MZ - Aforizmë: P.L. de Ayala

Asy como la sombra nuestra vida se va,
que nunca mas torna nyn de nos tornara.

Dhe kështu si dhe hijeja, shkon jeta jonë,
për të mos u kthyer më kurrë, as ajo as ne.

Pero Lopez de Ayala


(Hulumtim, i nxjerrë nga punimi me titull:

... Thonë se trishtimi ka një fund ...
ose,
Esse sinoptike mbi botën metafizike të vendlindjes sime, Korçës.
aut: Ilia V. Ballauri, bot. personal, 2001, 517 fq.)


… Thuhet se gjarpërinjtë janë tepër mistikë kur çiftëzohen, madje disa mithe, (si p.sh. mithi i Tiresias) thonë se kush vret një nga gjarpërinjtë kur këta janë të mpleksur në të vetmen ekstazë të tyre të ngrohtë, ndëshkohet. Kur ndonjë djalë, vret gjarpërin femër, kthehet në femër dhe po qe se ndonjë vajzë vret gjarpërin mashkull, kthehet në djalë.

Dikur për gjarpër, njerëzit kanë ditur edhe ngjalën.
Vetë latinët і patën thirrur ngjalës "anguilla" që do të thotë gjarpër і vogël.
Por ngjalat nuk janë gjarpërinj. Ato janë një lloj і veçantë peshku ose më saktë ato janë peshq me pamje gjarpëri ose janë gjarpërinj me biologji peshku. Ngjalat nuk janë edhe fort mirë të studiuara, prandaj dhe literatura për to, është disi e varfër dhe shpesh, me të dhëna kontradiktore.
Ngjalat kanë trup cilindrik si të gjarpërit, me ngjyrë gri të errët në pjesën kurrizore dhe ngjyrë të verdhë në pjesën e barkur ashtu si shumë lloj gjarpërinjsh të ndryshëm.
Ngjala femër ka trup më të gjatë se ngjala mashkull dhe zakonisht gjatësia e kësaj specieje lëkundet nga 0,5m deri në 1,5m.

ngjala Shkathtësia e ngjalës për të rrëshqitur është e jashtëzakonshme madje ja kalon edhe gjarpërit і cili nuk "shket si ngjala". Por ashtu si dhe gjarpëri kur pritet copa-copa, copat e të cilit lëvizin, pa ç'ka se janë shkëputur nga koka, një gjë të tillë bëjnë edhe copat e ngjalës. Edhe ato lëvizin e përpëliten derisa vdesin segmentet e coptuara të nervit që përshkon gjatësisht gjithë trupin e tyre.
Ndryshe nga çiftëzimi і gjarpërinjve, ngjalat janë peshq dhe kanë tjetër biologji fekondimi.
Ngjalat rrojnë në ujërat e ëmbla e të ndenjura e veçanërisht nëpër moçale, këneta, pellgje, gjole, liqene e lumenj. Është kërkesa e ngjalave që këto ujëra duhet të kenë lidhje me detin. Ujërat që nuk kanë një lidhje të tillë, nuk kanë ngjala.
Në Evropë ato gjejnë shtrirje në zonat deri 71 gradë gjërësi veriore duke përjashtuar këtu ujërat e ëmbla që derdhen në Detin e Zi dhe detin Kaspik. Ujërat që derdhen në këto dy dete, nuk kanë ngjala.
Ngjalat jetojnë rreth dhjetë vjet nëpër ujëra të ëmbla. Rriten, zgjaten, ngjallen plot shëndet, zbukurohen edhe më, madje duke ndërruar edhe ngjyrën. Kur kurrizi і tyre merr njgyrë jeshile të errët me nuanca ngjyrë bronxi dhe në bark u shfaqen nuanca ngjyrë argjendi, atëhere ka erdhur për to momenti і riprodhimit.
Të ngarkuara në brendësi të trupit të tyre me vezë, me fillesat pra të jetëve të ardhëshme të ngjalave të ardhëshme, plot kujdes, natën, tufa-tufa, pa u ndjerë u lenë lamtumirën përgjithmonë ujërave të ëmbla dhe duke ndjekur lidhjen e këtyre të fundit me detin, rrëshqasin e rrëshqasin duke u larguar.

