MZ - Aforizmë: Nektar Tërpo - Voskopojari

Vjedhës është edhe ai, që gjykon pa të drejtë, falë dhuratave që merr.


Korrja e grurit në veçanti dhe e të lashtave në përgjithësi, në ato kohë kur kjo punë kryhej me krahë, gjithmonë ka qënë konsideruar si një nga periudhat më kulminante në bujqësi, nga më të ngarkuarat me punë, nga më të vështirat, me proçese nga më të shumëllojshmet që kërkonte krahë të specializuara pune dhe nga më të përgjegjshmet mbasi, lidhej me bukën e gojës.

Gjatë korrjeve të dikurshme të grurit me krahë, kërkoheshin shumë forca pune të cilat angazhoheshin gjithandej në arë, me korrjet, në tansportimin me kafshë të prodhimit deri në lëmë, me shirjen e tij këtu, me grumbullimin e  grurit, mbushjen e thasëve, me sistemimin e kashtës, byqeve, etj etj. Korrjet pra ishin një proçes, që mbi të gjitha kërkonte shpejtësi në veprime si dhe organizim të përsosur të gjithë krahëve të punës, në të kundërt humbjet do të ishin të mëdhaja, djersa e punës njëvjeçare prej mbjelljes së grurit dhe deri në mbushjen e thasëve me prodhim, do të shkonte dëm, etj, etj, madje një shi a një breshër i  cili, gjente bujkun në kohën e korrjeve të papërgatitur, rrezikonte që ta linte atë, pa bukën e fëmijëve.
Bujqit kudo, kur vinin korrjet për të përballuar, ç‘ka më sipër thamë, ishin të detyruar të merrnin argatë me mëditje, dhe  në këtë aspekt në anët tona por edhe ngado në Ballkan, argatët devollinj ishin nga më të mirët.
Më poshtë bazuar tek monografia e Spiro Shkurtit, „Tradita bujqësore të shqiptarëve“, bot. i Akdem. së Shkencave jepen disa të dhëna për argatët e korrjeve prej Devolli, të periudhës së para luftës së dytë.

„… Vlera e punës së argatëve deri më 1912, shkonte deri në 3 groshë, ndërsa në kohën e Zogut ishte rreth 2-3 lekë. Vlera e ditës së punës së tyre ishte 2-3 herë më e madhe se vlera e argatit për punë të tjera, …“
„… në Korçë, argatët kishin disa vënde të caktuara ku rrinin mëngjeseve me drapër në dorë e prisnin të vinin t’i pajtonin në punë, …“
„ … korrësit nga fshatrat e luginës së Devollit shkonin për të korrur në fshatrat e rrjedhës së Shkumbinit, në veri deri në kepin e Rodonit, ndërsa në jugë korrnin edhe fushën e Muzeqesë së Lushnjës, deri në bregun e djathtë të lumit Seman. Është me interes të vërejmë shkurtimish rrugën që bënin këta korrës. Niseshin nga Devolli dhe, duke ndjekur rrjedhën e lumit Devoll e Shkumbin, dilnin në fshatrat e bregdetit të Adriatikut, ku gruri piqej në fund të muajit maj dhe fillimit të muajit qershor. Pastaj, duke korrur, lëviznin fshat mbas fshati në drejtim të juglindjes deri sa në mesin e muajit korrik arrinin në fushën e Korçës, pikërisht në kohën kur këtu ishte bërë gruri për tu korrur. Gjithashtu, po sipas traditës, korrës nga kjo zonë të organizuar në grupe 5-6 vetësh, me një të parë në krye, shkonin për të korrur të lashta edhe në Maqedoni, në Thrakë, në Bullgari dhe deri në Azinë e Vogël. Kjo bëhej jo vetëm në fund të shekullit të XIX e fillim të shekullit të XX, por edhe shumë kohë më parë. Kjo është dokumentuar, të paktën, që në mesin e shekullit të XVI. ….“
„ … Devolli nxirrte argatë për tri arësye kryesore: së pari, në luginën e Devollit ka pasur një grumbullim të madh vëndbanimesh dhe një dëndësi popullsie të madhe, … së dyti, teknika e mjetet e punës që përdornin devollinjtë në korrje ishin më të përparuara sesa të zonave ku shkonin ata për të korrur. Leleku dhe pallamari i Devollit (vegala këto për korrje) kishin epërsi mbi draprin e vogël e padhëmbëza që përdornin zakonisht zonat e tjera. Kjo bënte që një argat prej Devolli të korrte gjatë ditës 2 dhe madje 3 herë më shumë se sa një korrës i këtyre zonave, së treti, të lashtat në këtë zonë (pra në Devoll), për shkak të kushteve klimaterike dhe të terrenit, piqeshin më vonë se në zonat e tjera, gjë që u krijote mundësinë korrësve që mbasi të korrnin të lashta në zonat e tjera, të ktheheshin pastaj e të korrnin të lashta në fshatrat e tyre.“

Shënim: më poshtë jepet një pullë poste shqiptare e kohës së socializmit, ku tregohet në përgjithësi „entusiazmi i masave“, gjatë kohës së korrjes me krahë të grunjave.


  Korrja_e_grurit


 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE11/12 - Arkeologji: Mbi pitoset e lashtë të gjetur në anët tona.

 Pitose, quheshin në kohë të lashta, hambaret ose enët ku ruheshin apo konservoheshin produktet e ndryshme bujqësore, kryesisht drithrat, si gruri, elbi, meli, thekri, etj, por edhe farërat e bimëve të tjera bujqësore si, thjerrëzat, qiqrat, etj. Në këto enë ruheshin madje edhe uji,  vera, vaji apo edhe produkte të tjera ushqimore,...

» KE7/22- Histori - Demografi - Mbi popullsinë e qytetit të Korçës për gjatë 500 vjt. (1431-1927)

1) Sipas rregjistrit turk të Korçës dhe Përmetit të vitit, 1431 – 1432, Korça figuron si kështjellë e banuar me 26 shtëpi dhe fshati Peshkëpi ngjitur me të numëronte 71 shtëpi, pra gjithsej 97 shtëpi. Duke llogaritur familjen e asaj kohe me të paktën, rreth 7 pjestarë, del se me afërsi Korça në atë kohë kish rreth, 700...

» KE2/30 - Gora dhe Mokra, një përshkrim i bërë para vitit 1830

 Gora dhe Mokra, në veri kufizohen me Ohrin, në jugë me lumin e Devollit i cili i ndan këto krahina prej Oparit. Në lindje kufizohen me Korçën, dhe në perëndim me zonën e Elbasanit. Vëndi është malor dhe i frikshëm, nga ku me sa duket ka marrë edhe emrin, Gorë që sllavisht do të thotë mal. Ujrat e kësaj zone derdhen gjysmat...

» KE1/15 - Lartësia mbi nivelin detit, brenda qytetit të Korçës

Lartësia mbi nivelin detit,brenda qytetit të Korçës sipas një linje nga veriu në jugë është:Në unaza (kryqz. Dishnicë)        851mNë ish-Parku mallrave                860mNë Universiteti                            850mNë “Lëndina e Lotëve”               854mNë...

» BK/N - Sojet e vjetra të grurit në Korçë

 Treva e Korçës sipas të dhënave arkeologjike, për Shqipërinë është qëndra më e lashtë, ndërsa më gjërë, një nga qendrat më të lashta, ku konstatohet se këtu ka pas qënë kultivuar gruri. Në vëndbanimin e hershëm të Maliqit, janë gjetur kokrra gruri të karbonizuara me moshë 4000 – 4700 vjeçare.Ndërkaq edhe në...

Share