Aforizma të eruditëve grekë dhe romakë: Për bukurinë.

 


Bukuria është dhuratë e Zotit.
Aristoteli
*
Bukuria individuale i hap rrugën njeriut, më tepër sesa një rekomandim.
Aristoteli
*
Sigurisht që bukuria është një dhuratë e mirë e Zotit, por duket se vetë Zoti mendoi se kjo, bukuria pra, nuk është ndonjë e mirë e madhe, përderisa ai e dha atë edhe tek njerëz të liq.
Shën Agustini
*
Në çastin që një vajzë fillon e nuk ka më ndrojtje dhe nuk skuqet më, atëhere ajo ka humbur pjesën më tërheqëse dhe më fuqiplotë të bukurisë së vet.
Grigori i 1-rë, shek 6-të
*
Të lutem o Zot, më bëj të bukur përbrenda.
Sokrati
*
Bukuria e stilit, e harmonisë, e hijeshisë dhe e një ritmi të mirë, varen nga thjeshtësia.
Platoni
*
Njësoj si mund të gabojë një mëndje kur ajo gjykon nën veprimin e pijes së verës, ose një sy, kur ai sheh në errësirë, ashtu mund të gabojë edhe një shpirt, kur ai është i dehur prej një bukurie.
Ovidi
*
Njoh dikë që kur pa një grua me një bukuri goditse, ju lut Krijuesit për të. Duket pra se pamja e saj e ndriçoi atë burrë, që t'i drejtohej Zotit me përdëllim.
Shën Joan Klimakus, shek. 7-të
*
Ç'ka është e bukur është e mirë dhe, kush është i mirë, shpejt do të konsiderohet edhe si i bukur.
Safo
*
Asgjë e bukur nuk është e bukur, po qe se shikohet nga të gjitha këndvështrimet.
Horaci
*
Kur në mesnatë kandili shuhet,
të gjitha gratë, kanë një bukuri që s’thuhet.
Plutarku





KE5/15 - Zona e Oparit në fillim të shek. 19 - të, një përshkrim i vitt 1830.
Nr.5
“ … Edhe Opari është një komunë e vogël. Përfshin thuajse 30 fshatra, …. Llogaritet të ketë gjithsej rreth 600 shtëpi dhe rreth 4500 frymë. Relievi është malor, tepër i frikshëm dhe me maja të pa kapshme. Shtëpitë janë të ndërtuara në kodra, rrëpira dhe humnera. [Përsa i takon juridiksionit fetar] varet nga mitropolia e Korçës. [Banorët] një pjesë janë mjeshtra ndërtimi, një pjesë tjetër janë drupunues dhe një pjesë janë blegtorë. ..
Read more...
 
