MZ - Aforizmë: Viktor Hygo

Gjithmonë tek shtresat e varfëra, ka më tepër mizerie, sesa ka humanizëm tek shtresat e pasura.

BK/Fauna - Cironkat e Prespës
Fauna

 

Të tre vëndet që ndajnë mes tyre liqenet e Prespës, këtë lloj peshku e quajnë:
shqip. Gjuca
ose Cironka e Prespës,
sllv. Преспанската белвица,
grq. Το τσιρόνι των Πρεσπών,
(angl. Prespa bleak).
 
Bazuar tek monografia: “Fish of Prespa,- Рибите на Преспа, - Peshqit e Prespes, - Τα Ψαρια της Πρεσπας.“,  botuar në Shkup në v. 2012, nga Hydrobiological Institute – Ohrid, me autorë: Z. Spirkovski, D. Ilik-Boeva, T. Talevski, & Hydra - fishery and aquaculture research center – Tirana, me autorë: A. Palluqi, E. Kapedani, etj., ku jepen për herë të parë, të gjithë llojet e peshqve që rriten në liqenet e Prespës, lidhur me cironkën e këtyre liqeneve, (tek fq. 55, 56, te monografise ne fjale) kemi të dhënat që jepen më poshtë.

Emri i gjinisë së cironkës  Alburnus, rrjedh prej latinishtes albus d.m.th. e bardhë dhe kjo, falë ngjyrës së bardhë – të argjendtë, të luspave të peshkut. Emri në sllavisht, belvica ka të njëjtin kuptim, i bardhë.
Kjo është një specie endemike nga familja Cyprinidae. Gjuca apo cironka, anash e ka trupin e rrafshët të mbuluar me luspa të imta të cilat janë të ndritshme dhe bien lehtë. Ka gojë të drejtuar nga lart. Penda dorsale fillon nga fundi i pendës së gjoksit dhe përfundon para pendës fundore. Trupi në pjesën e sipërme është në ngjyrë të jeshile në të hirtë, ndërsa nga anash, është i argjendtë – në të bardhë dhe ngjyra e barkut është e qumësht e bardhë.
Read more...
 
KE5/22 - Pëllumbat dekorativë në qëndër të Korçës, gjatë viteve, 1957 - 1964.
Nr.5

 

Dikur në qëndër të qytetit, përpara katedrales së sotme, aty ku është monumenti i “Ushtarit të panjohur”, përpara godinës së njohur si, ish komiteti i vjetër i partisë, ashtu si ka sot edhe në një sërë qytetesh të njohura të botës, kish pëllumba në një masë të madhe, të cilët rriteshin aty për t’i dhënë qytetit tonë bukuri.
Pëllumbat i kishin foletë, në tarracat e kësaj godine dhe shtoheshin aty në formë të lirë, madje mbeturinat e këtyre foleve, mund t’i shihje në atë vënd edhe pas shumë vitesh, deri tani në fund.  Për këta, kujdesej një
Read more...
 
KE4/36 - Peshku i quajtur koran.
Nr.4

 

korani Peshku me famë i liqeneve tona (Pogradec e Prespë) është endemik dhe i  rrallë (pra lokal, që nuk gjendet gjetkë) tepër interesant dhe ka një origjinë të lashtë.
Korani ose si quhet latinisht Salmo letnica, i përket familjes së Salmonideve dhe sipas studimeve, në liqen, ai ndahet në disa lloje të cilat nuk përbëjnë specie më vete por përbëjnë, të themi, populacione të ndryshme të të njëjtës specie, që dallohen mes tyre, vetëm nga koha e riprodhimit, kështu:
Salmo letnica balcanus, bie në rriprodhim, pra i jep vezët, në dimër.
Salmo letnica typicus, po ashtu bie në riprodhim vezësh në dimër por, me një muaj ndryshim të paktën, me balcanicus. Ky populacion zhvillohet më tepër në brëndësi të liqenit. Megjithëatë ka raste që u afrohet brigjeve për të kërkuar ushqim.
Salmo letnica aestivalis, bie në prodhim vezësh në periudhën maj- qershor. Ky populacion konsiderohet se kërcënohet të zhduket prej peshkimit pa kriter.

 

 
KE9/1 - Ngjalat e Korçës dhe nami i tyre shumëshekullor.
Nr.9


(Hulumtim, i nxjerrë nga punimi me titull:

... Thonë se trishtimi ka një fund ...
ose,
Esse sinoptike mbi botën metafizike të vendlindjes sime, Korçës.
aut: Ilia V. Ballauri, bot. personal, 2001, 517 fq.)


… Thuhet se gjarpërinjtë janë tepër mistikë kur çiftëzohen, madje disa mithe, (si p.sh. mithi i Tiresias) thonë se kush vret një nga gjarpërinjtë kur këta janë të mpleksur në të vetmen ekstazë të tyre të ngrohtë, ndëshkohet. Kur ndonjë djalë, vret gjarpërin femër, kthehet në femër dhe po qe se ndonjë vajzë vret gjarpërin mashkull, kthehet në djalë.

