MZ - Aforizmë:

Dëgjoni ç’ka dëftejnë të moshuarit, kushtojini vëmëndje asaj ç’ka ju rrethon, nuk kemi shumë kohë. Në jetë ndodh që dhe këto t’i humbasim brenda një nate. Informacioni kështu humbën, … Dëgjoni ç’ka ju dëften një fqinj i moshuar, apo të afërmit të cilëve ju ka kaluar mosha,  … Ç’dimë ne për kohërat e shkuara, për të kaluarën, në qoftë se nuk dëgjojmë ata që jetuan në ato kohëra? Dhe si mund të përballojmë të ardhmen, kur nuk njohim të shkuarën?

Barbara Sizemore (1927 – 2004),
afro-ameikane, e cilësuar si “brillant educator”.

BK/N - Metereologji - Bujqësi: Temperatura e tokës bujqësore në zonen e Korçës
Bujqesia

 

Temperatura e tokës bujqësore varet nga shkëmbimin energjitik që ndodh ndërmjet saj dhe atmosferës. Me fjalë të tjera, ajo varet jo vetëm nga parametrat e tokës, si ekspozicioni, struktura, tekstura, ngjyra, veshja bimore, lagështia, etj, por edhe nga parametrat e ambjentit rrethues si, nga rrezatimi diellor, zgjatja dhe intesiteti i tij, moti në përgjithësi, stina, gjërësia gjeografike, etj, etj.
Temperatura e tokës është e ndryshme në thellësi të ndryshme të profilit të saj dhe zakonisht matet vetëm në zonën ku zhvillohet sistemi rrënjor, pra në thellësitë: 0cm, 5, 10, 15, 20, 40, 80, 160cm, apo ka raste edhe më thellë deri në 320cm.
Temperatura e tokës influencon në mugullimin dhe mbirjen e farërave, zhardhokëve dhe frutrrënjorëve, në zhvillimin e rrënjëve pra dhe të bimësisë në përgjithësi, në lëvizjen e elementëve ushques të bimëve, në metabolizmin tyre, në zhvillimin e mikroflorës së tokës (mikrobeve, bakterieve), të mikroorganizmave, insekteve, kërpudhave, etj.
Më poshtë jepen të dhëna statistikore (vrojtime 10 vjeçare) për temperaturën e tokës në gradë Celsius, matur në, 0cm dhe 20cm thellësi, në Korçë, Pogradec, Ersekë dhe Sheqeras (ish këneta e Maliqit).

 
A. Temperatrura mesatare e tokës në, 0cm dhe 20cm thellësi, për Korçën dhe Pogradecin.

 

Korçë

 

Pogrd.

 

 

0cm

20cm

0cm

20cm

J

0,4

1,8

1,4

2,8

Sh

2,0

2,0

3,5

3,5

M

6,2

5,3

7,9

6,9

P

12,4

10,3

14,2

12,0

Mj

18,6

15,2

20,7

17,1

Q

23,9

20,2

26,6

21,7

K

28,1

23,9

30,6

25,1

G

27,1

24,4

29,1

25,1

Sh

20,4

20,0

21,7

20,5

T

12,9

13,6

14,7

15,0

N

7,0

8,6

8,6

9,7

Dh

2,6

3,6

4,0

5,1

Mest.

13,4

12,4

15,2

13,7


B. Temperatrura mesatare e tokës në, 0cm dhe 20cm thellësi, për Ersekën dhe Sheqerasin.

 

Ersekë

 

Shqras

 

 

0cm

20cm

0cm

20cm

J

0,1

2,0

0,2

2,7

Sh

1,5

2,5

2,1

2,6

M

6,0

5,5

6,6

6,0

P

11,6

9,7

13,1

10,3

Mj

17,2

13,8

19,3

14,6

Q

21,4

18,1

24,7

19,1

K

27,2

21,5

28,6

22,2

G

26,8

22,0

27,4

22,7

Sh

19,5

18,0

20,4

19,0

T

12,1

12,7

13,0

13,3

N

6,8

8,0

7,3

8,8

Dh

2,9

4,0

2,5

4,3

Mst.

