MZ - Aforizmë: Nektar Tërpo - Voskopojari

Papës së Romës ditën e parë që ulej në fronin papal i ndiznin përpara disa kashtëra dhe kardinali i thesh:

Beatissimo Padre, I Nderuar Pater, kaq është kjo jetë dhe kaq është lavdia e kësaj bote, sa ky tym!

 

Diagrama_astronomike_per_Korcen Duke u bazuar në diagramën në krah nxjerrim të dhëna astronomike për pozicionin dhe rrugën e lëvizjes së diellit në vartësi të pozicionit gjeografik të Korçës.
Diagrama përbëhet nga një rreth i cili përshkohet prej dy aksesh; atij horizontal që jep orientimet lindje (E) dhe perëndim (W); dhe atij vertikal që jep orientimet veri (N) dhe jugë (S).
Rrethi në fjalë duke filluar nga veriu, sipas akrepave të sahatit, ndahet në këndet asimutale, 30 gradë, 60, 90, 120, 150, 180, 210, deri në 360 gradë ku mbyllet edhe rrethi.
Gjithashtu rrethi më i madh përshkohet nga një sërë rrathësh koncentrike (8 të tillë) të cilët ndajnë periferinë, me qëndrën  në 9 pjesë 10-gradëshe, gjë që jep lartësinë mbi horizont të diellit, për një çast të caktuar, të një date të caktuar.
Edhe më. Rrethi në fjalë përshkohet prej disa sektorë rrathësh ekscentrike. Më i vogli jep lëvizjen e diellit mbi Korçë, gjatë solsticit veror (22 qershor), më i madhi jep lëvizjen e diellit mbi Korçë gjatë solsticit dimëror (22 dhjetor), i mesit jep lëvizjen gjatë ekuinokseve (22 mars apo 22 shtator) dhe sektori ndërmjet këtyre dy të fundit, është, ecuria apo kurba e lëvizjes së diellit mbi Korçë në datën kur po shkruhen këto rreshta (15 tetor, marrë si shëmbull).
Së fundi, mbi secilin prej sektorëve ekscentrikë në fjalë, jepen edhe intervale të orës, gjatë ditës, si p.sh: tek sektori ekscentrik i parë (pra ai i 22 qershorit) jepen këto orë, 5.6 min, 6, 9, 12, 15, 18, 20.11 min. e njëjta gjë jepet edhe për sektorët e tjerë ekscentrikë.
Tani, secili sektor ekscentrik i  paraqitur më sipër, për datën që ai përfaqëson, jep ecurinë, apo rrugën apo kurbën, e lëvizjes së diellit në Korçë.
Le të vazhdoime me ilustrime.
Kurba e parë, ajo e dt. 22 qershor, tregon se në orën 9 të paraditës, dielli në Korçë, do të ketë një kënd azimutal prej 95 gradësh afërsisht, ose shpjeguar më thjesht, do të jetë i zhvendosur prej veriut, kur shikojmë drejt jugut, afërsisht 92 gradë për nga lindja dhe do të jetë i ngritur mbi rrafshin e tokës, rreth 40 gradë. Po në këtë datë, rreth orës 12 dhe 30 minuta të mesditës, do të arrijë pikën më të lartë në qiell, duke formuar me sipërfaqen e tokës një kënd prej rreth 73 gradësh. Kjo është edhe pika më e lartë, që arrin dielli ndonjëherë në mesditë për Korçën. Po të shohim kurbën e 22 dhjetorit, konstatojmë së maksimumi i lartësisë, që dielli arrin këtë ditë, në mesditë, është rreth 25 gradë. Pra, mbi qytetin tonë dielli, ngrihet me një maksimale më 22 qershor prej rreth 73 gradësh dhe me një minimale më 22 dhjetor me 25 gradë, ose dielli në periudhën ndërmjet këtyre datave (dy solsticeve), ulet ose ngrihet afërsisht, me një kënd rreth 50 gradë, nga pika minimale në atë maksimale dhe anasjelltas.

 
 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» BK/N - Meteorologji: Mbi mesataren vjetore të reshjeve, në qarkun e Korçës

Të dhënat për klimën e 50 vjetëve më parë, tregojnë gjëndjen e mëposhtme të reshjeve për qarkun e Korçës.Qarku i Korçës është më i thati në gjithë Shqipërinë. Sasia mesatare vjetore e reshjeve për zonën e Korçës është 722 mm, të Pogradecit është 765 mm dhe të Ersekës është 900 mm, ndërkohë kur, zona e Kuçit...

» KE2/11 - Byrek me mëlçi (të bardha = mushkëri)

Një ndër mënyrat e përgaritjes në Korçë të byrekut me mëlçi të bardha (mushkëri), është edhe kjo si më poshtë.Përgatitja e gjellës, bëhet duke i zierë fillimisht mëlçitë, të prera në copa relativisht të vogla. Paralelisht bëhet edhe zierja e tre-katër kokëravë qepë të madhësisë mesatare. Mëlçitë e bardha...

» KE4/3 - Manat e zeza të Drenovës dhe të Boboshticës

Manat e zeza (Lat. Morus nigra) janë veçanërisht shumë të përhapura në dy fshatra Drenovë dhe Boboshticë. Nuk ka vënd tjetër në Shqipëri që të jetë aq i lidhur me manin e zi, sa janë banorët e Drenovës dhe të Boboshticës dhe kjo është një gjë interesante. Pse, si, qysh dhe kur, ky lloj mani është aq i dashur për këto...

» KE3/5 - Fjalor tipik korçar për një sërë produktesh ushqimore

Kërnacka = lloj qoftesh të stërgjatura të përgatitura me mish të grirë dhe të pjekura në skarë. Haeshin kryesisht si fast food, të ngrohta duke u shoqëruar edhe me qepë, kripë dhe rigon. Sheqerka = karameleStapka = lloj karamelesh të gjata të holla me madhësi afërsisht sa të lapsit, me shumë ngjyra që konsumoheshin kryesisht...

» KE9/9 - Meteorologji - Parametrat e dëborës, para vitit 1975, për trevat e Korçës.

 Korça është sinonimi i dëborës.Meqënëse dimiri i këtij viti (2011 – 2012), për Korçën konsiderohet si dimër shumë i rëndë, me dëborë dhe temperatura të ulta, pra si dikur, ose siç thuhet një dimër i tillë, “s’mbahej mënd“, le të krijojmë një ide sesi ka qënë dikur dimri në trevën e Korçës.Me të drejtë,...

Share