MZ - Aforizmë: Meneandri

Në një kompleks koral të një pjese teatrale, nuk këndojnë që të gjithë, por dy a tre.
Të tjerët, të përzierë atje, qëndrojnë të ngulur në kor vetëm për numër.
Në jetë pra, rrojnë vetëm të gjallët e vërtetë.

 

Meneandri,
sipas Stobeut, tek Antologjia, 121, 11
Shek. IV para Kr.

BK/LA - Piktura - Mbi Vangjush Mion, sipas Vangjush Tushit, viti 1960.
Poezia

 

 

Me Vangjush Mion (1891 – 1957) jemi farefis, ndërsa me Vangjush Tushin ( 1914 – 1982) banonim (I.V.B.) në të njëjtën rrugicë.  Kur isha i ri, shumë dekada më parë, e mbaj mënd Tushin vitet e fundit para se të zhdukej njëherë e përgjithmonë  pas hekurave të burgut, sesi kalonte para shtëpisë sonë i sëmurë rëndë prej parkinsonit, tek ngjitej a zbriste prej malit, i heshtur në luftën e tij për të fituar qoftë edhe sadopak shëndet dhe pastaj, sesi  e zhdukën një herë e përgjithmonë, duke lënë pas fëmijët, vëllanë dhe gruan e vet e cila mbështjellë me shall, kokëulur dhe e paepur për të mbijetuar, edhe ajo kalonte e kalonte aty tek rrugica jonë, duke hequr mbi supe një të vërtetë Golgotha. Duket se Vangjush Tushi ruante një respekt të veçantë për Vangjush Mion dhe se pati njohje  dhe lidhje të ngushtë me të, mbasi menjëherë pas vdekjes së piktorit tonë të madh, Tushi ishte i vetmi që i kushtoi atij një monografi me pak faqe (Vangjush Mio, 1891 – 1957, Tiranë 1960), prej së cilës unë po veçoj copëzat e mëposhtme:
 

Vangjush Mio për dyzet vjet punoi pikturë. Prodhimtaria e tij është e larmishme: portrete, natyra të qeta, brendi, skica, vizatime, peizazhe, … Megjithë atë, në veprën e tij, mbizotëron peizazhi. Rrugët e qytetit të Korçës me shtëpitë e stilit lokal, fushat dhe malet përqark, pamjet nga fshatrat Dishnicë, Drenovë, Boboshticë, Vithkuq, përshkrimet dhe pamjet e liqenit të Pogradecit, …
 

Nga treqind e shtadhjet e gjashtë vepra që ndodhen sot në studion e piktorit, treqind e njëzet e nëntë janë peizazhe. Mëse njëqind piktura të blera nga ministritë, galeria e artit dhe privatë, përshkruajnë natyrën e vëndit tonë. Treqind vizatime paraqesin më të shumtat rrugë dhe monumente karakteristike të qyteteve të ndryshme. Ai është nga të parët që e pikturoi natyrën shqiptare me penelin e një artisti të talentuar…
 

Nga viti 1919 deri në fund të vitit 1957, ai organizoi 9 ekspozita vetiake: të parën në Bukuresht, gjashtë në Korçë dhe dy në Tiranë…

Read more...
 
BK/LA - Piktura - Malet e Moravës, V. Mio
Poezia
Malet_e_Moraves_Vangjush_Mio
Vangjush Tushi, për Vangjush Mion, viti 1960.


Vangjush Mioja punoi për gjithë jetën duke ndjekur vokacionin e vet (frymëzimin e brëndshëm). Ai kishte bindjen se duke qëndruar përpara natyrës, artisti i vërtetë e përshkruan atë me ndjenjat e tij. Nëpërmjet punës gjen rrugën e vet. Prandaj dhe mësuesi më i mirë për të ka qënë natyra.

