MZ - Aforizma: Johann Wolfgang von Goethe

 

Njeriu çdo ditë duhet të dëgjojë pak muzikë, të lexojë pak poezi, të shohë një pikturë të bukur,  në mënyrë që rutina e përditëshme, mos bëjë që të lihet në harresë, ndjenja për të bukurën, ndjenjë kjo të cilën Zoti e ka mbrujtur në shpirtin e njeriut.

*
Njësoj si në Romën e lashtë, ku në qytet, përveç romakëve kish edhe një mori bustesh dhe statujash mes të cilave rronin njerëz, ashtu edhe sot, përveç realitetit, ekziston edhe një botë e fortë me fantazi dhe imagjinata, ku edhe në të jetojnë njerëz.

*
Thonë: Njih vetveten! Po si mund dikush të njohë vetveten? Kjo gjë nuk mund të bëhet, nëpërmjet survejimit të vetes, por vetëm nëpërmjet praktikës dhe ja sesi: përpiqu të kryesh detyrën që të takon dhe do të shohësh, se ke për të kuptuar menjëherë, karakterin tënd. 


*
Çdo moshe të njeriut, mund  t'i vihet në korrespondencë një filozofi e caktuar.
Fëmija paraqitet realist. Ai është aq i bindur për ekzistencën e dardhës dhe të mollës sa edhe për ekzistencën e vet.
I riu, i përfshirë siç është në furtunat e veta të brëndëshme është i detyruar që ta kthejë vëmendjen, të rrëmojë dhe të kërkojë brenda vetes, pra të bëhet idealist.
Një burrë i pjekur, ka një sërë arsyesh që të jetë skeptik. Ai dyshon sipas mënyrës së vet, nëse janë të sakta mjetet që ai ka zgjedhur për të kryer një veprim. Gjithashtu përpara se të veprojë dhe në çastin që vepron, e ka të nevojshme që të jetë vigjilent, me qëllim që në të ardhmen, mos pendohet hidhshëm për zgjedhje të gabuar.
I moshuari, ndërkaq është mistik. Mjaft gjëra i shikon të varen prej fatit, një diçka që s'ka logjikë të ecë dhe, logjiken të pengohet e të shkojë shtrembër, fati dhe pafatësia pra, të ndërrojnë vënd papritur dhe papandehur.

Zgjodhi dhe perkth: I.V.B.

MZ - Sport - Homeri, Iliada.
Mozaik - Te ndryshme

Mbi garat sportive të zhvilluara 3196 vjet më përpara, sesa Olimpiada e vitit 2012, që u zhvillua aq bukur në Londër.
(Nxjerrë prej Iliadës së Homerit.)

Olimpiada më e fundit, më moderne që u zhvillua në Londër dhe që ishte kaq e bukur dhe kaq madhështore, të gjithëve na ka mrekulluar. Të mos e fsheh, mua më emocionoi së tepërmi ethiopiania Tiki Gilana, fituesja e marathonës për femra. Hapi i saj prej gazele, freskia, krenaria, fisnikëria, qëndresa, bukuria, thjeshtësia dhe sidomos vullneti për të fituar dhe për të nderuar kombin e saj të varfër, qenë për tu admiruar.
Ndërkaq, teksa ndokush sheh në vazhdim të tilla lojëra e gara, si dhe lojëra të tjera të shumta dhe të shumllojta, mendon për madhështinë e shpirtit të njeriut, dhe thotë me vete:
Si pra, njeriut i pati lindur ideja për të krijuar lodra të tilla?

Sot është e panjohur se si dhe kur, njeriu mendoi që të zhvillojë gara për të matur aftësitë e ndryshme të tij.  I pari që përshkruan lojëra atletike është Homeri, tek Iliada por, teksa lexon vargjet  e tij, kupton se në to, zhvillimi i lodrave që përshkruan ai, nuk merr fillesën në çastin historik që ai përshkruan, përkundrazi edhe Homeri na i përshkruan ato lodra, si një procedurë tashmë të institucionalizuar, pra të njohur edhe shumë kohë më parë sesa koha, kur këto zhvillohen tek vargjet e Iliadës, pra edhe më përpara sesa Lufta e madhe e Trojës.
Pavarësisht, këtu po sjell përshkrimin më të parë të bërë ndonjëherë, për lodrat atletike të zhvilluara prej njeriut, të nxjerrë nga Homeri.

*

Pak kohë përpara se të binte Troja, pra kur muret e saj ishin ende të fuqishëm, aty jashtë në fushbetejë, përpara syve të të rrethuarve që shikonin nga bedenat, Akili dhe Akejtë ngritën një stivë të madhe me dru, njëqind këmbë të gjërë dhe një qind këmbë të gjatë, na thotë Homeri tek Iliada dhe në majë të saj, për ta nderuar, hipën trupin e Patroklit të vdekur të cilin, ushtarët me në krye Akilin pasi e mbuluan me flokët e tyre të prera si dhe me dhjamin e demave të therur aty për kurban, dhe pasi e rrethuan edhe me kufomat e dymbëdhjetë djemve fisnikë trojanë të therur vetë me dorën e Akilit për shpagim, i vunë zjarrin këtij timbi madhështor.

Read more...
 
KE12/4 - Sporti - Histori - Nga historiku i sportit në Korçë
Nr.12


Kaln.Spr.Jorgji
Në vitin 2004, prej pedagogut të apsionuar Ilia Ll. Jorgji dhe Nevila Jorgji Tushi, qarkulloi në formën e një kalendari, një botim tepër i veçantë, që lidhet me historikun e sportit në Korçë, Punimi në fjalë është i pasur me foto origjinale, të qarta, të spjeguara dhe të plotësuara prej tyre, me të dhëna të vlefshme.
Në të pasqyrohet thuajse gjithë gama e sporteve të zhvilluara gjatë periudhës së para luftës së dytë, në Korçë si: futbolli, atletika, çiklizmi, tenisi, mundja, alpinizmi, skitë, etj. Në punim flitet për kampionë, veteranë dhe pedagogë të shquar të kulturës fizike dhe sporteve të asaj kohe, madje edhe për persona që u shquan për trup të bukur- sportiv edhe elegancë të veçantë fizike.



 
KE5/37 - Petro Sturgji (1894 – 1972), kampion bote në mundje.
Nr.5

Mërgimtar korçar në Amerikë, që u muar rreth 25 vjet me mundje dhe që në vitin 1923 arriti të bëhet kampioni i botës në këtë sport për peshën e mesme. Me këtë rast ai fitoi brezin e artë që atëhere emërtohej Lord Lonsdale. Thuhet se mori pjesë në mbi 1000 ndeshje mundjeje, të zhvilluara si në Amerikë ashtu dhe nëpër botë. Për të nderuar këtë sportist të madh, vitet e fundit në qytetin e Korçës, një rrugë mban emrin e tij, “Rruga Petro Sturgji“.