MZ - Aforizma: Johann Wolfgang von Goethe

 

Njeriu çdo ditë duhet të dëgjojë pak muzikë, të lexojë pak poezi, të shohë një pikturë të bukur,  në mënyrë që rutina e përditëshme, mos bëjë që të lihet në harresë, ndjenja për të bukurën, ndjenjë kjo të cilën Zoti e ka mbrujtur në shpirtin e njeriut.

*
Njësoj si në Romën e lashtë, ku në qytet, përveç romakëve kish edhe një mori bustesh dhe statujash mes të cilave rronin njerëz, ashtu edhe sot, përveç realitetit, ekziston edhe një botë e fortë me fantazi dhe imagjinata, ku edhe në të jetojnë njerëz.

*
Thonë: Njih vetveten! Po si mund dikush të njohë vetveten? Kjo gjë nuk mund të bëhet, nëpërmjet survejimit të vetes, por vetëm nëpërmjet praktikës dhe ja sesi: përpiqu të kryesh detyrën që të takon dhe do të shohësh, se ke për të kuptuar menjëherë, karakterin tënd. 


*
Çdo moshe të njeriut, mund  t'i vihet në korrespondencë një filozofi e caktuar.
Fëmija paraqitet realist. Ai është aq i bindur për ekzistencën e dardhës dhe të mollës sa edhe për ekzistencën e vet.
I riu, i përfshirë siç është në furtunat e veta të brëndëshme është i detyruar që ta kthejë vëmendjen, të rrëmojë dhe të kërkojë brenda vetes, pra të bëhet idealist.
Një burrë i pjekur, ka një sërë arsyesh që të jetë skeptik. Ai dyshon sipas mënyrës së vet, nëse janë të sakta mjetet që ai ka zgjedhur për të kryer një veprim. Gjithashtu përpara se të veprojë dhe në çastin që vepron, e ka të nevojshme që të jetë vigjilent, me qëllim që në të ardhmen, mos pendohet hidhshëm për zgjedhje të gabuar.
I moshuari, ndërkaq është mistik. Mjaft gjëra i shikon të varen prej fatit, një diçka që s'ka logjikë të ecë dhe, logjiken të pengohet e të shkojë shtrembër, fati dhe pafatësia pra, të ndërrojnë vënd papritur dhe papandehur.

Zgjodhi dhe perkth: I.V.B.

Në vitin 1981 nga ana e Akademisë së Shkencave, Institutit hidrometeorologjik, me autorë R. Naçi dhe I. Kreste, është kryer një studim tepër i dobishëm dhe i plotë (133 fq. A4) për klimën e Fushës së Korçës.

“… Në studim vëmëndja i është kushtuar pothuajse të gjithë elementëve të ndryshëm klimatikë, duke vënë theksin shpesh herë ndër më të rëndësishmet. Studimi përbëhet nga dy pjesë. Në të parën jepen kushtet fiziko – gjeografike të territorit në studim dhe faktorët që ndikojnë në klimën e vëndit. Në pjesën e dytë jepet regjimi i elementëve të ndryshëm të klimatikë, ndryshimi i tyre nëpër territor si dhe shkaqet e këtyre ndryshimeve….” (pjesë e nxjerrë nga, hyrja)

Studimi në fjalë për klimën e Fushës së Korçës, trajton çështje që lidhen me:

Rrezatimin diellor,
Diellëzimin,
Presionin atmosferik,
Erën,
Drejtimet dhe shpejtësinë e erës,
Temperaturën e ajrit,
Temperaturën e tokës,
Lagështinë e ajrit,
Vranësirën,
Rreshjet atmosferike,
Rreshjet e dëborës,
 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE8/9 - Argatët e dikurshëm të korrjeve të grurit , prej krahinës së Devollit

Korrja e grurit në veçanti dhe e të lashtave në përgjithësi, në ato kohë kur kjo punë kryhej me krahë, gjithmonë ka qënë konsideruar si një nga periudhat më kulminante në bujqësi, nga më të ngarkuarat me punë, nga më të vështirat, me proçese nga më të shumëllojshmet që kërkonte krahë të specializuara pune dhe nga më...

» MZ - Filozofia: Për kopshtet.

 Sipas Sokratit (tek dialoget e tij që jepen në veprat e Ksenofontit) mbreti Kir, i cili pranohej prej studiuesve të lashtësisë si një mbret i veçantë, shëmbëllor, ka pas qënë edhe një kopshtar i madh.Kiri (ose Cyrus), i biri i Darit të II-të (për të cilin nuk dihet data e saktë e lindjes por, dihet se vdiq më 401 para Kr.) në...

» KE11/12 - Arkeologji: Mbi pitoset e lashtë të gjetur në anët tona.

 Pitose, quheshin në kohë të lashta, hambaret ose enët ku ruheshin apo konservoheshin produktet e ndryshme bujqësore, kryesisht drithrat, si gruri, elbi, meli, thekri, etj, por edhe farërat e bimëve të tjera bujqësore si, thjerrëzat, qiqrat, etj. Në këto enë ruheshin madje edhe uji,  vera, vaji apo edhe produkte të tjera ushqimore,...

» KE3/1 - Gështenjat e Pogradecit

 Gështenja (Castanea sativa ose, Castanea vesca) është një drupyjor dhe njëkohësisht drufrutor, i përhapur në Evropën Jugore, që i përket familjes, Fagacea.Njihen 18 lloje, ose thënë ndryshe, populacione gështenjash.Përmasat e pemës janë relativisht të mëdha. Në Tropojë, dikur është gjetur një dru gështenje me moshë...

» KE7/14 - Mbi çmimin mesatar të dynymit në groshë, shek 19-të

 Fusha e Korçës, në gjysmën e parë të shek. 19-të (pra për periudhën: 1800 -1850).Vlera e tokës arë, është shumë e ndryshme dhe ajo varet nga një sërë parametrash si: periudha historike kur toka del në tregun e shitjes, gjëndja ekonomike e shoqërisë që e shet dhe e ble, niveli ekonomik i zonës ku ajo ndodhet, pozicioni...

Share