Nr.11
|
Sistemi i sigurimeve shoqërore në Korçë, njihet prej mëse 100 vjet përpara. Kështu për sigurimin e jetës më 1911, në qytetin tonë funksiononin këto tetë shoqëri sigurimesh:
“Amivea” ose Sigurimi Reciprok, që kish për agjentë sigurimi, të jetës, vëllazërinë Mangoleci.
“Ankara”, që kish për agjent sigurimi të jetës, Spiridhon N. Bimblin.
“Anatoli”, që kish për agjent sigurimi të jetës, Minella Manon.
“Victoria – Berlin”, që kish për agjentë sigurimi të jetës, vëllazërinë Kristo Bimbli.
“Gresham”, që kish për agjent sigurimi të jetës, Grigor A. Filipin.
“Lawgar”, që kish për agjent sigurimi të jetës, vëllazërinë, N. Ceci.
“New – York”, që kish për agjent sigurimi të jetës, Vasil Kondin.
“Union”, që kish për agjent të sigurimit të jetës, Vasil Kondin.
|
Sociale
|
Përgatiti: dr. Ilia V. Ballauri
Në Korçë, shëtitja në bulevardin qëndror të qytetit, ka qënë të paktën për njëqind vjetët e fundit, një prej mënyrave kryesore dhe në kohë të caktuara mbase e vetmja, e çlodhjes, e qetësimit shpirtëror, e argëtimit, e marrëdhënieve shoqërore, për qytetarët tanë. Bulevardi, xhiroja pra që bëhej në të, ose më shqip shëtitja ec e jakë aty, ka qënë vëndi më i përshtatshëm i bisedimit, i diskutimit, i njohjes, i thashethemeve, i dhënie - marrjeve, i mësimit të të rejave, etj, etj, për qytetin tonë. Ne u rritëm me xhiron dhe po ashtu edhe prindërit tanë, e në mos edhe gjyshërit tanë po ashtu. Të flasësh për xhiron e Korçës nuk është një gjë e thjeshtë. Një analizë e hollësishme për të, sigurisht që do të kërkonte, njohuri historike, dije social - psikologjike dhe deri fantazi ekonomike, pra një imagjinatë dhe kulturë të gjithanshme, enciklopedike.
Nuk është Korça që e ka zbuluar këtë lloj terapie shoqërore. Rrënjët e saj gjenden kudo, në Paris, në Berlin, në Athinë, në Bukuresht, në Vjenë, etj. Xhiroja pra është historikisht e mbarënjohur madje, që në kohët më të lashta, në Athinën e vjetër dhe në Romën e romakëve. Në xhiro e sipër, aty në Agoranë e Athinës së lashtë, a në Stoa rrëzë Akropolit, Sokrati pat’ diskutuar probleme nga më të vështirat filozofike, ndërsa Aristoteli edhe më fort akoma, gjithë filozofinë e tij e zhvillonte me nxënësit, më këmbë, në xhiro.
Por përpara se të filloj të futem në analiza dhe të dhëna, e shoh të arsyeshme, të sqaroj njëherë, etimologjinë e këtij proçesi që ne e quajmë xhiro dhe që thjesht mund që të quhej edhe shëtitje. Së pari duhet të themi se fjala xhiro, vjen prej italishtes, girare = me vërtitur por, edhe me erdhur rrotull dhe, giro = rreth, qark, rrotullim, vërtitje. Duket pra se, me qënë që njerëzit vinin rreth, në të njëjtin itinerar, vajtje dhe kthim në vazhdim, është kjo arsyeja pra, që ky proçes u quajt xhiro. Pra xhiroja për ne në Korçë, është një lloj shëtitjeje e veçantë, karakteristike. Vetëm fjala xhiro e mbush kuptimin e kësaj lloj shëtitjeje, ndaj dhe ne theshim, takohemi në xhiro dhe ne nuk theshim kurrë, takohemi në shëtitje.
|
Read more...
|
Nr.11
|
Pitose, quheshin në kohë të lashta, hambaret ose enët ku ruheshin apo konservoheshin produktet e ndryshme bujqësore, kryesisht drithrat, si gruri, elbi, meli, thekri, etj, por edhe farërat e bimëve të tjera bujqësore si, thjerrëzat, qiqrat, etj. Në këto enë ruheshin madje edhe uji, vera, vaji apo edhe produkte të tjera ushqimore, të përgatitura ose gjysmë të përgatitura, që dilte në atë kohë, e nevojshme për t’i mbajtur gjatë.
