MZ - Aforizma: Johann Wolfgang von Goethe

 

Njeriu çdo ditë duhet të dëgjojë pak muzikë, të lexojë pak poezi, të shohë një pikturë të bukur,  në mënyrë që rutina e përditëshme, mos bëjë që të lihet në harresë, ndjenja për të bukurën, ndjenjë kjo të cilën Zoti e ka mbrujtur në shpirtin e njeriut.

*
Njësoj si në Romën e lashtë, ku në qytet, përveç romakëve kish edhe një mori bustesh dhe statujash mes të cilave rronin njerëz, ashtu edhe sot, përveç realitetit, ekziston edhe një botë e fortë me fantazi dhe imagjinata, ku edhe në të jetojnë njerëz.

*
Thonë: Njih vetveten! Po si mund dikush të njohë vetveten? Kjo gjë nuk mund të bëhet, nëpërmjet survejimit të vetes, por vetëm nëpërmjet praktikës dhe ja sesi: përpiqu të kryesh detyrën që të takon dhe do të shohësh, se ke për të kuptuar menjëherë, karakterin tënd. 


*
Çdo moshe të njeriut, mund  t'i vihet në korrespondencë një filozofi e caktuar.
Fëmija paraqitet realist. Ai është aq i bindur për ekzistencën e dardhës dhe të mollës sa edhe për ekzistencën e vet.
I riu, i përfshirë siç është në furtunat e veta të brëndëshme është i detyruar që ta kthejë vëmendjen, të rrëmojë dhe të kërkojë brenda vetes, pra të bëhet idealist.
Një burrë i pjekur, ka një sërë arsyesh që të jetë skeptik. Ai dyshon sipas mënyrës së vet, nëse janë të sakta mjetet që ai ka zgjedhur për të kryer një veprim. Gjithashtu përpara se të veprojë dhe në çastin që vepron, e ka të nevojshme që të jetë vigjilent, me qëllim që në të ardhmen, mos pendohet hidhshëm për zgjedhje të gabuar.
I moshuari, ndërkaq është mistik. Mjaft gjëra i shikon të varen prej fatit, një diçka që s'ka logjikë të ecë dhe, logjiken të pengohet e të shkojë shtrembër, fati dhe pafatësia pra, të ndërrojnë vënd papritur dhe papandehur.

Zgjodhi dhe perkth: I.V.B.

 

Tek, „Bleta shqiptare“  Th. Mitkoja përmënd një sërë fabulash, me moral të hollë, të mbledhura në popull, ndër të cilat janë edhe këto dy të mëposhtmet (nr. 23 dhe nr. 31), që po i sjell këtu të përpunuara për nga gjuha e cila përmban mjaft arkaizma.

1. „E vërteta“
Diku ishin mbledhur katër a pesë veta dhe bisedonin. Ndërhyn në bisedë një i pasur dhe thotë se miu i hëngri thikën e hekurt të plugut. Të gjithë e besuan këtë gjë si të vërtetë.
Ndërkaq, hidhet një i varfër dhe thotë se dhe atij miu i hëngri një çyrek bukë. Të gjithë e panë me dyshim, duke menduar se ai gënjente.

2. „Prit; Të ik unë, hyrë ti!“
Një gjarpër teksa rrinte mirë e bukur në vrimën e vet, i vajti aty iriqi dhe ju lut, që ta lerë të hyjë edhe atë në vrimë, të flenë bashkë, mbasi atë natë ai kish mbetur, pa strehë. Gjarpëri pranoi u mblodh edhe më dhe i bëri vënd edhe iriqit në vrimën e vet.
Ndërkaq, iriqi tashmë brënda vrimës, pak e nga pak filloi të shtrihej e të zgjerohej, duke e shtyrë dhe e shtyrë gjarprin, gjith‘ edhe më andej, derisa ky i fundit i tha:
- Prit; Të ik unë, hyrë ti! -

 
 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE7/11- 12 - Mali i Thatë dhe vargjet e Lasgush Poradecit, "Fryn veriu ..."

Mali i Thatë, quhet kështu mbasi me të vërtetë është i thatë. Prej tij nuk rrjedhin burime uji ose këto janë shumë të pakta dhe gjithashtu, nga ky masiv malor, nuk buron asnjë lumë a prrua që të ketë ujë, gjatë gjithë vitit. Mali i Thatë shtrihet në veri të Fushës së Korçës, një pjesë e tij vazhdon edhe matanë kufirit...

» BK/SHJT - Folklor - Th. Mitko: Djalli dhe i biri

 Djalli me të birin ishin duke udhëtuar nëpër botë. Në rrugë e sipër kalojnë pranë një fshati i cili dukej se ndodhej në ditë të gëzuara. Dëgjoheshin nga larg këngë, kërcime, vallëzime e gëzime. Duke parë këtë gjëndje, djalli i tha të birit, - Leri mos i ngacmo, leri të gëzohen-. I biri i djallit u përgjegj, - Dakord,...

» MZ - Poezia: Si u krijua gruaja!

 Në mitologjinë indiane, Tvastri, ose siç quhet ndryshe, Visvakarma, është artizani  dhe arkitekti i perëndive, njësoj si dhe Hefesti apo Vullkani, për të dymbëdhjetë perënditë e Olimpit. Ambientet hyjnore të perëndive indiane ishin krijuar prej tij, dhe njëkohësisht perënditë e luftës, farkëtimin e armëve të veçanta që...

» BK/SHJT - Folklor - Mihal Gora (c1700 - 1790): Poema e zisë së bukës në qarkun e Korçës, v. 1740

I (1 - 4)Ati ynë, që në qiell lart qëndron, mos kujto, se goja më gabon,mos kujto se flas pa menduar,mos më paragjyko, pa m’dëgjuar,hidhërim të fortë, të vërtetë vrer,prej shpirtit, i detyruar do nxjerr.E pafuqishme është fjala, e thatë,nuk ka përmasa, ësht’ frymë e ngratë,nuk mund, të shprehë, të rijapë,ato rrethana...

» BK/LA - Esse - Varri me litar.

(Nxjerrë nga punimi me titull, ...Thonë se trishtimi ka një fund... ose Esse sinoptike mbi botën metafizike të vëndlidjes sime, Korçës. autor:  Ilia V. Ballauri  ©Botim personal, 2001, 517 fq.)“Dikur në një fshat ishte bërë sebep і ligu. Ai ishte një  njeri і dhënë shumë pas parasë e intrigave, shumë і zgjuar dhe...

Share