Aforizma të eruditëve grekë dhe romakë: Për bukurinë. |
Bukuria është dhuratë e Zotit. Aristoteli
*
Bukuria individuale i hap rrugën njeriut, më tepër sesa një rekomandim.
Aristoteli
*
Sigurisht që bukuria është një dhuratë e mirë e Zotit, por duket se vetë Zoti mendoi se kjo, bukuria pra, nuk është ndonjë e mirë e madhe, përderisa ai e dha atë edhe tek njerëz të liq.
Shën Agustini
*
Në çastin që një vajzë fillon e nuk ka më ndrojtje dhe nuk skuqet më, atëhere ajo ka humbur pjesën më tërheqëse dhe më fuqiplotë të bukurisë së vet.
Grigori i 1-rë, shek 6-të
*
Të lutem o Zot, më bëj të bukur përbrenda.
Sokrati
*
Bukuria e stilit, e harmonisë, e hijeshisë dhe e një ritmi të mirë, varen nga thjeshtësia.
Platoni
*
Njësoj si mund të gabojë një mëndje kur ajo gjykon nën veprimin e pijes së verës, ose një sy, kur ai sheh në errësirë, ashtu mund të gabojë edhe një shpirt, kur ai është i dehur prej një bukurie.
Ovidi
*
Njoh dikë që kur pa një grua me një bukuri goditse, ju lut Krijuesit për të. Duket pra se pamja e saj e ndriçoi atë burrë, që t'i drejtohej Zotit me përdëllim.
Shën Joan Klimakus, shek. 7-të
*
Ç'ka është e bukur është e mirë dhe, kush është i mirë, shpejt do të konsiderohet edhe si i bukur.
Safo
*
Asgjë e bukur nuk është e bukur, po qe se shikohet nga të gjitha këndvështrimet. Horaci
*
Kur në mesnatë kandili shuhet, të gjitha gratë, kanë një bukuri që s’thuhet.
Plutarku
|
1. Kloni i kufirit, në kohën e regjimit komunist.
2. Jeta dhe vepra e albanologut Stavri Skëndi.
3. Mbi një urdhër të dhënë në v. 1917 për furat e bukës, nga Th. Gërmënji.
4. Nga Historiku i sportit në Korçë.
5. Sportistë të hershëm korçarë në Amerikë.
6. Pse për një farë kohe, në gjuhën e popullit dhe të fëmijve, bashta e Themistokli Gërmënjit quhej, “Bashta e Gegës”.
7. Mbi stilin ionik të kollonave të bibliotekës së fëmijëve në Korçë.
8. Mbi ambjentet ku zhvilloheshin aktivitetet kulturore në Korçë në fillim të viteve ‚ 20.
9. Tregëtarë të lëkurërave në Korçë më 1911.
10. Ç’ishin çifligjet.
11. Mbi relievin në rrethin e Korçës.
12. Emigrantë nga Hoçishti, që në maj të vitit 1919 ndodheshin, në Sh.B.A.
13. Emrat e dikurshme (në vitet e Luft. 1-rë Botërore), të rrugëve kryesore të transportit, që hyjnë e dalin në qytetin e Korçës.
14. Udhëtimi Korçë – Tiranë në vitin 1926. Një përshkrim i nxjerrë nga gazeta, Koha, 21 gusht 1926.
15. Kisha e Shën Gjergjit në fshatin Shipckë.
16. Mbi statutin e shoqërisë së dikurshme të robaqepsavet të qytetit të Korçës.
17. Emërtimet e rrugëve të lagjes së dikurshme në Korçë të quajtur, „Manço”, (v.1930).
18. Mbi Parkun kombëtar, të quajtur, “Bredhi i Drenovës“.
19. Mbi emërtimet e dy pikave më të larta, të vargmaleve të Moravës dhe kuptimin e tyre.
20. Lekët e reja.
21. Gjimnazi “Jovan Banga” i Mitropolisë.
22. Se si zhvilloheshin mbrëmjet e vallzimit në fillim të viteve 20.
23. Mbi qëndrat e banimit që kanë ekzistuar në fushën e Korçës, në periudhën e hekurit.
24. Mbi disa fshatra të zonës së Korçës që tanimë nuk ekzistojnë.
25. Disa shprehje prej të ashtuquajturës gjuhë „purishte“.
26. Mbi një mikroalbum me kostume popullore të botuar në vitet 90 prej piktorit korçar Dhimitër Mborja.
Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.