Pitoset ishin enë të mëdha qeramike, pra prej balte të pjekur. Kishin volum të përmasave të ndryshme, me trajtë vezore ose gati sferike. Nga sipër pitoset kishin grykën, ndërsa poshtë kishin fundin, i cili mund të ish në formë konike si majë duke shërbyer kështu më mirë për tu ngulur dhe futur brenda në tokë ose më thjesht, për tu groposur aty.
Disa pitose nuk groposeshin në tokë ndaj dhe fundin e kishin në formë trung koni. Këta mbaheshin nëpër banesat, në pjesët më të freskëta dhe më të thella të tyre.
Sot rudimente të pitoseve janë qypet që kemi patur të gjithë, nëpër shtëpitë tona. Qypet janë një lloj pitosi që nuk groposet.
|
Read more...
|
Nr.7
|
Sipas të dhënave zyrtare më 1967 tek ne ekzistonin këto, gazeta dhe revista periodike:
Zëri i Popullit, gazetë e përditsh. botim i Kom. Qëndr. PPSH. Qarkullimi ditor me 86,000 kopje.
Bashkimi, gazetë e përditsh. botim i Fronti Demokratik. Qarkullimi ditor, me 20,000 kopje.
Puna , gazetë e përditsh. botim i Kësh. Qëndr. Bashk. Profesionale. Qarkullimi ditor me 18,000 kopje.
Zëri i Rinisë, gazetë qarkullonte dy herë në javë. botim i Kom. Qëndr. Bashk. i Rinisë Punës Shqipërisë. Qarkullimi ditor me 36,000 kopje.
Jeta e Re, gazetë, botim i Kom. i Partisë Shkodër.
Pararoja, gazetë, botim i Kom. Partisë Korçë.
Adriatiku, gazetë, botim i Kom. Partisë Durrës.
Arsimi Popullor, revistë, botim i Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës.
Bujqësia Socialiste, revistë, botim i Ministrisë së Bujqësisë.
Buletin i Shkencave Bujqësore, revistë shkencore, botim i Institutit të Lartë Bujqësor Kamëz.
Drita, gazetë javore, botim i Lidhjes së shkrimtarëve dhe Artistëve.
Fatosi, revistë për fëmijë, botim i Kom. Qëndr. Bashk. Rinisë Punës Shqipërisë (BRPSH).
|
Read more...
|
Sociale
|
Para disa kohësh, një qiparis i limontë mu tha.
Unë, që këto punë i di fort mirë o miku im dhe që e di se edhe bima ka shpirt, paçka se Aristoteli dhe Platoni për njëzet vjet mes tyre, debatonin nëse bimët kanë apo jo shpirt, e pra unë që e di më mirë se ata dhe që jam i bindur që bima ka shpirt, vendosa ta shoh këtë punë, pra: Pse ai qiparis i limontë që e pata mbjellë në një varele të madhe dhe që e mbaja gjithë kujdes, diku aty në krye të ballkonit, mu tha?
“Dije! ” Më pat thënë dikur, një bujk i vjetër prej Voskopi, “kur bima vdes pra thahet, në do të dish se çfarë e ka munduar shpirtin e saj, duhet pra me patjetër t’i shikosh rrënjët.”
Vendosa pra, të bëj autopsinë dhe të shoh arsyet përse ai qiparis i limontë mu tha.
Pasi ia preva gjithë keqardhje degët e thata, asaj qënieje të vdekur që për shumë kohë më pat dhënë kënaqësi dhe pasi e bëra cung, sa nuk e shihja dot ashtu të shëmtuar, e nxora duke psherëtirë, siç ish, kallëp, me gjithë dhè prej varelit ku e kisha mbjellë.
“Gjithmonë punët do t’i marrësh me rradhë” më pat thënë plaku, “Çdo shtresë dheu që mbështjell rrënjët, ka kuptimin e vet, madje, sa më tepër rrënja të depërtojë, të mlekset, të ndërthuret me dheun, aq më tepër shpirti i saj, ka dhënë e ka marrë me të, ose më saktë, aq më tepër ajo shtresë ka luajtur rol në shpirtin e bimës.”
|
Read more...
