• Home
  • Bota Korcare
  • Korca Encyclopedica
  • Mozaik - Te ndryshme
  • OpenPedica
Arkiva Pedica
  • Korça Encyclopedica Nr.1
  • Korça Encyclopedica Nr.2
  • Korça Encyclopedica Nr.3
  • Korça Encyclopedica Nr.4
  • Korça Encyclopedica Nr.5
  • Korça Encyclopedica Nr.6
MZ - Aforizmë: Nektar Tërpo - Voskopojari

Vjedhës nuk është vetëm ai që i hedh vajit ujë por,
Vjedhës është edhe ai mjeshtër a mësues që nuk mëson nxënësit e vet.

 

Pedica Tree
  • Administrata
  • Arkeologjia
  • Arkitektura
  • Arti popullor
  • Arsim - Edukata
  • Bujqësia
  • Demografia
  • Dendrikultura
  • Fauna
  • Flora
  • Folklori
  • Fotografia
  • Frutikultura
  • Gastronomia
  • Gjenealogjia
  • Gjeografia
  • Gjuhësia
  • Gravura
  • Historia
  • Jeta shoqërore
  • Kinema
  • Klimatologjia
  • Komunikacioni
  • Lojra popullore
  • Mjekësia
  • Monumente natyrore
  • Muzika
  • Petrografia
  • Piktura
  • Poezia
  • Prosopografia
  • Sport
  • Tregti

Korça Encyclopedica Nr.3

Korça Encyclopedica (KE), është një revistë periodike, me karakter enciklopedik të dhënash, kulturor dhe edukativ. Të dhënat që jepen këtu, nuk kanë vlerë dhe forcë ligjore dhe nuk mund të përdoren për zgjidhje problemesh e konfliktesh të çfarëdo lloji qofshin. Revista, nuk bën politikë, nuk bën propagandë dhe nuk bën reklamë, për asgjë. Revista dhe botuesi, dr. Ilia V. Ballauri, ruajnë të drejtën e Copyright, ©.

KE3 - Titujt e artikujve

E-mail
1. Gështenjat e Pogradecit.
2. Kafenetë më të njohura që ka patur Korça më 1911.
3. Të dhëna për liqenet e Prespës, krahasuar këto me Fushën e Korçës.
4. Kolonjarë nga Shtika dhe Vodica, emigrantë që ndodheshin në Philadelphia dhe Pensilvania, më 1919.
5. Fjalor tipik korçar për një sërë produktesh ushqimore.
6. Mbi mullirin me avull në Korçë
7. Tregëtarë të drithrave në Korçë më 1911.
8. Mbi rreshjet mesatare mujore dhe vjetore, në qarkun e Korçës.
9. Komunalja.

10. Të dhëna mbi numrin e personave të fundit që patën mbajtur dikur veshjen e dollomasë, në Korçë.
11. Një riprodhim i veshjeve të dikurshme të qytetarëve korçarë.
12. Mbi organizimin e policisë prej Themistokli Gërmënjit, gjatë kohës së republikës së Korçës 
13. Hudhra e Korçës.
14. Mbi fshatin Drenovë, të dhëna para 130 vjetësh.
15. Vargje erotike prej Asdrenit.
16. Një listë, me pak emra kryefamiljarësh, nga varoshi i Korçës, dt. 21 shkurt, 1718
17. Një përshkrim i vitit 1830 për qytetin e Korçës.
18. Kalaja e Mborjes.
19. Pispili me mjell pe (prej) misri.
20. Mbi Joani Halqeun prej Voskopoje.

Read more...

 

KE3/10 - Mbi numrin e personave të fundit që patën mbajtur dikur veshjen e dollomasë, në Korçë.

E-mail

Doloma1 Dollomaja ishte një lloj veshjeje e veçantë tepër e zakonshme, me të cilën visheshin dikur burrat, veshje kjo që tashmë nuk njihet, madje sot duket si diçka e çuditshme, që me të, të visheshin burrat.
Fjala dolloma vjen prej turqishtes dolaman, dhe nënkupton, një veshje, në formën e një fustani, veshje kjo e gjatë, thuajse deri në fund të këmbëve, e çlirshme dhe me mëngë të ngushta.
Në kohën e Turqisë, dollomaja vishej prej burrave gjithandej në vëndet e Ballkanit dhe kuptohet edhe në qytetin tonë, madje të dhënat tregojnë se në Korçë kjo veshje vazhdoi të vishej edhe për rreth pesëdhjet vjet të tjera, prej brezit të vjetër edhe pas fitimit të pavarësisë dhe krijimit të shtetit shqiptar, pra pas vitit 1912.
Ndërkaq në terminologjinë e veshjeve, emërtimi, dolaman, përdorej edhe për xhaketën e uniformës ushtarake të husarëve (kalorësve të lehtë
polakë).
Kjo xhaketë dolaman e husarëve, shoqërohej e veshur me një peliçe të çlirshme. Gjithashtu, ky emërtim, pra dolaman, përdorej në perëndim dikur edhe për veshjen e sipërme të grave, në formë kape, manteli, pa mëngë, ose me mëngë shumë të gjëra.
Pavarësisht, dollomaja e burrave sipas të dhënave, vazhdoi të vishej në Korçë deri në vitin 1962.
Kështu: deri më 26 prill të vitit 1933 në qytetin e Korçës ka patur 37 veta me dolloma, deri më 8 gusht të vitit 1957 ka patur 2 veta me dolloma dhe deri më 15 nëntor të vitit 1962 në qytetin tonë, ka patur vetëm 1 person me dolloma.

