MZ - Aforizmë: Nuçi D. Naçi prej Korçe
Korça është një nga më të bukurit, nga më të mbëdhenjëtë, e nga më të qytetëruarit, qytete të Shqipërisë.
Korça duke patur shumë shtëpi, quhet qytet, edhe me qënë atdheu jynë, ku kemi lindur e jemi rritur, kemi nevojë ta dimë më mirë nga çdo vënd tjatër...

(viti 1923, cituar këtu sipas morfologjisë së shqipes së asaj kohë)

 

    Devolli
Ky lumë është i gjatë 196km. Buron rrëzë malit të Gramozit në afërsi të fshatit Nikolocë. Kalon nëpër fushën e rrethit të Bilishtit, që quhet fusha e Devollit, takon Prespën e Vogël, kalon pranë Progrit, pastaj mespërmes Qafës së Cangonjit, duke lënë për nga veriu Malin e Thatë dhe nga jugu vragmalet e Moravës, përshkon kështu fushën e Korçës ku merr me vete lumin e Dunavecit, (fushën e ndan në dy pjesë), kalon nëpër torfat e ish kënetës dhe pastaj në anë të qytetit të Maliqit dhe ish kombinatit të sheqerit, futet për në grykat malore. Përshkon malësitë e Gorës dhe Oparit, futet në rrethin e Gramshit, kalon në rrethin e Beratit ku në afërsi të Urës Vajgurore bashkohet me lumin e Osumit dhe pastaj që të dy bashkë, duke formuar kështu lumin e madh të Semanit derdhen në det.
Baseni ujëmbledhës i këtij lumi është 3139 km2, lartësia mesatare mbi nivelin e detit 960m (e basenit), ndërsa prurja mesatare rreth 50 m3 në sekondë (pra afërsisht sa volumi i një dhome, 4 x 4 x 3m) dhe me një ndotje të ngurtë thuajse 400 mg/l (pra as gjysmë gram në 1 litër ujë).
Në lashtësi lumi i Devollit njihet me këto emra: Eordeus, Apsus, Deabolis, por edhe Argentus. Në burimet quhej Eordeus, në Fushën e Korçës quhej Deabolis dhe Devoll, dhe në grykat e Moglicës, Apsus. 

Në të ardhmen mbi lumin e Devollit sipas një projekti do të ndërtohet një hidroçentral i fuqishëm, me aftësi prodhuese rreth 400MW.
 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE2/3 - Leskoviku rreth viteve 1830.

Një përshkrim i atyre viteve. ‘Përballë Postenanit ndodhet qyteza e Leskovikut me 400 shtëpi prej të cilave një pjesë janë shtëpi të kamura. Vëndndodhja e qytezës është në një panoramë të bukur, me ujëra, dhe me ajër të shëndetshëm. Qyteza ka edhe pazar. Bejlerët e këtushëm janë aktivë në jetën politike,...

» KE3/3 - Të dhëna numerike për liqenet e Prespës, krahasuar këto me fushën e Korçës.

  Prespat përfshihen përbrenda këtyre koordinatave gjeografike, veri 41 gradë dhe 25 minuta, jugë 40 gradë dhe 40 minuta, në lindje  21 gradë dhe 16 minuta dhe në perëndim 20 gradë dhe 50 minuta dhe kanë sipërfaqe, Prespa e madhe 275.2 km2, ndërsa Prespa e vogël 50.7km2.Liqenet kanë konfiguracion të çrregullt. Gjatësi...

» KE4/1 - Guri i Cjapit

  Është një monument natyror, një masiv shkëmbor, konglomerat rranor i cili mendohet të ketë marrë një trajtë të veçantë shumë interesante, prej veprimit të faktorëve atmosferike. Ai ndodhet në zemër të vargmaleve të Moravës, në lindje të qytetit të Korçës, në pyjet e parkut të Bozdovecit, të komunës së Drenovës,...

» BK/SHJT - Turizëm - Gida turistike e Korçës.

Një gidë turistike për Korçën, botim i viteve të fundit, 122 fq., 500 lek të reja ose, 5 euro.Përmban:gjeografi, histori, burimet natyrore, monumentet natyrore, popullsia, ekonomia,arkitektura, tradita, arti, itinerare të sugjeruara,informacion praktik, hotele, librari, monumente kulture, tradita e pikturës kishtare,karnavalet,...

» KE1/15 - Lartësia mbi nivelin detit, brenda qytetit të Korçës

Lartësia mbi nivelin detit,brenda qytetit të Korçës sipas një linje nga veriu në jugë është:Në unaza (kryqz. Dishnicë)        851mNë ish-Parku mallrave                860mNë Universiteti                            850mNë “Lëndina e Lotëve”               854mNë...

Share