MZ - Aforizma nga Zambia - Afrikë:

1. Në qoftë se nuk i ble gruas cohë për fustan aq sa duhet, atëhere dije, ajo do t'i nxjerrë kofshët sheshit.

2. Në qoftë se kërkon të shpëtosh nga mizat, atëhere, hidhe tutje mishin e qelbur që ke me vete.

KE10/4 - Gjenealogji - Muzika: Fragment nga gjenealogjia e Tefta Tashko Koços.
Nr.10

T.T.Koco-_gjenealogjia Tefta_T._Koco Duke ndjekur linjat e femrave, gjenealogjia e këngëtares shqiptare ndoshta më të madhe për të gjitha kohërat, Tefta Tashko Koços, para saj, del  e ndërthurur me atë të familjeve të tjera të vjetra korçare si dhe futet në thellësi edhe të paktën pesë breza të tjera, duke arritur kështu, deri aty nga mesi  i viteve 1700.   (Ilia V. Ballauri)



 
MZ - Gjenetika -Aftësitë muzikore sidhe aftësi të tjera dhe lidhja e tyre me trashëgiminë gjenetike.
Mozaik - Te ndryshme

Gjenealogjia_-_Bach Një shëmbull i qartë i trashëgimisë gjenetike të aftësive muzikore, vërehet në familjen e kompozitorit Johan Sebastian Bach. Studimi i pemës gjenealogjike të tij, tregon se për një sërë brezash, aty konstatohen 57 muzikantë të talentuar, nga të cilët 20 prej tyre, janë të shquar. Një lidhje e lartë e trashëgimisë gjenetike me aftësitë muzikore, gjendet edhe tek familjet e Mozart-it dhe të Weber-it, madje edhe tek, familjet e Bethoven-it, Brahms-it, Schubert-it, Wagner-it, List-it. Gjithashtu, aftësitë në pikturë, konstatohen veçanërisht tek familja Ticiani, ku gjenden 9 piktorë të shquar, po ashtu edhe tek familjet e Rafael-it, e Durer-it dhe Moritz-it. Për më tepër, familja e njohur, Bernulli (njohur për ligjin e dinamikës së lëngjeve të quajtur ligji Bernulli, apo për ligjin e numurave të mëdhenj, Bernulli, etj.) shquhet për trashëgimi të aftësive në matematikë.

Këtu paraqitet një fragment nga gjenealogjia e e familjes së Johan Sebastian Bach.
Me ngjyrë të zezë, paraqiten indivdët me aftësi për muzikë dhe me ngjyrë të zezë, rrethuar me një rreth, paraqiten individët që shuhen në muzikë. J S. Bach, paraqitet me rreth të madh.

Nxjerrë prej: O. Schmeil
Der Mensch, fq.136
Heidelberg
1962
Përktheu: I. V. B.