Danezi Johan Smith і cili për vite të tëra mahnitej nga jeta e çuditshme e këtyre qënieve, zbuloi se ngjalat e Evropës shtegtojnë e shtegtojnë, duke kaluar në anën tjetër të Oqeanit Atlantik, mbi ishujt Antile pikërisht në detin e quajtur Sargasa. Aty qëndrojnë dhe lëshojnë vezët. Pasi kryejnë këtu këtë detyrë të shenjtë të përjetësimit të species së tyre, ato vdesin.
Por tashmë jeta fillon për ngjalëzat e reja të cilat, me të marrë fuqinë fillojnë shtegtimin e kundërt, atë të kthimit për në vendet ku jetonin dikur prindërit e tyre.
Ngjala pra është edhe një formë gjarpëri por edhe një formë dallëndysheje.

*
Njerëzit që kanë jetuar vite më parë në fushën e Korçës dhe sidomos për rreth ish kënetës-liqen të zhdukur të Sovjanit, kanë njohur më së miri dhe kanë qënë tepër me përvojë, në gjuetinë e ngjalave të cilat kanë një mish tepër të shijshëm e të ngopshëm.
Ish këneta-liqen e Maliqit apo Sovjanit, ka qënë përherë e mbushur plot me ngjala. Gjuetia e tyre prej banorëve për rreth ka qënë një art më vete, një preokupim më vete për të siguruar ushqimin familiar, madje edhe fëmijët e vegjël e kanë pas ditur se si zihet ngjala, si trajtohet, si zhvishet prej lëkure, si pritet e si bëhet gati për të ngrënë, ndërsa gratë, e kanë patur specialitet gatimin e saj plot gusto.
Të moshuarit e anëve tona,  ata të cilët dalngadalë po vdesin e po rrallohen dhe të cilët, po marrin me vete një sërë kujtimesh e plot të dhëna e informacione me vlerë rreth traditave, të së kaluarës, zakoneve të zonës sonë, po qe se і pyet për ngjalat e Korçës nuk pushojnë së treguari. Ata rrëfejnë sesi, і piqnin ngjalat në hell, sesi і ruanin ato për një kohë të gjatë duke і rifutur përsëri në lëkurën e vet, sesi і kapnin nëpër llumishtet e kënetës, mjeshtëri këto dhe historira pa fund, që kur і tregojnë, shtojnë me mburje se, “këto gjëra і bënim ne në anët tona dhe të tjerët, nuk і dinë”.
Ngjalat e Maliqit, Sovjanit e sidomos të Vloçishtit jo vetëm që ishin me bollëk por ishin edhe të shijshme e me nam.
Të gjitha shkrimet historike për Korçën e kanë vënë në dukje këtë gjë.

Që para 500 vjetësh, Gjin Muzaka në historinë e shkruajtur prej tij për principatën e Muzakajve,  e thekson këtë fakt teksa përmend domenet (zonat) e stërgjyshit të tij, Andrea Muzakës më 1281:
“…E piu possedi e signoriggio la citta de Corizza per insine alla villa nomine Savoiana et anco la casale de Viola dove se pigliano gran' pesci e capituni…” (… Dhe pastaj ka edhe zotëron qytetin e Korçës deri në fshatin e quajtur Savoiana [Sovjan] madje edhe fshatin e vogël të Violas [Vloçisht ?] ku zenë peshq të mëdhenj dhe ngjala të trasha …) [Nxjerrë nga : Gjin Muzaka, 1510, “Breve Memoria de gli Discendenti de nostra Casa Musachi” tek “Chroniques Greco-Romanes”, Berlin 1873, Fq. 280]

Më pas më 1859 edhe Th. Mitko në pjesëzën e tij, "Disa shënime rreth Korçës"  [Th. Mitko, “Vepra”, fq. 542, Tiranë 1981] ndër të tjera thekson se, tek ura e Maliqit ngrihen penda që:
"…gjuajnë ato ngjala të famshme".

