Aforizma: Nga filozofia e lashtë, për shkrimin dhe leximin. |
Shfrytëzoje kohën, duke përmirësuar vetveten, nëpërmjet atyre ç’ka të tjerët kanë shkruajtur. Kjo do të thotë që të mbërrish lehtë, atje ku të të tjerët, kanë mbërritur duke punuar shumë.
Sokrati
*
Quhet se një shkrim të pëlqen, atëhere kur të pëlqen edhe pasi e ke lexuar dhjetë herë. Horaci
*
Për të shkruajtur mirë, shprehe vetveten si një njeri i zakonshëm dhe mendo si një njeri i zgjuar. Aristoteli
*
Mëndjen duhet ta përformojmë, duke lexuar në thellësi dhe jo në gjërësi. Quintilian
*
Ai që nuk lexohet, konsiderohet sikur nuk ka shkruar gjë. Marciali
*
Krehjet e shumta të një shkrimi, e dobësojnë më tepër atë, sesa e përmirësojnë. Plini (i Ri)
|
(Nxjerrë nga punimi me titull,
...Thonë se trishtimi ka një fund...
ose
Esse sinoptike mbi botën metafizike të vëndlidjes sime, Korçës.
autor: Ilia V. Ballauri ©
Botim personal, 2001, 517 fq.)
“Dikur në një fshat ishte bërë sebep і ligu. Ai ishte një njeri і dhënë shumë pas parasë e intrigave, shumë і zgjuar dhe shumë і lig …”
Kështu e filloi tregimin e tij, një bostanxhi prej Korçe të cilit ja pat treguar і jati edhe ai bostanxhi, e që tani po ma tregonte mua.
Bostanxhiu, djalë bostanxhiu e ndoshta edhe brez pas brezi bostanxhi, m’і tregonte këto diku aty fushave të Korçës, tek çezma e pusit të Gllavës ndërmjet Turanit e Çіfligut, aty anës shelgjishteve ku dikur, patën qënë bostanet e famshme të fusharakëve të Korçës.
“… Nuk bëri asnjë të mirë kurrë, për vendin e tij por vetëm përpiqej të mblidhte para e të thurte intriga”, vazhdoi bostanxhiu, “duke ngatëruar me ligësitë e tij gjithë fshatin. Fshatarët e gjorë të gjitha і duronin por ajo që u rëndonte më tepër ishte nami і keq që po merrte fshati prej të ligut. Dikur fshati pat qënë і dëgjuar deri në mbretëritë e tjera për zarzavatet por tani, me namin e të ligut njeri nuk afrohej e për të, të gjithë theshin: - Larg të ligut!”
Por erdhi koha dhe і ligu u mplak si të gjithë, zuri shtratin dhe po lëngonte dhe ai çastet e fundit.
“U mblodhën fshatarët”, vazhdoi të më tregonte bostanxhiu, “dhe thanë: ç’të bëjmë, і mirë і keq fshatar e kishim, njeri është dhe ai, të vemë ta pyesim sipas zakonit, ç’dëshirë të fundit ka e ta përcjellim si njeri në botën e hijeve.”
“Dy më të moshuarit, kur dolën nga shtëpia e të ligut me kapellat në dorë dhe kokat jashtë që u zbardhnin, nuk folën shumë por thanë: - Eh dha shpirt, na falenderoi e na tha që ndofta edhe belara ju kam sjellë se jeni njerëz të mirë por dëshira time e fundit është që kur të më varrosni, të më vini një litar në qafë dhe fillin e litarit ta nxirrni mbi varr se dua të kem lidhje me botën e të gjallëve, vdekja nuk më pëlqen.
