MZ- Aforizma: Nga filozofia amerikane (vazhdim).

 

Të katër liritë

“ … Në ditët që do të vijnë, tek të cilat ne kërkojmë të kemi sigurinë, duhet të mendojmë për një botë të themeluar mbi bazën e katër lirive thelbësore të njerëzimit.

E para, liria e fjalës dhe e shprehjes – kudo në botë.

E dyta, liria për çdo njeri, që të adhurojë Zotin sipas mënyrës së vet – kudo në botë.

E treta, liria prej mungesave, gjë që e përkthyer në terma botërore, nënkupton një logjikë ekonomike, e cila do t’i sigurojë çdo kombi, një jetë paqësore të shëndetshme, për banorët e vet – kudo në botë.

E katërta, liria prej frikës, gjë që e përkthyer në terma botërore, nënkupton reduktimin mbarëbotëror të armatimeve deri në atë pikë dhe në atë formë sa, asnjë komb të mos jetë në gjëndje, për të ndërmarrë një akt agresioni fizik, kundrejt ndonjë fiqinji – kudo në botë. …”

Franklin Delano Roosevelt,
fjala në Kongres, 6 Janar 1941.

Shënim: Një pllakë që përkujton këtë fjalim të quajtur, “Të katër Liritë”, është e vendosur brenda Statujës së Lirisë.
KE12/7 - Arkitekturë: Mbi stilin ionik të kolonave të bibliotekës, "Thoma Turtulli" në Korçë.
Nr.12

 



Biblioteka_Thoma_Turtulli_Korce Biblioteka e fëmijëve Korçë, një dhuratë e bamirësit të ndritur të qytetit tonë Thoma Turtullit, për popullin e Korçës, ku që të gjithë kemi kujtimet tona të fëmijnisë, veç shërbimit edukativ që ajo ka ushtruar për qytetin, është për ne edhe një vepër e rrallë e papërsëritshme arkitektonike.
Ndonëse një godinë e vogël, ajo është në miniaturë, një vepër e përsosur, e ngritur sipas stilit neoklasik me elemente të botës antike, arkitekturë kjo që mbizotëroi, në ndërtimin e institucioneve të rëndësishme të vëndeve më të zhvilluara dhe më të qytetëruara në Evropë dhe Amerikë, në fund të shek. 19-të dhe  në fillim të shek. 20-të.
Biblioteka jonë pra, e dhuruar prej Turtullit, përngjet me parlamente, universitete, teatro, opera, muzeume, auditoriume, biblioteka, etj, të këtyre vëndeve dhe, elementi bazë i këtij përngjasimi janë kollonat e famshme të saj të stlit ionik.

Read more...
 
KE7/16 - Mbi shtypin e përditshëm dhe periodik në Shqipëri më 1967
Nr.7

 

Sipas të dhënave zyrtare më 1967 tek ne ekzistonin këto, gazeta dhe revista periodike:
Zëri i Popullit, gazetë e përditsh. botim i Kom. Qëndr. PPSH. Qarkullimi ditor me 86,000 kopje.
Bashkimi, gazetë e përditsh. botim i Fronti Demokratik. Qarkullimi ditor, me 20,000 kopje.
Puna , gazetë e përditsh. botim i Kësh. Qëndr. Bashk. Profesionale. Qarkullimi ditor me 18,000 kopje.
Zëri i Rinisë,  gazetë qarkullonte dy herë në javë. botim i Kom. Qëndr. Bashk. i Rinisë Punës Shqipërisë. Qarkullimi ditor me 36,000 kopje.
Jeta e Re,  gazetë, botim i Kom. i Partisë Shkodër.
Pararoja,  gazetë, botim i Kom. Partisë Korçë.
Adriatiku,  gazetë, botim i Kom. Partisë Durrës. bashkimi
Arsimi Popullor, revistë, botim i  Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës.
Bujqësia Socialiste, revistë, botim i  Ministrisë së Bujqësisë.
Buletin i Shkencave Bujqësore, revistë shkencore, botim i Institutit të Lartë Bujqësor Kamëz.
Drita, gazetë javore, botim i Lidhjes së shkrimtarëve dhe Artistëve.
Fatosi, revistë për fëmijë, botim i Kom. Qëndr. Bashk. Rinisë Punës Shqipërisë (BRPSH).
Read more...
 
