokën). Kur është hënë e re d.m.th. që ndodhet në anën e diellit, atëhere kjo, së bashku me diellin, pra që të dy, e tërheqin tokën dhe nga ky shkak ujërat e detrave në disa brigje largohen prej tyre, d.m.th. zbresin më poshtë (pra ndodh zbatica), dhe në disa vise ujërat e bregdetit ngjiten më lart (pra ndodh batica). Kur hëna është e plotë, ajo ndodhet në anën e kundërt me diellin, pra toka është mes diellit dhe hënës dhe, teksa kjo e fundit e thëthin nga një anë tokën, dielli e thëthin atë, nga ana tjetër, kësisoj që ujërat qëndrojnë në vënd. Kur është hëna një e katërt e re, ose e ngrënë, lëvizjet e ujit (baticat, zbaticat) bëhen të pakta. Së dyti, drita e hënës shkon përmes atmosferës tonë dhe na rëfen gjendjen e saj. Rrathët (në origj. cilivitë), çelësirën (kthjetësinë), kuqësirën ose nxirësirën që shikojmë rotull hënës, këto janë gjëndje të atmosferës. Kur hëna është e plotë, e çelët dhe me rreth të kuq, kjo gjë tregon mot të mirë. Po të jetë e errët dhe me dy tri cilivira (rrathë), rëfen (paralajmëron) kohë të keqe ose kohë të paqëndrushme. Në verë po të lindë hëna e kuqe, rëfen nxetësirë të madhe. Kur kemi hënë të re dhe qielli është i qartë, rëfen kohë të mirë, kur kemi hënë të re dhe koha është e turbull, rëfen se moti do të prishet.
Read more...
Në vitin 1936 Ronald A. Fisher në një punim statistikor të kryer mbi eksperimentet e G. Mendelit (1), hodhi mendimin se këto eksperimente janë, “too - good - to - be - true”, (shumë të mira, për të qënë të vërteta), pra aq të sakta sa brenda logjikës probabilistike është vështirë, ose thuajse e pamundur, që rezultatet e përftuara prej Mendelit të kenë ndodhur praktikisht. Prej asaj kohe e deri më sot, gjenetistët, statisticienët dhe eksperimentuesit, polemizojnë lidhur me çështjen: “… whether Mendel had “coocked” his data, to meet a particular hypothesis as suggested by Fisher.…” (2) (…nëse Mendeli i pat “gatuar” të dhënat, me qëllim që të arrinte një hipotezë të caktuar, siç është vënë në dukje prej Fisherit). Sot autoriteti i Mendelit (si ‘babai i gjenetikës’) është i pa diskutuar, po ashtu, autoriteti i R.Fisherit (si ‘babai i statistikës matematike’) është po ashtu i pa diskutuar. Nga ana tjerër po ashtu e pa diskutuar dhe jetike është edhe lidhja, gjenetikë – statistikë matematike. Atëhere? Pavarësisht nga këto, polemika shkencore në fjalë vazhdon e vazhdon, në kërkim të së vërtetës. Le të njihemi edhe ne me këtë. Një ndër përfundimet kryesore të arritura prej G. Mendelit, lidhet me çështjen e segregimit në F2, të hibrideve (F1), të prejardhur prej linjave të pastra (P). Mendeli, shpërthimin (segregimin) në F2, ndër të tjera e vrojtoi edhe tek tipari, “ngjyra e kokrës” (së bizeles ose, Pisum sativum). Më thjesht akoma. Duke kryqëzuar dy linja të pastra bizelesh, një me ngjyrë jeshile të kokrës, me një linjë tjetër me ngjyrë të verdhë të kokrës, ai mori brezninë e parë F1, e cila kish ngjyrë të verdhë të kokrës. Duke kryqëzuar brenda vetes brezninë hibride F1, në F2, ai konstatoi shpërthimin (segregimin) e tiparit, “ngjyra e kokrës”, në të dy gjëndjet e veta, të verdhë dhe jeshile në raportin 3:1. Ecuria skematike e këtyre ngjarjeve sot njihet sipas paraqitjes së mëposhtme:P AA x aa :F1 Aa Aa x Aa
F2 AA Aa Aa aa (fenotipikisht raporti = 3:1)Statistikisht, Mendeli gjatë vrojtimit dhe vlerësimit të rezultateve eksperimentale pati këto të dhëna në F1:
Kokra të verdha = 6022 Kokra jeshile = 2001 Gjithsej = 8023Raporti ndërmjet kokrave të verdha dhe totalit, 6022/8023 = 0,75059. Raporti ndërmjet kokrave jeshile dhe totalit, 2001/8023 = 0,24941. (0,75059 + 0,24941 = 1,00000) Raporti ndërmjet kokrave të verdha dhe jeshile, i marrë eksperimentalisht prej Mendelit është:
R = 0,75059/0,24941 = 3.0095 Shk.lirie: f = 1 (Hi katror): X2 = 0,0150 Probabiliteti: P > 0,9 (5)Prej këtej ai formuloi ligjin e dytë të gjenetikës duke thënë se, monohibridet (F1) e prejardhur prej linjash të pastra (P), në F2 për tiparin që shqyrtohet, shpërthejnë (fenotipikisht) në raportin 3:1, ligj ky themelor në gjithë gjenetikën klasike, bazë për problemet e seleksionimit të bimëve dhe të kafshëve, me vlera të veçanta për gjenetikën humane, për gjenetikën e mikroorganizmave, bazë në gjithë sukseset e teknologjisë së sotme moderne të hibridologjisë, etj. etj.
Read more...
HYRJE
Nuk do të jetë e largët dita kur edhe flora e Zonës së Korçës për arësye dhe qëllime të ndryshme shkencore (siç veprohet kudo sot në vendet e zhvilluara) do të studiohet për nga ana citogjenetike, e kuptohet se një interes të veçantë në këtë drejtim do të kish së pari të dispononim një kalendar standart, të thjeshtë dhe praktik, të kolaudimit dhe studimit citogjenetik kësaj flore. HARTIMI I KALENDARIT CITOGJENETIK Duke mos u ndalur me hollësi në metodat laboratorike të vrojtimeve citogjenetike, të cilat gjenden në manualet përkatëse dhe sidomos në internet, po përmënd këtu shkurtimisht stadet e punës për vrojtimet në fjalë. Prafiksimi i materialit: përmirëson morfologjinë e kromosomeve dhe realizohet duke përdorur solucione të holluara të kolkicinës, hidroksikinolinës, etj. Fiksimi i materialit bimor: ka si qëllim të vrasë materialin bimor shpejt dhe në atë mënyrë që të rruajë si të gjalla strukturat e brëndëshme të qelizës, e veçanërisht kromosomet. Realizohet nëpërmjet solucioneve të acidt acetik, ose edhe formalinës. Macerimi: procesi që realizon shpërbërjen e indeve dhe veçimin e qelizave për tu vrojtuar më lehtë në mikroskop. Realizohet nëpërmjet solucionit të acidit klorhidrik. Ngjyrimi i kromosomeve: ka për qëllim krijimin e kontrasteve brenda organeleve të qelizës dhe realizohet nëpërmjet solucioneve të karminës, orceinës, hematoksilinës etj. Pamvarësisht, nga metoda e vrojtimit që mund të kërkojë modifikime për bimë të veçanta dhe të cilat si e thamë më sipër gjenden nëpër manualet përkatëse, për çastin, më poshtë po japim një kalendar të mundshëm për vrojtimet citogjenetike të florës së Korçës. Bimët e kalendarit në fjalë janë veçuar nga studimet floristike të bëra enkas më parë për Zonën e Korçës, ndërsa të dhënat citogjenetike të vrojtimeve mundëshme për sejcilën bimë i kam grumbulluar nga hulumtimet e mia nëpër studime të ndryshme të kryera në një sërë vendesh të tjera.Së fundi them se ky kalendar është një listë minimum dhe problemi nuk është i ezauruar. Në të, në të ardhmen mund të shtohen edhe bimë të tjera të zonës tonë. Kështu, sipas muajve, më poshtë po paraqesim bimët që flora e Zonës së Korçës vë në dispozicion, disa karakteristika botanike të tyre dhe ç’mund të vrojtohet tek ato nga ana citogjenetike, sidhe ndonjë karakteristikë specifike që mund të haset gjatë vrojtimit.
Read more...
|
|