|
Nr.11
|
Në Korçë duke përjashtuar apartamentet, nuk ka shtëpi, ose për të qënë më të saktë, numërohen me gishtat e dorës ato shtëpi, që nuk kanë oborr dhe që dalin drejt e në rrugë. Shtëpitë e qytetit tonë, shumë a pak që të gjitha kanë oborr, kush në një sipërfaqe më madhe dhe kush, në një sipërfaqe më të vogël. Oborret e shtëpive të Korçës janë të thjeshta, kryesisht kanë trajtë katërkëndëshi, pra nuk kanë konfiguracione të komplikuara. Ekspozimi i tyre ndaj pikave të horizontit është i lidhur me ekspozimin e shtëpisë apo të kartierit, ku ato ndodhen. Sipërfaqja e tyre, në një mesatare hamëndësonjëse(!), mund të jetë rreth 50 m2. Një pjesë e oborrit të shëpive tona është e mbuluar me plloça shtufi ose plloça të gdhëndura graniti (shtëpitë e vjetra, të familjeve që dikur ishin në gjëndje të mirë ekonomike), të vendosura këto shpesh edhe në formë dekori, shumë bukur, ndërsa në dhjetvjeçarët e fundit për mbulimin e oborreve është përdorur edhe çimentoja edhe kjo, shpesh e zbukuruar me dekor të shënuar por që, jo gjithmonë ky i fundit (pra dekori), është i arritur dhe me një gusto të hollë.
|
Read more...
|
Nr.9
|
(Shënim: Për hartimin e këtij hulumtimi jemi bazuar kryesisht tek bot. „Esnafet Shqiptare“ aut. Z. Shkodra. Akad. Shkenc. Shqipërisë, 1973, fq.89 - 106.)
Përfitimi dhe ushtrimi i një profesioni, i një mjeshtërie të caktuar, apo një zanati, më parë, në kohën e pushtimit turk por edhe më pas, deri aty nga mesi i shekullit të 20 –të, ishte një proçes i vështirë që, në një farë mënyre ose në një tjetër, vazhdonte gjithë jetën dhe vazhdonte kryesisht në këto tre faza: të çirakut, të kallfës dhe të ustajt.
A) Çirakët.
Qysh fëmijë, djemtë e vegjël duke filluar që në moshën 10 vjet (a pak më tepër), hynin si hyzmeqarë, apo çirakë, apo shegertë të vegjël, ose nxënës tek një usta, për të filluar të mësuarit e një mjeshtërie, p.sh. atë të opingarit ose të zdruktarit, ose të bakallit, etj, etj.
Marrja e nxënësit në dyqan, bëhej me pëlqimin e esnafit (organizatës apo shoqatës p.sh. të zdruktarëve). Kështu, në rregulloren e bakajve të Voskopojës, të vitit 1779, thuhej shprehimisht se: “ … kur ndokush ka nevojë për hyzmeqar (çirak) duhet që mjeshtri (ustai), së pari ta pajtojë atë përpara rufetit (shoqatës), pastaj ta futë në dyqan, …“.
Të dhënat tregojnë se bijtë e ustallarëve e kalonin lehtë këtë çast, pra pranoheshin si çirakë pa shumë probleme. Kjo tregon se një pjesë e zanateve ishin kthyer, në traditë familjare.
Ndërkaq, ustai që pranonte një çirak e regjistronte atë në regjistrat e esnafit dhe për të (çirakun), paguante edhe një taksë të caktuar, ndërsa çdo usta, që merrte çirakë në mënyrë jo të rregullt, të pa ligjshëm, të fshehtë, dënohej.
Pajtimi i çirakëve bëhej një herë ose dy herë në vit. Në Korçë çirakët merreshin më 8 shtator (ditën e lindjes së Shën Mërisë), ndërsa në Elbasan dhe në Shkodër, ditën e Shën Gjergjit.
Sipas një fermani të Sulltanit (v.1773) thuhej se, “… çiraku duhet të mësojë tek ustaj, ta respektojë këtë, të jetë i urtë dhe i dëgjuar …“. Pa plotësuar këto kushte, çiraku nuk mund të bëhej usta.
|
Read more...
|
Sociale
|
Në përgjithësi, gjithmonë fëmijët kanë dashur të hanë, disa herë më tepër se zakonisht, gjatë ditës. Përveç nevojës biologjike, të ngrënit për ta, shpesh bëhet edhe një lloj kënaqësie, apo argëtimi, apo psikozë më vete. Gjithmonë fëmijët me vënd e pa vënd, me kohë e pa kohë, kanë kërkuar të hanë. Kjo kërkesë e tyre sot të paktën për vëndin tonë, është relativisht e lehtë për tu plotësuar. Me vënd e pa vënd sot, ata duan një hamburger, një tost, një kruasan, chips, popcorn, banane, një krepes, një sanduiç, një, një, ….
