Nr.11
|
Qershia (lat. Cerasus avium) është një pemë, që në formë të egër ka qënë e njohur për njeriun qysh në kohët prehistorike. Nën këndvështrimin botanik qershia e egër ka qënë e përhapur dikur ngado në Evropë, në Azinë perëndimore dhe në Afrikën e veriut. Ndërkaq, të dhënat dëshmojnë se qershia e butë është sjellë në Romë shumë vonë, në vitin 72 para Kr., prej burrit të shquar romak të shtetit, gjeneralit Lucullus për të cilin flet edhe Plutarku, tek jetët paralele. Ky e mori qershinë nga Kerasunda e dikurshme e Detit të Zi (kerasi = qershi, pra vëndi i qershive) dhe e solli atë në Evropë, në Romë, në kryeqëndrën e perandorisë së atëhershme. Ndërkaq Enriku i 8-të (1491 – 1547), duke provuar në Flandër, një formë qershie, dha urdhër që kjo të introduktohej edhe në Angli.
Fruti i qershisë përmban sheqerna, glucide, vitamina si: C, B1, B2, B5, B6, B9, B12, D, E; elementë si: potas, kalçium, magnes, fosfor, hekur, bakër, zink, etj.; lidhje organike si: acide klorogenike, flavanole, antocianide, etj, etj.
Lëngu i qershisë ka veti antitoksikuese dhe spastruese për mëlçinë, parandalon diabetin, rrit rruazat e kuqe në gjak, forcon qëndrueshmërinë e muskujve, etj.
Bishtat e qershisë, kanë veti kurative. Duke i pirë të ziera në formë çaji, shërbejnë për kurimin e inflamacionit të rrugëve të sistemit urinar,
të kistiteve, të arthritidhës urike, të hidropizisë, etj.
Farat e qershisë përdoren për prodhimin e imitacionit të aromës “brandi”. Ndërsa prej lëngut të qershisë, përpunimit të tij dhe fermentimit, krijohen lloje të ndryshme liqeresh dhe Cherry-brandi.
|
Read more...
|
Nr.11
|
Në Korçë duke përjashtuar apartamentet, nuk ka shtëpi, ose për të qënë më të saktë, numërohen me gishtat e dorës ato shtëpi, që nuk kanë oborr dhe që dalin drejt e në rrugë. Shtëpitë e qytetit tonë, shumë a pak që të gjitha kanë oborr, kush në një sipërfaqe më madhe dhe kush, në një sipërfaqe më të vogël. Oborret e shtëpive të Korçës janë të thjeshta, kryesisht kanë trajtë katërkëndëshi, pra nuk kanë konfiguracione të komplikuara. Ekspozimi i tyre ndaj pikave të horizontit është i lidhur me ekspozimin e shtëpisë apo të kartierit, ku ato ndodhen. Sipërfaqja e tyre, në një mesatare hamëndësonjëse(!), mund të jetë rreth 50 m2. Një pjesë e oborrit të shëpive tona është e mbuluar me plloça shtufi ose plloça të gdhëndura graniti (shtëpitë e vjetra, të familjeve që dikur ishin në gjëndje të mirë ekonomike), të vendosura këto shpesh edhe në formë dekori, shumë bukur, ndërsa në dhjetvjeçarët e fundit për mbulimin e oborreve është përdorur edhe çimentoja edhe kjo, shpesh e zbukuruar me dekor të shënuar por që, jo gjithmonë ky i fundit (pra dekori), është i arritur dhe me një gusto të hollë.
|
Read more...
|
Mozaik - Te ndryshme
|
… Dhe kështu, foshnja-Jezu qëndroi,
në gjunjë të nënës së dashur Mari,
çdo lule ngriti kokën, Zotin vështroi,
çdo yll, uli sytë dhe pa në tokë, Perëndinë-Njeri …
G. K. Chesterton
(1874-1936)
*
“Pemët filluan të pëshpërisnin, ndërsa era filloi të pështjellohet,
dhe atë mëngjes të egër të marsit, dëgjova, sesi shpirti im, prej tyre joshej, kërkohej.”
