MZ - Aforizmë: Lasgush Poradeci

Gjer më sot shumë veta kanë shkruar kundra meje, por asnjë-herë s’jam përgjigjur. Se poeti s’përgjigjet, poeti bën veprën, vepra le të përgjigjet. Po të mos flasë ajo, poeti s’ka ç’të thotë.

Nxjerrë nga: "Lasgushi më ka thënë, ..."
P. Kolevica

 

Lagështia relative mesatare e ajrit, ka të bëjë me sasinë e avujve të ujit, në një përzjerje ajër + avuj uji, d.m.th. me sasinë e avujve në ambjentin rrethues. Duhet thënë se lagështia relative nuk varet vetëm nga sasi e avujve të ujit në ajër por, edhe nga trysnia e tij dhe temperatura, pra kemi të bëjmë me një parametër kompleks që llogaritet nëpërmjet një formule matematike.
Njeriu është i ndjeshëm, ndaj lagështisë së ajrit mbasi ai vetë falë metabolizmit, nëpërmjet lëkurës, respiron, pra nxjerr edhe vetë avuj uji, veprim ky që veç të tjerave ka të bëjë edhe me termodinamizmin e trupit. Në kushte të një lagështie të lartë, pra të një miksiture ambjentale ajër + avuj uji, të lartë, mundësia e lëkurës, pra e njerit për të respiruar, është më e ulët sesa në një ambjent të thatë. Ndërkaq kuptohet se në rastet ekstreme pra të thatësisë së tepërme dhe të lagështisë së tepërme, konforti i të jetuarit për njeriun (ose më saktë, koeficenti i konfortabilitetit të ambjentit ku jetohet) bie.
Në qarkun e Korçës, lagështia është në një gjëndje të kënaqshme. Të dhënat statistikore shumëvjeçare të para 40 vjetëve jepen në tabelën e mëposhtme.

 

Muajt

Korçë

Pgrdc.

Ersk.

Voskp.

Janar

79

76

75

82

Shkurt

76

74

72

80

Mars

69

71

70

78

Prill

63

66

65

73

Maj

64

67

65

72

Qershor

61

65

64

71

Korrik

54

58

57

64

Gusht

52

58

54

64

Shtator

61

65

64

73

Tetor

70

70

68

78

Nëntor

78

76

75

83

Dhjetor

80

77

77

89

Mesatarja

64

69

67

75


Siç shihet zona e Voskopojës figuron me lagështinë mesatare më lartë dhe duket se kjo influencohet nga temperaturat e ulta dhe ndoshta edhe prej pyjeve për rreth.
Muajt më të thatë për gjithë qarkun janë, korriku dhe gushti, ndërsa më të lagështit dhjetori dhe janari.

 
 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE5/6 - Astronomi- Lindja dhe perëndimi i diellit. Agimi dhe muzgu në Korçë.

Grafiku në krah jep me një saktësi të pranueshme, lindjen dhe perëndimin e diellit, si dhe agimin dhe muzgun, madje edhe më tepër.Në të, në aksin horizontal janë vendosur të 12 muajt e vitit, ndërsa në aksin vertikal të 24 orët e ditës. Grafiku funksionon në këtë mënyrë.Le të marrim si shëmbull për ilustrim, dt.1...

» KE9/9 - Meteorologji - Parametrat e dëborës, para vitit 1975, për trevat e Korçës.

 Korça është sinonimi i dëborës.Meqënëse dimiri i këtij viti (2011 – 2012), për Korçën konsiderohet si dimër shumë i rëndë, me dëborë dhe temperatura të ulta, pra si dikur, ose siç thuhet një dimër i tillë, “s’mbahej mënd“, le të krijojmë një ide sesi ka qënë dikur dimri në trevën e Korçës.Me të drejtë,...

» KE5/7 - Diagrama astronomike e rrugës apo ecurisë (kurbës) së diellit per Korçën.

 Duke u bazuar në diagramën në krah nxjerrim të dhëna astronomike për pozicionin dhe rrugën e lëvizjes së diellit në vartësi të pozicionit gjeografik të Korçës.Diagrama përbëhet nga një rreth i cili përshkohet prej dy aksesh; atij horizontal që jep orientimet lindje (E) dhe perëndim (W); dhe atij vertikal që jep orientimet...

» KE1/17 - Drutë e dimrit në Korçë

 Zona e Korçës ka dimër të gjatë dhe të fortë, që do të thotë se ambienti i shtëpisë, që të jetë komod, duhet me patjetër që të ngrohet mirë. Kjo gjë duhet bërë, prej Nëntorit e ngadonjëherë edhe më parë, d.m.th. në Tetor dhe deri në Prill, e ngadonjëherë edhe më vonë, deri në Maj. Korça gjithmonë është...

» BK/N - Meteorologji: Mësime të meteorologjisë praktike të nxjerra nga kalendari i Korçës, 1924

(Shënim: me qënë se gjuha në origjinal përmban arkaizma, ajo pjesërisht është sjellë në të folmen e sotme.) …Kur retë në qiell janë të holla dhe si push (xhufkë në origj.), kjo parashikon kohë të mirë. Kur këto janë te dendura dhe lëvizin shpejt, kjo gjë paralajmëron, furtunë. Kur retë janë të bardha dhe si tufë...

Share