“…Të ketë dikush aftësi që të harrojë, varet gjithmonë nga ajo, sesa ky është i aftë që të kujtojë dhe kjo, pra, sesa ky është i aftë që të kujtojë, varet nga ajo, sesa ai e përjeton, praktikisht dhe me të vërtetë, jetën. … Nil admirari (lat. me asgjë mos u ngazëlle) është motoja më e zgjuar, më e përshtatshme për jetën. Asnjë pjesë e jetës, nuk duhet të ketë aq kuptim për dikë sa ai të mos ketë mundësi që atë ta harrojë në çfarëdo momenti, që ai do; por nga ana tjetër, edhe çdo çast i veçantë i jetës, duhet të ketë aq shumë kuptim për dikë, sa që ai të mundë ta kujtojë atë, në çdo moment… Elasticiteti ose përshtatshmëria  e dikujt pra mund të matet, nga forca e tij për të harruar, …dhe harresa, nuk është identike me artin e të qënurit i aftë, për të harruar.”

S. Kierkegaard tek vepra: “Ose njëra, ose tjatra

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» MZ - Aforizma: Johann Wolfgang von Goethe

 Njeriu çdo ditë duhet të dëgjojë pak muzikë, të lexojë pak poezi, të shohë një pikturë të bukur,  në mënyrë që rutina e përditëshme, mos bëjë që të lihet në harresë, ndjenja për të bukurën, ndjenjë kjo të cilën Zoti e ka mbrujtur në shpirtin e njeriut.*Njësoj si në Romën e lashtë, ku në qytet, përveç...

» MZ - Aforizmë: Teli prej Megare, filozof, shek. 3- të para Kr.

Pikërisht, njësoj si edhe aktori, të cilit i duhet të veshë dhe të mishërojë çfarëdo lloj karakteri, pra të lozë çfardo lloj perosnazh që atij i jep regjizori, ashtu edhe njeriu i  urtë, duhet të përballojë gjithçka që i jep fati, mbasi dhe fati si një regjisor, një herë të jep rol kryesor dhe një herë të jep rol të...

» MZ - Aforizma: Nga filozofia romake

 Lënia për një çast pezull dhe mosmarrja e vendimit, për një çështje të dhënë, është e lodhëshme dhe shqetësuese por kjo gjë, është njëkohësisht edhe burim dhe mundësi, për të vepruar me mënçuri.*Padrejtësinë e urrejnë edhe vetë të padrejtët.*Akoma edhe një qime, edhe ajo ka hijen e vet.*Ai që mbrohet edhe...

» MZ - Aforizma nga Zambia - Afrikë:

1. Në qoftë se nuk i ble gruas cohë për fustan aq sa duhet, atëhere dije, ajo do t'i nxjerrë kofshët sheshit.2. Në qoftë se kërkon të shpëtosh nga mizat, atëhere, hidhe tutje mishin e qelbur që ke me vete.

» Aforizma të eruditëve grekë dhe romakë: Për bukurinë.

 Bukuria është dhuratë e Zotit.Aristoteli*Bukuria individuale i hap rrugën njeriut, më tepër sesa një rekomandim.Aristoteli*Sigurisht që bukuria është një dhuratë e mirë e Zotit, por duket se vetë Zoti mendoi se kjo, bukuria pra, nuk është ndonjë e mirë e madhe, përderisa ai e dha atë edhe tek njerëz të liq.Shën...

Share