Nr.7
|
Të thuash sot se, Korça ka patur dikur kala, duket si diçka e çuditshme, por të dhënat historike dëshmojnë se edhe Korça ka patur dikur të tillë.
Sipas arshivave turke, defter-i icmal vilayet-i Goriçe ve, … maliyden mudevver, nr 231 fq.92, etj. përmëndur nga, S. Pulaha tek punimi i tij me titull, Pronësia feudale në tokat shqiptare, fq. 412 thuhet:
… Popullsia myslimane dhe e krishterë e Kalasë së Korçës sipas regjistrimit të vitit 1431, ishte ngarkuar të meremetonte (riparonte) dhe të mirëmbante kalanë dhe pajisjet e saj.… |
|
Historia
|
Të dhënat historike dëshmojnë se turqit nën komandën e Evrenos Pashës, pushtuan krahinën e Devollit në vitin 1381 dhe pastaj, katër vjet më vonë më 1385, nisën një fushatë me 40 mijë ushtarë të komanduar prej Hajredin Pashës dhe pushtuan zonën e Korçës, deri në afërsi të Beratit. Pra Devolli dhe Korça, ranë në duart e Perandorisë Osmane, thuajse një shekull më parë sesa të binte Kruja e cila u pushtua më 1478 pasi rezistoi një vit e rrethuar.
Evrenoz Pasha ose, Gazi Evrenoz që pushtoi Devollin, konsiderohet si njeriu me jetën dhe karrierën ushtarake më të gjatë, në gjithë administratën osmane. Ai jetoi, 129 vjet (1288 – 1417) dhe shërbeu si komandant për tre sulltanë dhe për dy princa. Ai udhëhoqi fushata të shumta në, Rumeli, Thrakë, Thesali, Maqedoni, Shqipëri dhe Sërbi.
Hajredin Pasha, emri i plotë i të cilit ishte Çandarli Kara Halili Hayrredin Pasha, konsiderohet si themeluesi ose dinasti i parë, i dinastisë së njohur ushtarake turke Çandarli dhe ishte i pari vezir i madh (1364 – 1387), i emëruar ndonjëherë në Perandorinë Osmane. Të 22 vitet e qëndrimit të tij në këtë post konsiderohen si koha më e gjatë që ka qëndruar në pushtet një drejtues me titullin, vezir i madh. Në një formë ose në një tjetër, të dy këta ushtarakë, mund të konsiderohen edhe si administratorët e parë osmanë në zonën tonë.
|
Nr.6
|
Mbi ndërtesat ushtarake që ndodheshin në Korçë më 1901 dhe 1923. Një përshkrim i vitit 1901: Këto janë 4 ndërtesa të reja të bukura, që u ndërtuan nga themelitë më 1892, më të mëngjërë të udhës së madhe kur shkojmë për në Manastir, ndë mes të lumit të Barçit dhe Shelgjeve të Gorgurit [apo Gorguzit? Ku ndodheshin këto shelgje?]. E para nga këto që është edhe më e bukura është për kryetarët e ushtërisë, e mesmja është për të mbajtur roba, armë, dhe të tjera gjëra të ushtërisë; të dyja [këto] janë me dy kate; edhe e treta për të ndënjurë ushtarët është e vogël e me një kat, se Korça nuk është klyç vënd ushtërije (pra nuk është vënd strategjik). E katra ndërtesë e cila është prapa së mesmesë, është e vogël, e mbuluarë mirë, e mbështjellë me mure të forta; këtu mbajnë fishekët, barutnë, etj. të cilat më parë i mbanin më një ndërtesë të vogël afër qeverisë (ndërtesës së pushtetit vendor, sipas gjuhës së sotme) dhe burgut. Prapë (gjithashtu), një ndërtesë e vogël është në lindje të qeverisë, të cilën edhe këtë e kanë për të ndenjur ushtëria që bën shërbimin e qytetit (xhandërmaria). Një përshkrim tani po për këto godina, i vitit 1923:
|
Read more...
|
Nr.4
|
Ushtarët francezë që u vendosën në krahinën e Korçës në këtë kohë, i përkisnin, Trupave ushtarake franceze të Orientit. Këto vareshin prej gjeneral Sarrail i cili e kish qëndrën në Selenik. Ja disa grupime ushtarake franceze dhe gjeografia e prejardhjes së tyre, që morën pjesë në veprimet ushtarake të zhvilluara në këtë kohë në krahinën tonë: Batalioni i 5-të i gjuajtësve algjerianë, me komandant Millet. Grupi i dy skuadrilieve gjuajtëse të Afrikës me kapiten Mousset (skuadrl.5-të) dhe kapiten Durant (skuadrl. 1-rë). Batalioni indo-kinez i marshimit (Indokinë në atë kohë quhej, bashkësia e shteteve, Vietnam, Laos, Kamboxhia dhe Tailandë) me komandant Paponnet. Batalioni i 20-të i senegalezëve me komandant Quinque.
|
Nr.2
|
Rufetet (turq.) ishin si të themi shoqata, të organizuara mbi bazën e vullnetarisë. Ato mbronin disa të drejta të caktuara. Kishin kryesi dhe kryetar, kishin kanonizmë (rregullore, statut), kryenin zgjedhje të lira dhe anëtarët në to paguanin kuota.
Te plote lexojeni ne revista KE nr.2
|
|
|
|
|