Në një kompleks koral të një pjese teatrale, nuk këndojnë që të gjithë, por dy a tre. Të tjerët, të përzierë atje, qëndrojnë të ngulur në kor vetëm për numër. Në jetë pra, rrojnë vetëm të gjallët e vërtetë.
Meneandri, sipas Stobeut, tek Antologjia, 121, 11 Shek. IV para Kr.
Dikur në qëndër të qytetit, përpara katedrales së sotme, aty ku është monumenti i “Ushtarit të panjohur”, përpara godinës së njohur si, ish komiteti i vjetër i partisë, ashtu si ka sot edhe në një sërë qytetesh të njohura të botës, kish pëllumba në një masë të madhe, të cilët rriteshin aty për t’i dhënë qytetit tonë bukuri.
Pëllumbat i kishin foletë, në tarracat e kësaj godine dhe shtoheshin aty në formë të lirë, madje mbeturinat e këtyre foleve, mund t’i shihje në atë vënd edhe pas shumë vitesh, deri tani në fund. Për këta, kujdesej një
person i caktuar (për disa kohë ishte K. Peci), i cili i ushqente me gëzhuta. Thuhet se prania e një kultivimi të tillë të pëllumbave, në qytetin tonë u muar si shëmbull, nga ish Bashkimi Sovjetik dhe thuhet gjithashtu se, zhdukja e tyre lidhet përsëri, me prishjen e marrëdhënieve tona të asaj kohe, me atë vënd. Pavarësisht, pëllumbat në qëndër të qytetit, në atë kohë ishin një gjë e bukur, sidomos për fëmijët të cilët luanin paqësisht mes tyre.
Nga ana tjetër, duhet thënë se, në shumë qytete të botës, sidomos të Evropës, dëmet prej pëllumbave në godinat antike, monumentet e kulturës, arkitekturat e vlefshme, etj, janë të dukshme, madje edhe me një kosto të konsiderueshme ekonomike, shpenzime këto, që bëhen me qëllim, gjetjen e një zgjidhjeje të ndërmjetme, d.m.th. vazhdimin e mbajtjes së pëllumbave dhe ruajtjen njëkohësisht të monumenteve të kulturës, duke i mbështjellë këto të fundit me rrjeta teli, transparente.
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» KE11/5 - Mbi oborret e qytetit të Korçës. Skicë
Në Korçë duke përjashtuar apartamentet, nuk ka shtëpi, ose për të qënë më të saktë, numërohen me gishtat e dorës ato shtëpi, që nuk kanë oborr dhe që dalin drejt e në rrugë. Shtëpitë e qytetit tonë, shumë a pak që të gjitha kanë oborr, kush në një sipërfaqe më madhe dhe kush, në një sipërfaqe më të vogël....
» MZ - Natyra: Sesi edhe kafshët bien në dashuri me njerëzit.
Kam dëgjuar se, një qen ra në dashuri me Glavkën kitaristen e njohur. Disa thonë se nuk ishte qen por dash, ndërsa disa të tjerë akoma, thonë se ishte rosë e egër.Gjithashtu, në Solus të Kilikisë një qen ra në dashuri me një djalosh të bukur që quhej Ksenofont dhe po ashtu në Spartë, një gjeldeti ra aq fort në dashuri me...
Në përgjithësi, gjithmonë fëmijët kanë dashur të hanë, disa herë më tepër se zakonisht, gjatë ditës. Përveç nevojës biologjike, të ngrënit për ta, shpesh bëhet edhe një lloj kënaqësie, apo argëtimi, apo psikozë më vete. Gjithmonë fëmijët me vënd e pa vënd, me kohë e pa kohë, kanë kërkuar të hanë. Kjo...
» KE7/16 - Mbi shtypin e përditshëm dhe periodik në Shqipëri më 1967
Sipas të dhënave zyrtare më 1967 tek ne ekzistonin këto, gazeta dhe revista periodike:Zëri i Popullit, gazetë e përditsh. botim i Kom. Qëndr. PPSH. Qarkullimi ditor me 86,000 kopje.Bashkimi, gazetë e përditsh. botim i Fronti Demokratik. Qarkullimi ditor, me 20,000 kopje.Puna , gazetë e përditsh. botim i Kësh. Qëndr. Bashk....
» KE2/38 - Disa aktivitete shërbimesh të vjetra në Korçë që tashmë janë zhdukur.
Dikur rrugëve të qytetit tonë qarkullonin, shitësit e pishës, që përdorej për ndezjen e zjarrit. Këta shisnin copa pishe të cilat për nga natyra e tyre ishin të tejngopura me rrëshirë, të gjata rreth 25 cm dhe të trasha rreth 1.5 cm, në tufë me trashësi rreth 10cm, të lidhura. Çmimi i tyre ishte 5 lek. Disa shitës, nuk e...