Alfred Lord Tennyson
(1808-1892)
|
Read more...
|
Mozaik - Te ndryshme
|
Sipas Sokratit (tek dialoget e tij që jepen në veprat e Ksenofontit) mbreti Kir, i cili pranohej prej studiuesve të lashtësisë si një mbret i veçantë, shëmbëllor, ka pas qënë edhe një kopshtar i madh.
Kiri (ose Cyrus), i biri i Darit të II-të (për të cilin nuk dihet data e saktë e lindjes por, dihet se vdiq më 401 para Kr.) në vitin 408, u caktua administrator i Lidisë, i Frigjisë dhe i Kapadokisë. Ai krijoi aleancë me Spartën dhe pas vdekjes së të jatit, i mbështetur prej të ëmës, luftoi për të marrë fronin e Persisë të cilën e pat uzurpuar pa të drejtë i vëllai i vet Artakserksi, që nuk ish djalë i ligjshëm. Në këtë përpjekje, ai pati shpresë të madhe tek ndihma e Spartës dhe veçanërisht tek gjenerali i saj,
|
Read more...
|
Nr.3
|
Gështenja (Castanea sativa ose, Castanea vesca) është një drupyjor dhe njëkohësisht drufrutor, i përhapur në Evropën Jugore, që i përket familjes, Fagacea.
Njihen 18 lloje, ose thënë ndryshe, populacione gështenjash.
Përmasat e pemës janë relativisht të mëdha. Në Tropojë, dikur është gjetur një dru gështenje me moshë shekullore, me diametër të trungut 2.45m, perimetër të tij 7.30m dhe lartësi 30m, (pra afërsisht sa një godinë me 10 kate).
|
Read more...
|
Nr.9
|
Fasulja (Phasoelis vulgaris)
Korça konsiderohet si ndër zonat që ka pas prodhuar fasule të mira, të shijshme dhe të shumëllojshme. Populacionet e fasules së trevës tonë kanë qënë të shumta, madje edhe sot, një sy i hedhur në tregun fshatar, tregon për vazhdimësinë e shumëllojshmërisë së populacioneve tona për këtë bimë.
Ja disa të dhëna përshkruese për sojet e fasuleve të zonës tonë. Më 1958 përmëndet soji, Fasulja e Korçës, për të cilën theksohej se ish varietet vëndi, me kokër të bardhë, të rrafshtë, të gjatë.
|
Read more...
|
Nr.8
|
Korça nuk është zonë e pasur me rrape, përkundrazi ka qënë e pasur me plepa. Plepa kish në ish sallahana e dikurshme, plepa kish në kishën e dikurshme “Burimi jetëdhënës" (Mitropolia), para vitit, 1927 -28, d.m.th. përpara se të fillonin ndërtimet për Mitropolinë e re, ku sot është Muzeu i artit mesjetar, plepa kish tek Shën Gjergji dhe ata ishin pastaj rradhë sidomos në truajt, ku janë ndërtuar dy apartamentet e vjetër që vijnë menjëherë pas bibliotekës së qytetit, etj , dhe ndërkaq rrapi në qytetin tonë, ka qënë i rrallë. Pavarësisht, rrapet më të mëdhenj dhe ndoshta më të vjetër që ndodhen sot në Korçë janë dy rrape që lartësohen dhe bëjnë hije, tek çezma e Shën Mërisë. Rrapi, Platanus, orientalis është bimë tipike e gadishullit tonë dhe tradita thotë se, zakonisht në qëndër të fshatit apo të qytezës, nëpër Ballkan, gjithandej do të gjesh rrape të mëdhenj të fuqishëm dhe aty, në këmbët e tyre, çezmën a kroin me ujë të ftohtë të bollshëm.
|
Read more...
|
Nr.8
|
Në tabelën e mëposhtme, jepen të dhënat e vitit 1926, pra të rreth 80 vjetëve më parë, për prodhimin e grurit në Shqipëri sipas prefekturave.