 
I.V.B.  ©


 

KE3/17 - Një përshkrim i vitit 1830 për qytetin e Korçës.

E-mail

 “Korça ose Gjiorça është qytezë me 800 shtëpi,…, ka pazar të mirë me rreth 300 dyqane, ka ujra të mira dhe ajër të shëndetshëm. [Korça] është ndërtuar në anën lindore të fushës [së Korçës] e cila ka gjatësi rreth 6 orë dhe gjërësi diku 2 dhe diku 3 orë, fushë kjo pjellore në prodhimin e drithrave dhe bishtajoreve. … Terreni [i qytetit] është i butë, gjë që bën që, mallrat të transportohen me karroca lehtë, kudo që është nevoja.

Read more...

 

KE3/26 - Mbi disa marka (shqpt.) të cigareve të përdorura në gjysmën e dytë të shek. të 20-të.

E-mail

Cigaret e kësaj periudhe ishin kryesisht pa filtër dhe fillonin nga cilësia më e keqe, e deri në atë më të mirën, sipas kësaj rradhe:

Vullneti, cigare shumë të dobëta të futura në të ashtuquajturën qeskë, shiteshin 8 lek të vjetra. Kishin copra flete, fibra dhe byk duhani.

Drini  (me 10 cigare), të futura në kuti, shiteshin 10 lek.

Dajti, me cigare të futura në kuti, shiteshin 12 lek të vjetra. Kishin duhan jeshil, jo të pjekur mirë, pra vjeljet e vonshme të majave të bimëve.

Read more...

 

KE3/33 - Mbi ashikët

E-mail
Ashikët, janë një lloj koske që nxirren prej kafshësh si, dhënj, dhi, gjedh, etj, kur këto theren. Ashiku pra kjo Ashk1 koskë, në anatomi quhet sipas grq. vjt. astragal ose sipas latn. talus, dhe ndodhet në tarsusin e këmbës.
Me të, tek ne, dikur loznin fëmijët, një sërë lojërash të ndryshme. Ashikët si lojë në Korçë janë luajtur nga të gjitha brezat deri aty nga vitet ’70.
Historia e ashikëve dhe lojrat me to, janë tepër të lashta, të bukura, interesante, të lidhura me një sërë njohurish që kërkojnë kulturë për tu kuptuar, kulturë që lidhet me mitologjinë, historiografinë, anatominë e kafshëve, teorinë e probabilitetit, statistikën matematike, lojërat e fatit, etj, që këtu do të paraqiten në formë të shkurtuar dhe të përmbledhur.

Djlashk Për ne, fjala ashik vjen nga turqishtja, që do të thotë dashuri. Si dhe pse kështu, këto koska quheshin ashik, kjo gjë nuk dihet.
Edhe në Bullgari ashikët quheshin ashik, dhe ka mundësi që ky emërtim të ishte edhe në vënde të tjera të Ballkanit.
Në grqsht. e vjetër dhe të re, quhen astragali, në ital. astragali, angl. knucklebones, frngj. osselets, gjermn. Sprunggelenksknochel, spanj. taba, etj.
Sipas mitologjisë, Zeusi kur kuptoi se Ganimedi (djali që i shtinte verë kryeperëndisë), kërkonte shokë për të luajtur, i dërgoi këtij fëmijën Eros si shok, që të loznin të dy me ashikë të artë

Lexo të plotë tek KE3/33
 

KE3/1 - Gështenjat e Pogradecit

E-mail

 


Geshtenja Gështenja (Castanea sativa ose, Castanea vesca) është një drupyjor dhe njëkohësisht drufrutor, i përhapur në Evropën Jugore, që i përket familjes, Fagacea.
Njihen 18 lloje, ose thënë ndryshe, populacione gështenjash.
Përmasat e pemës janë relativisht të mëdha. Në Tropojë, dikur është gjetur një dru gështenje me moshë shekullore, me diametër të trungut 2.45m, perimetër të tij 7.30m dhe lartësi 30m, (pra afërsisht sa një godinë me 10 kate).

