| MZ - Aforizmë: Viktor Hygo |
Gjithmonë tek shtresat e varfëra, ka më tepër mizerie, sesa ka humanizëm tek shtresat e pasura. |
| KE1/10 - Niko E. Çipi dhe libri i parë i shkruajtur ndonjëherë për tregtinë në shqip. |
N. Çipi ishte një intektual i talentuar, i viteve ‘20, jetoi vetëm 23 vjet (1905 – 1928), ishte profesor i kontabilitetit në liceun francez, për më tepër, edhe zëvëndës drejtor i Aneksit të Liceut. Me një jetë kaq të shkurtër dhe plot aktivitet, rrallë se gjen të dytë në vëndin tonë. Mësimet e pra i mori në Korçë, pastaj vazhdoi liceun francez, më pas kolezhin francez Sënt-Zhozef të Stambollit, pastaj Ecole Superieure de Comerce, diplomën e së cilës e mori më 1923 pra në moshën 18 vjet. Ishte organizator i bioskautizmit në Korçë dhe editor i revistës së asaj kohe ‘Gjyrmuesi’. Ishte autori i të parit libër profesional tregtie të shkruajtur ndonjëherë në gjuhën shqipe me titull, ‘Mësime tregëtie dhe llogarisie’. Në moshën 23 vjet u mbyt në liqenin e Shkodrës. Ja si flet për këtë njeri Sotir Papakristo në atë kohë drejtor i Liceut Francez: |
1) Sipas rregjistrit turk të Korçës dhe Përmetit të vitit, 1431 – 1432, Korça figuron si kështjellë e banuar me 26 shtëpi dhe fshati Peshkëpi ngjitur me të numëronte 71 shtëpi, pra gjithsej 97 shtëpi. Duke llogaritur familjen e asaj kohe me të paktën, rreth 7 pjestarë, del se me afërsi Korça në atë kohë kish rreth, 700 banorë.
2) Sipas rregjistrit turk të vitit 1568 – 1569 Korça përmëndet me 33 kryefamiljarë, ndërsa Peshkëpia me rreth 75 shtëpi, pra gjithsej 108 familje, ose rreth 770 banorë.
3) Më 1713, llogaritet se Korça kish rreth 450 shtëpi, ose rreth 3000 banorë.
4) Rreth viteve 1805, sipas Fransua Pukëvil, Korça kish 1300 familje, ose rreth, 9000 banorë.
5) Në vitin 1859, Korça numëronte, 10000 banorë.
6) Në vitin 1879 sipas Kodikut të Mitropolisë së Korçës, qyteti ynë kish 1500 shtëpi, me 13000 banorë.
7) Më 1913, Korça numëronte, 15453 banorë.
8) Më 1923 qyteti tonë, sipas statistikave të T. Selenicës arriti në, 25598 banorë.
9) Ndërsa më 1927 përsëri sipas të dhënave statistikore të T. Selenicës, ka një rënie të popullatës së qytetit në, 19591 banorë.
MblodhiÂÂ të dhënat
dhe përpunoi grafikun:
Ilia V. Ballauri
| Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.