Të gjitha këto, për një fëmijë përpara 50 vjetëve, ishin krejt të panjohura, ndaj dhe një gjysh, sot, gjithë terminologjinë e mësipërme, e ka të vështirë, si për ta kuptuar ashtu dhe për ta përdorur.
Dikur të ngrënët e fëmijëve me vënd e pa vënd, me kohë e pa kohë, shprehej me thënien: “dua bukë në dorë“. Fëmija prej lojës jashtë në rrugë, kur i haej, hynte brenda në shtëpi dhe kërkonte:“dua bukë“. Menuja e “bukës në dorë“, në ato kohë, nuk kish shumë larmi. Nëna pasi i priste një fetë prej pllakës së bukës e bënte atë, ose me sheqer e me vaj, ose me sheqer dhe me ujë, ose me vaj dhe me kripë, ose me sallo, ose me marmallatë ose rrallë herë me gjalpë, etj. Ndërkaq shpesh ndodhte që t‘i jepnin fëmijës edhe një copë bukë thatë, duke i thënë se kështu ishte më mirë mbasi, „të bëhen faqkat e kuqe“.
|
Read more...
|
Nr.5
|
Dikur në qëndër të qytetit, përpara katedrales së sotme, aty ku është monumenti i “Ushtarit të panjohur”, përpara godinës së njohur si, ish komiteti i vjetër i partisë, ashtu si ka sot edhe në një sërë qytetesh të njohura të botës, kish pëllumba në një masë të madhe, të cilët rriteshin aty për t’i dhënë qytetit tonë bukuri.
Pëllumbat i kishin foletë, në tarracat e kësaj godine dhe shtoheshin aty në formë të lirë, madje mbeturinat e këtyre foleve, mund t’i shihje në atë vënd edhe pas shumë vitesh, deri tani në fund. Për këta, kujdesej një
|
Read more...
|
Historia
|
“Pazari i plaçkave” Skicë.
Ka qënë dikur, në vitet ’40, ’50, dhe ’60, një pazar tepër i veçantë në Korçë (që ndofta mund të ketë qënë edhe gjetkë) që thirrej a quhej, prej popullit ashtu thjesht, “Pazari i plaçkave” dhe që zhvillohej ditën e shtunë.
Ky pazar që shtrohej rrugicave të pazarit të vjetër të Korçës, rrugica këto që një pjesë e mirë e tyre, ekzistojnë akoma dhe janë dëshmitare, ishte një pazar i mallkuar, që më vjen prej zemre të them, që mos qoftë dhe, që kurrë mos e sjelltë rrota e historisë, që të përsëritet për këdo dhe kudo, as edhe për hasmin.
Pazari në fjalë ishte një lloj nxjerrje publike e një pjese të popullit të Korçës, për poshtërim përpara gjithë gjindjes, njësoj si bëhej dikur, në kohën e feudalizmit, kur për poshtërim, njerëzit të hipur në një tribunë dërrase, në qëndër të qytetit, aty në shesh, nxirreshin përpara gjindjes për tu poshtëruar, duke u rrahur aty me kamxhikë dhe për tu pështyrë pastaj prej masës tjetër të popullit. Pazari ynë pra, ishte një lloj salle inkuizicioni, një lloj hipjeje në stivën e druve për poshtërim, por pa ju vënë flaka, një lloj nxjerrjeje përpara litarit për poshtërim, por pa u varur në litar, apo përpara gijotinës por, pa tu prerë koka, e pra ishte një vajtje deri në buzë të greminës dhe një kthim prapa, një qëndrim i tmerrshëm aty buzë varrit të hapur, për të lënguar dhe këto të tëra, për një copë bukë.
Ishte pra pazari i dikurshëm në Korçë, i plaçkave, një lloj dënimi publik, njësoj si lithovolisja, pra dënimi i gjuajtjes me gurë që ishte aq i zakonshëm në kohët romake dhe kjo, durohej vetëm për një fetë bukë.
Pazari në fjalë, ishte pazari ku shitej vlera e njeriut, dinjiteti i tij, personaliteti, respekti, karakteri i tij dhe pastaj aty blihej, vetëm një copë bukë.
Aty shitej, mundi i jetës, djersa e viteve, ekonomia e familjes dhe blihej shbërja, denigrimi, mbetja në dërrasë dhe këto për një fetë bukë.
