MZ - Aforizma: Johann Wolfgang von Goethe

 

Njeriu çdo ditë duhet të dëgjojë pak muzikë, të lexojë pak poezi, të shohë një pikturë të bukur,  në mënyrë që rutina e përditëshme, mos bëjë që të lihet në harresë, ndjenja për të bukurën, ndjenjë kjo të cilën Zoti e ka mbrujtur në shpirtin e njeriut.

*
Njësoj si në Romën e lashtë, ku në qytet, përveç romakëve kish edhe një mori bustesh dhe statujash mes të cilave rronin njerëz, ashtu edhe sot, përveç realitetit, ekziston edhe një botë e fortë me fantazi dhe imagjinata, ku edhe në të jetojnë njerëz.

*
Thonë: Njih vetveten! Po si mund dikush të njohë vetveten? Kjo gjë nuk mund të bëhet, nëpërmjet survejimit të vetes, por vetëm nëpërmjet praktikës dhe ja sesi: përpiqu të kryesh detyrën që të takon dhe do të shohësh, se ke për të kuptuar menjëherë, karakterin tënd. 


*
Çdo moshe të njeriut, mund  t'i vihet në korrespondencë një filozofi e caktuar.
Fëmija paraqitet realist. Ai është aq i bindur për ekzistencën e dardhës dhe të mollës sa edhe për ekzistencën e vet.
I riu, i përfshirë siç është në furtunat e veta të brëndëshme është i detyruar që ta kthejë vëmendjen, të rrëmojë dhe të kërkojë brenda vetes, pra të bëhet idealist.
Një burrë i pjekur, ka një sërë arsyesh që të jetë skeptik. Ai dyshon sipas mënyrës së vet, nëse janë të sakta mjetet që ai ka zgjedhur për të kryer një veprim. Gjithashtu përpara se të veprojë dhe në çastin që vepron, e ka të nevojshme që të jetë vigjilent, me qëllim që në të ardhmen, mos pendohet hidhshëm për zgjedhje të gabuar.
I moshuari, ndërkaq është mistik. Mjaft gjëra i shikon të varen prej fatit, një diçka që s'ka logjikë të ecë dhe, logjiken të pengohet e të shkojë shtrembër, fati dhe pafatësia pra, të ndërrojnë vënd papritur dhe papandehur.

Zgjodhi dhe perkth: I.V.B.

 

“Zoti fuqiplotë fillimisht krijoi kopshtin…
freskimin më të madh të shpirtit të njeriut.
Pa kopshte,
pallatet dhe ndërtesat,
s’janë gjë tjetër,
veçse punë të trasha, të dorës së njeriut.”
Francis Bacon
(1561-1626)
*
“Dhe kështu…
… Zoti në lindje të Edemit,
mbolli një kopsht
dhe aty pastaj,
vendosi njeriun, të cilin ai e pat krijuar.”
Genesis 2: 8-9
*
“Unë mendoj se,
ka aq shumë lloje të ndryshme, kopshtesh,
sa edhe lloje të ndryshme poezish.”
Joseph Addison
(1672-1719)
*
“Të humbësh ndjenjën e prekjes së lules,
do të thotë,
të pësosh ndarjen me botën,
në shkallën më të lartë.”
Albert Camus
(1913-1960)
*
“[Në një peizazh ku ve dorë njeriu,]
gjithmonë duhet të çfaqen bukuritë natyrale
dhe,
të fshihen difektet natyrale.”
Humphrey Repeton
(1752-1818)
*
“Do të desha që kur të më vinte fundi,
vdekja,
të më gjente në kopsht, aty pra, duke mbjellë……
Michel Eyquem de Montagne
(1533-1592)


  Van_Gogh_Kopshti_prapa_shtepise

Van Gogh, Kopshti prapa shtëpisë, v. 1888

 

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE11/5 - Mbi oborret e qytetit të Korçës. Skicë

 Në Korçë duke përjashtuar apartamentet, nuk ka shtëpi, ose për të qënë më të saktë, numërohen me gishtat e dorës ato shtëpi, që nuk kanë oborr dhe që dalin drejt e në rrugë. Shtëpitë e qytetit tonë, shumë a pak që të gjitha kanë oborr, kush në një sipërfaqe më madhe dhe kush, në një sipërfaqe më të vogël....

» KE7/10- Sojet e vjetra të mollës, në trevat e Korçës.

Molla (Malus comunus)Për mollën e Korçës, hulumtimet e bëra tregojnë, se është pikërisht malësia e Gorës ku mendohet se ajo është më e lashtë dhe shumë e vjetër. Këtu por edhe në Opar madje, konstatohet edhe një lloj molle e egër, e rrjedhur jo prej fidani por prej fare, e quajtur në gjuhën e popullit, Mollçinka. Kjo më...

» KE8/7 - Prodhimi i grurit në Korçë, para 80 vjetëve.

Në tabelën e mëposhtme, jepen të dhënat e vitit 1926, pra të rreth 80 vjetëve më parë, për prodhimin e grurit në Shqipëri sipas prefekturave.Sipas statistikave të mbledhura në atë kohë prej T. Selenicës, botuar tek „Shqipëria më 1927“, del se prefektura e Korçës, në këtë periudhë, jo vetëm që kish prodhimin më të...

» KE9/3 - Fasulja, groshi dhe koçkulla dikur, në zonën e Korçës.

 Fasulja (Phasoelis vulgaris)Korça konsiderohet si ndër zonat që ka pas prodhuar fasule të mira, të shijshme dhe të shumëllojshme. Populacionet e fasules së trevës tonë kanë qënë të shumta, madje edhe sot, një sy i hedhur në tregun fshatar, tregon për vazhdimësinë e shumëllojshmërisë së populacioneve tona për këtë...

» KE8/14 - Rrapet e Shën Mërisë në Korçë.

 Korça nuk është zonë e pasur me rrape, përkundrazi ka qënë e pasur me plepa. Plepa kish në ish sallahana e dikurshme, plepa kish në kishën e dikurshme “Burimi jetëdhënës" (Mitropolia), para vitit, 1927 -28, d.m.th. përpara se të fillonin ndërtimet për Mitropolinë e re, ku sot është Muzeu i artit mesjetar, plepa kish tek...

Share