Dikur për gjarpër, njerëzit kanë ditur edhe ngjalën.
Vetë latinët і patën thirrur ngjalës "anguilla" që do të thotë gjarpër і vogël.
Por ngjalat nuk janë gjarpërinj. Ato janë një lloj і veçantë peshku ose më saktë ato janë peshq me pamje gjarpëri ose janë gjarpërinj me biologji peshku. Ngjalat nuk janë edhe fort mirë të studiuara, prandaj dhe literatura për to, është disi e varfër dhe shpesh, me të dhëna kontradiktore.
Ngjalat kanë trup cilindrik si të gjarpërit, me ngjyrë gri të errët në pjesën kurrizore dhe ngjyrë të verdhë në pjesën e barkur ashtu si shumë lloj gjarpërinjsh të ndryshëm.
Ngjala femër ka trup më të gjatë se ngjala mashkull dhe zakonisht gjatësia e kësaj specieje lëkundet nga 0,5m deri në 1,5m.

ngjala Shkathtësia e ngjalës për të rrëshqitur është e jashtëzakonshme madje ja kalon edhe gjarpërit і cili nuk "shket si ngjala". Por ashtu si dhe gjarpëri kur pritet copa-copa, copat e të cilit lëvizin, pa ç'ka se janë shkëputur nga koka, një gjë të tillë bëjnë edhe copat e ngjalës. Edhe ato lëvizin e përpëliten derisa vdesin segmentet e coptuara të nervit që përshkon gjatësisht gjithë trupin e tyre.
Ndryshe nga çiftëzimi і gjarpërinjve, ngjalat janë peshq dhe kanë tjetër biologji fekondimi.
Ngjalat rrojnë në ujërat e ëmbla e të ndenjura e veçanërisht nëpër moçale, këneta, pellgje, gjole, liqene e lumenj. Është kërkesa e ngjalave që këto ujëra duhet të kenë lidhje me detin. Ujërat që nuk kanë një lidhje të tillë, nuk kanë ngjala.
Në Evropë ato gjejnë shtrirje në zonat deri 71 gradë gjërësi veriore duke përjashtuar këtu ujërat e ëmbla që derdhen në Detin e Zi dhe detin Kaspik. Ujërat që derdhen në këto dy dete, nuk kanë ngjala.
Ngjalat jetojnë rreth dhjetë vjet nëpër ujëra të ëmbla. Rriten, zgjaten, ngjallen plot shëndet, zbukurohen edhe më, madje duke ndërruar edhe ngjyrën. Kur kurrizi і tyre merr njgyrë jeshile të errët me nuanca ngjyrë bronxi dhe në bark u shfaqen nuanca ngjyrë argjendi, atëhere ka erdhur për to momenti і riprodhimit.
Të ngarkuara në brendësi të trupit të tyre me vezë, me fillesat pra të jetëve të ardhëshme të ngjalave të ardhëshme, plot kujdes, natën, tufa-tufa, pa u ndjerë u lenë lamtumirën përgjithmonë ujërave të ëmbla dhe duke ndjekur lidhjen e këtyre të fundit me detin, rrëshqasin e rrëshqasin duke u larguar.

Read more...
 
MZ - Natyra: Sesi edhe kafshët bien në dashuri me njerëzit.
Mozaik - Te ndryshme

Kam dëgjuar se, një qen ra në dashuri me Glavkën kitaristen e njohur. Disa thonë se nuk ishte qen por dash, ndërsa disa të tjerë akoma, thonë se ishte rosë e egër.
Gjithashtu, në Solus të Kilikisë një qen ra në dashuri me një djalosh të bukur që quhej Ksenofont dhe po ashtu në Spartë, një gjeldeti ra aq fort në dashuri me një djalë, sa u sëmur.


 
Claudius Elianos,
lib. A, nr.6 fq.31
shek. 2-të, pas Kr.

Përktheu: Ilia V. Ballauri

 
MZ - Natyra: Ballada e Mjelmave
Mozaik - Te ndryshme

Prej shumë poetësh dhe prozatorësh, mjelmat përshkruhen si qënie në shërbim të perëndisë Apollon por, se ç’farë lloj lidhjeje tjetër kanë ato me muzikën dhe këngën, këtë gjë nuk e dimë.
Ndërkaq, të vjetrit besonin se kur ky shpend këndonte të ashtuquajturën, “Balladë të Mjelmës”, vdiste.
Duhet thënë se [po qe se ndodh kështu], në këtë rast natyra privilegjon më tepër mjelmën sesa njerëzit e mirë dhe të begatë. Dhe vërtet. Ndërkohë kur këtyre të fundit, u thurin lavde e bekime të tjerët, mjelmat [me balladën e tyre] në një formë ose në një tjetër, bekojnë vetveten.

 Claudius Elianos,
lib. B, nr. 32, fq. 113
shek. 2-të, pas Kr.

Përktheu, Ilia V. Ballauri



 
KE1/48 - Piavicat
Nr.1
pjavica3 (Latn. Hirudo medicinalis), janë shushunja që pijnë gjakun (hematophagous). Nga ana zoologjike, janë krimba annelide (unazore), hermaphrodite (dyseksore), me 34 segmente.
Piavicat që pijnë gjakun kapen pas prehës së tyre dhe me gojën si venduzë që përbëhet prej gjashtë segmenteve, kryejnë thithjen e gjakut. Studimet tregojnë se, piavica lëshon edhe një farë lëngu anestezik me qëllim që veprimi dhe prania e saj, mos  ndjehet prej prehës.
Read more...