Aforizma: Nga filozofia e lashtë, për shkrimin dhe leximin.

 

Shfrytëzoje kohën, duke përmirësuar vetveten, nëpërmjet atyre ç’ka të tjerët kanë shkruajtur. Kjo do të thotë që të mbërrish lehtë, atje ku të të tjerët, kanë mbërritur duke punuar shumë.
Sokrati
*
Quhet se një shkrim të pëlqen, atëhere kur të pëlqen edhe pasi e ke lexuar dhjetë herë.
Horaci
*
Për të shkruajtur mirë, shprehe vetveten si një njeri i zakonshëm dhe mendo si një njeri i zgjuar.
Aristoteli
*
Mëndjen duhet ta përformojmë, duke lexuar në thellësi dhe jo në gjërësi.
Quintilian
*
Ai që nuk lexohet, konsiderohet sikur nuk ka shkruar gjë.
Marciali
*
Krehjet e shumta të një shkrimi,  e dobësojnë më tepër atë, sesa e përmirësojnë.
Plini (i Ri)

                      
                                     

JavaScript is disabled!
To display this content, you need a JavaScript capable browser.
   



Shqipëroi Ilia V. Ballauri, reciton Nonda Kajno.



Më thon’ gratë lozonjare,
“Mbarove, Anakreont, u mplake,”
“Ja shih vetveten, në pasqyrë,”
“Kokëçveshurën, shëmbëlltyrë”


U them, “s’ka gjë, s’bëhem merak,
“Vërtet flok’ s’kam, por jam lavrak,
“Ç’pun ju prish, floku në m’mungon,
“Kur jam një trim, që trimëron?”

“E di fort mir’se ç’koh’ ka mbetur,
“Ndaj dorë, hoqa në të fjetur,
“E ju vij qark, mos ju humbas,
“Si bleta lulen t’ju thith ç’do çast.”


Anakreonti_me_lire

Jean Leon Jerome, 1848
Ankreonti, Bakusi dhe Erosi.



 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» BK/LA - Poezia - Vargje platonike dashurie, të recituara dhe të shoqëruara me muzikë.

                                                  Platoni, filozofi і madh, jetoi në kapërxim të dy shekujve, V-të dhe të IV-të para Kr. Lindi dhe vdiq në Athinë (428-347). Që në vogëli ai mori një edukim...

» MZ - Theognis - Poezi e recituar dhe e shoqëruar me muzikë: Eros i tmerrshëm je!

        Theognis, konsiderohet si një ndër poetët më të rëndësishëm të poezisë elegjike të Greqisë së lashtë. Ai ish fisnik nga Megara dhe mendohet se ka jetuar në mes të shek. 6-të para Kr. Fridrich Nietzche, punimin e parë shkencor që shkruajti, qysh kur ishte student në...

» MZ - Letrat - Giacomo Leopardi: Dialog ndërmjet një shitësi revistash dhe një kalimtari.

Shitësi: Ajde revista, almanakë të rinj, kalendarë, ju nevojiten zotërinj, blini almanakë! Kalimtari: Ke kalendarë për Vitin e Ri?Sh. Sigurisht zotni.K. Besoni se do të jetë i mbarë, ky Vit i Ri?Sh. Oh, i nderuar zotni, po, me siguri.K. Si ky vit që shkoi?Sh. Më tepër, shumë më i mbarë.K. Si një vit më parë?Sh. Më tepër, më...

» HISTORIA E MUZIKËS SË KORÇËS 1800 - 1940 (for sale)

"HISTORIA E MUZIKËS SË KORÇËS 1800 - 1940" (Autor: Vasil A. Ballauri)Përpunoi dhe përgatiti: Ilia V. BallauriBotuar dy herë: 2003 dhe 2013, disponohen akoma pak kopje, çmimi 5 euro.Cituar në punimet e tyre prej: E. Koço, Xh. Jorganxhi, V. Ziko, etj.Gjendet i depozituar edhe në bibliotekat: Korçë dhe Tiranë.Mund ta kërkoni tek e.mail...

» BK/LA - Safo - Tashmë ajo ndodhet larg: Poezi e recituar dhe e shoqëruar me muzikë

                Shqipëroi: Ilia V. BallauriReciton: Paola TashoSinteza muzikore:  Nonda Kajno                                                                                           Tashmë ajo ndodhet larg, diku, larg Sardit  në...

Share