Aty shitej, ngritja, niveli, kultura, edukata, arsimimi, formimi, sjellja, finesa, qytetërimi, historia, ëndrrat, dëshirat, familja, fisi e soji, gjithë durim, në heshtje, buzëkafshuar dhe në ballafaqim, me ashpërsinë e injorancës të ngritur në piedestal, me hijen djallzore të përndjekjes, me brutalitetin e pamëshirshëm të çizmes me thumba, me tmerrin e kërcënimit me burgje dhe këneta, me zhdukje një herë e përgjithmonë, etj,. Të mjerët njerëz, ktheheshin në mbrëmje pastaj në gjirin e familjes së tyre të persekutuar, vetëm me një copë bukë, për të mbijetuar.
Pazari në fjalë, u krijua prej masës së popullit që më parë jetonte relativisht mirë, masë kjo e cila me hyrjen e ngjyrës së kuqe në gjithë qelizat e jetës së përditëshme, duke mbetur pa bukë, u detytrua që të mbijetonte dhe të shiste aty, gjithçka, për një copë bukë.
|
Read more...
|
Nr.2
|
Dikur rrugëve të qytetit tonë qarkullonin, shitësit e pishës, që përdorej për ndezjen e zjarrit. Këta shisnin copa pishe të cilat për nga natyra e tyre ishin të tejngopura me rrëshirë, të gjata rreth 25 cm dhe të trasha rreth 1.5 cm, në tufë me trashësi rreth 10cm, të lidhura. Çmimi i tyre ishte 5 lek. Disa shitës, nuk e shisnin pishën në fjalë në tufë por me masë. Për këtë ata kishin pregatitur disa qeska shajaku të cilat kur mbusheshin me copa pishe formonin thuajse të njëjtën sasi sa edhe tufa.
Shitësit e pishës, thërrisnin rrugëve të qytetit, “Aj pishë, pishë!”
|
Read more...
|
Nr.1
|
Nuk mund të përcaktohet dot etimologjia e kësaj fjale. Ndoshta rrjedh nga fjala kolovit, që presupozon të lëvizurit, pa mundim që bën njeriu, fjalë kjo që përdoret shumë në zonën tonë si p.sh., kolovit me makinë, e kolovita në kurriz, etj. Mundet pra që fjala kolovajze që presupozon të rrëshqiturit pa mundim në akull, të lidhet me fjalën kolovit.
Kolovajze quhej një koridor i ngushtë akulli, i krijuar prej dëborës së ngjeshur dhe i fërkuar deri në shkëlqim, i cili krijonte mundësi që mbi të, të rrëshqisje lehtë. Kolovajzet ndërtoheshin në vënde të pjerta, gjë që jepte mundësi të shfrytëzoheshin dy forca, ajo e vrullit dhe ajo e gravitetit. Është kjo arsyeja që në Korçë, kolovajzet më të mira, krijoheshin në pjesët më të pjerrta të qytetit, në rruga që të çon sot për në varret e dëshmorëve dhe në paralelet e tjera rreth saj, sidomos pjesa që dikur quhej, ‘Qeroska’.
|
Nr.8
|
Cila ishte struktura shoqërore e qytetit tonë në periudhën ndërmjet dy luftërave?
Këtë na i thotë shumë bukur Nonda Bulka, në një artikull të tij me titull: Në “Kinema me publikun”, tek “Gazeta e Korçës”, 23 dhjetor 1933. (Nxjerrë nga libri i A. Gjergjit, “Mënyra e jetesës në shek. XIII – XX”).
Shënim: Për të kuptuar sa më mirë përshkrimin e N. Bulkës duhet imagjinuar, arkitektura e brendëshme e kinema Moravës së dikurshme (ish Mazhestik) në Korçë të cilën e arriti brezi jonë, të paktën kështu: anash ishin llozhat, përballë ekranit ishin
|
Read more...
|
Historia
|
(Skicë, nxjerrë nga punimi me titull; ... Thonë se trishtimi ka një fund ... ose, Esse sinoptike mbi botën metafizike të vendlindjes sime, Korçës. autor, Ilia V. Ballauri Botim personal, 2001, 517 fq.)
Vendi ku u linda dhe u rrita, për herë të parë në botë për të gjitha kohërat, epokat, stadet dhe sistemet që ka kaluar njeriu, pra për herë të parë në historinë e njerëzimit, u shpall dikur me kushtetutë, vend ateist.
Prishja e Shën Gjergjit në Korçë, për mua që u rrita në oborrin e kësaj kishe, është një ngjarje e freskët, sikur ndodhi dje, ndonëse që atëhere kanë kaluar rreth pesëdhjet vjet.
