MZ - Aforizmë: Nektar Tërpo - Voskopojari

Stilponi që ishte filozof në Megara, u zu rob, kur u pushtua vëndi i tij prej tiranit Dhimitër.
Si skllav atë e shpunë përpara mbretit, i cili e pyeti:
A humbe ndonjë gjë ti nga ky pushtim?
Stilponi u përgjegj:
 “Jo, nuk humba asgjë. Ato çka ishin të miat, pra mësimet dhe studimet, i kam përsëri. Përsa u takon të tjerave, e dija se ato ose do të ishin të miat, ose të pushtuesit.

 

(
Mesatarja statistikore shumëvjeçare, të dhëna para vitit, 1975.)



Vranësira shkencërisht vlerësohet me ballë, nga 0 deri në 10. Një vranësi nga: 0-2 ballë, konsiderohet e pakët, nga 3-7 ballë, konsiderohet mesatare dhe nga 8-10 ballë, e dëndur.
Ndërkaq, vlerësimi i vranësisë mund të bëhet për një çast, (p.sh. në këtë moment) dhe mund të jetë p.sh. 4 ballë dhe pastaj më vonë të themi, pas dy orësh të ndryshojë dhe të jetë 8 ballë.
Duke qënë se kemi të bëjmë me një parametër që lëviz, është përcaktuar që një ditë të quhet e kthjelltë kur mesatarja e vranësirës përgjatë saj, nuk i kalon të 1.7 ballët, ndërsa e vranët, kur nuk është më pak se 8.3 ballë.
Ndërkaq një mënyrë tjetër, më e thjeshtë, që përdoret gjatë njoftimeve publike për motin, i jep vlerësimet e kthjelltësisë dhe të vranësisë, si më poshtë:
Mot me re – thuhet kur qielli mbulohet krejtësisht me re
Mot kryesisht me re – Jepet me dy kuptime: a) kur pjesa më e madhe e ditës do të jetë me re ose b) kur në një çast të dhënë, më tepër sesa gjysma e kupës qiellore është e mbuluar me re.

Mot pjesërisht me re - Jepet me dy kuptime: a) kur më pak se gjysma  e ditës do të jetë me re, ose b) kur në një çast të dhënë, më pak sesa gjysma e kupës qiellore është e mbuluar me re.
Mot i kthjellët  (me diell) – kur nuk ka asnjë re në qiell.
Mot kryesisht me diell (ose i kthjellët)  – Jepet me dy kuptime: a) kur pjesa më e madhe e ditës  do të jetë me diell, ose b) kur në një çast të dhënë, më tepër sesa gjysma e kupës qiellore është e kthjellët pra e pa mbuluar me re.
Mot pjesërisht me diell (ose i kthjellët)  - Jepet me dy kuptime: a) kur më shumë se gjysma  e ditës do të jetë me re, ose b) kur në një çast të dhënë, më pak sesa gjysma e kupës qiellore është e kthjellët, etj.

* * *

Të dhënat e mëposhtme janë nxjerrë nga libri i Klimës së Shqipërisë, përg. prej Akad. Shk. Shqip. V. 1975.

a) Numri mesatar i ditëve të kthjellta në qarkun e Korçës:

 

Muajt

Korç

Ersk

Pogrd

Vosk

Jan

4

6

4

6

Shk

5

5

4

5

Mars

5

4

4

5

Prll

4

3

3

4

Maj

4

4

3

2

Qer

7

6

4

4

Korr

15

16

12

12

Gsh

18

18

16

15

Sht

11

11

10

10

Tet

8

9

7

7

Nënt

4

4

2

4

Dhjt

5

4

2

4

Shuma

90

90

71

78 


Nga sa më sipër, del se në vit mesatarisht numri më i lartë i ditëve të kthjellta është në Korçë dhe në Ersekë dhe konkretisht, rreth 2 javë më tepër sesa në Voskopojë dhe rreth 3 javë më tepër sesa në Pogradec.
Sipas të dhënave në gjithë Shqipërinë, Pogradeci është qyteti me numrin  e ditëve të kthjellta më të pakta, 71 të tilla, ndërsa Saranda me numrin më të madh, me 159 pra këtu gjatë vitit ka thuajse dy herë më tepër ditë të kthjellta sesa në Pogradec.
Ndërkaq numri më i madh i ditëve të kthjellta për qarkun e Korçës sipas tabelës së mësipërme është gjatë gushtit, korrikut dhe shtatorit dhe më i vogël gjatë nëntorit, dhjetorit dhe janarit.