“Pa u menduar shumë të mirët njerëz, pasi hodhën edhe lopatat e fundit me dhè të freskët mbi varr, nxorën me kujdes jashtë fillin e litarit dhe kështu tashmë të qetë, filluan jetën e përditshme me punë e nder, me fjalë të ëmbla e gojën mjaltë, rropateshin për bukën e fëmijëve por luftën më të madhe e bënin për të rregulluar namin e fshatit. Punonin të varfrit njerëz e nuk ndiheshin”, më thesh bostanxhiu, “edhe fëmijët e djepit e ndjenin barrën e përbuzjes e të namit të keq por të gjithë theshin: - S'ka gjë, me punë e nder e me faqe të bardhë, në mos sot nesër, të gjithë rreth e rrotull do ta kuptojnë se ne nuk jemi fajtorë. Fshatar e kishim…
“Kohët rrodhën, fshati filloi të ngrihej, njerëzve filluan tu qeshin fytyrat, po harrohej nami і keq, gjithçka vinte mbarë madje,” vazhdoi bostanxhiu, “edhe gjelat nëpër gardhe kokorisnin plot gëzim. Për të gjithë qe kthyer një faqe e re, faqe e mbarë. Por nuk kaloi shumë, dy mbretëri fqinjë filluan luftë mes tyre. Fshati tonë”, tha bostanxhiu e pastaj u korrigjua, “fshati për të cilin po flasim, nuk і bënte keq asnjë pale dhe nuk përziehej.
“Një natë dëgjohet se po vinte për së largu një lumë і tërë me kuaj. Një ushtri e tërë pra po afrohej, të gjithë u mbyllën brenda. Po për çudi u bë qetësi, një qetësi e frikshme.
“Në buzë të fshatit aty anës varreve”, tha bostanxhiu, “mbreti e ndaloi ushtrinë dhe urdhëroi: - Do të fushojmë këtu. Ky fshat duket і qetë. Ne me këta nuk kemi punë. Nesër në të gdhirë do të vazhdojmë rrugën tonë.
“Pa mbaruar mirë fjalët mbreti, vjen një ushtar і tmerruar që edhe sytë і kishin shkuar shtrembër e ashtu siç ishte krejt і zbardhur, thotë: - O mbret, këta jo vetëm që і varrin njerëzit por edhe në varr і futin me gjithë litar.
“Aq kohë sa і duhet hënës për të hyrë e për të dalë nga një re, aq kohë u desh për të shkatërruar edhe gjithë fshatin”, tha bostanxhiu.
“Dita e nesërme і gjeti fshatarët e mjerë përsëri në luftën e ashpër të jetës për të filluar nga fillimi, përsëri të varfër, përsëri të mbaruar, përsëri të shkretuar por mbi të gjitha, përsëri me nam të keq: “Këta jo vetëm që і varrin njerëzit po edhe në varr і futin me gjithë litar.”
“Të gjorët fshatarë të mirë, nuk mund ta nxirrnin dot të vdekurin nga varri por e lanë aty e filluan jetën përsëri nga fillimi. Kohët rridhnin e ata kokëulur vazhdonin të cfiliteshin, gojëmbël e të sjellshëm, hiqnin në kurriz barrën e vuajtjeve e të mundimeve por mbi të gjitha vuanin për namin e keq. Puna, mundi, djersa, sjellja, ëmbëlsia e zgjuarsia nuk ju mungonte, përsëri filluan tu buzëqeshin. Përsëri filloi fshati të ngrerë kokë, përsëri edhe gjelat dikur të trembur e që u ish harruar zëri, filluan të këndojnë. Kishin ardhur përsëri kohë të mira.”
“Por, - vazhdonte bostanxhiu, - përsëri filloi luftë, përsëri erdhën ushtritë, përsëri u gjend litari, përsëri u dogj fshati, përsëri doli nami і keq: “Këta jo vetëm që і varrin njerëzit por edhe në varr і futin me gjithë litar!”
“Thuhet se fshati në fjalë”, tha bostanxhiu, “digjej e ç’digjej dhe bëhej e ç’bëhej pa fund. Sapo arrinte të mirën, digjej e gjithçka fillonte prej fillimit.
