Gështenja (Castanea sativa ose, Castanea vesca) është një drupyjor dhe njëkohësisht drufrutor, i përhapur në Evropën Jugore, që i përket familjes, Fagacea.
Njihen 18 lloje, ose thënë ndryshe, populacione gështenjash.
Përmasat e pemës janë relativisht të mëdha. Në Tropojë, dikur është gjetur një dru gështenje me moshë shekullore, me diametër të trungut 2.45m, perimetër të tij 7.30m dhe lartësi 30m, (pra afërsisht sa një godinë me 10 kate).
Pema e gështenjës shfrytëzohet kryesisht për lëndën e drurit dhe frutat.
Duke qënë se brezi evropian i përhapjes së gështenjës është i kufizuar në Mesdhe dhe meqënëse përkon relativisht me gjeografinë e përhapjes së dikurshme të qytetërimeve të lashta të këtij pellgu, si dhe mbi bazën edhe të disa të dhënave, mendohet se këtu pra, në Mesdhe, gështenja është specie e introduktuar nga Lidia e dikurshme e Azisë së Vogël dhe pastaj e përhapur gjithandej.
Gështenja në thellësitë e kohës për populacionet primitive të njeriut, ka qënë një nga ushqimet themelore.
Si Aleksandri i madh, ashtu dhe më pas romakët, kanë mbjellë gështenja gjatë fushatave të tyre ushtarake, gjithandej në lëvizjet e tyre nëpër Ballkan dhe Azi. Mjekët e lashtë si Dioskuridi dhe Galeni, përshkruajnë në punimet e tyre vetitë mjekësore të gështenjës.
Sipas të dhënave, në Shqipëri më 1970 kish gjithsej 8195ha me gështenja, nga këto vëndin e parë e zinte Tropoja me 1800ha dhe të dytin Pogradeci me 1728ha, pra thuajse njësoj sa edhe Tropoja.
Pra Pogradeci kish thuajse 1/5 e gështenjave të gjithë Shqipërisë, dhe këtu, gështenjat e Zërvaskës ishin me nam.
Për nga ana cilësore sipas studimeve, gështenjat e Pogradecit kishin një sërë parametrash më të larta sesa gjithë llojet e tjera të gështenjave të Shqipërisë.
Konkretisht, përqindja e tulit në frut, në gështenjat e Pogradecit arrinte deri në 75.9%, në të Tropojës 75.2%, proteinat në gështenjat e Pogradecit arrinin në 6.7%, ndërsa në të Tropojës 6.0%, sheqeri në gështenjat e Pogradecit arrinte në 30.2%, ndërsa në të Tropojës arrinte në 20.4%, etj.
Përgatiti: Ilia V. Ballauri Dr. i shkencave
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» KE8/7 - Prodhimi i grurit në Korçë, para 80 vjetëve.
Në tabelën e mëposhtme, jepen të dhënat e vitit 1926, pra të rreth 80 vjetëve më parë, për prodhimin e grurit në Shqipëri sipas prefekturave.Sipas statistikave të mbledhura në atë kohë prej T. Selenicës, botuar tek „Shqipëria më 1927“, del se prefektura e Korçës, në këtë periudhë, jo vetëm që kish prodhimin më të...
Përgatiti: dr. Ilia V. BallauriNë Korçë, shëtitja në bulevardin qëndror të qytetit, ka qënë të paktën për njëqind vjetët e fundit, një prej mënyrave kryesore dhe në kohë të caktuara mbase e vetmja, e çlodhjes, e qetësimit shpirtëror, e argëtimit, e marrëdhënieve shoqërore, për qytetarët tanë. Bulevardi, xhiroja pra...
Treva e Korçës sipas të dhënave arkeologjike, për Shqipërinë është qëndra më e lashtë, ndërsa më gjërë, një nga qendrat më të lashta, ku konstatohet se këtu ka pas qënë kultivuar gruri. Në vëndbanimin e hershëm të Maliqit, janë gjetur kokrra gruri të karbonizuara me moshë 4000 – 4700 vjeçare.Ndërkaq edhe në...
Dikur në mes të Korçës, pikërisht përballë, aty ku është sot porta e bibliotekës së qytetit, në trotuar, (pra dikur, përballë portës së anëshme të kishës së Shën Gjergjit) ndodhej deri aty nga vitet ’60 një plep (latn. Populus nigra L.) jashtëzakonisht i madh. Plepi kish lartësinë rreth 15 – 20m (afrs. sa një godinë...
… Dhe kështu, foshnja-Jezu qëndroi,në gjunjë të nënës së dashur Mari,çdo lule ngriti kokën, Zotin vështroi,çdo yll, uli sytë dhe pa në tokë, Perëndinë-Njeri …G. K. Chesterton(1874-1936)*“Pemët filluan të pëshpërisnin, ndërsa era filloi të pështjellohet,dhe atë mëngjes të egër të marsit, dëgjova, sesi shpirti...