MZ - Aforizmë: Meneandri

Në një kompleks koral të një pjese teatrale, nuk këndojnë që të gjithë, por dy a tre.
Të tjerët, të përzierë atje, qëndrojnë të ngulur në kor vetëm për numër.
Në jetë pra, rrojnë vetëm të gjallët e vërtetë.

 

Meneandri,
sipas Stobeut, tek Antologjia, 121, 11
Shek. IV para Kr.

Cigaret e kësaj periudhe ishin kryesisht pa filtër dhe fillonin nga cilësia më e keqe, e deri në atë më të mirën, sipas kësaj rradhe:

Vullneti, cigare shumë të dobëta të futura në të ashtuquajturën qeskë, shiteshin 8 lek të vjetra. Kishin copra flete, fibra dhe byk duhani.

Drini  (me 10 cigare), të futura në kuti, shiteshin 10 lek.

Dajti, me cigare të futura në kuti, shiteshin 12 lek të vjetra. Kishin duhan jeshil, jo të pjekur mirë, pra vjeljet e vonshme të majave të bimëve.

Labinoti, me cigare të futura në kuti, shiteshin 15 lek të vjetra.

Partizani, me cigare të futura në kuti, shiteshin 18 lek të vjetra. Ishin cigaret që preferoheshin më tepër prej konsumatorëve. Konsideroheshin si cigaret më të mira dhe më ekonomike. Ishin të prodhimit të Durrësit, të Gjirokastrës dhe të Shkodrës, kish konsumatorë që ndiqnin ose prodhimin e njërit qytet ose të tjetrit, duke menduar se shijet kishin lidhje me këtë gjë dhe se ndryshonin. Gjithashtu prej shijeve të konsumatorëve ndaheshin nga një shënjë në letrën e duhanit në, me vijë apo pa vijë.

Vullneti  (të ndryshme nga Vullneti i mësipërm) me cigare të futura në kuti, shiteshin 18 lek të vjetra

Sporti, me cigare të futura në qeskë, shiteshin 20 lek vjetra.

Samsun, me cigare të futura në qeskë, shiteshin 22 lek të vjetra.

Diamanti, me cigare që futeshin në kuti plloçake me kapak, shiteshin 25 lek të vjetra dhe prej konsumatorëve ndaheshin në me roskë (një lloj pelikani i stamposur në letrën e duhanit) apo pa roskë, apo edhe nga mënyra e amballazhimit në, me krisaf apo pa krisaf, pra me letër, etj. Cigare të markës Diamant, kish edhe në qeskë prej letre por që vetë cigaret ishin të amballazhuara në krisaf. Diamant, si emërtim i markës u trashëgua, qysh përpara luftës së dytë botërore.

Ardian, me cigare që  futeshin në kuti plloçake sirtarè, shiteshin 25 lekë të vjetra.

Luks, me cigare që futeshin në kuti sirtarè. Kutitë ishin në dy ngjyra blu ose të kuqe, shiteshin 25 lekë të vjetra.

Cigaret me filtër tek ne filluan të duken, aty nga fundi i viteve ’70 dhe ishin të disa markave, nga më të lirat në më të shtrenjtat si më poshtë:

Porti, me qeskë, (në dy ngjyra blu dhe të kuqe) shitej, 25 lek të vjetra.

Zana, me qeskë, shiteshin 27 lek të vjetra. Ishin të parat cigare me filtër që qarkulluan në këtë kohë, për një kohë fare të shkurtër.

Durrësi, me qeskë shitej, 30 lek të vjetra.

Arbëria, me qeskë shitej, 35 lek të vjetra.

Në fund qarkulluan edhe cigare me filtër të markës, Gent, Kent, etj.

Për të krijuar një ide rreth vlerës që kishin cigaret, në shpenzimet e përditshme të asaj kohe, duhet llogaritur me përafërsi, dita e punës për qytetin, rreth 150 lek të vjetra.

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE1/48 - Piavicat

(Latn. Hirudo medicinalis), janë shushunja që pijnë gjakun (hematophagous). Nga ana zoologjike, janë krimba annelide (unazore), hermaphrodite (dyseksore), me 34 segmente.Piavicat që pijnë gjakun kapen pas prehës së tyre dhe me gojën si venduzë që përbëhet prej gjashtë segmenteve, kryejnë thithjen e gjakut. Studimet tregojnë se,...

» KE7/16 - Mbi shtypin e përditshëm dhe periodik në Shqipëri më 1967

 Sipas të dhënave zyrtare më 1967 tek ne ekzistonin këto, gazeta dhe revista periodike:Zëri i Popullit, gazetë e përditsh. botim i Kom. Qëndr. PPSH. Qarkullimi ditor me 86,000 kopje.Bashkimi, gazetë e përditsh. botim i Fronti Demokratik. Qarkullimi ditor, me 20,000 kopje.Puna , gazetë e përditsh. botim i Kësh. Qëndr. Bashk....

» KE2/6 - Një listë me lloje emra grash e vajzash, që gjendeshin në Varoshi i Korçës në vitet 1700

Agni (shek. 18-të)Altana (1710)Avllona (1769)Bonda (1784)Bozha (shek. 18-të)Dhespo (1769)Flora (shek. 18-të)Irina (shek. 18-të)Jana (shek. 18-të)Kalia (1769)Kaliani (shek. 18-të)Kalica (1783)Katina (1769) [Katerina]Koçka (1725) [Kostandina ?]Kondo (shek.18-të)[Kostandina]Krisa (1769)Krisomalina (shek. 18-të)Leno (1784) [Elena]Lona (1725)...

» KE2/34 - Nxjerrja e rakisë

Dikur (vitet ’30) kryhej me leje nga shteti. Administrata e financës së asaj kohe, bazuar mbi ligjet për pijet alkolike lëshonte edhe lejet për nxjerrjen e rakisë, duke evidentuar në të njëjtën kohë edhe zotëruesit e kazanëve të rakisë.

» KE6/17 - Mbi depon e dikurshme të gazit ose të vajgurit, në Korçë.

 Meqënëse vajguri dikur ishte një lëndë e konsumit të përditshëm, mbasi përdorej për ndriçim, kuptohet se edhe tregu duhej të furnizohej thuajse çdo ditë me këtë mall, i cili, ndryshe nga mallrat e tjera ishte njëkohësiht edhe i rrezikshëm, pra lëndë djegëse dhe plasëse. Për këtë arsye, dikur Korça pati një depo të...

Share