Sipas statistikave të mbledhura në atë kohë prej T. Selenicës, botuar tek „Shqipëria më 1927“, del se prefektura e Korçës, në këtë periudhë, jo vetëm që kish prodhimin më të madh të grurit në vënd por, këtu prodhohej thuajse një e treta e gjithë grurit të Shqipërisë.
Berati, -----------40.851 kv
Dibra, --------------3.944 kv
Durrësi, -----------4.147 kv
Elbasani,----------9.987 kv
Gjirokastra, -----28.213 kv
Korça, -----------75.927 kv
Shkodra,---------40.852 kv
Tirana,--------------908 kv
Vlora, --------------8.186 kv
Gjithsej 213.015 kv
|
Natyra
|
Treva e Korçës sipas të dhënave arkeologjike, për Shqipërinë është qëndra më e lashtë, ndërsa më gjërë, një nga qendrat më të lashta, ku konstatohet se këtu ka pas qënë kultivuar gruri. Në vëndbanimin e hershëm të Maliqit, janë gjetur kokrra gruri të karbonizuara me moshë 4000 – 4700 vjeçare.
Ndërkaq edhe në vazhdim, në shekuj, tradicionalisht dihet se treva e Korçës gjithmonë është dalluar për kultivimin e drithrave në përgjithësi dhe të grurit në veçanti. Përpara rreth 200 vjetëve të dhënat osmane tregojnë se në fshatin Rëmbec, rendimenti në drithë ka qënë rreth 5kv/ha.
Në Shqipëri nga viti 1938 kur me grurë mbilleshin gjithsej 55 mijë ha, pas 50 vjetëve (1987), sipërfaqja e mbjellë me këtë kulturë, u thuajse katërfishua dhe në këtë kuadër një peshë kryesore për vëndin, ka mbajtur prodhimi i grurit në Korçë. Në fund të viteve ’80 struktura e specieve të Triticum, ka qënë: Triticum aestivum (pra gruri i butë) 96%, ndërsa Triticum durum (gruri i fortë) dhe Triticum turgidum (rapsalli) së bashku 4%.
Për grurin e butë, Triticum aestivum, deri në vitin 1961 në strukturën varietore, merrnin pjesë në masën, 38% Grurë Kuqi dhe 23% Zhulicat, që ishin grunja të vjetra vëndi dhe të cilat kultivoheshin gjërësisht edhe në Korçë. Pas këtij viti, me introduktimin në masë të varieteteve të huaja këto grunja filluan të zhduken shpejt e shpejt dhe shohim se në strukturën varietore të kësaj kulture, në vitin 1970, Grurë Kuqi zë vetëm 2%, ndërsa Zhulicat nuk zënë më tepër se 5%.
|
Read more...
