• Home
  • Bota Korcare
  • Korca Encyclopedica
  • Mozaik - Te ndryshme
  • OpenPedica
Arkiva Pedica
  • Korça Encyclopedica Nr.1
  • Korça Encyclopedica Nr.2
  • Korça Encyclopedica Nr.3
  • Korça Encyclopedica Nr.4
  • Korça Encyclopedica Nr.5
  • Korça Encyclopedica Nr.6
MZ - Aforizmë: P.L. de Ayala

Asy como la sombra nuestra vida se va,
que nunca mas torna nyn de nos tornara.

Dhe kështu si dhe hijeja, shkon jeta jonë,
për të mos u kthyer më kurrë, as ajo as ne.

Pero Lopez de Ayala

Pedica Tree
  • Administrata
  • Arkeologjia
  • Arkitektura
  • Arti popullor
  • Arsim - Edukata
  • Bujqësia
  • Demografia
  • Dendrikultura
  • Fauna
  • Flora
  • Folklori
  • Fotografia
  • Frutikultura
  • Gastronomia
  • Gjenealogjia
  • Gjeografia
  • Gjuhësia
  • Gravura
  • Historia
  • Jeta shoqërore
  • Kinema
  • Klimatologjia
  • Komunikacioni
  • Lojra popullore
  • Mjekësia
  • Monumente natyrore
  • Muzika
  • Petrografia
  • Piktura
  • Poezia
  • Prosopografia
  • Sport
  • Tregti

Korça Encyclopedica Nr.4

Korça Encyclopedica (KE), është një revistë periodike, me karakter enciklopedik të dhënash, kulturor dhe edukativ. Të dhënat që jepen këtu, nuk kanë vlerë dhe forcë ligjore dhe nuk mund të përdoren për zgjidhje problemesh e konfliktesh të çfarëdo lloji qofshin. Revista, nuk bën politikë, nuk bën propagandë dhe nuk bën reklamë, për asgjë. Revista dhe botuesi, dr. Ilia V. Ballauri, ruajnë të drejtën e Copyright, ©.

KE4 - Titujt e artikujve

E-mail
1. Guri i Cjapit.
2. Teksti i plotë i këngës karakteristike korçare, që njihet me titullin, Kur vjen behari çel qershia.
3. Manat e zeza të Drenovës dhe të Boboshticës.
4. Opingat.
5. Disa regjistrime turke të vitit 1431, për frutikulturën feudale të zonës së Korçës dhe më gjërë.
6. Dollapi dhe guri i kafesë.
7. Dita e pazarit në shek.19 -të.
8. Mbi ashikët (vazhdim).
9. Numuri i banorëve të disa fshatrave të zonës së vakëfeve rreth vitit 1880.
10. Distanca e disa fshatrave të zonës së vakëfeve nga Trebicka.
11. Mërgimtarë nga Trebicka dhe Orgocka të cilët, më 1919, ndodheshin në Sh.B.A.
12. Përse fshatrat, Trebickë, Treskë, Panarit, Grabockë, Katund dhe Stratobërdhë, quhen vakëfe.
13. Çomblek pa mish dhe me mish.
14. Shipska.
15. Qeskat prej letre.
16. Bashkia e Korçës dhe roli i saj. Një përshkrim i vitit 1888.
17. Gjurmë të marrdhënieve me Kinën, në Korçë.
18. Fjalë tipike të mbetura, arkaizma (pra të vjetra) të zhargonit korçar.
19. Nastas Lakçe.
20. Punimi me grep.

Read more...

 

KE4/19 - Nastas Lakçe

E-mail

Mirëbërës, korçar, lindi këtu dhe vdiq në Bukuresht më 1894. Kolonia shqiptare e këtij qyteti e zgjodhi kryetar të shoqërisë kulturore “Drita” e cila shtypi veprat e Naim Frashërit, Sami Frashërit, Jani Vretos, etj. Naim Frashëri i ka dedikuar më 1886 poemthin e bukur “Bagëti dhe Bujqësi”. Pasurinë e tij të madhe Lakçia ia la me testament qytetit të Korçës për institucionet, arsimore, kulturore dhe fetare si dhe për bamirësi të tjera, të ndryshme. Trupi i tij i ballsamosur u suall nga Bukureshti në Korçë dhe ishte vendosur në një ambient monumental prej mermeri dhe graniti, në krahun jugor të kishës së dikurshme të Shën Gjergjit. Këtu ndodhej edhe një bust i tij prej mermeri i gdhendur plot art.


 

KE4/21 - Prejardhja gjeografike e trupave franceze që mbërritën në Korçë, gjatë Luftës së I-rë.