KE7/11- 12 - Mali i Thatë dhe vargjet e Lasgush Poradecit, "Fryn veriu ..."
Nr.7


Mali_i_Thate Mali i Thatë, quhet kështu mbasi me të vërtetë është i thatë. Prej tij nuk rrjedhin burime uji ose këto janë shumë të pakta dhe gjithashtu, nga ky masiv malor, nuk buron asnjë lumë a prrua që të ketë ujë, gjatë gjithë vitit. Mali i Thatë shtrihet në veri të Fushës së Korçës, një pjesë e tij vazhdon edhe matanë kufirit ku quhet Galicicë. Mali i Thatë ndan liqenin e Prespës së Madhe (në lindje të vet), nga ai i Ohrit (në perëndim). Për nga ana gjeologjike Mali i Thatë përbëhet kryesisht prej formacione gëlqerorësh të periudhës së mesozoikut.
Konfiguracioni i Malit të Thatë është tepër interesant. Nga ana e Fushës së Korçës (pra nga jugperëndimi), por edhe nga ajo e Liqenit të Pogradecit (pra nga perëndimi) ai është shumë i pjerët dhe impozant, ndërsa nga veriu dhe lindja ai ka zbritje të buta, me pllaja – pllaja.  Lartësia e tij lëviz nga 900m deri në 2287m, me një mesatare mbizotëruese në 1400m. Maja e tij nuk është e mprehtë por përkundrazi, ajo është e rrafshtë, e sheshtë dhe me gropa karstike. Të tilla gropa janë të pranishme gjithashtu edhe në anën perëndimore të tij. Maja më e lartë e tij është Pllaja e Pusit (pra maja e tij është, majë pusi!) e cila është 2287m mbi nivelin e detit. Ky mal ka një shtrirje rreth 25 km nga veriu në jugë dhe është i gjërë rreth 8km në pjesën qëndrore të vet. Mali i Thatë duket shumë bukur, si prej Korçe ashtu dhe prej Pogradeci.
Ai përmëndet thuajse në një sërë përshkrimesh historike të bëra në shekuj, prej udhëtarësh, kronikanësh apo studiuesish të ndryshëm, kur këta i referohen anëve tona. Përmëndet indirekt apo direkt, në shkrimet e lashta, në ato bizantine, në ato osmane, e deri tek shkrimet e udhëtarëve të huaj të cilët kaluan këtej, në këto shekujt e fundit.
Flora është e pasur, në pjesën jo të pjerët të malit, pra në atë lindore e veriore, dhe në mbulesën e gjelbërt të këtij mali gjenden, luadhe (ku ka edhe salep e krokus), drurë ahu, dushk si dhe shkurre të ndryshme. Kohët  e fundit ndaj pyjeve që veshin Malin e Thatë, janë bërë mjaft dëmtime ekologjike, nëpërmjet prerjeve jo të rregullta të drurëve pyjorë dhe të shfrytëzimit të gurit gëlqeror duke e ç’veshur edhe më tepër, këtë mal të thatë. Lidhur me faunën përmëndet se, përveç shpendëve të ndyshme, aty ka mjaft ujqër si dhe rrallë herë takohet edhe ariu. Ndërkaq në Goricë, që është një fshat në këmbën veriore të këtij mali, gjenden baokside hekuri dhe minerale kalçiumi dhe magnezi.
Mali i thatë ndahet prej Malit Ivan (1768m mbi nivelin e detit) prej një qafe, Qafës së Zvezdës, e cila ndan njëkohësisht edhe fushën e Korçës nga pellgu i Liqenit të Prespës. Kjo qafë ndodhet në lartësinë 1099m, mbi nivelin e detit.

Read more...
 
KE6/31 - Struktura gjeologjike e kurorës rrethuese, të lartësive rreth e qark Fushës Korçës.
Nr.6

 

Duke filluar prej veriut, (e pastaj lindje, jugë, perëndim, veri), përreth, lartësitë që ngrihen mbi Fushën e Korçës, kanë këtë përbërje gjeologjike:
1) Kodrat pas Petrushës, ato të Grabovicës dhe
deri tek Mali i Thatë, janë argjile e konglomerate ranore, të sistemit neogjenik.
2) Mali i Thatë, Mali i Ivanit, deri në Devoll, në
gryka e Cangonjit janë gëlqerorë masivë dhe dolomite, të sistemit triasik.
3) Nga Zëmb
laku, mbi Plasë, Çardhaku, Bozdoveci, janë flishe, konglomerate ranore, alevrolite, të sistemit paleogjenik.
Read more...
 
BK/SHJT - Turizëm - Gida turistike e Korçës.
Gjeografia
Një gidë turistike për Korçën,
botim i viteve të fundit, 122 fq., 500 lek të reja ose, 5 euro. gida

Përmban:
gjeografi, histori,
burimet natyrore,
monumentet natyrore,
popullsia,
ekonomia,
arkitektura,
tradita, arti,
itinerare të sugjeruara,
informacion praktik,
hotele, librari,
monumente kulture, 
tradita e pikturës kishtare,
karnavalet, ballot, 
etj.  
 