|
Nr.7
|
Mali i Thatë, quhet kështu mbasi me të vërtetë është i thatë. Prej tij nuk rrjedhin burime uji ose këto janë shumë të pakta dhe gjithashtu, nga ky masiv malor, nuk buron asnjë lumë a prrua që të ketë ujë, gjatë gjithë vitit. Mali i Thatë shtrihet në veri të Fushës së Korçës, një pjesë e tij vazhdon edhe matanë kufirit ku quhet Galicicë. Mali i Thatë ndan liqenin e Prespës së Madhe (në lindje të vet), nga ai i Ohrit (në perëndim). Për nga ana gjeologjike Mali i Thatë përbëhet kryesisht prej formacione gëlqerorësh të periudhës së mesozoikut. Konfiguracioni i Malit të Thatë është tepër interesant. Nga ana e Fushës së Korçës (pra nga jugperëndimi), por edhe nga ajo e Liqenit të Pogradecit (pra nga perëndimi) ai është shumë i pjerët dhe impozant, ndërsa nga veriu dhe lindja ai ka zbritje të buta, me pllaja – pllaja. Lartësia e tij lëviz nga 900m deri në 2287m, me një mesatare mbizotëruese në 1400m. Maja e tij nuk është e mprehtë por përkundrazi, ajo është e rrafshtë, e sheshtë dhe me gropa karstike. Të tilla gropa janë të pranishme gjithashtu edhe në anën perëndimore të tij. Maja më e lartë e tij është Pllaja e Pusit (pra maja e tij është, majë pusi!) e cila është 2287m mbi nivelin e detit. Ky mal ka një shtrirje rreth 25 km nga veriu në jugë dhe është i gjërë rreth 8km në pjesën qëndrore të vet. Mali i Thatë duket shumë bukur, si prej Korçe ashtu dhe prej Pogradeci. Ai përmëndet thuajse në një sërë përshkrimesh historike të bëra në shekuj, prej udhëtarësh, kronikanësh apo studiuesish të ndryshëm, kur këta i referohen anëve tona. Përmëndet indirekt apo direkt, në shkrimet e lashta, në ato bizantine, në ato osmane, e deri tek shkrimet e udhëtarëve të huaj të cilët kaluan këtej, në këto shekujt e fundit. Flora është e pasur, në pjesën jo të pjerët të malit, pra në atë lindore e veriore, dhe në mbulesën e gjelbërt të këtij mali gjenden, luadhe (ku ka edhe salep e krokus), drurë ahu, dushk si dhe shkurre të ndryshme. Kohët e fundit ndaj pyjeve që veshin Malin e Thatë, janë bërë mjaft dëmtime ekologjike, nëpërmjet prerjeve jo të rregullta të drurëve pyjorë dhe të shfrytëzimit të gurit gëlqeror duke e ç’veshur edhe më tepër, këtë mal të thatë. Lidhur me faunën përmëndet se, përveç shpendëve të ndyshme, aty ka mjaft ujqër si dhe rrallë herë takohet edhe ariu. Ndërkaq në Goricë, që është një fshat në këmbën veriore të këtij mali, gjenden baokside hekuri dhe minerale kalçiumi dhe magnezi. Mali i thatë ndahet prej Malit Ivan (1768m mbi nivelin e detit) prej një qafe, Qafës së Zvezdës, e cila ndan njëkohësisht edhe fushën e Korçës nga pellgu i Liqenit të Prespës. Kjo qafë ndodhet në lartësinë 1099m, mbi nivelin e detit.
|
Read more...
|
Natyra
|
Piperka (Capsicum anum) Korça është, ndër zonat që ka numrin më të madh të llojeve autoktone të specit, macrocarpa. Së pari përmëndim sojin Gogozhare, që në një përshkrim të vitit 1958 thuhej se fruti kish formën e domates, të shtypur, tul të trashë, të fortë, të shijshëm dhe se gjatë pjekjes kalonte ngjyrat nga jeshil në të kuqe. Një përshkrim tjetër i vitit 1971 shton se, bima ka trup të ulët 40 cm, të trashë me shumë degëzime, gjethe eliptike, fruti ka 6-8 segmente dhe 3 fole ose rrallë 4, pjekja është gj/vonëshme deri në e vonëshme. Një lloj tjetër piperke që gjendej dikur në Korçë (1958) ka qënë edhe e quajtura Skobuskë, me fruta të vegjël, të ëmbël, me lëkurë të fortë, të verdhë që kur piqej përskuqeshin, rezistent ndaj sëmundjeve. Përmëndet gjithashtu edhe e quajtura, Piperka e gjatë, e cila kish frut mesatarisht të gjatë konik, të verdhë dhe ekzistonte në dy lloje, djegëse dhe jo djegëse, me tul të hollë dhe bisht të shkurtër, si dhe një lloj tjetër për të cilën nuk thuhet asgjë veçse emri, Topçja.
