Sipas hulumtimeve të fundit të ing. A. Gjata, të përmbledhura në një libërth me titull, “Mbi themelimin e Korçës”, dy objektet më të rëndësishme që lidhen me themelimin e qytetit tonë janë, Kisha  e Shën Mërisë dhe kalaja e dikurshme, citojmë:

… Padyshim që objekti më i vjetër në qytetin e Korçës, është kisha e Shën Mërisë. Kjo kishë e ka zanafillën qysh nga Mesjeta e hershme. Më vonë, në kohën e carëve të Bullgarisë kjo kishë do të bëhej manastir shumë i madh dhe i famshëm, me mure rrethuese në formë kështjelle dhe me sipërfaqe të madhe, që fillonte nga kombinati i trikotazhit, deri tek banka, ku ka qënë edhe porta kryesore e këtij manastiri. Mbeturinat me kolona të kësaj porte, ishin më këmbë deri në fillim të shek. XX-të.
Pas djegjes që pësoi ky manastir në fillim të shek. XIII, do të rindërtohej plotësisht në kohën e Despotit të Epirit dhe pikërisht në vitin, 1225. Për sa më sipër dëdhmojnë kodiku i Mitropolisë së Korçës, shkrimet e figurave të ndritura, si Thimi Mitko, H. Karmici, Nuçi Naçi, etj. …

*
… Objekti më i rëndësishëm dhe zanafilla e qytetit të Korçës, në truallin e sotëm ka qënë kalaja,... Nga ky objekt, nuk ka mbetur asnjë gjurmë e dukshme, të paktën  që nga shekulli i XVIII –të. Fragmente muresh janë zbuluar gjatë ndërtimeve të këtij shekulli, si në shtëpinë e Sugarëve, Hotel Pallasi (1927), Hotel turizmi, ….
Vendosja e kësaj kalaje mesjetare, mund të përcakrohet e shtrirë në lagjen kala, siç quhej deri në fillim të shekulllit të XX e kufizuar nga Bulevardi “Shën Gjergji”, ish lumi dhe Hotel turizmi …
Për kalanë rruheshin deri vonë një sërë toponimesh, si sheshi i kalasë, ish trualli i Pallatit të Kulturës, Çezmat e portës së Kalasë, pas Hotel turizmit, të cilat u betonuan kur u ndërtua ky i fundit. Në krahun tjetër të ish lumit, kalonte një rrugë përballë këtij objekti, e cila në planimetrinë e vitit 1937, akoma emërtohej, “Rruga e Klasë”. ….

Në libërth jepet edhe një skicë e cila vendos në terren  gjëndjen e këtyre objekteve të dikurshme [rreth shek. 14-të].



Korca_shek._14
 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE8/16 - Lagështia mesatare vjetore e ajrit, në qarkun e Korçës.

 Lagështia relative mesatare e ajrit, ka të bëjë me sasinë e avujve të ujit, në një përzjerje ajër + avuj uji, d.m.th. me sasinë e avujve në ambjentin rrethues. Duhet thënë se lagështia relative nuk varet vetëm nga sasi e avujve të ujit në ajër por, edhe nga trysnia e tij dhe temperatura, pra kemi të bëjmë me një parametër...

» BK/SHJT - Arkitektura - Tak, tak! Dikush troket !?

  Për të hyrë brenda në një shtëpi në Korçë, dikur duhej të trokisje në portë. Por si të trokisje? Me dorëzë, (në formë pra, të kulturuar!). Dorëza të tilla kish dikur thuajse në çdo portë shtëpie, të qytetit tonë. Dorëza ishte vërtet një dorë e vogël metalike e cila mbante një sferë hekuri dhe godiste në një...

» KE11/5 - Mbi oborret e qytetit të Korçës. Skicë

 Në Korçë duke përjashtuar apartamentet, nuk ka shtëpi, ose për të qënë më të saktë, numërohen me gishtat e dorës ato shtëpi, që nuk kanë oborr dhe që dalin drejt e në rrugë. Shtëpitë e qytetit tonë, shumë a pak që të gjitha kanë oborr, kush në një sipërfaqe më madhe dhe kush, në një sipërfaqe më të vogël....

» KE2/38 - Disa aktivitete shërbimesh të vjetra në Korçë që tashmë janë zhdukur.

 Dikur rrugëve të qytetit tonë qarkullonin, shitësit e pishës, që përdorej për ndezjen e zjarrit. Këta shisnin copa pishe të cilat për nga natyra e tyre ishin të tejngopura me rrëshirë, të gjata rreth 25 cm dhe të trasha rreth 1.5 cm, në tufë me  trashësi rreth 10cm, të lidhura. Çmimi i tyre ishte 5 lek. Disa shitës, nuk e...

» KE12/4 - Sporti - Histori - Nga historiku i sportit në Korçë

Në vitin 2004, prej pedagogut të apsionuar Ilia Ll. Jorgji dhe Nevila Jorgji Tushi, qarkulloi në formën e një kalendari, një botim tepër i veçantë, që lidhet me historikun e sportit në Korçë, Punimi në fjalë është i pasur me foto origjinale, të qarta, të spjeguara dhe të plotësuara prej tyre, me të dhëna të vlefshme. Në...

Share