Nuk mund të përcaktohet dot etimologjia e kësaj fjale. Ndoshta rrjedh nga fjala kolovit, që presupozon të lëvizurit, pa mundim që bën njeriu, fjalë kjo që përdoret shumë në zonën tonë si p.sh., kolovit me makinë, e kolovita në kurriz, etj. Mundet pra që fjala kolovajze që presupozon të rrëshqiturit pa mundim në akull, të lidhet me fjalën kolovit.
Kolovajze quhej një koridor i ngushtë akulli, i krijuar prej dëborës së ngjeshur dhe i fërkuar deri në shkëlqim, i cili krijonte mundësi që mbi të, të rrëshqisje lehtë. Kolovajzet ndërtoheshin në vënde të pjerta, gjë që jepte mundësi të shfrytëzoheshin dy forca, ajo e vrullit dhe ajo e gravitetit. Është kjo arsyeja që në Korçë, kolovajzet më të mira, krijoheshin në pjesët më të pjerrta të qytetit, në rruga që të çon sot për në varret e dëshmorëve dhe në paralelet e tjera rreth saj, sidomos pjesa që dikur quhej, ‘Qeroska’.
Duke u bazuar në diagramën në krah nxjerrim të dhëna astronomike për pozicionin dhe rrugën e lëvizjes së diellit në vartësi të pozicionit gjeografik të Korçës.
Diagrama përbëhet nga një rreth i cili përshkohet prej dy aksesh; atij horizontal që jep orientimet lindje (E) dhe perëndim (W); dhe atij vertikal që jep orientimet veri (N) dhe jugë (S).
Rrethi në fjalë duke filluar nga veriu, sipas akrepave të sahatit, ndahet në këndet asimutale, 30 gradë, 60, 90, 120, 150, 180, 210, deri në 360 gradë ku mbyllet edhe rrethi.
Gjithashtu rrethi më i madh përshkohet nga një sërë rrathësh koncentrike (8 të tillë) të cilët ndajnë periferinë, me qëndrën në 9 pjesë 10-gradëshe, gjë që jep lartësinë mbi horizont të diellit, për një çast të caktuar, të një date të caktuar.
Edhe më. Rrethi në fjalë përshkohet prej disa sektorë rrathësh ekscentrike. Më i vogli jep lëvizjen e diellit mbi Korçë, gjatë solsticit veror (22 qershor), më i madhi jep lëvizjen e diellit mbi Korçë gjatë solsticit dimëror (22 dhjetor), i mesit jep lëvizjen gjatë ekuinokseve (22 mars apo 22 shtator) dhe sektori ndërmjet këtyre dy të fundit, është, ecuria apo kurba e lëvizjes së diellit mbi Korçë në datën kur po shkruhen këto rreshta (15 tetor, marrë si shëmbull).
1. Numri i banorëve të disa fshatrave në rrëzën e Fushës së Korçës, para viteve 1880. 2. Mbi qepën në qarkun e Korçës. 3. Leskoviku rreth viteve 1830. 4. Plepi i Shën Gjergjit dhe galat. 5. Rufetet (organizatat, shoqatat) 6. Një listë me lloje emra grash dhe vajzash, që gjëndeshin në Varoshi i Korçës në vitet 1700 (shek. 18 - të) 7. Dantellat e veshjeve intime të nuseve në Korçë. 8. Mbi ndalimin e frekuentimit të hamamit të Korçës prej grave, më 1826. 9. Programi mësimor i klasës së katërt i Mësenjtores së parë shqipe për djem dhe vajya, në vitin shkollor 1888 - 1889. 10. Disa gazeta që qarkullonin shqip në Korçë më 1911. 11. Byrek me mëlçi të bardha. 12. Mbi furrat dhe furrxhinjtë e Korçës rreth vitit 1850. 13. Mbi një qarkore që ndalonte në Korçë, më 1847, zjerrjen e paçeve në furrë. 14. Emigrantë nga Polena që në maj të vitit 1919, ndodheshin në Sh.B.A. 15. Dunaveci 16. Mbi brymën në qarkun e Korçës.
Në Korçë në mes të shek. 19-të ka patur një të tillë, i cili duket se ka qënë diku në pazar, por që me saktësi nuk dihet se ku. Sidoqoftë, më 1887 përmëndet akoma në gjuhën e përditshme të popullit të qytetit si pikë referimi, kur thuhej, “tek bezesteni”. Kjo fjalë turke, me origjinë persiane bezzazistan, në origjinal nënkupton një treg ku shiteshin materiale për veshje dhe mbathje. Në bezesten shiteshin cohëra, pluhura shajake por edhe materiale mëndafshi dhe belluze të shtrenjta. Në vëndet e lindjes bezestenet zakonisht ruheshin me roje. Gjithashtu, në turqisht fjala bezesten nënkupton edhe ato godina katërkëndëshe me oborr në mes dhe dyqane përreth, që shërbenin si komplekse tregëtare.
Gastronomi.
Në Korçë ka ekzistuar deri aty nga vitet ’60 dhe afërsisht ndodhej në atë vënd ku sot ngrihet hoteli kryesor i qytetit. Fjala gastronom, ndonëse me origjinë greko - latine tek ne u fut prej rusëve, mbasi në Bashkimin Sovjetik në ato kohë, ushqimoret e mëdhaja quheshin gastronom (Гастроном). Në gastronom shiteshin ushqime të ndryshme si, oriz, miell, vaj, bulmete, mishra, sallame, ëmbëlsira, bukë, pije, etj, etj. Gastronomi i Korçës ishte mjaft i madh dhe kish disa dyer.
Merkatoja.
Ka qënë në qëndër të Korçës diku aty ku janë sot pallatet e ish bllokut 8 Nëntori dhe ka ekzistuar deri nga vitet ‘70. Merkatoja (market = treg) ka qënë një sallë e gjatë e lartë me të paktën katër porta në të katër faqet, ku shiteshin fruta, perime, si dhe mish dhe bulmet të sjella këtu nga vënde të ndryshme të krahinës. Brënda në merkato kish një organizim me bango shitjeje në rreshta për së gjati, ku prodhuesit
Meqënëse vajguri dikur ishte një lëndë e konsumit të përditshëm, mbasi përdorej për ndriçim, kuptohet se edhe tregu duhej të furnizohej thuajse çdo ditë me këtë mall, i cili, ndryshe nga mallrat e tjera ishte njëkohësiht edhe i rrezikshëm, pra lëndë djegëse dhe plasëse. Për këtë arsye, dikur Korça pati një depo të veçantë për vendosjen e vajgurit, ja një përshkrim për të i vitit 1901.