|
Read more...
|
Nr.7
|
Molla (Malus comunus) Për mollën e Korçës, hulumtimet e bëra tregojnë, se është pikërisht malësia e Gorës ku mendohet se ajo është më e lashtë dhe shumë e vjetër. Këtu por edhe në Opar madje, konstatohet edhe një lloj molle e egër, e rrjedhur jo prej fidani por prej fare, e quajtur në gjuhën e popullit, Mollçinka. Kjo më pas shërbente edhe si nënshartesë. Në mes të shek. 20 – të, në malësinë e Gorës gjendeshin akoma këto lloje të vjetra mollësh, e quajtura Majoshka, ajo Kulaçe, Ohrinka (me origjinë të vjetër, prej Ohri) dhe Ajvaneja. Këto konsideroheshin si shumë të vjetra. Ndërkaq, Ajvaneja gjendej në ato kohë edhe në Teqenë e Leskovikut, kurse në Pogradec gjendej një soj i vjetër i quajtur, E Shtrëmbra, e cila prodhonte mollë jo simetrike, por shumë të mira. Në Bilisht gjendej molla e quajtur, E Shënd’Ilisë, e cila kish si karakteristikë se hynte vonë në prodhim (pas 13 – 14 vjet).
|
Read more...
|
Natyra
|
Dardha (Pyrus communus). Në Shqipëri duke u nisur vetëm nga fakti se ka shumë fshatra që quhen Dardhë, mendohet se kjo pemë tek ne duhet të jetë shumë e vjetër dhe në këtë kuadër kuptohet se edhe në zonën e Korçës, dardha duhet të jetë shumë e vjetër. Tek ne, janë të evidentuara, qysh prej kohësh të quajturat, Dardha të egra të vëndit, ndërsa në Gorë dhe në Opar njihen gjërësisht të quajturat, Dardhushka dhe Gorica.
|
Read more...
|
Natyra
|
Fara! Ky pra ish qëllimi i gjethes, për të rrënja punoi, Ky pra ish qëllimi i lulëzimit, për të lulja flërtoi, Kjo farëzë pra, është fruti i fundmë, jeta vetë, Kjo bucelëzë e çuditshme e forcës, enigmë përjetë!
Për të rrënja thithi, për të burbuqi çeli dlirë, Botë, brenda botës, brenda botës, përfshirë. Kjo pra është fara, mbrujtja e Perëndisë, Misteri i jetës, parabola e pafundësisë.
G. S. Galbraith.
Shqipëroi: Ilia V. Ballauri. |
Natyra
|
Në vitin 1936 Ronald A. Fisher në një punim statistikor të kryer mbi eksperimentet e G. Mendelit (1), hodhi mendimin se këto eksperimente janë, “too - good - to - be - true”, (shumë të mira, për të qënë të vërteta), pra aq të sakta sa brenda logjikës probabilistike është vështirë, ose thuajse e pamundur, që rezultatet e përftuara prej Mendelit të kenë ndodhur praktikisht. Prej asaj kohe e deri më sot, gjenetistët, statisticienët dhe eksperimentuesit, polemizojnë lidhur me çështjen: “… whether Mendel had “coocked” his data, to meet a particular hypothesis as suggested by Fisher.…” (2) (…nëse Mendeli i pat “gatuar” të dhënat, me qëllim që të arrinte një hipotezë të caktuar, siç është vënë në dukje prej Fisherit). Sot autoriteti i Mendelit (si ‘babai i gjenetikës’) është i pa diskutuar, po ashtu, autoriteti i R.Fisherit (si ‘babai i statistikës matematike’) është po ashtu i pa diskutuar. Nga ana tjerër po ashtu e pa diskutuar dhe jetike është edhe lidhja, gjenetikë – statistikë matematike. Atëhere? Pavarësisht nga këto, polemika shkencore në fjalë vazhdon e vazhdon, në kërkim të së vërtetës. Le të njihemi edhe ne me këtë. Një