12,7

11,5

13,7

12,1


Duke iu referuar tabelave kuptojmë një ligjësi të përgjithëshme se: në thellësi të tokës, në dimër është më ngrohtë se në sipërfaqe, ndërsa në verë më freskët.
Së fundi, vlen të përmëndet se, siç shihet prej të dhënave, në korrik, për Korçën, diferenca e temperaturës së tokës në 20cm thellësi, kundrejt sipërfaqes, është: 28,1 – 23,9 = 4.2 gradë; për Pogradecin: 30,6 – 25,1 = 5,5 gradë; për Ersekën: 27,2 – 21,5 = 5,7 gradë: dhe për Sheqerasin: 28,6 – 22,2 = 6.4 gradë. Pra në kulmin e verës, në zonën tonë, vetëm në 20cm thellësi nëntokë temperatura ulet me 4 deri 6 gradë celsius.



 
KE11/16 - Meteorologji: Mbi kthjelltësinë dhe vranësirën në qarkun e Korçës.
Nr.11

 

(
Mesatarja statistikore shumëvjeçare, të dhëna para vitit, 1975.)



Vranësira shkencërisht vlerësohet me ballë, nga 0 deri në 10. Një vranësi nga: 0-2 ballë, konsiderohet e pakët, nga 3-7 ballë, konsiderohet mesatare dhe nga 8-10 ballë, e dëndur.
Ndërkaq, vlerësimi i vranësisë mund të bëhet për një çast, (p.sh. në këtë moment) dhe mund të jetë p.sh. 4 ballë dhe pastaj më vonë të themi, pas dy orësh të ndryshojë dhe të jetë 8 ballë.
Duke qënë se kemi të bëjmë me një parametër që lëviz, është përcaktuar që një ditë të quhet e kthjelltë kur mesatarja e vranësirës përgjatë saj, nuk i kalon të 1.7 ballët, ndërsa e vranët, kur nuk është më pak se 8.3 ballë.
Ndërkaq një mënyrë tjetër, më e thjeshtë, që përdoret gjatë njoftimeve publike për motin, i jep vlerësimet e kthjelltësisë dhe të vranësisë, si më poshtë:
Mot me re – thuhet kur qielli mbulohet krejtësisht me re
Mot kryesisht me re – Jepet me dy kuptime: a) kur pjesa më e madhe e ditës do të jetë me re ose b) kur në një çast të dhënë, më tepër sesa gjysma e kupës qiellore është e mbuluar me re.

Read more...
 
KE5/7 - Diagrama astronomike e rrugës apo ecurisë (kurbës) së diellit per Korçën.
Nr.5

 

Diagrama_astronomike_per_Korcen Duke u bazuar në diagramën në krah nxjerrim të dhëna astronomike për pozicionin dhe rrugën e lëvizjes së diellit në vartësi të pozicionit gjeografik të Korçës.
Diagrama përbëhet nga një rreth i cili përshkohet prej dy aksesh; atij horizontal që jep orientimet lindje (E) dhe perëndim (W); dhe atij vertikal që jep orientimet veri (N) dhe jugë (S).
Rrethi në fjalë duke filluar nga veriu, sipas akrepave të sahatit, ndahet në këndet asimutale, 30 gradë, 60, 90, 120, 150, 180, 210, deri në 360 gradë ku mbyllet edhe rrethi.
Gjithashtu rrethi më i madh përshkohet nga një sërë rrathësh koncentrike (8 të tillë) të cilët ndajnë periferinë, me qëndrën  në 9 pjesë 10-gradëshe, gjë që jep lartësinë mbi horizont të diellit, për një çast të caktuar, të një date të caktuar.
Edhe më. Rrethi në fjalë përshkohet prej disa sektorë rrathësh ekscentrike. Më i vogli jep lëvizjen e diellit mbi Korçë, gjatë solsticit veror (22 qershor), më i madhi jep lëvizjen e diellit mbi Korçë gjatë solsticit dimëror (22 dhjetor), i mesit jep lëvizjen gjatë ekuinokseve (22 mars apo 22 shtator) dhe sektori ndërmjet këtyre dy të fundit, është, ecuria apo kurba e lëvizjes së diellit mbi Korçë në datën kur po shkruhen këto rreshta (15 tetor, marrë si shëmbull).
Read more...
 