Kjo kishë, për komunitetin e krishterë të qytetit tonë ishte e shenjtë sa s’bëhet, ndërsa për atë mysliman ishte gjithashtu një burim krenarie qytetare, një perlë bukurie dhe një objek і nderuar kulti.
Kisha e Shën Gjergjit pra ishte si të thuash simboli і qytetit tonë. (1)
Me stilin e vet neoklasik, një kishë tepër e lartë për kohën e vet, me një arkitekturë tepër të bukur, ndërtuar me gurë të gdhendur graniti ngjyrë gri, e lidhur me shufra plumbi, me çatinë e mbuluar prej një llamarine të veçantë, me bordurat e hatullave plot dekoracione arabeskash dhe asteresh, me kupolat e mëdhaja e sferike, me fasadën plot xhame ngjyra ngjyra, e sidomos me hyrjen ku në krye të shkallëve lartësoheshin një sërë kollonadash të lidhura me njëra tjetrën nëpërmjet harqesh tepër të bukur, Shën Gjergji tonë ishte një ndër pikat ku lartësohej përpjekja e korçarëve për të arritur perëndimin, Evropën. Nuk llogaritej floriri që kishte derdhur për ndërtimin e saj, bamirësi і qytetit tonë, і ndjeri Tasi Lakçja.
Vetëm polielet apo abazhuret e kishës së Shën Gjergjit, përbëheshin prej mijëra xhamesh kristali, të thurura plot shije, në disa kombinacione të pabesueshme për nga bukuria, që unë këtu nuk di se si t’i përshkruaj.
Oborri і kishës ishte і madh, і gjërë dhe mbaj mënd se në të kish plot lule, veçanërisht “shpatore”, najazma, etj. Por mbi të gjitha, aty lartësohej një plep gjigand dhjetra vjeçar.
Deri sot, në jetën time, ndonëse thuajse të gjitha pyjet nga Martaneshi në Kolonjë і kam shëtitur shumë herë, nuk kam parë pemë të çfarëdo lloji qoftë, më të lartë, më gjigande, më madhështore, me diametër trungu aq të trashë, me shtrirje aq mbulonjëse të degëve, sa plepi і Shën Gjergjit.
Të gjitha këto madhështi të qytetit tonë së bashku edhe me plot të tjera, një ditë prej ditësh u shkatërruan që nga themelet.
Ndërkohë, prishja e Shën Gjergjit u bë disi e veçantë. Në fillim u vu dorë mbi kishën, u thyhen ca xhame, u zhvesh nga brenda, u prish disi çatia, e pastaj gjithë veprimet u ndërprenë. U la për një periudhë mësymja ndaj tempullit të perëndisë. Rrënimi u la pra për një farë kohe në heshtje. Përse, unë nuk e di. Ne si të vegjël që ishim, dëgjuam në atë kohë të thuhej, se brenda në kishë ishte shfaqur, vërtitej e vinte rrotull, plot ankesë, hija e një vajze të bukur, të veshur krejt në të bardha.
Pas disa kohësh, qetësia për prishjen e kishës u prish. Rrebeshi і shkatërrimit і nxori Shën Gjergjit të Korçës, themelet.
Madje edhe më tepër akoma, ndodhi ashtu siç e thotë dhe latini :
Etiam periere ruinae!!! (2) (Gurët e saj përfunduan në mbushjen e shtratit të lumit të Korçës diku aty pranë spitalit, në vëndin ku hidhej kryqi, duke ndërtuar një të ashtuquajtur kënd sportiv.)
Eh, në atë kohë ndodhën gjëra shumë të papëlqyera. Mëshiro o Zot, popullin e qytetit tonë!
U krijua pra, і pari shtet në botë ku besimi ndaj perëndisë dënohej me ligj. Kudo shahej e përtallej Zoti, kudo thuhej se duhej hequr dorë prej tij, kudo tregohej e thuhej se si një tjetër njeri і ri, po lindte, … po shfaqej mbi dhè. Vot tam v garizontje. (3)
Dhe me të vërtetë, një tjetër njeri u lind!!
|
Read more...
|
Aforizma
|
1. Në qoftë se nuk i ble gruas cohë për fustan aq sa duhet, atëhere dije, ajo do t'i nxjerrë kofshët sheshit.
2. Në qoftë se kërkon të shpëtosh nga mizat, atëhere, hidhe tutje mishin e qelbur që ke me vete. |
Nr.10
|
Duke lexuar këto rreshta të shkruara mbi 300 vjet më parë, me të cilat hapet një testament i vitit 1693, që gjendet në Kodikun e Shën Prodhromit të Voskopojës, (kopjuar prej I. Martinianit, para vitit 1939), çdokush mud të habitet. Rreshtat e mëposhtme shumë mirë mund të përngjasohen me ato të traktateve të ngritura të asaj kohe, të shkrojtura në Evropë, nga eriuditët e mëdhenj të iluminizmit.