ndër përfundimet kryesore të arritura prej G. Mendelit, lidhet me çështjen e segregimit në F2, të hibrideve (F1), të prejardhur prej linjave të pastra (P). Mendeli, shpërthimin (segregimin) në F2, ndër të tjera e vrojtoi edhe tek tipari, “ngjyra e kokrës” (së bizeles ose, Pisum sativum). Më thjesht akoma. Duke kryqëzuar dy linja të pastra bizelesh, një me ngjyrë jeshile të kokrës, me një linjë tjetër me ngjyrë të verdhë të kokrës, ai mori brezninë e parë F1, e cila kish ngjyrë të verdhë të kokrës. Duke kryqëzuar brenda vetes brezninë hibride F1, në F2, ai konstatoi shpërthimin (segregimin) e tiparit, “ngjyra e kokrës”, në të dy gjëndjet e veta, të verdhë dhe jeshile në raportin 3:1. Ecuria skematike e këtyre ngjarjeve sot njihet sipas paraqitjes së mëposhtme: P AA x aa : F1 Aa Aa x Aa
F2 AA Aa Aa aa (fenotipikisht raporti = 3:1) Statistikisht, Mendeli gjatë vrojtimit dhe vlerësimit të rezultateve eksperimentale pati këto të dhëna në F1:
Kokra të verdha = 6022 Kokra jeshile = 2001 Gjithsej = 8023 Raporti ndërmjet kokrave të verdha dhe totalit, 6022/8023 = 0,75059. Raporti ndërmjet kokrave jeshile dhe totalit, 2001/8023 = 0,24941. (0,75059 + 0,24941 = 1,00000) Raporti ndërmjet kokrave të verdha dhe jeshile, i marrë eksperimentalisht prej Mendelit është:
R = 0,75059/0,24941 = 3.0095 Shk.lirie: f = 1 (Hi katror): X2 = 0,0150 Probabiliteti: P > 0,9 (5) Prej këtej ai formuloi ligjin e dytë të gjenetikës duke thënë se, monohibridet (F1) e prejardhur prej linjash të pastra (P), në F2 për tiparin që shqyrtohet, shpërthejnë (fenotipikisht) në raportin 3:1, ligj ky themelor në gjithë gjenetikën klasike, bazë për problemet e seleksionimit të bimëve dhe të kafshëve, me vlera të veçanta për gjenetikën humane, për gjenetikën e mikroorganizmave, bazë në gjithë sukseset e teknologjisë së sotme moderne të hibridologjisë, etj. etj.
|
Read more...
|
Bujqesia
|
Korça është për Shqipërinë, atdheu i birrës dhe birra prodhohet prej elbit. Për rrjedhojë, zona e Korçës është edhe zona e elbit distik dhe ka, si traditën më të vjetër për këtë bimë, ashtu edhe njohuritë shkencore më të thella për të. Gjithmonë në zonën tonë, historikisht është mbjellë edhe sipërfaqja më e madhe me këtë kulturë bujqësore. Kohët e fundit për elbin distik prej Prof. Dr. K. Teneqexhi dhe Dr. E. Spahiu, është botuar edhe një monografi prej 111fq., me këtë përmbajtje:
Vlera ekonomike, Prejardhja dhe botanika, Fiziologjia dhe gjenetika, Seleksionimi dhe prodhimi i farës, Agroteknologjia e kultivimit, Sëmundjet dhe dëmtuesit.
|
Nr.4
|
Manat e zeza (Lat. Morus nigra) janë veçanërisht shumë të përhapura në dy fshatra Drenovë dhe Boboshticë. Nuk ka vënd tjetër në Shqipëri që të jetë aq i lidhur me manin e zi, sa janë banorët e Drenovës dhe të Boboshticës dhe kjo është një gjë interesante. Pse, si, qysh dhe kur, ky lloj mani është aq i dashur për këto fshatra është një enigmë. Për këtë gjë, nuk ka patur asnjëherë një studim shpjegues, shkencor, të thellë dhe bindës, por vetëm supozohet.