E-mail

Ushtarët francezë që u vendosën në krahinën e Korçës në këtë kohë, i përkisnin, Trupave ushtarake franceze të Orientit. Këto vareshin prej gjeneral Sarrail i cili e kish qëndrën në Selenik. Ja disa grupime ushtarake franceze dhe gjeografia e prejardhjes së tyre, që morën pjesë në veprimet ushtarake të zhvilluara në këtë kohë në krahinën tonë:
Batalioni i 5-të i gjuajtësve algjerianë, me komandant Millet.
Grupi i dy skuadrilieve gjuajtëse të Afrikës me kapiten Mousset (skuadrl.5-të) dhe kapiten Durant (skuadrl. 1-rë).
Batalioni indo-kinez i marshimit  (Indokinë në atë kohë quhej, bashkësia e shteteve, Vietnam, Laos, Kamboxhia dhe Tailandë) me komandant Paponnet.
Batalioni i 20-të i senegalezëve me komandant Quinque.

 

 

KE4/3 - Manat e zeza të Drenovës dhe të Boboshticës

E-mail
manat_drenoves

Manat e zeza (Lat. Morus nigra) janë veçanërisht shumë të përhapura në dy fshatra Drenovë dhe Boboshticë. Nuk ka vënd tjetër në Shqipëri që të jetë aq i lidhur me manin e zi, sa janë banorët e Drenovës dhe të Boboshticës dhe kjo është një gjë interesante. Pse, si, qysh dhe kur, ky lloj mani është aq i dashur për këto fshatra është një enigmë. Për këtë gjë, nuk ka patur asnjëherë një studim shpjegues, shkencor, të thellë dhe bindës, por vetëm supozohet.

Sidoqoftë, nga ana botanike mani i zi është një specie që origjinon nga Azia perëndimore, Kaukazi, Armenia, Irani, etj, dhe në Evropë është introduktuar dhe kultivuar fillimisht në Mesdhe, qysh në kohët antike. Mani i zi është një bimë dhekaheksaploide me një numër shumë të madh të kromosomeve (2n = 308), ëshë bimë monoike, vetë fekonduese, lulëzon në pranverë dhe krijon fruta deri 25mm. Mani i zi arrin lartësinë deri 20m dhe sipas literaturës rron deri 200 vjet por, disa burime thonë se rron deri 500 vjet.

Në Drenovë dhe Boboshticë, këto shifra duket se nuk qëndrojnë mbasi manat aty, duken se janë shumë, shumë të vjetra ndofta qysh para sundimit turk. Sidoqoftë, kjo gjë do studime. Një burim i vitit 1888 që përshkruan manat e Drenovës dhe të Boboshticës i konsideron ato që atëhere si: “…mana të vjetra me fruta të kuqe në ngjyrë mellani, prej nga banorët prodhojnë një pije alkolike (raki) me vlerë…”

Manat e Drenovës dhe Boboshticës kanë qënë shumë të dashura edhe për piktorin Vangjush Mio i cili, peisazhin e tyre e ka hedhur në telaro disa herë.

Mani i zi, me ngjyrën e vet të kuqe gjak të frutit, përmëndet edhe në mithet e botës së lashtë, madje në një idil dashurie shumë të bukur.

Read more...

 

KE4/34 - Qëndra të vjetra tregtare në Korçë, që dikur kanë ekzistuar dhe që sot janë zhdukur.

E-mail

Bezesteni.
Në Korçë në mes të shek. 19-të ka patur një të tillë, i cili duket se ka qënë diku në pazar, por që me saktësi nuk dihet se ku. Sidoqoftë, më 1887 përmëndet akoma në gjuhën e përditshme të popullit të qytetit si pikë referimi, kur thuhej, “tek bezesteni”. Kjo fjalë turke, me origjinë persiane bezzazistan, në origjinal nënkupton një treg ku shiteshin materiale për veshje dhe mbathje. Në bezesten shiteshin cohëra, pluhura shajake por edhe materiale mëndafshi dhe belluze të shtrenjta. Në vëndet e lindjes bezestenet zakonisht ruheshin me roje. Gjithashtu, në turqisht fjala bezesten nënkupton edhe ato godina katërkëndëshe me oborr në mes dhe dyqane përreth, që shërbenin si komplekse tregëtare.
Gastronomi.
Në Korçë ka ekzistuar deri aty nga vitet ’60 dhe afërsisht ndodhej në atë vënd ku sot ngrihet hoteli kryesor i qytetit. Fjala gastronom, ndonëse me origjinë greko - latine tek ne u fut prej rusëve, mbasi në Bashkimin Sovjetik në ato kohë, ushqimoret e mëdhaja quheshin gastronom (Гастроном). Në gastronom shiteshin ushqime të ndryshme si, oriz, miell, vaj, bulmete, mishra, sallame, ëmbëlsira, bukë, pije, etj, etj. Gastronomi i Korçës ishte mjaft i madh dhe kish disa dyer.
Merkatoja.
Ka qënë në qëndër të Korçës diku aty ku janë sot pallatet e ish bllokut 8 Nëntori dhe ka ekzistuar deri nga vitet ‘70. Merkatoja (market = treg) ka qënë një sallë e gjatë e lartë me të paktën katër porta në të katër faqet, ku shiteshin fruta, perime, si dhe mish dhe bulmet të sjella këtu nga vënde të ndryshme të krahinës. Brënda në merkato kish një organizim me bango shitjeje në rreshta për së gjati, ku prodhuesit

Read more...

