Duke ditur vlerën e një sërë artikujve ushqimorë kryesorë të konsumit të përditshëm, (të quajtura sot, si “artikuj të shportës”), duke ditur se edhe të ardhurat mesatare të një zanaçiu fillestar, të rëndomtë, (kallfe), ishin në ato kohë rreth 3-4 aspra (apo akçe) në ditë, ndërsa për një usta 10 aspra, a diçka më shumë në ditë, mund të llogaritet dhe pastaj të imagjinohet, niveli i jetesës që bënin njerëzit e zakonshëm, rreth 300 vjet më parë, me atë që kanë sot.
Shënim:
1) Lista që është paraqitur më poshtë, i referohet qytetit të Beratit, i cili në ato kohë, për Shqipërinë e Jugut, zotëronte ndoshta tregun më të zhvilluar dhe më të pasur në vënd.
2) Tabela në fjalë është nxjerrë nga botimet e Akad. Shkenc. Shqipërisë, aut. Z. Shkodra, tek punimi: “Esnafet Shqiptare” fq. 106, v. 1973.
3) Të dhënat jepen në sasinë korresponduese në kg. të blerë për mallin përkatës me 10 aspra. Nga ana jonë këto të dhëna, janë kthyer për 1 aspër dhe konkretisht, pra kemi:
Artikulli
|
Viti 1680
|
Viti 1736
|
Bukë
|
0,48
|
0,43
|
Simite
|
0,24
|
0,21
|
Mish shqerre
|
0,16
|
0,13
|
Mish lope
|
0,18
|
0,20
|
Djathë
|
0,11
|
0,11
|
Gjalpë
|
0,04
|
0,04
|
Ullinj
|
0,21
|
0,19
|
Vaj ulliri
|
0,05
|
0,04
|
Qumësht
|
0,32
|
0,32
|
Majltë
|
0,05
|
0,04
|
Sapun
|
0,09
|
0,07
|
*
Duke bërë llogaritjet e mëposhtme (I.V.B.), mund të bëhen njëkohësisht edhe krahasime, për të cilat çdokush mund të nxjerrë, konkluzionet e veta dhe konkretisht:
1) Në vitet 1600 - 1700, duke ditur se një ditë pune e mirë në ato kohëra paguhej 10 aspra, nisur nga tabela e mësipërme mund të themi se me këto të holla mund të blihej:
me 4 aspr. (4 x 0.48) afrs. 2kg bukë,
me 3 aspr. (3 x 0.18) afrs.0.5kg mish
me 3 aspr. (3 x 0.11) afrs.0.3kg djath
Gjithsej: 10 aspra.
*
2) Në vitet 1980, po këto artikuj të kësaj shporte minimale, afërsisht kostonin:
2kg bukë kostonte 40 lek
0,5 kg mish kostonte 97 lek
300gr djathë kostonte 51 lek
Gjithsej: 188 lek të vjetra.
Shënim:
1kg bukë e zezë pllakë në vitet 1980 kostonte, 20 lek vjetra.
1kg mish prej viçi kostonte 195 lek të vjetra.
1kg djathë kostonte 170 lek vj.
Një ditë pune e mirë në vitet 1980 ishte afërsisht 220 lek të vj.
*
3) Në vitin 2012, po këto artikuj, të kësaj shporte minimale afërsisht kostojnë:
2kg bukë kostojnë 2000 lek
0,5 kg mish koston 3500 lek
300gr djathë koston 1500 lek
Gjithsej: 7000 lek të vjetra
Shënim:
1kg bukë e bardhë sot koston, 1000 lek vjt.
1kg mish prej viçi koston 7000 lek të vjt.
1kg djathë koston 5000 lek vjt.
Një ditë pune e mirë, sot është afërsisht 15000 lek të vj.