MZ - Arsim - Edukata - Oscar Wilde, copëza.
Mozaik - Te ndryshme

Oscar_Wilde … Shkolla duhet të jetë kudo, në çdo qytet, në çdo fshat, ambienti më i bukur, më i këndshëm dhe më i dashur për fëmijët, madje ajo duhet të jetë aq e bukur, e mirë dhe e dëshirueshme prej tyre sa, kur të ndëshkohen fëmijët e padisiplinuar, ndëshkimi për ta të jetë, ndalimi apo privimi prej saj, d.m. th. ditën tjetër, fëmijët e padisiplinuar, të mos lejohen të hyjnë në shkollë …

                                  *     *     *

… Në qoftë se tek hani drekë diku, ju ndodh që të takoni një njeri që, gjithë jetën e vet ka punuar për të edukuar vetveten, - diçka e rrallë kjo për kohët tona, por pavarësisht,  them sikur rastësisht të takoni një të tillë njeri, - do të shihnit se në fund, do të largoheshit prej tavolinës më të pasur dhe gjithashtu të ndërgjegjshëm se një ideal i lartë ju ka kapur për një çast, madje dhe iu ka shenjtëruar edhe ditët tuaja. Por, oh i dashur, po qe se do të kini pranë dikë që gjithë jetën e vet ka punuar për të edukuar të tjerët, atëhere do të shihni se ç’ndodh! Do të shihni se sa gjë e lodhëshme që është gjatë diskutimit, mos përputhja apo ndarja, mes opinioneve, tuaja.


(Prkth: Ilia V. Ballauri)


 
MZ - Thomas Hobbes (1588 - 1679)
Aforizma

Kur s'ka art dhe s'ka letra, nuk ka as edhe shoqëri të qytetëruar dhe ç'ka është edhe më e keqe se gjithçka, është se, në një shoqëri të tillë, ka vetëm frikë të vazhdueshme dhe rrezik për vdekje të tmerrshme, për më tepër, jeta e njeriut në atë rast, është e vetmuar, e varfër, e shëmtuar dhe e shkurtër.

 
KE6/3 - Mbi jetimoren e Korçës
Nr.6

Një përshkrim i vitit 1923. (paraqitur këtu sipas arkaizmave të gjuhës së asaj kohe)
“Kjo është një godinë ku rinë djem e vajza të pa-prindërshmë, të cilëvet, fati ose rrjedhja e ngjarjeve [të viteve] 1912 -1920 i ka lënë udhëvet. Këta fëmijë të mbledhur nga an’ e Bashkisë, janë vënë më një shtëpi në Famuli Penço, [kupto në lagjja Penço], afër Postë – Telegrafit. Një kujdestar i familit, [kupto lagjes], është vënë me pagesë nga an’ e Bashkisë, përkujdeset për ritjen e tyre...

Lexojeni të plotë tek, KE6/3

 
MZ - Aforizmë:
Aforizma

Dëgjoni ç’ka dëftejnë të moshuarit, kushtojini vëmëndje asaj ç’ka ju rrethon, nuk kemi shumë kohë. Në jetë ndodh që dhe këto t’i humbasim brenda një nate. Informacioni kështu humbën, … Dëgjoni ç’ka ju dëften një fqinj i moshuar, apo të afërmit të cilëve ju ka kaluar mosha,  … Ç’dimë ne për kohërat e shkuara, për të kaluarën, në qoftë se nuk dëgjojmë ata që jetuan në ato kohëra? Dhe si mund të përballojmë të ardhmen, kur nuk njohim të shkuarën?

Barbara Sizemore (1927 – 2004),
afro-ameikane, e cilësuar si “brillant educator”.

 
KE6/37 - Kalendari Korça në vitet 20 - 30, të shek. 20 - të
Nr.6

K.Korca Kalendari “Korça”, në vitet ’20 – 30’, ishte një buletin me rreth 50 faqe, që nxirrte në atë kohë në qytetin tonë, çdo vit, botuesja dhe shtypshkronja, Dhori Koti.
Kalendari në fjalë përmbante:
K
remtimet, ngjarjet e një viti më parë, këngë, vjersha, rrëfenja si dhe shkrime humoristike dhe zbavitëse. Shitej me një çmim, 60 qindarka ar.






 
KE10/16 - Histori - Baroni S. Sina prej Voskopoje dhe Akademia e Shkencave të Hungarisë.
Nr.10

akademia  Fjala e Baronit S. Sina prej Voskopoje përpara akademikëve dhe shkencëtarëve hungarezë.

  Të nderuar anëtarë të shoqatës hungareze të shkencëtarëve.