[Testament – shkruar në Voskopojë: ] Në vitin 1693, më 20 Nëntor, Sipas zërit paralajmërues të Perëndisë, falë nevojës së fundit të natyrës së diçkaje që shpërbëhet, gjithçka që lidhet me njeriun, duhet që një ditë të vdesë. Por një çast i tillë, nuk thuhet, nuk thuhet madje as dita dhe për më tepër, shpesh sipas porosisë evangjelike, vdekja vjen si vjedhës në çastet që nuk e pret dhe nuk e di. Për këtë arsye, unë Niska i Kiças (ose Kiços) një skllav i padenjë i Krishtit, që falë Perëndisë, i jetova vitet e jetës që kjo më dhuroi dhe arrita deri në gjashtëdhjet vjet, dhe duke patur parasysh sëmundjet e shumta dhe të shpeshta që kam hequr, duke parë se po më rrëzohen muret e vetvetes, d.m.th. forcat e mia, parashikoj vdekjen time. Duke mos pritur më, duke mos e shtyrë më, dhe duke patur përkujdesin e Perëndisë mbështetje, si dhe mëntë dhe shëndetin trupor, mora dëshirën të hartoj këtë testament.... (vazhdon pastaj, shprehja e dëshirës dhe përcaktimet juridike të saj.)
Përkthyer: Ilia V. Ballauri Nxjerrë nga punimi, Pot – puri folklori nga qyteti i dikurshëm i Voskopojës, fq. 84
|
Nr.6
|
Një përshkrim i vitit 1923. (paraqitur këtu sipas arkaizmave të gjuhës së asaj kohe) “Kjo është një godinë ku rinë djem e vajza të pa-prindërshmë, të cilëvet, fati ose rrjedhja e ngjarjeve [të viteve] 1912 -1920 i ka lënë udhëvet. Këta fëmijë të mbledhur nga an’ e Bashkisë, janë vënë më një shtëpi në Famuli Penço, [kupto në lagjja Penço], afër Postë – Telegrafit. Një kujdestar i familit, [kupto lagjes], është vënë me pagesë nga an’ e Bashkisë, përkujdeset për ritjen e tyre...
Lexojeni të plotë tek, KE6/3 |
Nr.6
|
Meqënëse vajguri dikur ishte një lëndë e konsumit të përditshëm, mbasi përdorej për ndriçim, kuptohet se edhe tregu duhej të furnizohej thuajse çdo ditë me këtë mall, i cili, ndryshe nga mallrat e tjera ishte njëkohësiht edhe i rrezikshëm, pra lëndë djegëse dhe plasëse. Për këtë arsye, dikur Korça pati një depo të veçantë për vendosjen e vajgurit, ja një përshkrim për të i vitit 1901.
|
Read more...
|
Nr.6
|
1. Mjeshtra të punimeve të ndryshme metalike dhe mekanike, më 1911 në Korçë ishin: Perikli Teneqexhi Pandeli Kostandini Themistokli Gjeorgji. 2) Ndreqësa armësh: Vëllaz. Theohar Kondakçi Koço Peristeri Evthim Peristeri Theohar Filipi. 3) Thika bërës Dhimitër Samarinioti. Në këtë kohë, në Korçë kish gjithashtu edhe një agjensi të makinave qepëse, “Singer”. |
Sociale
|
Qyteti ynë dikur ka patur humor të hollë, pavarësisht se dalngadalë, kohët e fundit, mundet që ai degjeneroi. Karakteristikë e humorit të Korçës ishte se, ai shpesh vinte në lojë jetën e gjithë shtresave të shoqërisë së qytetit, pa kursyer këtu askënd. Banorët dikur bënin një jetë më të afruar me njëri tjetrin dhe kishin sjellje më humane, më të sinqerta, dhe, për rrjedhojë, ishin edhe më tolerantë ndaj qesëndisjeve reciproke. Ata njihnin mirë njëri tjetrin, të mirat dhe të metat e tyre, dinin veset, huqet, zakonet, difektet, hallet, shqetësimet, gëzimet, etj. Humori në Korçë ishte një mënyrë kolektive argëtimi për gjithë shoqërinë dhe pritej gjithmonë me interes dhe dashamirësi të veçantë.
