Sipas Sokratit (tek dialoget e tij që jepen në veprat e Ksenofontit) mbreti Kir, i cili pranohej prej studiuesve të lashtësisë si një mbret i veçantë, shëmbëllor, ka pas qënë edhe një kopshtar i madh.
Kiri (ose Cyrus), i biri i Darit të II-të (për të cilin nuk dihet data e saktë e lindjes por, dihet se vdiq më 401 para Kr.) në vitin 408, u caktua administrator i Lidisë, i Frigjisë dhe i Kapadokisë. Ai krijoi aleancë me Spartën dhe pas vdekjes së të jatit, i mbështetur prej të ëmës, luftoi për të marrë fronin e Persisë të cilën e pat uzurpuar pa të drejtë i vëllai i vet Artakserksi, që nuk ish djalë i ligjshëm. Në këtë përpjekje, ai pati shpresë të madhe tek ndihma e Spartës dhe veçanërisht tek gjenerali i saj, Lisandri. Këtij të fundit dikur Kiri  i tregoi kopshtin e tij në Sardes, qytet ky në Azinë e Vogël, ku ishte edhe rezidenca e mbretërve të Lidisë dhe më pas kryeqendra e një province të mbretërisë së Persisë së lashtë.

Ja tregimi filozofik i Sokratit për vizitën e Lisandrit tek kopshtet e Kirit.

“ Lisandri pra, teksa po shëtiste në kopsht i pushtuar prej aromave të këndëshme dhe të brishta, duke parë sesa të bukura ishin pemët, të cilat ishin mbjellë në distanca të baraslarguara njëra nga tjetra, në mënyrë harmonike dhe me kënde të drejta, tha:
Natyrisht Kir, që më mahnitin të gjitha këto me bukurinë e tyre por, më tepër më mahnit ai që i mbolli dhe u përkujdes për to.
Kiri kur dëgjoi këto fjalë u kënaq së tepërmi dhe i tha: Lisandër, të gjitha këto i kam mbjellë vetë dhe po ashtu unë vetë përkujdesem për to.
Ndërkaq Lisandri duke vënë re se ç’roba të vyera kish veshur Kiri si dhe parfumin që kundërmonte, byzylykët e tij të dorës si dhe të tjera zbukurime në trupin e tij, e pyeti plot mosbesim dhe nënkuptim: Vërtet Kir? – madje thonë se i tha edhe këtë: Mos vallë edhe prej këtyre që ke veshur, ke mbjellë diçka me duart e tua?
Thuhet se Kiri i dha këtë përgjigje të sinqertë: Të mahnitin Lisandër? Të betohem për Mithrën (Zotin) se këtë kopsht e kam mbjellë unë. Kur jam mirë, po nuk djersita, kurrë nuk ulem në tavolinë mbasi gjithmonë merrem me ndonjë punë bujqësie ose me ndonjë ushtrim ushtarak. Më pëlqen gjithmonë që të punoj.
Thuhet se Lisandri me të dëgjuar këto fjalë të Kirit, i shtrëngoi këtij dorën dhe i tha: Atëhere Kir besoj se me të drejtë qënke njeri i lumtur dhe sepse je njeri i dobishëm prandaj je dhe njeri i lumtur…”

Nxjerrë nga :
Sokrati, Mbi Bujqësinë.
- Nga dialogët filozofikë, sipas Ksenofontit –
Shqipëroi: Dr. Ilia V. Ballauri
UEGEN, 2009, Tiranë

Parku_Rinia_Korce  

Pamje nga lart (Google Earth) e Parkut të Rinisë, Korcë Prill 2012 

 
 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» BK/N - Meteorologji: Mbi klimën në Fushën e Korçës (Një studim i vitit, 1981)

Në vitin 1981 nga ana e Akademisë së Shkencave, Institutit hidrometeorologjik, me autorë R. Naçi dhe I. Kreste, është kryer një studim tepër i dobishëm dhe i plotë (133 fq. A4) për klimën e Fushës së Korçës.“… Në studim vëmëndja i është kushtuar pothuajse të gjithë elementëve të ndryshëm klimatikë, duke vënë...

» KE8/9 - Argatët e dikurshëm të korrjeve të grurit , prej krahinës së Devollit

Korrja e grurit në veçanti dhe e të lashtave në përgjithësi, në ato kohë kur kjo punë kryhej me krahë, gjithmonë ka qënë konsideruar si një nga periudhat më kulminante në bujqësi, nga më të ngarkuarat me punë, nga më të vështirat, me proçese nga më të shumëllojshmet që kërkonte krahë të specializuara pune dhe nga më...

» KE3/17 - Një përshkrim i vitit 1830 për qytetin e Korçës.

 “Korça ose Gjiorça është qytezë me 800 shtëpi,…, ka pazar të mirë me rreth 300 dyqane, ka ujra të mira dhe ajër të shëndetshëm. [Korça] është ndërtuar në anën lindore të fushës [së Korçës] e cila ka gjatësi rreth 6 orë dhe gjërësi diku 2 dhe diku 3 orë, fushë kjo pjellore në prodhimin e drithrave dhe...

» BK/N - Meteorologji: Mësime të meteorologjisë praktike të nxjerra nga kalendari i Korçës, 1924

(Shënim: me qënë se gjuha në origjinal përmban arkaizma, ajo pjesërisht është sjellë në të folmen e sotme.) …Kur retë në qiell janë të holla dhe si push (xhufkë në origj.), kjo parashikon kohë të mirë. Kur këto janë te dendura dhe lëvizin shpejt, kjo gjë paralajmëron, furtunë. Kur retë janë të bardha dhe si tufë...

» BK/N - Metereologji - Bujqësi: Temperatura e tokës bujqësore në zonen e Korçës

 Temperatura e tokës bujqësore varet nga shkëmbimin energjitik që ndodh ndërmjet saj dhe atmosferës. Me fjalë të tjera, ajo varet jo vetëm nga parametrat e tokës, si ekspozicioni, struktura, tekstura, ngjyra, veshja bimore, lagështia, etj, por edhe nga parametrat e ambjentit rrethues si, nga rrezatimi diellor, zgjatja dhe intesiteti i...

Share