MZ - Aforizmë: Nuçi D. Naçi prej Korçe
Korça është një nga më të bukurit, nga më të mbëdhenjëtë, e nga më të qytetëruarit, qytete të Shqipërisë.
Korça duke patur shumë shtëpi, quhet qytet, edhe me qënë atdheu jynë, ku kemi lindur e jemi rritur, kemi nevojë ta dimë më mirë nga çdo vënd tjatër...

(viti 1923, cituar këtu sipas morfologjisë së shqipes së asaj kohë)



agimi_dhe_muzgu_ne_Korce1 Grafiku në krah jep me një saktësi të pranueshme, lindjen dhe perëndimin e diellit, si dhe agimin dhe muzgun, madje edhe më tepër.Në të, në aksin horizontal janë vendosur të 12 muajt e vitit, ndërsa në aksin vertikal të 24 orët e ditës. Grafiku funksionon në këtë mënyrë.Le të marrim si shëmbull për ilustrim, dt.1 qershor.Agimi pra zbardhja e ditës do të fillojë rreth orës 5 dhe do të vazhdojë deri rreth orës 5.30. Ky çast konsiderohet ditë, gjë që k ështu vazhdon deri rreth orës 19.40, kur fillon edhe muzgu i mbrëmjes, pra të erret. Në orën 20, konsiderohet mbrëmje e cila vazhdon pastaj deri ditën e nesërme.Në grafik, pjesa e tij prej fundit të prillit deri në fund të tetorit, shihet që është e spostuar (ngrihet dhe pastaj ulet) 1 orë. Kjo pjesë pasqyron periudhën e ndërrimit të orës, gjë që aplikohet në Evropë për arsye ekonomike.Ndërkaq grafiku në fjalë jep mundësira edhe për llogaritje të tjera si, kohëzgjatjen, e natës, e ditës, e agimit dhe të muzgut.


 

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE2/11 - Byrek me mëlçi (të bardha = mushkëri)

Një ndër mënyrat e përgaritjes në Korçë të byrekut me mëlçi të bardha (mushkëri), është edhe kjo si më poshtë.Përgatitja e gjellës, bëhet duke i zierë fillimisht mëlçitë, të prera në copa relativisht të vogla. Paralelisht bëhet edhe zierja e tre-katër kokëravë qepë të madhësisë mesatare. Mëlçitë e bardha...

» KE9/9 - Meteorologji - Parametrat e dëborës, para vitit 1975, për trevat e Korçës.

 Korça është sinonimi i dëborës.Meqënëse dimiri i këtij viti (2011 – 2012), për Korçën konsiderohet si dimër shumë i rëndë, me dëborë dhe temperatura të ulta, pra si dikur, ose siç thuhet një dimër i tillë, “s’mbahej mënd“, le të krijojmë një ide sesi ka qënë dikur dimri në trevën e Korçës.Me të drejtë,...

» KE2/2 - Mbi qepën në qarkun e Korçës

Qepa (latn. Allium cepa L.) konsiderohet si mbreti i kuzhinës. E ka origjinën nga zonat në thellësi të Azisë. Kultivimi i saj është tepër i vjetër dhe njihej prej egjiptianëve, grekëve dhe romakëve të vjetër. Përshkruhet me hollësi prej Theofrastit dhe Plinit. Qepa përmban, kalium, natrium, kalçium, acide, sheqerna, vitamina...

» BK/N - Meteorologji: Mësime të meteorologjisë praktike të nxjerra nga kalendari i Korçës, 1924

(Shënim: me qënë se gjuha në origjinal përmban arkaizma, ajo pjesërisht është sjellë në të folmen e sotme.) …Kur retë në qiell janë të holla dhe si push (xhufkë në origj.), kjo parashikon kohë të mirë. Kur këto janë te dendura dhe lëvizin shpejt, kjo gjë paralajmëron, furtunë. Kur retë janë të bardha dhe si tufë...

» KE2/34 - Nxjerrja e rakisë

Dikur (vitet ’30) kryhej me leje nga shteti. Administrata e financës së asaj kohe, bazuar mbi ligjet për pijet alkolike lëshonte edhe lejet për nxjerrjen e rakisë, duke evidentuar në të njëjtën kohë edhe zotëruesit e kazanëve të rakisë.

Share