Më 1888 përsëri edhe Karmici [“Gjeografia … ”, fq. 46, Thessaloniki, 1888.] і përmend ato kur flet për liqenin e Sovjanit : “…dhe ngjala tepër të shijshme në pjesën e Maliqit…”

Kjo kënetë, u tha aty nga mesi і shekullit të 20-të por roli і saj në ngulitjen e jetës njerëzore në anët tona dhe në mirëqënien e saj, veçanërisht në fazat e para, ka qënë vendimtar.
Liqeni-kënetë në fjalë, ka patur një faunë dhe një florë të tillë që ka përmbajtur gjithçka që і është dashur njeriut për disa mijëvjeçarë. Veç ngjalave e peshqve ka patur edhe karavidhe, ligavecë, madje buaj me bollëk, lejlekë, pelikanë dhe mjelma por edhe gjarpërinj e hardhuca. Ka patur kallamishte të bollshme, shavare për të thurur rrogozat që kanë qënë për mijëra vjet aq të nevojshëm për shtroje, për banim.
E pra këneta jonë ka pas qënë e bekuar, ajo ka patur gjithçka.
Por një ditë kjo kënetë-liqen u tha, e me të u zhduk edhe flora dhe fauna e saj. Nuk ka më, as rosa, as pata të egra, as shapka, as mjelma e as peshq, as karavidhe, as shavare dhe as kallamë, të gjitha janë zhdukur dhe për njerëzit që vërtiten sot në këto anë, ato thuajse nuk kanë ekzistuar kurrë ose si mund të thesh Pukëvili, sot mbretëron: “… harresa e përfundme e asaj që dikur ka ekzistuar”.
Por si për kokëfortësi, si për luftë për të drejtën biologjike të species, si për luftë për ekzistencë, si për ankesë ndaj ndëshkimit të pa merituar që і është bërë, si për kërkesë ndaj strehës prindërore mijëravjeçare, herë pas here ku me shumicë e ku me pakicë, në njomishtet e kanaleve që zëvendësuan ish liqenin-kënetë të Maliqit, shfaqen aty këtu ngjala.

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» BK/Fauna - Cironkat e Prespës

 Të tre vëndet që ndajnë mes tyre liqenet e Prespës, këtë lloj peshku e quajnë:shqip. Gjucaose Cironka e Prespës,sllv. Преспанската белвица,grq. Το τσιρόνι των Πρεσπών,(angl. Prespa bleak). Bazuar tek monografia: “Fish of Prespa,- Рибите на Преспа, - Peshqit e Prespes, - Τα...

» MZ - Natyra: Ballada e Mjelmave

Prej shumë poetësh dhe prozatorësh, mjelmat përshkruhen si qënie në shërbim të perëndisë Apollon por, se ç’farë lloj lidhjeje tjetër kanë ato me muzikën dhe këngën, këtë gjë nuk e dimë. Ndërkaq, të vjetrit besonin se kur ky shpend këndonte të ashtuquajturën, “Balladë të Mjelmës”, vdiste.Duhet thënë se [po qe se...

» KE5/22 - Pëllumbat dekorativë në qëndër të Korçës, gjatë viteve, 1957 - 1964.

 Dikur në qëndër të qytetit, përpara katedrales së sotme, aty ku është monumenti i “Ushtarit të panjohur”, përpara godinës së njohur si, ish komiteti i vjetër i partisë, ashtu si ka sot edhe në një sërë qytetesh të njohura të botës, kish pëllumba në një masë të madhe, të cilët rriteshin aty për t’i dhënë...

» KE1/48 - Piavicat

(Latn. Hirudo medicinalis), janë shushunja që pijnë gjakun (hematophagous). Nga ana zoologjike, janë krimba annelide (unazore), hermaphrodite (dyseksore), me 34 segmente.Piavicat që pijnë gjakun kapen pas prehës së tyre dhe me gojën si venduzë që përbëhet prej gjashtë segmenteve, kryejnë thithjen e gjakut. Studimet tregojnë se,...

» MZ - Natyra: Sesi edhe kafshët bien në dashuri me njerëzit.

Kam dëgjuar se, një qen ra në dashuri me Glavkën kitaristen e njohur. Disa thonë se nuk ishte qen por dash, ndërsa disa të tjerë akoma, thonë se ishte rosë e egër.Gjithashtu, në Solus të Kilikisë një qen ra në dashuri me një djalosh të bukur që quhej Ksenofont dhe po ashtu në Spartë, një gjeldeti ra aq fort në dashuri me...

Share