KE5/6 - Astronomi- Lindja dhe perëndimi i diellit. Agimi dhe muzgu në Korçë.
Nr.5



agimi_dhe_muzgu_ne_Korce1 Grafiku në krah jep me një saktësi të pranueshme, lindjen dhe perëndimin e diellit, si dhe agimin dhe muzgun, madje edhe më tepër.Në të, në aksin horizontal janë vendosur të 12 muajt e vitit, ndërsa në aksin vertikal të 24 orët e ditës. Grafiku funksionon në këtë mënyrë.Le të marrim si shëmbull për ilustrim, dt.1 qershor.Agimi pra zbardhja e ditës do të fillojë rreth orës 5 dhe do të vazhdojë deri rreth orës 5.30. Ky çast konsiderohet ditë, gjë që k ështu vazhdon deri rreth orës 19.40, kur fillon edhe muzgu i mbrëmjes, pra të erret. Në orën 20, konsiderohet mbrëmje e cila vazhdon pastaj deri ditën e nesërme.Në grafik, pjesa e tij prej fundit të prillit deri në fund të tetorit, shihet që është e spostuar (ngrihet dhe pastaj ulet) 1 orë. Kjo pjesë pasqyron periudhën e ndërrimit të orës, gjë që aplikohet në Evropë për arsye ekonomike.Ndërkaq grafiku në fjalë jep mundësira edhe për llogaritje të tjera si, kohëzgjatjen, e natës, e ditës, e agimit dhe të muzgut.


 

 
KE9/9 - Meteorologji - Parametrat e dëborës, para vitit 1975, për trevat e Korçës.
Nr.9

 


Korça është sinonimi i dëborës.
Meqënëse dimiri i këtij viti (2011 – 2012), për Korçën konsiderohet si dimër shumë i rëndë, me dëborë dhe temperatura të ulta, pra si dikur, ose siç thuhet një dimër i tillë, “s’mbahej mënd“, le të krijojmë një ide sesi ka qënë dikur dimri në trevën e Korçës.
Me të drejtë, sot, për të gjithë ekziston përshtypja se, dikur dimri dhe rreshjet e dëborës në trevën tonë ishin ndryshe, bënte më ftohtë, binte dëborë më tepër dhe shtresa e saj shkrihej ngadalë dhe me vonesë, kur vinte pranvera, madje kjo gjë edhe brenda në qytet. Duke u bazuar në të dhënat statistikore shumëvjeçare të Akademisë së Shkencave, (sipas Institutit të dikurshëm Hidro -meteorologjik) më poshtë jepen disa parametra të dëborës, që i takojnë viteve, para v.1975.
 

Read more...
 
KE8/16 - Lagështia mesatare vjetore e ajrit, në qarkun e Korçës.
Nr.8

 

Lagështia relative mesatare e ajrit, ka të bëjë me sasinë e avujve të ujit, në një përzjerje ajër + avuj uji, d.m.th. me sasinë e avujve në ambjentin rrethues. Duhet thënë se lagështia relative nuk varet vetëm nga sasi e avujve të ujit në ajër por, edhe nga trysnia e tij dhe temperatura, pra kemi të bëjmë me një parametër kompleks që llogaritet nëpërmjet një formule matematike.
Njeriu është i ndjeshëm, ndaj lagështisë së ajrit mbasi ai vetë falë metabolizmit, nëpërmjet lëkurës, respiron, pra nxjerr edhe vetë avuj uji, veprim ky që veç të tjerave ka të bëjë edhe me termodinamizmin e trupit. Në kushte të një lagështie të lartë, pra të një miksiture ambjentale ajër + avuj uji, të lartë, mundësia e lëkurës, pra e njerit për të respiruar, është më e ulët sesa në një ambjent të thatë. Ndërkaq kuptohet se në rastet ekstreme pra të thatësisë së tepërme dhe të lagështisë së tepërme, konforti i të jetuarit për njeriun (ose më saktë, koeficenti i konfortabilitetit të ambjentit ku jetohet) bie.
Read more...
 
BK/N - Meteorologji: Mbi klimën në Fushën e Korçës (Një studim i vitit, 1981)
Natyra
Në vitin 1981 nga ana e Akademisë së Shkencave, Institutit hidrometeorologjik, me autorë R. Naçi dhe I. Kreste, është kryer një studim tepër i dobishëm dhe i plotë (133 fq. A4) për klimën e Fushës së Korçës.

“… Në studim vëmëndja i është kushtuar pothuajse të gjithë elementëve të ndryshëm klimatikë, duke vënë theksin shpesh herë ndër më të rëndësishmet. Studimi përbëhet nga dy pjesë. Në të parën jepen kushtet fiziko – gjeografike të territorit në studim dhe faktorët që ndikojnë në klimën e vëndit. Në pjesën e dytë jepet regjimi i elementëve të ndryshëm të klimatikë, ndryshimi i tyre nëpër territor si dhe shkaqet e këtyre ndryshimeve….” (pjesë e nxjerrë nga, hyrja)

Studimi në fjalë për klimën e Fushës së Korçës, trajton çështje që lidhen me:

Read more...
 
