Në një kompleks koral të një pjese teatrale, nuk këndojnë që të gjithë, por dy a tre. Të tjerët, të përzierë atje, qëndrojnë të ngulur në kor vetëm për numër. Në jetë pra, rrojnë vetëm të gjallët e vërtetë.
Meneandri, sipas Stobeut, tek Antologjia, 121, 11 Shek. IV para Kr.
Fernando António Nogueira de Seabra Pessoa, ose shkurt, Fernando Pessoa (1888 - 1935) konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit të 20-të për gjithë botën, dhe një nga shkrimtarët më të mëdhenj portugezë për të gjitha kohërat. Ai ish një poet, një kritik, përkthyes, mendimtar, eseist, tepër elegant, i thellë, misterioz, filozofik, i kuptueshëm e i pakuptueshëm dhe admirohet sot veçanërisht, në të gjithë botën.
Ja disa copëza nga bota e tij shpirtërore.
*
….
A ka një lule vërtet bukuri?
A ka një frut vërtet bukuri?
Jo! Këto kanë vetëm formë dhe ngjyrë.
Dhe ekzistencë.
Bukuria është emri i një diçkaje që nuk ekziston,
është ajo që unë mendoj, për shkak të kënaqësisë që ndjej.
….
*
Lehtë, lehtë, shumë lehtë,
shumë lehtë vjen këtu një fllad,
dhe po ashtu lehtë kalon.
Ndërsa unë,
unë, nuk di seç mendoj në këtë çast,
madje as nuk dua që ta di.
*
Si njerëz që jemi, jemi që të gjithë qënie të vdekshme, por me një kohëzgjatje jetese të përcaktuar. ÂÂÂ Kush më të gjatë dhe kush më të shkurtër. Disa vdesin kur vdesin, disa të tjerë jetojnë diçka më tepër në kujtesën e të tjerëve, të atyre pra që i njohën ose të të dashurve të tyre, disa të tjerë mbeten në kujtesën e kombit të vet, disa të tjerë ja dalin mbanë të jetojnë në mbarë epokën e qytetërimit kur jetuan dhe janë fare pak ata, që kapin nga njëri skaj në skajin tjetër rrymat e qytetërimeve të ndryshme.
Sido që të jetë, që të gjithë i përrethon errësira e kohës, e cila në fund të fundit i mund të gjithë, të gjithë pra i gllabëron uria e humnerës së pafundme që quhet kohë, … të mendosh që të përjetësohesh nuk është veçse një dëshirë dhe të mendosh, të mbetesh përgjithmonë, është të mashtrosh vetveten.
*
Jeta është një lëmsh që e ka mbështjellë dikush dhe ka kuptim vetëm po ta shpështjellësh atë dhe ta shtrish në gjithë gjatësinë e vet apo edhe, ta rimbështjellësh atë mirë.
*
Jetën e mendoj sikur jam në një han, ku më duhet të qëndroj aty derisa të vijë të më marrë karroca e humbësisë. Nuk e di se ku do të më shpjerë, nuk di, nuk di gjë.
*
Ora e murit është vendosur diku në thellësi, aty mes orendive të tjera. Çdo gjysmë ore ajo troket, troket thatë dhe pa shprehje. Gjithçka është po aq, po aq e thellë, po aq e thatë, po aq e errët, po aq e ftohtë!
*
Janë të bekuar ata që jetën e tyre nuk ja besojnë asnjë njeriu!
*
Po qe se zemra do të kish mundësi të mendonte, ajo do të kish ndaluar së rrahuri.
*
Të gjithë njerëzit janë të veçantë, pra janë përjashtime të një rregulli që nuk është. Pra nuk ka rregulla.
*
Vlera e gjërave nuk qëndron në atë sesa ato zgjatin, por në intesitetin me të cilin ato ndodhin dhe shprehen. Është kjo arsyeja që ka momente të paharruara dhe njerëz të veçantë.
*
Çuditem, nëse mund të përfundoj dot ndonjë gjë. Çuditem dhe vuaj. Instikti im për perfekten, më pengon që të përfundoj diçka, madje mundet që më pengon edhe për të filluar diçka. Por duket, se kam kënaqësi dhe kuturis për të filluar diçka. Ajo ç’ka unë arrij, duket se nuk është një produkt i një dëshire të vullnetshme, por i një dëshire që më rrëmben. Filloj një vepër duke mos patur forcë që të paramendoj dhe përfundoj një të tillë, sepse nuk kam kurajo të shkëputem prej saj.
Shqipëroi: Ilia V. BallauriÂÂÂ
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» MZ - Fausto Melotti: Klithmat joshëse e tinzare të "njeriut të minjve"
Fausto Melotti (1901 - 1986), skulptor i madh italian, i shekullit të 20-të, njëri prej përfaqësuesve më të mëdhenj të artit modern në Itali, u bë i njohur në vëndin e vet në një moshë relativisht të madhe, pasi ai kish mbushur të pesëdhjetat, madje vlerësimi i plotë për të u bë në vitet, ‘70, ‘80.I njohur...
Shqipëroi: Ilia V. BallauriTashmë ajo ndodhet larg, diku, larg Sardit ÂÂÂ në mërgim,Të sjell nër mend ty dhe lodhet, eh kujtim, eh, dëshpërim,Të mendon ty, më mendon mua bashkë me ty, të gjitha në vegim,Se si kaluam bashkë, unë, ajo, dhe ti o shpirti im.Ç’ka bashk’ kaluam, gjithçka ish magjike, një ëndër vërtet,Ti ishe...
Skica e mëposhtme i dedikohet S.T.I. dhe neteve me aromë bliri të Korçës, në qershor, sidomos atyre, të shumë e shumë viteve më parë.Sytë plot rrudha të plakës që shkëlqenin prej ngazëllimit u mbushën me lot teksa këndonte me zë të ulët, këngën e njohur gjermane “Unter dem Linden” me muzikë të Shubertit. Me shaminë e...
Qyteti ynë dikur ka patur humor të hollë, pavarësisht se dalngadalë, kohët e fundit, mundet që ai degjeneroi. Karakteristikë e humorit të Korçës ishte se, ai shpesh vinte në lojë jetën e gjithë shtresave të shoqërisë së qytetit, pa kursyer këtu askënd.Banorët dikur bënin një jetë më të afruar me njëri tjetrin dhe...
Shqipëroi: Ilia V. BallauriOh! moj pelë, moj thrakiote, E di un’, se ç’do qafa jote!Përse, shtrëmbër më vështron?Pse me shqelma, më largon?Mos kujto, se un’nuk mundem,Hipur, mbi ty të tundem,Di kapistrat, të t’i shkoj,Të të zbut, të të kaploj.