Aforizma - Për kopshtet

 

“Zoti fuqiplotë fillimisht krijoi kopshtin…
freskimin më të madh të shpirtit të njeriut.
Pa kopshte,
pallatet dhe ndërtesat,
s’janë gjë tjetër,
veçse punë të trasha, të dorës së njeriut.”
Francis Bacon
(1561-1626)
*
“Dhe kështu…
… Zoti në lindje të Edemit,
mbolli një kopsht
dhe aty pastaj,
vendosi njeriun, të cilin ai e pat krijuar.”
Genesis 2: 8-9
*
“Unë mendoj se,
ka aq shumë lloje të ndryshme, kopshtesh,
sa edhe lloje të ndryshme poezish.”
Joseph Addison
(1672-1719)
*
“Të humbësh ndjenjën e prekjes së lules,
do të thotë,
të pësosh ndarjen me botën,
në shkallën më të lartë.”
Albert Camus
(1913-1960)
*
“[Në një peizazh ku ve dorë njeriu,]
gjithmonë duhet të çfaqen bukuritë natyrale
dhe,
të fshihen difektet natyrale.”
Humphrey Repeton
(1752-1818)
*
“Do të desha që kur të më vinte fundi,
vdekja,
të më gjente në kopsht, aty pra, duke mbjellë……
Michel Eyquem de Montagne
(1533-1592)


 

Van Gogh, Kopshti prapa shtëpisë, v. 1888

 

 

… Kur fryn era, për ata që jetojnë me pyllin, çdo lloj druri pyjor, ka zërin e vet, ashtu siç ka edhe individualitetin e vet. Teksa fryn dhe drurët i përshkon era, bredhat ngashërojnë, vajtojnë dhe rënkojnë, jo më pak sesa dhe shkëmbi; drunjtë e frashërit fërshëllejnë mes drithërimave, ndërsa ahet, duke ngritur dhe duke ulur degët e tyre të sheshta, shushurijnë. Kështu pra edhe era e dimrit e cila fryn dhe rrëzon gjethet e pemëve, nuk prish, nuk e dëmton,  individualitetin e tyre…

Shqipëroi: Ilia V. Ballauri
Thomas Hardi
(1840 -1928)
tek: Under the greenwood tree
v. 1872


pylli_dhe_zeri_i_drureve

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» BK/LA - Muzika - Histori - Një dritare në historinë e muzikës së Korçës, 1800 – 1940

Vasil A. Ballauri(Pregatitur Ilia V. Ballauri.)Libër - monografi, botuar me 2003, 106 fq. me foto, figura dhe dokumente.Shenim: Materialet e ketij libri i pat lene si doreshkrim Vasil A. Ballauri qysh, para 50 vjetësh. Puna ime (I.V.B.) qëndron vetëm në publikimin e tyre dhe në shtimin e disa komenteve.Tregon në formë kronologjike,...

» MZ - Filozofia e lashtë kineze: Për të varfërit edhe era bën dallim vepron e sillet e pamëshirshme.

 Dikur në Korçë kam dëgjuar një të vërtetë, sesi shumë kohë më parë, një i varfër, i pa ngrënë, tek endej rrugëve, veç të tjerash edhe prej erës së marrë i rrahur dhe i munduar, të ketë thënë:“Fry moj erë fry! Shpirtin e një fukaraj do të marrësh!”Thuhet gjithashtu se në anën tjetër të qytetit tonë, një i...

» KE8/4 - Verërat e krahinës së Devollit, në fillim të shek. 19 - të

Udhëtarë të ndryshëm që kaluan në anët tona në këtë kohë dhe kryesisht Fransua Pukëvil (1770 – 1838) konsulli i Napoleonit pranë Ali Pashë Tepelenës, tek vepra e tij, “Voyage en Morée, à Constantinople, en Albanie, et dans plusieurs autres parties de l'Empire Ottoman”  botuar në Paris më 1805 dhe Ami Bue (1794  -1881),...

» KE2/35 - Rruga e moçme e karvaneve

Rruga e moçme e karvaneve, Vlorë-Berat-Voskopojë-Korçë dhe mallrat që transportoheshin.Zona e Korçës lidhej në Adriatik me dy skela, atë të Durrësit dhe të Vlorës. Skela kryesore për tregtarët e anëve tona dhe sidomos për ata voskopojarë ka qënë skela e Durrësit.Ndërkaq një tregëti e konsiderueshme zhvillohej edhe duke...

» KE8/16 - Lagështia mesatare vjetore e ajrit, në qarkun e Korçës.

 Lagështia relative mesatare e ajrit, ka të bëjë me sasinë e avujve të ujit, në një përzjerje ajër + avuj uji, d.m.th. me sasinë e avujve në ambjentin rrethues. Duhet thënë se lagështia relative nuk varet vetëm nga sasi e avujve të ujit në ajër por, edhe nga trysnia e tij dhe temperatura, pra kemi të bëjmë me një parametër...

Share