MZ - Aforizma: Johann Wolfgang von Goethe

 

Njeriu çdo ditë duhet të dëgjojë pak muzikë, të lexojë pak poezi, të shohë një pikturë të bukur,  në mënyrë që rutina e përditëshme, mos bëjë që të lihet në harresë, ndjenja për të bukurën, ndjenjë kjo të cilën Zoti e ka mbrujtur në shpirtin e njeriut.

*
Njësoj si në Romën e lashtë, ku në qytet, përveç romakëve kish edhe një mori bustesh dhe statujash mes të cilave rronin njerëz, ashtu edhe sot, përveç realitetit, ekziston edhe një botë e fortë me fantazi dhe imagjinata, ku edhe në të jetojnë njerëz.

*
Thonë: Njih vetveten! Po si mund dikush të njohë vetveten? Kjo gjë nuk mund të bëhet, nëpërmjet survejimit të vetes, por vetëm nëpërmjet praktikës dhe ja sesi: përpiqu të kryesh detyrën që të takon dhe do të shohësh, se ke për të kuptuar menjëherë, karakterin tënd. 


*
Çdo moshe të njeriut, mund  t'i vihet në korrespondencë një filozofi e caktuar.
Fëmija paraqitet realist. Ai është aq i bindur për ekzistencën e dardhës dhe të mollës sa edhe për ekzistencën e vet.
I riu, i përfshirë siç është në furtunat e veta të brëndëshme është i detyruar që ta kthejë vëmendjen, të rrëmojë dhe të kërkojë brenda vetes, pra të bëhet idealist.
Një burrë i pjekur, ka një sërë arsyesh që të jetë skeptik. Ai dyshon sipas mënyrës së vet, nëse janë të sakta mjetet që ai ka zgjedhur për të kryer një veprim. Gjithashtu përpara se të veprojë dhe në çastin që vepron, e ka të nevojshme që të jetë vigjilent, me qëllim që në të ardhmen, mos pendohet hidhshëm për zgjedhje të gabuar.
I moshuari, ndërkaq është mistik. Mjaft gjëra i shikon të varen prej fatit, një diçka që s'ka logjikë të ecë dhe, logjiken të pengohet e të shkojë shtrembër, fati dhe pafatësia pra, të ndërrojnë vënd papritur dhe papandehur.

Zgjodhi dhe perkth: I.V.B.

Ashikët, janë një lloj koske që nxirren prej kafshësh si, dhënj, dhi, gjedh, etj, kur këto theren. Ashiku pra kjo Ashk1 koskë, në anatomi quhet sipas grq. vjt. astragal ose sipas latn. talus, dhe ndodhet në tarsusin e këmbës.
Me të, tek ne, dikur loznin fëmijët, një sërë lojërash të ndryshme. Ashikët si lojë në Korçë janë luajtur nga të gjitha brezat deri aty nga vitet ’70.
Historia e ashikëve dhe lojrat me to, janë tepër të lashta, të bukura, interesante, të lidhura me një sërë njohurish që kërkojnë kulturë për tu kuptuar, kulturë që lidhet me mitologjinë, historiografinë, anatominë e kafshëve, teorinë e probabilitetit, statistikën matematike, lojërat e fatit, etj, që këtu do të paraqiten në formë të shkurtuar dhe të përmbledhur.

Djlashk Për ne, fjala ashik vjen nga turqishtja, që do të thotë dashuri. Si dhe pse kështu, këto koska quheshin ashik, kjo gjë nuk dihet.
Edhe në Bullgari ashikët quheshin ashik, dhe ka mundësi që ky emërtim të ishte edhe në vënde të tjera të Ballkanit.
Në grqsht. e vjetër dhe të re, quhen astragali, në ital. astragali, angl. knucklebones, frngj. osselets, gjermn. Sprunggelenksknochel, spanj. taba, etj.
Sipas mitologjisë, Zeusi kur kuptoi se Ganimedi (djali që i shtinte verë kryeperëndisë), kërkonte shokë për të luajtur, i dërgoi këtij fëmijën Eros si shok, që të loznin të dy me ashikë të artë

Lexo të plotë tek KE3/33
 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE1/34 - Kolovajzet

Nuk mund të përcaktohet dot etimologjia e kësaj fjale. Ndoshta rrjedh nga fjala kolovit, që presupozon të lëvizurit, pa mundim që bën njeriu, fjalë kjo që përdoret shumë në zonën tonë si p.sh., kolovit me makinë, e kolovita në kurriz, etj. Mundet pra që fjala kolovajze që presupozon të rrëshqiturit pa mundim në akull, të...

» KE1/29 - Loja me fugë

Fuga ishte një lodër e fëmijëve, që u zhduk aty rreth viteve ’70. Ka mundësi që emri fugë vjen prej latinishtes, që do të thotë ikën, lëviz, [me rrotullim]. Ajo ishte një objekt prej druri në formë konike, që në majë të konit, i ngulej një majë perone dhe që vihej në rrotullim prej një kordhoni.  Në vartësi të...

» KE8/17 - Të dhëna mbi kulturën qytetare lidhur me higjenën e banimit, v. 1924 Korçë.

 Rreth 90 vjet më parë, në qytetin tonë shohim se rekomandoheshin elementë mjaft interesantë të higjenës qytetare, si dhe kërkesa me vlerë, sidomos lidhur me mënyrën e jetesës dhe ambjentet e banimit. Më poshtë jepet një copëzë e tillë e botuar në kalendarin e vitit 1924.(Shënim: Me qënë se në tekstin origjinal gjuha...

» KE9/10 - Loja me bizë

 Biza ose fëndyelli është një mjet, a vegël, e përdorur kryesisht prej këpucarëve për hapjen e vrimave në lëkurë, në shollë ose në gomë, për qepjen pra, të këpucëve.Etimologjinë e fjalës bizë, nuk e dimë. Në disa vënde të Ballkanit biza quhej ndryshe.Dikur, me bizë luanin fëmijët, madje vetëm djemtë, bile edhe...

Share