Read more...

 

KE3/15 - Vargje erotike prej Asdrenit.

E-mail

Aleksandër Stavre Drenova, ose i njohur si Asdreni (1872 – 1947) poeti dhe publicisti i madh prej Drenove, shkruesi i një sërë shkrimeve, shkruesi i himnit kombëtar (i cili zyrtarisht njihet me tre strofa por që në origjinal ka patur gjashtë), ka shkruar edhe këto vargje erotike si më poshtë:

O moj ti me sy të zinj,
Q’i ke flokët por si ar,
Eja mezin të ta mar,
Se po s’ardhe do t’të vij!

O moj ti me sy të zinj,
Q’i ke buzët si qershi,
Falm’a dorën  e mos ri,
Se po s’ardhe do të vij!

Read more...

 

KE3/20 - Mbi Joani Halqeun prej Voskopoje

E-mail
J. Halqeu ka qënë drejtori і kolezhit Flangini, të Venecies për rreth njëzet vjet, (gjatë viteve 1694 – 1703 dhe gjatë viteve 1710 – 1718).
Për jetën e këtij eruditi, dihen fare pak gjëra.
Mendohet se ka jetuar në periudhën 1660 - 1740. Në vitin 1679 ka filluar studimet në kolezhin grek të Romës  dhe pastaj, pasi ka mbaruar këtu studimet, një pjesë të mirë të jetës e ka kaluar në Venecie, si drejtor і kolezhit Flangini.
Pas vitit 1718 ai u kthye në Voskopojë ku, për një farë kohe duhet të ketë qënë mësimdhënës në shkollat e forta të këtij qyteti.
Në histori, Joani Halqeu njihet me përcaktimin si, filozof aristotelist. Për të, eruditi tjetër prej Voskopoje, Dhimitër Pamperi, shkruan këto fjalë:

Read more...

 

KE3/3 - Të dhëna numerike për liqenet e Prespës, krahasuar këto me fushën e Korçës.

E-mail

 

 
prespa2 Prespat përfshihen përbrenda këtyre koordinatave gjeografike, veri 41 gradë dhe 25 minuta, jugë 40 gradë dhe 40 minuta, në lindje  21 gradë dhe 16 minuta dhe në perëndim 20 gradë dhe 50 minuta dhe kanë sipërfaqe, Prespa e madhe 275.2 km2, ndërsa Prespa e vogël 50.7km2.
Liqenet kanë konfiguracion të çrregullt. Gjatësi maksimale vijëdrejtë, nga pjesa më veriore e Prespës së madhe, në atë më jugore të Prespës së vogël, është rreth është 35km. Ndërsa, gjërësia maksimale vijëdrejtë, nga pjesa më lindore e Prespës së madhe, në atë më perëndimore të saj, është rreth 20km.
Krahasuar me fushën e Korçës këto distanca përputhen në gjatësi ndërsa në gjërësi Prespat janë më të gjëra sesa fusha tonë. Gjërësia e tyre maksimale është thuajse e barabartë me dyfishin e gjërësisë së fushës së Korçës

Read more...

 

KE3/5 - Fjalor tipik korçar për një sërë produktesh ushqimore

E-mail


Kërnacka
= lloj qoftesh të stërgjatura të përgatitura me mish të grirë dhe të pjekura në skarë. Haeshin kryesisht si fast food, të ngrohta duke u shoqëruar edhe me qepë, kripë dhe rigon.

Sheqerka = karamele
Stapka = lloj karamelesh të gjata të holla me madhësi afërsisht sa të lapsit, me shumë ngjyra që konsumoheshin kryesisht prej fëmijëve duke u lëpirë.
Mafishe = lloj ëmbëlsire e thatë e sheqerosur që përgatitej me të bardhën e vezës, shumë e butë, e lehtë dhe e asimilueshme.
Këndeska = një lloj produkti prej sheqeri të shkrirë ngjyrë të kuqe e derdhur në formën e këndezit apo pulës, që ishte e ngulur në një copë kleçkë. Konsumohej kryesisht prej fëmijëve, duke e lëpirë njosoj si edhe stapkat.
Mollkat me sheqer = ishin mollë të vogla, të ziera dhe të lyera me sheqer të shkrirë, ngjyrë të kuqe, të ngulura në një kleçkë, që konsumoheshin edhe këto kryesisht prej fëmijëve.

Read more...

 

Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.

KorcaPedica