“Njerëzit filluan të mallkonin lumin, filluan të mallkonin pyjet, filluan të mallkonin lopët dhe në fund filluan të mallkojnë edhe veten e tyre. Ata ishin lodhur jashtë mase. Breza të tëra ngjitu në e mira e zbrit poshtë tek e keqja. Një pjesë muarën rrugët e ikën duke qarë nëpër dhè të huaj por edhe aty nuk patën qetësi, edhe aty і ndiqte nami і të ligut. Një pjesë tjetër që qëndruan në fshat nuk u bëhej të nisnin nga fillimi, ndërsa një pjesë tjetër filluan të bëjnë ligësira si në fshat ashtu dhe në fshatrat për rreth me mëndjen se: Ne të ligj që të ligj na bëjnë…”
“Nuk kishte forca më që të mblidhej ai fshat”, vazhdoi bostanxhiu, “dhe të gjithë si njerëzit e fshatit ashtu dhe fshatarët e fshatrave për rreth, theshin të njëjtën gjë: “Nuk bëhet.”
“Të gjithë ishin të ç’orientuar e nuk gjendej një mënyrë që të përmblidhej fshati. Por erdhi një ditë”, tha bostanxhiu, “kur njerëzit u lodhën me lodhjen, kur ç’do gjë nxinte në të katër anët, kur edhe dielli harroi t’і ndriçonte të gjorët fshatarë e me lotët që u rridhnin nëpër fytyrë thanë: -Të mblidhemi e aman, të gjejmë një zgjidhje.
“U ngrit një plak і vjetër e tha: - Duhet të shkulim të keqen nga fshati e ta hedhim tutje.
“Jo, і thanë, nuk bëhet se kudo që ta hedhim do të bjerë në fshatin e tjetrit, do të molepsim të tjerë të pafajshëm.
“Një plak tjetër і vjetër u ngrit e tha: -Të ngrihemi si fshat e të vemë gjetkë, të ngremë një fshat të ri.
“Jo, і thanë përsëri, se kudo që të vemë do të na thonë prapë, ata atje që erdhën nga “fshati і të ligut”.
“Një plak tjetër që thonë se ishte më і vjetri, më і gjezdisuri, që і pat rënë gajdes aq bukur sa kur e zinte ai me dorë atë, ajo bashkë me tingujt nxirrte edhe lot, që e kish shtëpinë aty ndanë fshatit menjëherë sa kaloje varrin e të ligut, e që shtëpia e tij shkatërrohej menjëherë e para dhe me zellin më të madh prej shkatërrimtarëve, pra thonë se një plak і tillë që nuk qe shquar ndonjëherë për ndonjë mëndje kushedi sa të ndritur, u ngrit e tha:
-Tre gabime kemi ne o vëllezër e për sa kohë vazhdojmë kështu, rrukull e më rrukull do të vejë fshati.
“Thonë, se u bë një qetësi”, vazhdoi djali і bostanxhiut të tregojë, “aq sa edhe foshnja la gjinë së thithuri e ngriti sytë të dëgjonte, mos vallë do të shkrepte ndonjë fije shprese në atë jetë që sa kish filluar ta thithte të hidhur që në qumësht?
“Tre gabime kemi ne o vëllezër, tha përsëri plaku e heshtja u bë më varr akoma. –Tre!”
“Të gjithë prisnin duke harruar të marrin edhe frymë. “Tre gabime!” –thirri përsëri plaku.
“E pastaj duke tretur vështrimin në pikat më të largëta që і zinte syri e qetësoi zërin, atë zë që gjithë fshatin kish përmbledhur në një grusht e tha:
“Së pari ne nuk e kemi ndarë të ligun nga të mirët.
“Së dyti, në hyrje të fshatit pra në krye të tij, kushdo që vjen, piksëpari shikon të ligun.
“Dhe së treti, - tha, - ne të gjithë si të mirë që jemi, nuk bëmë diçka që të mundte famën e të ligut.”
Këto tha і biri і bostanxhiut aty anës pusit të Gllavës e dukej sikur e përfundoi tregimin mbasi u ngrit të pinte ujë prej çezmës.
Nuk mu durua dhe e pyeta: “Po fshatit si і vajti filli?”
