(Latn. Hirudo medicinalis), janë shushunja që pijnë gjakun (hematophagous). Nga ana zoologjike, janë krimba annelide (unazore), hermaphrodite (dyseksore), me 34 segmente.
Piavicat që pijnë gjakun kapen pas prehës së tyre dhe me gojën si venduzë që përbëhet prej gjashtë segmenteve, kryejnë thithjen e gjakut. Studimet tregojnë se, piavica lëshon edhe një farë lëngu anestezik me qëllim që veprimi dhe prania e saj, mos ndjehet prej prehës.
Piavicat realizojnë gjithashtu edhe lëshimin e një enzime antikoaguluese në rrymën e gjakut, enzimë kjo që quhet hirudini, me qëllim që gjaku të mos mpikset dhe të mos ntrashet dhe të thithet lehtë prej tyre. Gjithë këto veti të piavicave njihen nga mjekësia popullore dhe pranohen prej asaj shkencore, sidomos për rastet kur nevojitet largim i gjakut prej pjesëve apo gjymtyrëve të trupit.
Në Korçë, piavicat dikur janë përdorur gjërësisht për largimin e gjakut dhe lehtësimin e trupit. Në sokakët e qytetit tonë dëgjohej vazhdimisht, thirja, ‘Aj, pjavica, pjavica’ prej atyre që i njihnin dhe i mblidhnin këto dhe që i shisnin pastaj në popull. Shitja bëhej duke i ruajtur këto në shishe me ujët prej pellgut nga ishin marrë.
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» BK/LA - Piktura - Malet e Moravës, V. Mio
Vangjush Tushi, për Vangjush Mion, viti 1960.Vangjush Mioja punoi për gjithë jetën duke ndjekur vokacionin e vet (frymëzimin e brëndshëm). Ai kishte bindjen se duke qëndruar përpara natyrës, artisti i vërtetë e përshkruan atë me ndjenjat e tij. Nëpërmjet punës gjen rrugën e vet. Prandaj dhe mësuesi më i mirë për të ka qënë...
» KE5/15 - Zona e Oparit në fillim të shek. 19 - të, një përshkrim i vitt 1830.
“ … Edhe Opari është një komunë e vogël. Përfshin thuajse 30 fshatra, …. Llogaritet të ketë gjithsej rreth 600 shtëpi dhe rreth 4500 frymë. Relievi është malor, tepër i frikshëm dhe me maja të pa kapshme. Shtëpitë janë të ndërtuara në kodra, rrëpira dhe humnera. [Përsa i takon juridiksionit fetar] varet nga mitropolia...
» KE4/21 - Prejardhja gjeografike e trupave franceze që mbërritën në Korçë, gjatë Luftës së I-rë.
Ushtarët francezë që u vendosën në krahinën e Korçës në këtë kohë, i përkisnin, Trupave ushtarake franceze të Orientit. Këto vareshin prej gjeneral Sarrail i cili e kish qëndrën në Selenik. Ja disa grupime ushtarake franceze dhe gjeografia e prejardhjes së tyre, që morën pjesë në veprimet ushtarake të zhvilluara në këtë...