Sidoqoftë, nga ana botanike mani i zi është një specie që origjinon nga Azia perëndimore, Kaukazi, Armenia, Irani, etj, dhe në Evropë është introduktuar dhe kultivuar fillimisht në Mesdhe, qysh në kohët antike. Mani i zi është një bimë dhekaheksaploide me një numër shumë të madh të kromosomeve (2n = 308), ëshë bimë monoike, vetë fekonduese, lulëzon në pranverë dhe krijon fruta deri 25mm. Mani i zi arrin lartësinë deri 20m dhe sipas literaturës rron deri 200 vjet por, disa burime thonë se rron deri 500 vjet.
Në Drenovë dhe Boboshticë, këto shifra duket se nuk qëndrojnë mbasi manat aty, duken se janë shumë, shumë të vjetra ndofta qysh para sundimit turk. Sidoqoftë, kjo gjë do studime. Një burim i vitit 1888 që përshkruan manat e Drenovës dhe të Boboshticës i konsideron ato që atëhere si: “…mana të vjetra me fruta të kuqe në ngjyrë mellani, prej nga banorët prodhojnë një pije alkolike (raki) me vlerë…”
Manat e Drenovës dhe Boboshticës kanë qënë shumë të dashura edhe për piktorin Vangjush Mio i cili, peisazhin e tyre e ka hedhur në telaro disa herë.
Mani i zi, me ngjyrën e vet të kuqe gjak të frutit, përmëndet edhe në mithet e botës së lashtë, madje në një idil dashurie shumë të bukur.
|
Read more...
|
Nr.2
|
Qepa (latn. Allium cepa L.) konsiderohet si mbreti i kuzhinës. E ka origjinën nga zonat në thellësi të Azisë. Kultivimi i saj është tepër i vjetër dhe njihej prej egjiptianëve, grekëve dhe romakëve të vjetër. Përshkruhet me hollësi prej Theofrastit dhe Plinit. Qepa përmban, kalium, natrium, kalçium, acide, sheqerna, vitamina B1,2,3,6,9,12, A, C, E, K, dhe sidomos vajra eterike me veti kurative për sëmundjet e zemrës, diabetin dhe sidomos osteoporozën. Qepa konsumohet e njomë, (qepka), e thatë (si bulb), si kokar ose edhe e konservuar
Në qarkun e Korçës njihen këto lloj qepësh.
Qepa e Tushemishtit, është dy llojesh, me luspë të jashtme të verdhë dhe me luspë të jashtme rozë, e ëmbël dhe e shijshme, me bulba të mëdha dhe ruhet për një kohë të gjatë deri në Prill-Maj. ... Te plote lexojeni ne revista KE nr.2 |
Natyra
|
HYRJE
Nuk do të jetë e largët dita kur edhe flora e Zonës së Korçës për arësye dhe qëllime të ndryshme shkencore (siç veprohet kudo sot në vendet e zhvilluara) do të studiohet për nga ana citogjenetike, e kuptohet se një interes të veçantë në këtë drejtim do të kish së pari të dispononim një kalendar standart, të thjeshtë dhe praktik, të kolaudimit dhe studimit citogjenetik kësaj flore.
