MZ - Aforizmë: Nektar Tërpo - Voskopojari

Papës së Romës ditën e parë që ulej në fronin papal i ndiznin përpara disa kashtëra dhe kardinali i thesh:

Beatissimo Padre, I Nderuar Pater, kaq është kjo jetë dhe kaq është lavdia e kësaj bote, sa ky tym!

 

Pleqëria

 

Të dy po mplakemi,

si unë, si ti.

 

Vërtet,

a mendove ndonjëherë,

si është pleqëria?

 

Eh, syri i përgjumur,

që mbyllet përpara se nata të bjerë.

Kokë e përgjumur,

e pakrehur deri në mesditë,

dhe ec-ejake aty këtu me bastun,

brenda shtëpisë,

me porta të mbyllura.

 

Pleqëri do të thotë,

të mos guxosh,

në pasqyrë të shikohesh,

dhe tek librat,

tu shmangesh gërmave të vogla.

Në pleqëri,

thellohet dashuria për miqtë e vjetër dhe,

shoqëria me të rinjtë,

bëhet gjith’ e më e pa dëshiruar.

 

I vetmi gëzim i yni,

që na ka mbetur,

me zë të ulët,

të bashkëkuvendojmë,

si gjithmonë, unë e ti.


Po Chu-yi, (v.772-846), burrë shteti dhe poet i “periudhës së artë” Tang. Në Japoni njihet me emrin Hakkyoi. Ishte anëtar i Akademisë Hanlin. Shkrojti rreth 2800 poezi lirike por edhe erotike, të cilat i kopjonte dhe i shpërndante gjithandej vetë me qëllim që të mbeteshin të gjalla në kohë. Thuhet se ai i mbante mënd gjithë poezitë e veta dhe se ish në gjëndje të vazhdonte çdo njërën prej tyre aty ku të tjerët e harronin. Dy poema të tij relativisht të gjata janë ndër më të bukurat në letërsinë kineze, “Kënga e dhimbjes që s’mbaron” dhe “Kënga e luajtëses së flautës”. Këtu kam sjellë, shqipërimin e pozise “Pleqëria”.


Nxjerre nga: Vargje te lashta,
Shqiper: Ilia V. Ballauri,
Bot.Uegen, 2010 fq. 211 me ilustrime

 


 

Share