“ … Edhe Opari është një komunë e vogël. Përfshin thuajse 30 fshatra, …. Llogaritet të ketë gjithsej rreth 600 shtëpi dhe rreth 4500 frymë. Relievi është malor, tepër i frikshëm dhe me maja të pa kapshme. Shtëpitë janë të ndërtuara në kodra, rrëpira dhe humnera. [Përsa i takon juridiksionit fetar] varet nga mitropolia e Korçës. [Banorët] një pjesë janë mjeshtra ndërtimi, një pjesë tjetër janë drupunues dhe një pjesë janë blegtorë. ..
Fshatrat më të rëndësishme janë fshati i Oparit dhe ai i Lavdarit, ku qëndron edhe kryeplaku. [Oparakët] japin marrin me Voskopojën, ku çdo javë të enjteve bëhet Pazar. Këtu oparakët shesin dhe blejnë.
Opari kufizohet në lindje me Korçën, në veri me Gorën dhe Mokrën, në perëndim me Tomoricën dhe Vërçën dhe në jugë me malet e larta të Tomorit si dhe malet veriore të Skraparit. Ndërkaq, për nga ana më lindore, shtrihet një mal i lartë që quhet Ostrovicë i cili është në vazhdim të malit të lartë dhe të madh të Tomorit, që është i rrëpirë dhe i pangjitshëm gjithandej …”
(Shënim: Pas rreth 50 vjetësh të këtij përshkrimi, pra aty rreth viteve 1880, dita e pazarit në Voskopojë del se ishte ndërruar dhe ishte e mërkura. Shih për këtë Korça Encyclopedica, nr.4/7)
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» KE2/1- Num. i banorëve të disa fshatrave në rrëzën v.perëndim. të Fushës së Korçës, para vitit 1880
Biranji, 255 Kloca, 162 Vloçishti, 120 Pocesta, 156 Vashtëmia, 320 Liboniku, 98 Kolaneci, 208 Maliqi, 56 Te plote lexojeni ne revista KE2/1
» BK/LA - Muzika - Mbi prof. e muzikës, Thoma Nasi (1892 - 1964).
(Hulumtuesit e jetës së tij, ndër të tjera shkruajnë edhe këto.)… Thoma Nasi apo Nashi, siç e njohin bashkëfshatarët mbiemrin e tij, lindi në fshatin Dardhë të Korçës më 2 mars 1892. Në moshën dymbëdhjetë vjeçare si shumë të rinj të tjerë të krahinës së tij, Nasi emigroi fillimisht në Greqi dhe më vonë në Shtetet e...
» BK/SHJT - Mbi popullsinë e disa qyteteve në fillim të shek.15 dhe shek.16, krahasuar me Korçën.
Sipas Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, tek vepra, “Esnafet shqiptare” bot. 1973, e Z. Shkodrës, jepen këto të dhëna, lidhur me popullsinë e kësaj kohe (fillimet e shek. 15-të dhe të 16-të), citojmë:" ... Kasabatë [qytet] tona kishin më tepër pamjen e fshatrave të mëdha, që kryenin njëkohësisht edhe funksionet e...
» KE6/34 - Numuri i shtëpive dhe i banorëve, të disa prej fshatrave të n/prefekt. së Pogradecit (1923)
Numri i shtëpive dhe i banorëve, të disa prej fshatrave të nënprefekturës së dikurshme të Pogradecit, në vitin vitin 1923 ka qënë si më poshtë:Pogradeci, shtp. 494; ban. 2243,Bradomira, 49; 282,Beragozda, 70; 387,Blaca, 50; 359,Çervenaka, 17; 117,Çërava, 61; 358Çezma Sipër, 50; 259,Çezma Poshtë, 55; 328,Dumica, 82; 496,Alarupi,...