HARTIMI I KALENDARIT CITOGJENETIK Duke mos u ndalur me hollësi në metodat laboratorike të vrojtimeve citogjenetike, të cilat gjenden në manualet përkatëse dhe sidomos në internet, po përmënd këtu shkurtimisht stadet e punës për vrojtimet në fjalë. Prafiksimi i materialit: përmirëson morfologjinë e kromosomeve dhe realizohet duke përdorur solucione të holluara të kolkicinës, hidroksikinolinës, etj. Fiksimi i materialit bimor: ka si qëllim të vrasë materialin bimor shpejt dhe në atë mënyrë që të rruajë si të gjalla strukturat e brëndëshme të qelizës, e veçanërisht kromosomet. Realizohet nëpërmjet solucioneve të acidt acetik, ose edhe formalinës. Macerimi: procesi që realizon shpërbërjen e indeve dhe veçimin e qelizave për tu vrojtuar më lehtë në mikroskop. Realizohet nëpërmjet solucionit të acidit klorhidrik. Ngjyrimi i kromosomeve: ka për qëllim krijimin e kontrasteve brenda organeleve të qelizës dhe realizohet nëpërmjet solucioneve të karminës, orceinës, hematoksilinës etj. Pamvarësisht, nga metoda e vrojtimit që mund të kërkojë modifikime për bimë të veçanta dhe të cilat si e thamë më sipër gjenden nëpër manualet përkatëse, për çastin, më poshtë po japim një kalendar të mundshëm për vrojtimet citogjenetike të florës së Korçës. Bimët e kalendarit në fjalë janë veçuar nga studimet floristike të bëra enkas më parë për Zonën e Korçës, ndërsa të dhënat citogjenetike të vrojtimeve mundëshme për sejcilën bimë i kam grumbulluar nga hulumtimet e mia nëpër studime të ndryshme të kryera në një sërë vendesh të tjera.Së fundi them se ky kalendar është një listë minimum dhe problemi nuk është i ezauruar. Në të, në të ardhmen mund të shtohen edhe bimë të tjera të zonës tonë. Kështu, sipas muajve, më poshtë po paraqesim bimët që flora e Zonës së Korçës vë në dispozicion, disa karakteristika botanike të tyre dhe ç’mund të vrojtohet tek ato nga ana citogjenetike, sidhe ndonjë karakteristikë specifike që mund të haset gjatë vrojtimit.
|
Read more...
|
Nr.1
|
Bliri (Latn. Tilia cordata L.) është drupyjori karakteristik i bulevardeve të Korçës, të cilat janë zbukuruar me këtë specie, aty nga vitet ’60. Para këtyre viteve bulevardet kishin në të dy anët në shumicën e rasteve akacie, ose si quhen në gjuhën e popullit, ‘rogovecka’. Bliri i bulevardeve të Korçës në vartësi të motit, kulmin e lulëzimit e ka zakonisht në muajin Qershor. Në ditët e gjata dhe netët e bukura të këtij muaji, bulevardet e Korçës përfshihen nga një aromë veçanërisht e këndshme që përhapet prej luleve të kësaj peme. Në Korçë eshtë gjetur që gjatë dimrit i bëhet kësaj peme një krasitje e rëndë, e cila i jep drurit një kurorë të kontrolluar, sferike, dhe të përmasave që përputhen me hapësirat e bulevardeve tona.
|
Read more...
|
Nr.2
|
Dikur në mes të Korçës, pikërisht përballë, aty ku është sot porta e bibliotekës së qytetit, në trotuar, (pra dikur, përballë portës së anëshme të kishës së Shën Gjergjit) ndodhej deri aty nga vitet ’60 një plep (latn. Populus nigra L.) jashtëzakonisht i madh. Plepi kish lartësinë rreth 15 – 20m (afrs. sa një godinë me 5 kate), diametrin e kurorës rreth 60m dhe trashësinë e trungut, pra diametrin, rreth 4m (duhej të kapeshin rreth 8 veta, që ta pushtonin trungun). Plep aq i madh, rrallë se mund të gjendet sot diku. Plepi u pre në atë kohë që u prish edhe kisha e Shën Gjergjit.
Këtu po japim një foto të dimrit vitit 1917 të kishës së Shën Gjergjit dhe të plepit. Madhësia e tij në të (pra në foto) as afrohet për nga madhësia që kish pas pesëdhjet vjetëve të tjera, pra në vitet ’60.
|
Read more...
|
|
|