 

KE4/1 - Guri i Cjapit

E-mail

 

  guri_capi
Është një monument natyror, një masiv shkëmbor, konglomerat rranor i cili mendohet të ketë marrë një trajtë të veçantë shumë interesante, prej veprimit të faktorëve atmosferike. Ai ndodhet në zemër të vargmaleve të Moravës, në lindje të qytetit të Korçës, në pyjet e parkut të Bozdovecit, të komunës së Drenovës, në lartësinë rreth 1550m mbi nivelin e detit. Gjatësia e shkëmbit është rreth 25m, gjërësia rreth 10m, dhe lartësia po ashtu rreth 10m.
 Sipas legjendës, masivi në fjalë, tepër i vështirë për tu ngjitur jo vetëm prej njeriut por edhe prej çfarëdolloj kafshe, e mori këtë emër mbasi në të, mundi të ngjitet vetëm një cjap.

Read more...

 

KE4/2 - Teksti i plotë i këngës korçare, që njihet me titullin, “Kur vjen behari çel qershia”

E-mail

Kjo këngë  kaq e vjetër dhe kaq e bukur, që njihet jo vetëm prej korçarëve por prej kujtdo, gjithandej, nuk ka këtë titull, por ka për titull vargun filozofik: “Dashuria është djallush”.

Teksti i saj i mahnitshëm është thurur plot art prej L. Logorit, ndoshta në fillim të shek. 20-të. Dashuria është djallush nënkupton erosin, një ëngjëll-djall, të vogël, të plotfuqishëm, që hedh në prush këdo, që gjuan me shigjeta dhe vret, s’pyet si mbret, etj, etj, krahasime këto aq cilësore, që janë për tu admiruar së tepërmi. Meqënëse në tekst ka disa arkaizma, le ta dëgjojmë atë, fare lehtë të përmirësuar, sipas gjuhës së sotme:


Dashuria është djallush,

Hedh në prush,
Cilëkush,
[Që] do guxojë t’a trazojë,
Mjer ai që kërkon, nga puna ta ndalojë.

Read more...

 

KE4/29 - Pastiçeritë dhe restorantet e Korçës rreth vitit 1910.

E-mail

Pastiçeri në Korçë në këtë kohë, kishin:


Vëllezërit Dh. Bika,
Evangjel Gjika,
Kristo Lubonja,
A. Mihail,
Gjergji Mihail,
K. Mihail,
Anastas Tahula.

Restorante në këtë kohë, kishin:

Vasil Ilo,
Mihail Pando,
Vëllezërit Çingo.

 

 

KE4/32 - Vlerat e monedhave të kohës së Turqisë dhe konvertimi і mundshëm ...

E-mail

Grosh nuk është turqisht por, si fjalë vjen nga gjermanishtja: grush, krush, kraish, grochen, meqënëse në atë monedhë, dikur ndodhej një kryq. Centimët e shillingës austriake edhe sot quhen grosh.
Në Voskopojë groshi quhej edhe asllan, mbasi voskopojarët në ato kohë udhëtonin së tepërmi në Evropën qëndrore ku qarkullonin monedha polake apo çeke të cilat kishin në reliev, një luan (trq. asllan). Asllani kishte thuajse të njëjtën vlerë me groshin. Në foto jepen, një grosh i vjetër gjerman dhe një asllan çek.

Lexojeni të plotë tek,  KE4

 

KE4/36 - Peshku i quajtur koran.

E-mail

 

korani Peshku me famë i liqeneve tona (Pogradec e Prespë) është endemik dhe i  rrallë (pra lokal, që nuk gjendet gjetkë) tepër interesant dhe ka një origjinë të lashtë.
Korani ose si quhet latinisht Salmo letnica, i përket familjes së Salmonideve dhe sipas studimeve, në liqen, ai ndahet në disa lloje të cilat nuk përbëjnë specie më vete por përbëjnë, të themi, populacione të ndryshme të të njëjtës specie, që dallohen mes tyre, vetëm nga koha e riprodhimit, kështu:
Salmo letnica balcanus, bie në rriprodhim, pra i jep vezët, në dimër.
Salmo letnica typicus, po ashtu bie në riprodhim vezësh në dimër por, me një muaj ndryshim të paktën, me balcanicus. Ky populacion zhvillohet më tepër në brëndësi të liqenit. Megjithëatë ka raste që u afrohet brigjeve për të kërkuar ushqim.
Salmo letnica aestivalis, bie në prodhim vezësh në periudhën maj- qershor. Ky populacion konsiderohet se kërcënohet të zhduket prej peshkimit pa kriter.

 

 

Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.

KorcaPedica