[Ja dhe mendimi i vetë Mios, lidhur me këtë gjë]: "Kur je përpara natyrës shprehe me sinqeritet atë që ti ndjen, dhe pastaj, me siguri piktura ka për të dalë e bukur.
                                                  
 
BK/LA - Piktura - Vjeshtë në Drenovë, Vangjush Mio.
Poezia


Mio_Vjeshte_ne_Drenove Peizazhi që paraqitet në krah, i Vangjush Mios, është punuar më 1934 dhe titullohet, Vjeshtë në Drenovë. Në vitin 1956 kësaj vepre ju dha çmimi i Republikës.
Në të paraqiten, me gjithë koloritetet e veta, manat e Drenovës në vjeshtë, qielli i anëve tona, një tufë shqerrash tek kullosin, baresha e vogël, gardhi i fshatit, me një fjalë, bukuritë që i nostalgojmë që të gjithë.





 
BK/LA - Piktura - Rrugicë korçare, V. Mio.
Poezia
VMIOKORC Rrugica korçare është një vepër e preferuar e piktorit. Ajo edhe sot (viti. 1960) ndodhet në studion e tij: Nga e djathta një portë ngjyrë blë në të erët. Streha e saj lëshon hijen mbi rrugë. Drita e djellit që ndriçon shtëpitë e bardha bie në një pjesë të rrugës dhe të shtëpive dhe i mvesh ato me ngrohtësi. Dy plaka të ulura, mbi trotuarin e shtruar me gurë, me furkat në krah dhe drugën në dorë, tjerrin duke kuvënduar. Këtu atje ka njerëz, që ecin në rrugë. Nëpërmjet strehëve të shtëpisë duket qielli i kaltërt.

Koment për pikturën në fjalë, të V. Mios, bërë prej Vangjush Tushit në vitin 1960.




 
 
KE4/3 - Manat e zeza të Drenovës dhe të Boboshticës
Nr.4
manat_drenoves

Manat e zeza (Lat. Morus nigra) janë veçanërisht shumë të përhapura në dy fshatra Drenovë dhe Boboshticë. Nuk ka vënd tjetër në Shqipëri që të jetë aq i lidhur me manin e zi, sa janë banorët e Drenovës dhe të Boboshticës dhe kjo është një gjë interesante. Pse, si, qysh dhe kur, ky lloj mani është aq i dashur për këto fshatra është një enigmë. Për këtë gjë, nuk ka patur asnjëherë një studim shpjegues, shkencor, të thellë dhe bindës, por vetëm supozohet.

Sidoqoftë, nga ana botanike mani i zi është një specie që origjinon nga Azia perëndimore, Kaukazi, Armenia, Irani, etj, dhe në Evropë është introduktuar dhe kultivuar fillimisht në Mesdhe, qysh në kohët antike. Mani i zi është një bimë dhekaheksaploide me një numër shumë të madh të kromosomeve (2n = 308), ëshë bimë monoike, vetë fekonduese, lulëzon në pranverë dhe krijon fruta deri 25mm. Mani i zi arrin lartësinë deri 20m dhe sipas literaturës rron deri 200 vjet por, disa burime thonë se rron deri 500 vjet.

Në Drenovë dhe Boboshticë, këto shifra duket se nuk qëndrojnë mbasi manat aty, duken se janë shumë, shumë të vjetra ndofta qysh para sundimit turk. Sidoqoftë, kjo gjë do studime. Një burim i vitit 1888 që përshkruan manat e Drenovës dhe të Boboshticës i konsideron ato që atëhere si: “…mana të vjetra me fruta të kuqe në ngjyrë mellani, prej nga banorët prodhojnë një pije alkolike (raki) me vlerë…”

Manat e Drenovës dhe Boboshticës kanë qënë shumë të dashura edhe për piktorin Vangjush Mio i cili, peisazhin e tyre e ka hedhur në telaro disa herë.

Mani i zi, me ngjyrën e vet të kuqe gjak të frutit, përmëndet edhe në mithet e botës së lashtë, madje në një idil dashurie shumë të bukur.

Read more...