b) Numri mesatar i ditëve të vranta në qarkun e Korçës:

Muajt

Korç

Ersk

Pogrd

Vosk

Jan

13

12

13

12

Shk

11

11

11

11

Mars

12

13

13

12

Prll

10

10

11

9

Maj

8

9

8

7

Qer

4

4

4

4

Korr

1

1

1

1

Gsh

2

1

2

2

Sht

4

4

4

3

Tet

9

7

8

7

Nënt

11

11

13

10

Dhjt

14

14

15

16

Shum.

100

97

103

94


Nga sa më sipër, për shumën e numrit të ditëve me vranësirë, për të katër pikat meteorologjike të marra në konsideratë, për qarkun e Korçës, vërehen diferenca jo të konsiderueshme, ndërsa numri më i madh i ditëve me vranësirë në qarkun tonë është në dhjetor, në janar dhe në nëntor. Numri më i vogël i ditëve të tilla është respektivisht në korrik, në gusht dhe në shtator.
Gjithashtu, Pogradeci me 103 ditë me vranësi, kundrejt Sarandës  me 65 të tilla gjithë vitin, është një qytet me thuajse 40% më shumë ditë me vranësi sesa qyteti i bregut të Jonit.



Përgatiti Ilia V. Ballauri.

 

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» BK/N - Metereologji - Bujqësi: Temperatura e tokës bujqësore në zonen e Korçës

 Temperatura e tokës bujqësore varet nga shkëmbimin energjitik që ndodh ndërmjet saj dhe atmosferës. Me fjalë të tjera, ajo varet jo vetëm nga parametrat e tokës, si ekspozicioni, struktura, tekstura, ngjyra, veshja bimore, lagështia, etj, por edhe nga parametrat e ambjentit rrethues si, nga rrezatimi diellor, zgjatja dhe intesiteti i...

» BK/N - Meteorologji: Mësime të meteorologjisë praktike të nxjerra nga kalendari i Korçës, 1924

(Shënim: me qënë se gjuha në origjinal përmban arkaizma, ajo pjesërisht është sjellë në të folmen e sotme.) …Kur retë në qiell janë të holla dhe si push (xhufkë në origj.), kjo parashikon kohë të mirë. Kur këto janë te dendura dhe lëvizin shpejt, kjo gjë paralajmëron, furtunë. Kur retë janë të bardha dhe si tufë...

» KE1/17 - Drutë e dimrit në Korçë

 Zona e Korçës ka dimër të gjatë dhe të fortë, që do të thotë se ambienti i shtëpisë, që të jetë komod, duhet me patjetër që të ngrohet mirë. Kjo gjë duhet bërë, prej Nëntorit e ngadonjëherë edhe më parë, d.m.th. në Tetor dhe deri në Prill, e ngadonjëherë edhe më vonë, deri në Maj. Korça gjithmonë është...

» KE5/7 - Diagrama astronomike e rrugës apo ecurisë (kurbës) së diellit per Korçën.

 Duke u bazuar në diagramën në krah nxjerrim të dhëna astronomike për pozicionin dhe rrugën e lëvizjes së diellit në vartësi të pozicionit gjeografik të Korçës.Diagrama përbëhet nga një rreth i cili përshkohet prej dy aksesh; atij horizontal që jep orientimet lindje (E) dhe perëndim (W); dhe atij vertikal që jep orientimet...

» KE9/9 - Meteorologji - Parametrat e dëborës, para vitit 1975, për trevat e Korçës.

 Korça është sinonimi i dëborës.Meqënëse dimiri i këtij viti (2011 – 2012), për Korçën konsiderohet si dimër shumë i rëndë, me dëborë dhe temperatura të ulta, pra si dikur, ose siç thuhet një dimër i tillë, “s’mbahej mënd“, le të krijojmë një ide sesi ka qënë dikur dimri në trevën e Korçës.Me të drejtë,...

Share