| MZ - Aforizmë: Nektar Tërpo - Voskopojari |
Papës së Romës ditën e parë që ulej në fronin papal i ndiznin përpara disa kashtëra dhe kardinali i thesh: Beatissimo Padre, I Nderuar Pater, kaq është kjo jetë dhe kaq është lavdia e kësaj bote, sa ky tym! |
| KE1/38 - Disa prej markave më të njohura të biçikletave të përdorura në Korçë. |
Disa prej markave më të njohura të biçikletave të përdorura në Korçë janë këto të mëposhtmet.
‘Herkules’ prodhim angles, biçikleta me dy hekura, me goma të trasha, të rënda, të cilat numuroheshin në majë të gishtave, prodhim i viteve ’20[?], ’30.
‘Gana’, ‘Dei’, ‘Legnano’ dhe ‘Bianchi’’, prodhim italian, qarkulluan në qytetin tonë para luftës së dytë botërore (vitet, 30-40), në dy forma, mashkull pra me hekur dhe femër. Zinxhirin e kishin të futur në kuti. Ishin kryesisht biçikleta me shtat të mesëm dhe të ulët. Shënim: lartësia e biçikletës varej prej madhësisë së diametrit të rrotave, (26-she apo 28-she), por edhe prej stilit të ndërtimit të trupit.
‘Zis’ dhe ‘Moskviç’, prodhime ruse (Bashkimi Sovjetik), të parat të larta, mashkull, me freno ‘kondër’, zinxhir të pambuluar, timon të hapur, të dytat mesatare, mashkull dhe femër, qarkulluan kryesisht në vitet ‘50.
‘Mifa’, ‘Diamant’, prodhim i ish-DDR, pra Gjermanisë Lindore, mashkull dhe femër, të larta, mesatare dhe të ulta, kryesisht me freno ‘kondër’ dhe goma relativisht pak më të trasha se normalet, qarkulluan në vitet, ’50, ’60, ’70.
|
Korça është sinonimi i dëborës.
Meqënëse dimiri i këtij viti (2011 – 2012), për Korçën konsiderohet si dimër shumë i rëndë, me dëborë dhe temperatura të ulta, pra si dikur, ose siç thuhet një dimër i tillë, “s’mbahej mënd“, le të krijojmë një ide sesi ka qënë dikur dimri në trevën e Korçës.
Me të drejtë, sot, për të gjithë ekziston përshtypja se, dikur dimri dhe rreshjet e dëborës në trevën tonë ishin ndryshe, bënte më ftohtë, binte dëborë më tepër dhe shtresa e saj shkrihej ngadalë dhe me vonesë, kur vinte pranvera, madje kjo gjë edhe brenda në qytet. Duke u bazuar në të dhënat statistikore shumëvjeçare të Akademisë së Shkencave, (sipas Institutit të dikurshëm Hidro -meteorologjik) më poshtë jepen disa parametra të dëborës, që i takojnë viteve, para v.1975.
Lartësia mesatare e dëborës në cm, për çdo dekadë, përgjatë muajve gjatë të cilëve në Korçë bie dëborë, është si më poshtë:
|
Muajt |
Dhjt. |
Jan. |
Shk. |
Mar |
Prll |
|
Dekada 1-rë |
1.9 |
2.4 |
7.3 |
1.2 |
0.2 |
|
Dekada 2-të |
0.7 |
4.7 |
5.0 |
1.3 |
- |
|
Dekada 3-të |
2.3 |
5.8 |
2.1 |
0.3 |
- |
|
Mesrj. |
1.6 |
4.3 |
4.8 |
0.9 |
0.1 |
Ndonëse në pamje të parë, duket se kemi të bëjmë me vlera jo shumë të larta, por duke presupozuar që gjatë dimrit, dikur shumë shpesh, “dëbora zinte dëborën“, mund të thuhet se lartësia mesatare, akumulative e shtresës së dëborës për gjithë periudhën në fjalë ishte: (1.6 x 3) + (4.3 x 3) + (4.8 x 3) + (0.9 x 3) + (0.1 x 3) = 35.1 cm.
Pra dikur normalisht në Korçë, nuk shkonte dimri, pa hedhur një shtresë mesatare të dëborës rreth 35cm.
Le të shikojmë tani të dhënat statistikore të numrit mesatar të ditëve me shtresë dëbore.
|
Muajt |
Korç. |
Pogrd. |
Esek. |
Voskoj. |
|
Nëntor |
0.7 |
0.05 |
1.1 |
1.4 |
|
Dhjetor |
6.3 |
3.1 |
4.8 |
11.5 |
|
Janar |
12.2 |
5.6 |
9.5 |
19.6 |
|
Shkurt |
11.4 |
5.8 |
9.1 |
24.2 |
|
Mars |
3.8 |
1.7 |
3.5 |
12.7 |
|
Prill |
8.3 |
- |
0.5 |
1.9 |
|
Mstrj. |
34.8 |
16.2 |
28.5 |
71.3 |
Duke u nisur nga të dhënat e mësipërme, në formë të përgjithshme, konstatojmë se dikur në trevën tonë, ndiqej shumë a pak ky rregull natyror për sa i përket numrit të ditëve me shtresë dëbore: në Korçë dhe në Ersekë kishim dyfishin e ditëve me shtresë dëbore, kundrejt ditëve të tilla në Pogradec, ndërsa në Voskopojë kishim dyfishin e ditëve me shtresë dëbore kundrejt Korçës dhe Ersekës dhe katër herë më shumë sesa kundrejt Pogradecit.
Së fundi, më poshtë po japim mesataren shumëvjeçare të lartësisë maksimale të shtresës së dëborës, shprehur në cm. (Shënim: Kjo e dhënë është për rastet pa erë dhe jo kumulative, pra jo “dëborë mbi dëborë“.)
|
Muajt |
Korç. |
Pogrd. |
Esek. |
Voskj. |
|
Nënt. |
22 |
- |
8 |
10 |
|
Dhjt. |
18 |
4 |
26 |
43 |
|
Jan. |
46 |
6 |
35 |
79 |
|
Shkrt. |
47 |
20 |
29 |
72 |
|
Mars |
29 |
3 |
28 |
66 |
|
Prill |
19 |
- |
10 |
46 |
Nga të dhënat e mësipërme del se mesatarisht shtresa maksimale e dëborës në Korçë, arrihej në muajt janar, shkurt dhe ishte rreth gjysëm metri dëborë, ndërkohë që po në këto muaj, në Voskopojë, shtresa maksimale e dëborës arrinte thuajse tre çerk metri.
Më poshtë, jepet një foto nga dimri i këtij viti në Korçë.
| Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.