|
Read more...
|
Aforizma
|
Vjedhës është edhe ai, që gjykon pa të drejtë, falë dhuratave që merr. |
Nr.5
|
Lexojeni të plotë tek KE5/21. |
Nr.2
|
Korça ka patur dikur hamam. Fjala hamam nuk është turke por është arabe (arb. hmm = ngrohtë) dhe nënkupton, një lloj banje të veçantë orientale, ku përdoret ujë dhe avull i ngrohtë, banjë kjo që, ka ngjashmëri me saunën finlandeze.
Korça ka patur hamam qysh herët dhe fillimisht një i tillë u ndërtua prej Iljaz Bej Mirahorit, aty nga fundi i shek. 15-të. Më pas në vitin 1874, Dhimitër Pilika i cili u kthye nga kurbeti prej Misiri (Egjipti), ndërtoi një hamam tjetër diku karshi kishës së dikurshme të Shën Gjergjit (bibliotekës së sotme), aty ku fillonte dikur pazari. Ky hamam, thuhet se ishte tepër komod ashtu si ishin dikur dhe hamamet e mira të Selenikut dhe i Manastirit.
|
Read more...
|
Nr.2
|
Agni (shek. 18-të) Altana (1710) Avllona (1769) Bonda (1784) Bozha (shek. 18-të) Dhespo (1769) Flora (shek. 18-të) Irina (shek. 18-të) Jana (shek. 18-të) Kalia (1769) Kaliani (shek. 18-të) Kalica (1783) Katina (1769) [Katerina] Koçka (1725) [Kostandina ?] Kondo (shek.18-të)[Kostandina] Krisa (1769) Krisomalina (shek. 18-të) Leno (1784) [Elena] Lona (1725) [?] Makovi (1725) Marga (1710) [Margarita]
Te plote lexojeni ne revista KE nr.2
|
Nr.3
|
Cigaret e kësaj periudhe ishin kryesisht pa filtër dhe fillonin nga cilësia më e keqe, e deri në atë më të mirën, sipas kësaj rradhe:
Vullneti, cigare shumë të dobëta të futura në të ashtuquajturën qeskë, shiteshin 8 lek të vjetra. Kishin copra flete, fibra dhe byk duhani.
Drini (me 10 cigare), të futura në kuti, shiteshin 10 lek.
Dajti, me cigare të futura në kuti, shiteshin 12 lek të vjetra. Kishin duhan jeshil, jo të pjekur mirë, pra vjeljet e vonshme të majave të bimëve.
|
Read more...
|
Nr.1
|
(Latn. Hirudo medicinalis), janë shushunja që pijnë gjakun (hematophagous). Nga ana zoologjike, janë krimba annelide (unazore), hermaphrodite (dyseksore), me 34 segmente.
Piavicat që pijnë gjakun kapen pas prehës së tyre dhe me gojën si venduzë që përbëhet prej gjashtë segmenteve, kryejnë thithjen e gjakut. Studimet tregojnë se, piavica lëshon edhe një farë lëngu anestezik me qëllim që veprimi dhe prania e saj, mos ndjehet prej prehës.
|
Read more...
|
Nr.1
|
Zona e Korçës ka dimër të gjatë dhe të fortë, që do të thotë se ambienti i shtëpisë, që të jetë komod, duhet me patjetër që të ngrohet mirë. Kjo gjë duhet bërë, prej Nëntorit e ngadonjëherë edhe më parë, d.m.th. në Tetor dhe deri në Prill, e ngadonjëherë edhe më vonë, deri në Maj. Korça gjithmonë është ngrohur me dru dhe vetëm vitet e fundit ka filluar përdorimi i naftës dhe i rrymës elektrike, por edhe kjo, akoma është në fillim, ka hyrë në një masë të vogël. Disa vite, d.m.th. aty nga fillimi i viteve ‘80 tregtohej për djegje në shtëpi edhe qymyr guri.
|
Read more...
|
Nr.2
|
Dikur (vitet ’30) kryhej me leje nga shteti. Administrata e financës së asaj kohe, bazuar mbi ligjet për pijet alkolike lëshonte edhe lejet për nxjerrjen e rakisë, duke evidentuar në të njëjtën kohë edhe zotëruesit e kazanëve të rakisë.
|
Read more...
|
|
|