BK/N - Meteorologji: Mbi mesataren vjetore të reshjeve, në qarkun e Korçës
Natyra

Të dhënat për klimën e 50 vjetëve më parë, tregojnë gjëndjen e mëposhtme të reshjeve për qarkun e Korçës.
Qarku i Korçës është më i thati në gjithë Shqipërinë. Sasia mesatare vjetore e reshjeve për zonën e Korçës është 722 mm, të Pogradecit është 765 mm dhe të Ersekës është 900 mm, ndërkohë kur, zona e Kuçit ka 2760 mm dhe ajo e Thethit 2747 mm reshje në vit. Pra, në këto vënde bien rreth katër apo tre, herë reshje më tepër sesa në anët tona.

Read more...
 
BK/N - Meteorologji: Mësime të meteorologjisë praktike të nxjerra nga kalendari i Korçës, 1924
Natyra

(Shënim: me qënë se gjuha në origjinal përmban arkaizma, ajo pjesërisht është sjellë në të folmen e sotme.)

…Kur retë në qiell janë të holla dhe si push (xhufkë në origj.), kjo parashikon kohë të mirë. Kur këto janë te dendura dhe lëvizin shpejt, kjo gjë paralajmëron, furtunë. Kur retë janë të bardha dhe si tufë pambuk, kjo gjë tregon se do të kemi kohë të mirë.
Kur shohim se mjegulla i afërohet sipërfaqes së tokës, kjo tregon se moti do të bëjë i mirë, kur kjo (mjegulla) ngjitet përpjetë tregon se do të bjerë shi. Në mëngjes, po të kenë bimët shumë vesë, kjo tregon se do të kemi kohë të mirë.
Hëna ka të bëjë (lidhet) shumë me motin.
Së pari forca thithse e saj e tërheq dhenë (tokën). Kur është hënë e re d.m.th. që ndodhet në anën e diellit, atëhere kjo, së bashku me diellin, pra që të dy, e tërheqin tokën dhe nga ky shkak ujërat e detrave në disa brigje largohen prej tyre, d.m.th. zbresin më poshtë (pra ndodh zbatica), dhe në disa vise ujërat e bregdetit ngjiten më lart (pra ndodh batica). Kur hëna është e plotë, ajo ndodhet në anën e kundërt me diellin, pra toka është mes diellit dhe hënës dhe, teksa kjo e fundit e thëthin nga një anë tokën, dielli  e thëthin atë, nga ana tjetër, kësisoj që ujërat qëndrojnë në vënd. Kur është hëna një e katërt e re, ose e ngrënë, lëvizjet e ujit (baticat, zbaticat) bëhen të pakta.
Së dyti, drita e hënës shkon përmes atmosferës tonë dhe na rëfen gjendjen e saj. Rrathët (në origj. cilivitë), çelësirën (kthjetësinë), kuqësirën ose nxirësirën që shikojmë rotull hënës, këto janë gjëndje të atmosferës. Kur hëna është e plotë, e çelët dhe me rreth të kuq, kjo gjë tregon mot të mirë. Po të jetë e errët dhe me dy tri cilivira (rrathë), rëfen (paralajmëron) kohë të keqe ose kohë të paqëndrushme. Në verë po të lindë hëna e kuqe, rëfen nxetësirë të madhe. Kur kemi hënë të re dhe qielli është i qartë, rëfen kohë të mirë, kur kemi hënë të re dhe koha është e turbull, rëfen se moti do të prishet.
Read more...
 
KE1/17 - Drutë e dimrit në Korçë
Nr.1
 Zona e Korçës ka dimër të gjatë dhe të fortë, që do të thotë se ambienti i shtëpisë, që të jetë komod, duhet me patjetër që të ngrohet mirë. Kjo gjë duhet bërë, prej Nëntorit e ngadonjëherë edhe më parë, d.m.th. në Tetor dhe deri në Prill, e ngadonjëherë edhe më vonë, deri në Maj.
Korça gjithmonë është ngrohur me dru dhe vetëm vitet e fundit ka filluar përdorimi i naftës dhe i rrymës elektrike, por edhe kjo, akoma është në fillim, ka hyrë në një masë të vogël. Disa vite, d.m.th. aty nga fillimi i viteve ‘80 tregtohej për djegje në shtëpi edhe qymyr guri.
Read more...