“Thonë”, vazhdoi і biri і bostanxhiut, “se vërtet і dëgjuan fshatarët fjalët e plakut por nuk і vunë në jetë, e thonë se ai fshat sa herë fillonte që merrte për mbarë e sa fillonin të qeshnin fytyrat e njerëzve, sa ngrihej e mëkëmbej, përsëri do të dilte në shesh litari, prapë do të digjej e do të zhuritej e prapë do të fillonte gjithçka nga fillimi. Thonë pra, vazhdoi і biri і bostanxhiut, se dhe sot e gjithë dita akoma, kështu vazhdon historia e këtij fshati.”
“Gjithashtu thonë”, tha bostanxhiu e sqaroi, ashtu si më ka treguar babai, “se plaku vdiq pas pak kohe e meqë nuk la njeri, e meqë fshati kish ndryshuar mjaft, nuk vajti njeri ta pyeste për dëshirën e fundit, madje thonë se edhe copëra lëkure prej gajdes shpesh të shqyera nga qentë e fshatit, gjendeshin aty këtu të shpërndara nëpër varret.
“Disa të tjerë thonë se ngjarjet rrodhën ndryshe”, tha bostanxhiu, “dhe se plakun e dëgjuan dhe para se të vdiste ai і mësoi fshatarët edhe më.
“Së pari, në varri і të ligut vunë një gur e në të shkrojtën: “Këtu prehet і ligu і fshatit tonë. Litar kërkoi kur vdiq, litar і vumë. Kush lidhet e mplekset me atë litar, ta dijë se mplekset me të ligun.”
“Së dyti, përpara se të arriheshe në varri і të ligut, ata ndërtuan një çezmë kështu që para se të hyje në fshat, fillimisht kaloje tek çezma. Uji і çezmës thonë se doli më і miri і gjithë atyre anëve. Në ballë të çezmës shkrojtën këto fjalë: “Uji është dhuratë e perëndisë. Pi o udhëtar і uruar, ujë nga fshati tonë! Fshati tonë quhet, “fshati і të ligut”, mbasi është і vetmi fshat që edhe të ligut і kemi plotësuar dëshirën e fundit. Emri і plotë і fshatit tonë është, “Fshati і të ligut të vetvetes”.
“Së treti, thonë se anës së çezmës në një shelg, varën gajden e plakut të gjorë dhe pranë saj vunë një tabelë: “Zëri і ëmbël і kësaj gajdeje është і tillë që ka mundur edhe bilbilin. Ai që і pat rënë kësaj gajdeje, nuk ka varr. Nuk u pyet për amanetin e fundit dhe nuk kërkoi që të pyetet. I miri mund të harrohet por tingujt e gajdes së tij kujtohen. I ligu mund të kujtohet por varri і tij nuk shikohet.”
“Thonë se ai fshat”, e mbylli tregimin e tij bostanxhiu, “që nga ajo ditë u qetësua e hyri në rrjedhën e jetës ashtu si gjithë të tjerët.”
Këtë më tregoi pra atë ditë bostanxhiu, djalë bostanxhiu e pasi pimë të dy nga një ujë të ftohtë që na u duk sikur shpëlamë shpirtrat tona mëkatare, të lehtësuar prej këtij tregimi jo fort të rëndë për tu kuptuar, u ndamë sekush në punë të tij.
E teksa ecja fushave të Dumravës anës shelgjishteve e kanaleve ku herë pas here këndonte vajtueshëm ndonjë bretkocë, mu kujtua thënia e madhe e francezit Gustav Le Bon і cili në gjithë teorinë e tij mbi zhvillimin e popujve, ve në bazë botën shpirtërore të tyre duke arritur në konkluzionin:
“Ç’do popull udhëhiqet më tepër nga të vdekurit se sa nga të gjallët. Të vdekurit me kalimin e shekujve kanë krijuar botën shpirtërore tonë, motivet e sjelljes sonë. Të vdekurit janë pa diskutim të vetmit këshilltarë e mësues të të gjallëve. Ne mbartim me vete peshën e pangritëshme të mëkateve të tyre por nga ana tjetër edhe vlerën e virtyteve të tyre”. (G. Le Bon, Lois psychologiques de l'évolution des peuples, f. 22, 23.)
E për një çast mendova, lum ai popull që ka sa më pak varre me litar.
Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.