 “Dija është forcë, forcë prej së cilës, nga njëra anë falë kërkimeve dhe sukseseve burojnë arritje gjithnjë e më të mëdha mbi Botën jo shpirtërore të Natyrës duke kapur këtu mënyrat e ndërtimit dhe funksionimit të saj dhe nga ana tjetër, dija duke shkrirë me ngadalë si zjarr ndriçues edhe errësirën e padijes dhe të paragjykimeve në Botën shpirtërore dhe atë morale, do të sjellë si rrjedhojë, zhvillimin e mendimit dhe fisnikërimin e zemrës, dhe njëherazi, do të sjellë kuptimin dhe dashurimin e së Vërtetës, duke shëruar kështu frikërat prej të cilave vuajnë mangësitë e shoqërisë, duke e ngritur në këtë mënyrë njeriun, kombin por edhe  natyrën humane, në përsosmëri dhe mbarësi, frute këto të cilat Krijuesi bujar i pati parasysh t’ua dhurojë qënieve të tij me intelekt mbi dhe, në qoftë se këta mund dhe duan, t’i përdorin me urtësi, aftësitë që Ai u fali. Duke dashur të kontribuoj në pasurimin e këtij institucioni fisnik dhe me qëllim që Akademia të ketë strehën e vet ashtu si i meriton, ofroj tetëdhjetmijë fjorinta me kushtet që përmënden në aktin themelues  që bashkangjitet. Dëshiroj që ky kontribut të pranohet me kënaqësi nga Shoqata jonë e ndritur, me dëshirën e nxehtë time që veprat e këtij institucioni shkencor të kthehen në sukseset më të mëdha, në begati të kombit.

 

Read more...
 
KE3/20 - Mbi Joani Halqeun prej Voskopoje
Nr.3
J. Halqeu ka qënë drejtori і kolezhit Flangini, të Venecies për rreth njëzet vjet, (gjatë viteve 1694 – 1703 dhe gjatë viteve 1710 – 1718).
Për jetën e këtij eruditi, dihen fare pak gjëra.
Mendohet se ka jetuar në periudhën 1660 - 1740. Në vitin 1679 ka filluar studimet në kolezhin grek të Romës  dhe pastaj, pasi ka mbaruar këtu studimet, një pjesë të mirë të jetës e ka kaluar në Venecie, si drejtor і kolezhit Flangini.
Pas vitit 1718 ai u kthye në Voskopojë ku, për një farë kohe duhet të ketë qënë mësimdhënës në shkollat e forta të këtij qyteti.
Në histori, Joani Halqeu njihet me përcaktimin si, filozof aristotelist. Për të, eruditi tjetër prej Voskopoje, Dhimitër Pamperi, shkruan këto fjalë:

Read more...
 
KE2/10 - Disa gazeta që qarkullonin në Korçë, më 1911.
Nr.2
Te plote në Nr.2 i Revistes Korça Encyclopedica
 
KE2/9 - Programi mësimor i klasës së katërt i Mësonjëtores së parë shqipe
Nr.2

Programi mësimor i klasës së katërt i Mësonjëtores së parë shqipe, për djem dhe vajza, në vitin shkollor 1888 – 1889.

    Lexim e shkrim shqip
    Historia e botës, popujt e lashtë
    Dituri
    Zoologji
    Fizikë
    Muzikë
    Vizatim
    Korrespondenca me letra
    Përralla
    Arithmetikë
    Gjeometri
    Bukurshkrim
    Gjuhë turke
    Gjuhë frënge
    Gjuhë greke


 
MZ - Aforizmë: Nektar Tërpo - Voskopojari
Aforizma

Vjedhës nuk është vetëm ai që i hedh vajit ujë por,
Vjedhës është edhe ai mjeshtër a mësues që nuk mëson nxënësit e vet.

 

 
KE3/15 - Vargje erotike prej Asdrenit.
Nr.3

Aleksandër Stavre Drenova, ose i njohur si Asdreni (1872 – 1947) poeti dhe publicisti i madh prej Drenove, shkruesi i një sërë shkrimeve, shkruesi i himnit kombëtar (i cili zyrtarisht njihet me tre strofa por që në origjinal ka patur gjashtë), ka shkruar edhe këto vargje erotike si më poshtë:

O moj ti me sy të zinj,
Q’i ke flokët por si ar,
Eja mezin të ta mar,
Se po s’ardhe do t’të vij!

O moj ti me sy të zinj,
Q’i ke buzët si qershi,
Falm’a dorën  e mos ri,
Se po s’ardhe do të vij!

Read more...
 
MZ - Aforizmë: H. A. Korça
Aforizma

Pasurinë mund ta vjedhin, por diturinë jo.
Ai që ta ruan të fshehtën të do me shpirt.