KE5/28 - Mbi kodrat në lindje mbi qytetin e Korçës.
Nr.5
Një përshkrim i fundit të shek të 19-të:

“… Këto [kodra] kanë lartësinë deri 100m dhe janë, 1) kodra e “Shën Thanasit“, 2) kodra e “Vreshtave“ e cila është në vazhdim të të parës, 3) kodra e “Shënd ‘Ilisë“ që edhe kjo është vazhdim i të mëparshmes, 4) kodra e “Gërqeles“, që edhe kjo vazhdon pas të tretës. Të gjitha këto kodra lartësohen pra në lindje të Korçës. Duhet thënë se ka të tilla edhe për nga ana e veriut në vazhdim deri në fshatin Melçan … .“
 
KE5/3 - Lumi i Devollit
Nr.5

 

    Devolli
Ky lumë është i gjatë 196km. Buron rrëzë malit të Gramozit në afërsi të fshatit Nikolocë. Kalon nëpër fushën e rrethit të Bilishtit, që quhet fusha e Devollit, takon Prespën e Vogël, kalon pranë Progrit, pastaj mespërmes Qafës së Cangonjit, duke lënë për nga veriu Malin e Thatë dhe nga jugu vragmalet e Moravës, përshkon kështu fushën e Korçës ku merr me vete lumin e Dunavecit, (fushën e ndan në dy pjesë), kalon nëpër torfat e ish kënetës dhe pastaj në anë të qytetit të Maliqit dhe ish kombinatit të sheqerit, futet për në grykat malore. Përshkon malësitë e Gorës dhe Oparit, futet në rrethin e Gramshit, kalon në rrethin e Beratit ku në afërsi të Urës Vajgurore bashkohet me lumin e Osumit dhe pastaj që të dy bashkë, duke formuar kështu lumin e madh të Semanit derdhen në det.
Read more...
 
KE4/1 - Guri i Cjapit
Nr.4

 

  guri_capi
Është një monument natyror, një masiv shkëmbor, konglomerat rranor i cili mendohet të ketë marrë një trajtë të veçantë shumë interesante, prej veprimit të faktorëve atmosferike. Ai ndodhet në zemër të vargmaleve të Moravës, në lindje të qytetit të Korçës, në pyjet e parkut të Bozdovecit, të komunës së Drenovës, në lartësinë rreth 1550m mbi nivelin e detit. Gjatësia e shkëmbit është rreth 25m, gjërësia rreth 10m, dhe lartësia po ashtu rreth 10m.
 Sipas legjendës, masivi në fjalë, tepër i vështirë për tu ngjitur jo vetëm prej njeriut por edhe prej çfarëdolloj kafshe, e mori këtë emër mbasi në të, mundi të ngjitet vetëm një cjap.
Read more...
 
KE2/3 - Leskoviku rreth viteve 1830.
Nr.2
Një përshkrim i atyre viteve.

Përballë Postenanit ndodhet qyteza e Leskovikut me 400 shtëpi prej të cilave një pjesë janë shtëpi të kamura. Vëndndodhja e qytezës është në një panoramë të bukur, me ujëra, dhe me ajër të shëndetshëm. Qyteza ka edhe pazar. Bejlerët e këtushëm janë aktivë në jetën politike, ndërhyjnë, zgjidhin dhe paguajnë në Stamboll, taksa, haraçe dhe çështje të ndryshme ministrore. Leskoviku është 5 orë [më këmbë] larg, në perëndim të Konicës dhe, 8 orë larg, në lindje të Përmetit. Aty ndodhet edhe mali i cili lartësohet thikë, i Melesinit ku kishte pallatet [sarajet] dhe një postë roje, Iliaz Aga Zylyftar Poda i cili në krye të katërqind vetëve u ngrit kundër [perandorisë]. Ushtritë e sulltanit e rrethuan dhe pas katër muaj luftë ai u detyrua të jepet e të bëjë paqe me kusht që të shpëtojë vetë me haremin, pasi të dorëzojë djalin e vet peng, “remi”. Paskëtaj [Iliaz Agai] shkoi në Korfuz, ndërsa pallatet e tij u shkatërruan nga themelet së bashku me postë-rojën. Po në këtë kohë kish ngritur krye edhe Mustafa Pashë Shkodra.

