Meqënëse vajguri dikur ishte një lëndë e konsumit të përditshëm, mbasi përdorej për ndriçim, kuptohet se edhe tregu duhej të furnizohej thuajse çdo ditë me këtë mall, i cili, ndryshe nga mallrat e tjera ishte njëkohësiht edhe i rrezikshëm, pra lëndë djegëse dhe plasëse. Për këtë arsye, dikur Korça pati një depo të veçantë për vendosjen e vajgurit, ja një përshkrim për të i vitit 1901.
… Kjo ndërtesë u bë nga Beledija (trq. Bashkia) me ndihmën e tregëtarëve më 1893. Më parë nuku kishim një të tillë Depozito për të mbajtur vajgurë dhe gjithnjë, tregu ish në rrezik. Ndërtesa u bë shumë e bukur me mure të shëndoshë dhe është më të djathtë të rrugës kur shkojmë nga varret e myslimanëve për në kafenenë e G.Godes. Sot çdo tregëtar vajguri, që sjell së jashtmi duhet ta lerë këtë në Depozitë dhe nga andej të marrë sa kasa i duhen për të shitur (me sa duket, në atë kohë, vajguri ndoshta amballazhohej në enë që futeshin në kasa, arka ?). Gjithë ata që mbajnë vajguri aty [në Depozitë] janë të detyruar të paguajnë një farë pagese të vogël. Këto të holla i merr Beledija. Por kjo gjë siguroj tregun mbasi sa herë që ngjiste [të binte] zjarr në treg, dëmi më i madh vinte nga ato dyqane që mbanin vajguri më shumë. …

 

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE5/22 - Pëllumbat dekorativë në qëndër të Korçës, gjatë viteve, 1957 - 1964.

 Dikur në qëndër të qytetit, përpara katedrales së sotme, aty ku është monumenti i “Ushtarit të panjohur”, përpara godinës së njohur si, ish komiteti i vjetër i partisë, ashtu si ka sot edhe në një sërë qytetesh të njohura të botës, kish pëllumba në një masë të madhe, të cilët rriteshin aty për t’i dhënë...

» KE6/3 - Mbi jetimoren e Korçës

Një përshkrim i vitit 1923. (paraqitur këtu sipas arkaizmave të gjuhës së asaj kohe)“Kjo është një godinë ku rinë djem e vajza të pa-prindërshmë, të cilëvet, fati ose rrjedhja e ngjarjeve [të viteve] 1912 -1920 i ka lënë udhëvet. Këta fëmijë të mbledhur nga an’ e Bashkisë, janë vënë më një shtëpi në Famuli...

» KE1/34 - Kolovajzet

Nuk mund të përcaktohet dot etimologjia e kësaj fjale. Ndoshta rrjedh nga fjala kolovit, që presupozon të lëvizurit, pa mundim që bën njeriu, fjalë kjo që përdoret shumë në zonën tonë si p.sh., kolovit me makinë, e kolovita në kurriz, etj. Mundet pra që fjala kolovajze që presupozon të rrëshqiturit pa mundim në akull, të...

» KE5/21 - Disa parametra të pastërtisë së qytetit të Korçës për vitin 2005.

Lexojeni të plotë tek KE5/21.

» KE2/34 - Nxjerrja e rakisë

Dikur (vitet ’30) kryhej me leje nga shteti. Administrata e financës së asaj kohe, bazuar mbi ligjet për pijet alkolike lëshonte edhe lejet për nxjerrjen e rakisë, duke evidentuar në të njëjtën kohë edhe zotëruesit e kazanëve të rakisë.

Share