Te plote lexojeni ne revista KE nr.2
 
KE3/3 - Të dhëna numerike për liqenet e Prespës, krahasuar këto me fushën e Korçës.
Nr.3

 

 
prespa2 Prespat përfshihen përbrenda këtyre koordinatave gjeografike, veri 41 gradë dhe 25 minuta, jugë 40 gradë dhe 40 minuta, në lindje  21 gradë dhe 16 minuta dhe në perëndim 20 gradë dhe 50 minuta dhe kanë sipërfaqe, Prespa e madhe 275.2 km2, ndërsa Prespa e vogël 50.7km2.
Liqenet kanë konfiguracion të çrregullt. Gjatësi maksimale vijëdrejtë, nga pjesa më veriore e Prespës së madhe, në atë më jugore të Prespës së vogël, është rreth është 35km. Ndërsa, gjërësia maksimale vijëdrejtë, nga pjesa më lindore e Prespës së madhe, në atë më perëndimore të saj, është rreth 20km.
Krahasuar me fushën e Korçës këto distanca përputhen në gjatësi ndërsa në gjërësi Prespat janë më të gjëra sesa fusha tonë. Gjërësia e tyre maksimale është thuajse e barabartë me dyfishin e gjërësisë së fushës së Korçës
Read more...
 
KE3/17 - Një përshkrim i vitit 1830 për qytetin e Korçës.
Nr.3

 “Korça ose Gjiorça është qytezë me 800 shtëpi,…, ka pazar të mirë me rreth 300 dyqane, ka ujra të mira dhe ajër të shëndetshëm. [Korça] është ndërtuar në anën lindore të fushës [së Korçës] e cila ka gjatësi rreth 6 orë dhe gjërësi diku 2 dhe diku 3 orë, fushë kjo pjellore në prodhimin e drithrave dhe bishtajoreve. … Terreni [i qytetit] është i butë, gjë që bën që, mallrat të transportohen me karroca lehtë, kudo që është nevoja.

Read more...
 
KE1/15 - Lartësia mbi nivelin detit, brenda qytetit të Korçës
Nr.1

Lartësia mbi nivelin detit,
brenda qytetit të Korçës sipas një linje

nga veriu në jugë është
:

Në unaza (kryqz. Dishnicë)        851m
Në ish-Parku mallrave                860m
Në Universiteti                            850m
Në “Lëndina e Lotëve”               854m
Në Kinema “Morava”                  872m
Në Katedralia                             873m
Në Ambulanca                           874m
Në Ura e rrugës Ersekë             876m

Read more...
 
KE2/30 - Gora dhe Mokra, një përshkrim i bërë para vitit 1830
Nr.2

 Gora dhe Mokra, në veri kufizohen me Ohrin, në jugë me lumin e Devollit i cili i ndan këto krahina prej Oparit. Në lindje kufizohen me Korçën, dhe në perëndim me zonën e Elbasanit. Vëndi është malor dhe i frikshëm, nga ku me sa duket ka marrë edhe emrin, Gorë që sllavisht do të thotë mal. Ujrat e kësaj zone derdhen gjysmat në lumi i Devollit ndërsa gjysma tjetër në lumi i Shkumbinit. [Gorë-Mokra] përfshin 110 fshatra pa llogaritur këtu fshatrat e vogla. Ka rreth 2200 shtëpi [dhe] me një mesatare rreth 20 shtëpi për fshat dhe 8 frymë për shtëpi, pra 17600 banorë.
Myselimi (kryetari i vëndit) qëndron në fshatin Pogradec ku ka 40 shtëpi.